Maturanti Shqiptar: 2013

Saturday, December 28, 2013

Ese: “Njerezimi behet nje mase e perhime ,pa trajte dhe anonime kur heq dore nga ligji qe jep trajta”

Bota ne te cilen jetojme, shoqeria njerezore e se ciles jemi pjese gjate gjithe kohes se ekzistences se saj ka krijuar rregullatoret e vet per te mbijetuar. Pjese e ketyre rregullatoreve jane kodet ligjore, ato morale, pse jo edhe feja. Me ane te ketyre shoqeria njerezore kufizohet; jo ne nje konotacion negativ, por kufizohet ne te kryeren e gjerave jo njerezore. Por cfare do te ndodhte nese kete shoqeri ne do ta linim ne liri te plote, pa ligje, fe apo moral? A do te vazhdonte te ekzistonte ende apo do te ishte shfarosur? Ne nje shoqeri krejtesisht te lire, pa kufi ligjore dhe morale do te mbreteronte kaosi. Asgje e mire nuk krijohet kur nuk ka rregulla. Njerezit do te vrisnin njeri tjetrin pa arsye dhe askush nuk do ta ndalonte. Ndoshta dhe fenomene me te erreta si kanibalizmi, perdhunime etj. Imagjinojeni vete: te mund te kishit ne dore gjithcka dhe te mos kuptoje cfare eshte e mire dhe cfare e gabuar. Kjo shoqeri do te ishte e destinuar te zhdukej ne nje hark kohor shume te shkurter. Kur hedhim nje sy nga mbreteria e kafsheve shohim qe sado kaotike mund te duket ne pamje te pare, ajo realisht funksionon mjaft mire. Kafshet e njohin moralin dhe e respektojne. Kur ne ushqejme nje qen, ai vjen dhe na lepin doren; shenje mirenjohjeje nga ana e tij ndersa kur i gjuajme me gur ai na sulmon. Kjo tregon qe qeni e kupton se cfare eshte e mire dhe cfare e keqe, pra dhe kafshet kane rregullatoret e tyre. Me lindjen e njeriut si qënie e arsyeshme, “homo sapiens”, fillon edhe organizimi i shoqërisë njerëzore. Thënia e Aristotelit se njeriu është “kafshë politike” shpreh qartë prirjen e njerëzve për të jetuar së bashku me njerëz të tjerë. Kjo prirje, të cilën Aristoteli, e cilësonte

Thursday, December 19, 2013

ESE: Shqiptaret kombi me i vjeter I Ballkanit

Shqiptaret e lashte nenkuptojme Iliro-Pellasget ne kuptimin e
trashegimise se emrit etnik pasi emri i Ilireve dhe Ilirise ishte i
njohur ne perjudhen historike, ato si etni ekzistonin me parpara, sepse
sipas studimeve gejnalogjike mbartesit e genit  te pare "I"   Dinarik ne
Europe, kane qene  populli paleolitike i pare 40.000-35.000 vjeçare i
cili krijoj  racen qe quhet "raca Adriatike" ose Dinarike.

Plejada te tera perfaqesuesish te shkences kane dhene ndihmese te frytshme per

ndricimin e problemeve themelore te pellazgologjise ne kuadrin e kulturave

mesdhetare.

Hans E. Tunman (1746-1778) i pari studiues, që ju kushtohet pellazgëve
në kohën moderne, i njeh ata si popull autokton para helen në rajonin e
Egjeut, dhe shqiptarët pasardhës të tyre. Nënvizon se: “Pellazgët janë
stërgjyshët e lashtë të maqedonasve, epirotëve dhe shqiptarëve dhe për
rrjedhim edhe gjuha shqipe rrjedh nga ajo pellazge”.

Gjeografi francez Konrad Maltebrun (1755-1826) shkruan se gjuha shqipe
ka karakter pellazgjik, sepse sipas Herodotit emrat e shumë perëndive
vijnë nga gjuha pellazge.

Robert d’Angely (1893-1966) studiues francez, që gjuhën pellazge e lidh
me shqipen, epikat e Homerit fillimisht janë shkruar në gjuhën
pellazge, më pas u transkriptuan në gjuhën helene

Gjurmët e para materiale dhe më të vjetra të ekzistimit të jetës në këto
troje, janë zbuluar në fshatin XARRË ( afër Sarandës) . Këto janë:
vegla pune, armë, stoli, enë nga dheu etj. Prejardhja e tyre daton që
nga koha e paleolitit të lartë, që vazhdon afërsisht 40.000 – 6.000 vjet
para e.s.

Ne krahinen e dardanise (Kosova e sotme) kohët e fundit janë vënë re
pesëdhjetë mbishkrime “zeusiane”, tashmë të botuara, shfaqje të tjera të
panumërta të trashëgimisë kulturore dhe të teogonisë pellazgjike. Duke
mbajtur parasysh lashtësinë dhe vazhdimësinë kaq të qartë e të
pandërprerë, studiuesi i shquar i mesjetës, Alen Dyseljë, ka thënë më
1981: “Historia na mëson se lidhur me Kosovën, serbët janë pushtues të
ardhur mjaft vonë”..

.

Kombi shqiptar eshtë një nga më të vjetërit në Ballkan e në botë. Kjo
për arësye se ky komb eshte identifikuar më herët si ilirë, ku këta të
fundit kane një prejardhje ose nje rrenje te vjeter pellazge. Pellazget
konsiderohen si  ajo popullsi  që ka hedhur rrenjet ne qytetërimin
mesdhetar , që me vone do të ndahej  në qytetërimet greke, romake, ilire
etj. Pra themi se popullsia parahelene e Greqisë  dhe disa popullsi te
tjera  ishin pellazge .Shqiptaret   jane sterniperit me autentike te
pellazgeve, dardaneve dhe te ilirëve të vjetër .

Edhe pas shume peripecive historike, lufterave, pushtimeve etj,
pellazget – iliro –shqiptaret e ruajten me mijera vjet te papërlyer
genin e vet me bukuri të virtyteshme.

Dëshmitë të kesaj përcjellje vlerash jemi të gjithë ne sot. Shpalosja me
e madhe e ketyre vlerave ishte festimi madheshtor i 100 vjetorit të
shpalljes se pavaresise, gjatë të cilit edhe njëherë treguam se
qëndrojme denjesisht përkrah kombeve të tjerë të botës.

Se pellazgët dhe ilirët e kanë një prejardhje të lashtë në këto troje
dhe se ne jemi pasardhës të denjë të këtyre civilizimeve, flasin shumë
studime jo vetëm të studiuesve shqiptarë, por numri më i madh i tyre
është nga ata të huajt. Në baze te shkencës së mirëfilltë, teoria tanimë
e dëshmuar e prejardhjes së shqiptarëve të sotëm nga pellazgët dhe
ilirët e lashtë, askund nuk kontestohet.

//REF

ESE ARGUMENTUESE: Suksesi


Suksesi ne sy te cdokujt merre trajta te ndryshme, hije te ndryshme. Cdokush vjen me nje perceptim I cili perfaqeson nje pjese te personalitetit te tij. Nje perkufizim I sakte per nje njeri te suksesshem do te ishte: Ai I cili ka permbushur te gjitha qellimet e tij. Por cfare eshte suksesi? A eshte cdokush I suksesshem?
Cdokush ka permbushur qellime ne jeten e tij, qofshin ato te vogla apo te medha, por ama kur vjen puna tek te quajturit I suksesshem, vihen ne peshore puna I cili nje njeri ben dhe sasia e parave me te cilen paguhet ky individ. Pra del ne skene paraja. Nje njeri I suksesshem eshte ai qe ka fituar shume para gjate jetes. Shume njerez do t’I bashkangjiteshin ketij mendimi dhe une jam nje nga ata. Ne fund te fundit suksesi paguhet, cdo gje e ka nje cmim. Cfare eshte e mire, eshte edhe e shtrenjte. A do mund ta kundershtonte njeri kete?

Suksesi vjene ne nje pakete dyshe. Pervec parave ai sjell dhe famen. Shume njerez besojne se suksesi nuk eshte gjitshka dhe se nje njeri I suksesshem mund te jete jo I famshem dhe jo I pasur. Mbeshtetur ne mendimin inocent dhe te sinqerte duke munduar te vleresojne nje shumice, ky opinion mund te vleresohet I dobet per shkak te disa ngerceve.

Se pari, jeta ka treguar se cdokush qe ka qene I suksesshem ka qene gjithashtu I famshem edhe ne fushen e tij. Te jesh I famshem ne fushen tende dhe ne profesionin tend nuk do te thote te kesh famen e nje aktori Hollywood-I, por do te thote qe te jesh I pari I rekomanduar nga njerezit kur pyesin per sherbime te fushes tend. 

Se dyti, lidhur me argumentin e mesiperm, fluksi I njerezve te drejtuar per nga ty, duke kerkuar sherbimin qe ofron ti kundrejt nje pagese te caktuar, rrisin kapitalin tend. Sigurisht, flasim per majat e suksesit sepse suksesi vjen ne rangje. Rangu I pare permben te parin ne fushen e caktuar, I dyti te dytin e keshtu me rradhe deri ne nje numer te konsiderueshem te suksesshem qe percaktohet nga njerezit.

Suksesi vjen ne saje te punes se palodhur, ne saj te pasionit me te cilin punohet dhe ne saje te perkushtimit ndaj detyres tende. Ambicia eshte hallka me e forte e suksesit e cila t con perpara. Pa ate ne do te ishim thjesht ne zero. Jo te gjithe kane ambicie, dhe ata qe kan, I kane te kunderta. Kjo I dallon nga njeri tjetri dhe I ben me pak ose me shume te suksesshem.

Suksesi nuk ka per te qene kurre me prane se thjesht pas nje cepi apo nje kthese. Mjafton most e humbi durimi, pasioni, perkushtimi dhe ambicia. Askush nuk lind I suksesshem, por gjithkush mund te behet.

//REF

Thursday, December 5, 2013

ANALIZE LETRARE: Gjenerali i ushtrise se vdekur koment dhe analize (I.Kadare)

Ne roman takojme njerez te nje populli te vogel,por krenar per luften qe
ka bere, te cilet dinin te respektonin traditat,te respektonin mikun,
te respektonin te vdekurit, qofshin dhe armiq. Ne roman takojme nje
gjeneral te huaj, i cili kishte ardhur te marre eshtrat e ushtarve te
vrare te vendit te tij,dhe nje prift qe e shoqeronte gjeneralin, duke
bere ritet e fundit fetare te atyre qe nuk jetonin me.
Një gjeneral dhe një prift kanë ardhur në Shqipëri rreth njëzet vite pas
përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në një kërkim arkeologjik.
Misioni i tyre është të zhvarrosin trupat e ushtarëve të vendit të tyre,
por ajo çka ata zbulojnë janë kujtimet, gjysmë të ndrydhura, të
tmerreve të veçanta shqiptare të asaj lufte. Gjenerali dhe prifti
rugëtojnë nëpër Shqipëri, në udhëtimin e tyre të shënuar jo vetëm nga
eshtrat por gjithashtu edhe nga copëzat dhe mbeturinat e historisë: me
gunga, të lodhur dhe të pastrehë. Gjenerali e sheh vetveten si një
ushtarak, që lehtëson therjen e vdekjes duke hequr të vdekurit nga
shtëpitë e tyre të përkohshme: “Gjeneralët e tjerë

Friday, November 8, 2013

Ese historiko-letrare: Iliret dhe arberit.

TEMA:ILIRET DHE ARBËRIT PASARDHËSIT TANË

Iliret jane harta jone e identitetit kurse arberit piedestali krenar I luftes per liri.Historia e tyre eshte shembellim I heroikes,trojet e tyre jane toka pjellore e trimave te pafund ndersa armet jane lavdia e pashtershme qe I bente ata fitimtare.

Neqoftese sot ecim me koken lart, neqoftese sot therrasim me zell emrin shqiptar eshte per shkak te atij ideali fisnik atdhedashes te cilin e mbarten ilire,arber deri sot te ne shqiptaret.

Fatet jane bestytni imagjinare qe shume njerez frymezohen per te mbajtur

Ese letrare: Vetmia, kthim ne vetvete.

Ese letrare: Vetmia, kthim ne vetvete.

Te jesh i huaj, i vetem, a eshte e njejte me te qenin i vecante?
Kesaj pyetje do te mundohemi t’i pergjigjemi gjate ketij shkrimi, duke e pare vetmine nga disa kendveshtrime te njohura e te panjohura.

 Shume njerez jane te vetmuar dhe ata e perkufizojne kete si “gjeja me e keqe qe i ra”. Eshte e kuptueshme, te gjithe kane nevoje per nje njeri qe t’i rrije prane, apo ndoshta edhe per me shume, per nje grup njerezish, per nje grup miqsh.  Te dish qe do te kalosh jeten i vetem, eshte si te jesh nje njeri pa njeri, nje femije pa shtepi. Vete natyra njerezore eshte sociale, marredheniet me njerezit jane si ushqimi apo si mjekimi. Me kot nuk i vizitojme te afermit tone kur jane te merzitur, apo dhe te semure.

Mirepo, cfare thone mendimtaret apo shkrimtret rreth vetmise? A eshte ajo e keqja me e madhe, apo eshte nje e mire qe e trajtuar sic duhet na ndihmon te jetojme me te lumtur? Ideja e tjetersimit te njeriut ne shoqeri, nuk eshte nje koncept i ri. Te izolohemi, thote Kamy, te vecohemi dhe te ruajme unin prej mjedisit armiqesor, te mbrojme lirine tone te brendshme dhe te mos e cenojme ate nga marredheniet shoqerore. Marredheniet shoqerore shpesh jane konsideruar si kufizime per njeriun, i cili ne vetmi eshte me i lire, eshte vertete i lire. Egoja dhe superegoja nuk do te kishin kete kuptim, bota do te ishte edhe me e qete, edhe ndoshta me e paqte. Njerezit do te ishin me te vecante, secili i pandikuar nga mendimet apo percaktimet e te tjereve.

C’mund te themi per ne vete? A nuk jemi deshmitare qe jemi te paafte te zgjedhim kur duam te rrime vetem dhe kur te dalim? Brenda nje ore keto ndjenja mund te pershtjellohen aq shume dhe aq shpesh, saqe mund te dalim ne perfundimin se vecimi dhe bashkimi me te tjeret jane me teper te shkrira sesa te ndara.

Vetmi do te thote kthim ne vetvete, por s’mund ta perkufizojme, sepse keshtu do ta kufizonim kete koncept ende te pazbuluar, ndoshta qellimisht nga qeniet njerezore.
Referuar:

Projekt ne letersi: Problemet demografike te Shqiperise tevepra e Tajar Zavalanit.


  •  DEMOGRAFIA E SHQIPËRISË Per te folur per demografine e Shqiperise fillimisht duhet te kuptojme se ç‟eshte demografia.Demografia eshte nje studim statistikor i popullsise. Analizat demografike mund te aplikohen te e gjithe popullsia e nje vendi ose te pjese te vecanta te saj. Demografia si disiplinë shkencore ka filluar të formohet në studimin e lëvizjes natyrore të popullsisë, posaçërisht në studimin e mortalitetit Kjo bazohet ne kritere si: arsimi, kombesia, feja, perberja familjareve etj. Kjo eshte nder arsyet se pse shkenca e demografise eshte ne ndryshim te vazhdueshem.
  •  KU MBESHTETET PROJEKTI 
  •  Tajar Zavalani ne vepren e tij e sheh demografine e nje vendi, ne kete rast te Shqiperise, te lidhur ngushte edhe me zhvillimin socialo-ekonomik. Ai ne procesin e regjistrimit te popullsise shqiptare sheh shume probleme. Tajar Zavalani mendonte se regjistrimi dhe ndarja e popullsise behej duke u mbeshtetur te: seksi, mosha, arsimi, besimi, profesioni, kombesia, shtetesia, perberja familjareve etj. Projekti yne konsiston pikerisht ne

Ese: Eshte e veshtire te behesh nje person qe kerkojne te tjeret

Jeta eshte e tille qe te detyron te krijosh marredhenie sociale , shoqerore , familjareme njerezit qe te rrethojne. Ndodh shpesh qe te kete perplasje gjate ketyremarredhenieve me persona te ndryshem. Jo te gjithe I aprovojne sjelljet ,mendimet , apo deshirat e tua. Pikerisht ne kete moment lind konflikti per arsye temospershtatjes apo mosperputhje interesash. Nje situate te tille mund ta hasim qene fillesat e jetes sone, me ata qe na ndodhen me prane, me ata qe na duan meshume, prinderit tane. Ata kujdesen shume per femijet e tyre, madje me shume secduhet dhe pergjithsesisht kerkojne me te miren per ta. Por jo rralle ndodh qe atocka duan ata dhe ajo cfare ti deshiron, bien ndesh me njera tjetren dhe atehere tivihesh ne nje udhekryq. Te ndjekesh rrugen qe te propozojne ata apo ate qedeshiron ti… te behesh dikush qe kerkojne te tjeret , apo te realizosh vetveten…kjo pyetje qe te mundon shume kerkon shpejt nje zgjidhje e cila duhet menduarme kujdes pasi mund te kete pasoja negative ne jeten tende. Jo vetem ne familjepor edhe ne jeten sociale apo ne komunitetin ku jetojne mund ta veresh ketefenomen. Jo te gjithe mund te te pranojne per ate qe je, shumekush mund teparagjykoje e ndoshta te kerkoje qe te ndryshosh . kjo mund te ndodhe jo vetem nefamilje por edhe ne shoqeri , ne pune , ne komunitetin tend …. Te behesh dikushqe deshirojne te tjeret eshte shume e veshtire, pasi do te duhet te heqesh dore ngavetja jote , te mohosh unin tend, dhe te fillosh te besosh ne ate qe nuk je , ne ate qenuk egziston. A do te ishte cdokush I gatshem te braktisi idete dhe personalitetin evet vetem sepse keshtu kerkojne te tjeret? Kjo pyetje nuk ka pergjigje te njejte perte gjithe , sepse jo rralle shohim njerez qe pershtaten ne cdo lloj situate per arsyenga me te ndryshmet, per arsye te mospranimit , te paragjykimit , te zhgenjimit.Nje akt I tille shoqerohet jo vetem me efekte anesore psikologjike , emocionale,por edhe me nje humbje te identitetit personal. Pra eshte shume e veshtire tebehesh ai qe kerkojne te tjeret.
Lexo me shume...
Punoi: A.A

Ese: QYTETET E ITALISE

  • Një kulturë unike, vende të mrekullueshme historike dhe ushqim i mrekullueshëm, këto janë vetëm disa nga gjërat fantastike që ju mund t’i gjeni në Itali. Kryeqyteti i Italisë dhe qyteti më i madh i vendit eshte Roma, vendi eshte i mbushur me relike historike te mbi 2000 vjeteve, dhe eshte një magjepsje per vizitorët e saj të panumërt. Monumentet e kohërave të lashta te stilit barok i japin nje sfond te mrekullushem qytetit. Rrugët kane monumente qe te kujtojnë të gjitha epokat e historise se pasur të Romës, Koloseu dhe Forumi janë më të njohurat. Ne jug duke kaluar nga Piazza del Popolo ne drejtim te veriut ndodhet

Monday, November 4, 2013

Ese: Toleranca fetare si vlerë shqiptare


Nuk ka asnjë dyshim se sot, ne shqiptarët jemi një popull i cili vazhdon të përballet me jo pak probleme që kërkojnë zgjidhje. Për fat të keq, historia shpesh nuk ka qenë shumë bujare me ne. Por në një mbrëmje si kjo, e festimit të Iftarit, s‘është vendi të flasim për problemet tona. Përkundrazi. Do të ishte me vend të kujtonim një vlerë të rëndësishme që kemi trashëguar nga historia jonë e përbashkët: atë të tolerancës dhe bashkë-ekzistencës sonë fetare.Bashkë-ekzistenca e shkëlqyer që ekziston sot mes nesh, mes shqiptarëve, pavarësisht nga besimi, pavarësisht nëse jemi të besimit mysliman, suni apo bektashinj, apo të besimit të krishterë, katolik, ortodoks, protestant, të besimit hebre apo tjetër, përbën sot një vlerë për të cilën ndjehemi vërtet krenarë. Është pikërisht kjo krenari që kemi dhe e ndjejmë gjithmonë, ashtu si edhe sot, me rastin e Ramazanit të Madhërishëm si festë e mirësisë, mëshirës dhe solidaritetit njerëzor për njëri-tjetrin, pavarësisht nga

Friday, November 1, 2013

Ese: Kush mbart dhimbjen me te madhe puthja apo ikja pa kthim ?

 Dashuria eshte energjia qe ve ne levizje cdo grimce te kesaj toke. Fuqia qe te shtyn per te harruar te keqijat e kesaj bote dhe per te nxjerre ne pah anen humane te njeriut qe eshte e afte te ndryshoje gjithcka. 

Cdo dashuri pershkohet nga valet e pasionit , nga dhimbje qe rrahin fort zemren, rrahin kujtimet, cojne dhimbjen deri ne skutat me te thella te shpirtit dhe lotet rrjedhin pa pushim. Ikja pa kthim ka dhimbjen qe te con deri ne shkeputjen e shpirtit nga qenia jote .

 Dhimbja behet me e forte kur kupton qe
Lexo me shume...

Tuesday, October 29, 2013

Ese: Njeriu , nje qenie e jashtezakonshme apo njerezimi nje turme mendjemadhe

  • Njeriu, eshte qenia e vetme me arsye. Une mendoj, prandaj jam. Qenia ime , e zakonshme? Njeriu eshte qenia ezakonshme qe arrin gjera te jashtezakonshme. Njerezimi? Turme, ku cdo ze bertet I vetem ne shkretetire per te gjetur uje,turme qe gerthet te arrije njerezim. Njerezimi eshte mendjemadh, por jo vetem. Cfare duam te arrijme? Njerezimi eshtedrejtuar nga politika per te arritur etiken dhe per te arritur nepermjet saj te miren supreme qe eshte perfeksioni. Absurditet.Perfektja vete eshte fjale hyjnore, por jemi njerez qe kerkojme te arrijme. Ne fakt, mire bejme. Te provosh te arrishperfekten hyjnore, do sjelle si rezultat perfekten tokesore. Ne jemi krijuar ne shembylltyre te perfektes. Pse te mosprovojme te arrijme ate per te cilen jemi krijuar? Gabimi eshte njerezor. Sa mire qe kemi faljen qe eshte hyjnore. Gabimi qenjerezit bejne, eshte se e teprojne me arritjen e perfektes. “Te mundesh natyren” eshte slogan per

Ese: Cila nga përfundimet e autorit përafrohet më shumë me botëkuptimin tuaj lidhur meoptimizmin apo pesimizmin?

  • Cila nga përfundimet e autorit përafrohet më shumë me botëkuptimin tuaj lidhur meoptimizmin apo pesimizmin? Argumentoni mendimin tuaj në formën e një eseje.
  • Te jesh optimist apo te jesh pesimist???…. Ndyshe nga thenia i Hamletit “Te rrosh a te mos rrosh “tanime ceshtja shtrohet ndryshe te jesh ne ditet e sotme optimist apo te jesh pesimist? Kohet kanendryshuar dhe po ashtu konceptet, mendimet dhe karakteret e njerezve. Eshte secili prej nesh qe kane dore te zgjedhe te jete apo jo optimist apo anasjelltas.Pesimisti shikon nga pozita e se ardhmeste sotmen kurse optimisti shikon nga pozita e se kaluares te sotmen , nuk e can shume koken per teardhmen apo per te

ESE:JETE PARALELE (KENEDI, HRUSHOVI, ENVER HOXHA) DHE MODELE UDHEHEQJEJE

  • SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik dy superfuqite ne krye te dy blloqeve kundershtare Lindjes dhePerendimit.Politikat e kunderta dhe lufta e ftohte ishin ato qe pasuan politiken ebashkepunimit.Sic e dime Lufta e Ftohte ishte nje rivalitet ne fushen politike, ekonomike ,kulturore edhe ushtarake por ne kete plan ajo qendroi ne gjendje te “ftohte “ sikurse morri edheemrin. Ballafaqimi kryesisht ndermjet SHBA-se dhe BS nuk arriti kurre ne konflikt tedrejtperdrejte.Mjetet te cilat u perdoren ishin te shumta duke nisur nga propaganda e ndryshmeduke mberitur deri tek armet berthamore.Deri ne vitet 1996 Lufta e Ftohte midis 

Letersia 2011-2012-2013 | Permbledhje |

  • 1. Letersia 2012-2013
  • Mall
  • Malli eshte nje prej motiveve me te dendura ne poetiken e Kadares,shprehur ne forma tendryshme si psh:-per femijerin,-per vendlindjen,-per vajzat e bukura te Moskes,-pervajzen qe ka prekur shpirtin e tij,etj.Malli eshte lejtmotivi I kesaj poezie.Heroit lirik duketse I mungon vajza e enerrave te tij dhe per shkak te mungeses lind ndjenja e mallit.Sirrjedhoj e mallit vjen nje tjeter ndjesi qe shprehet nepermjet elementeve te natyres kubien ne sy detajet:Qiej te ngrysur,mungesa e lejlekeve dhe ylbereve.Perdorimi Ishumesit ne keto 3 detaje(perjashto lejleket)krijon pershtypjen e nje hapesire tepafundme te cilen seshte I afte ta rroki syri njerezor.Kjo hapesire lidhet me ndjesin ebooshllekut qe I krijon heroit lirik ne shpirt mungesa e komunikimit me vajzen 

ESE : TE RROSH A TE MOS RROSH , KJO ESHTE CESHTJA

Te rrosh a te mos rrosh eshte nje nga monologjet me te famshme te letersise boterore dhe njenga al
ternativat me dramatike ne jeten njerezore. Njeriu i gjendur perballe fatit te vet, qe nuk iofron asnje rrugedalje. Ne kete moment tragjik hidhen ide per dukurine e vdekjes. . Ajo per tecilen njeriu nuk dyshon eshte paqja pa fund pas vdekjes. . Ne raport me kete te vertete qemerret si absolute eshte shume komode qe njeriu ne momentet me te veshtira te jetes se tij tekryeje vetevrasje per te shpetuar nga vuajtjet dhe ndeshkimet e fatit. Dikush ngec tek endrrat,qe te shohesh endrra duhet qe truri te punoje edhe pas vdekjes, por a mund te funksionoje kytru ne nje trup te vdekur? Vetvetiu mendimi shkon te e panjohura e cila lind friken ndaj vdekjes.Eshte kjo frike me shume se deshira per te jetuar qe e mban njeriun te lidhur fort pas jetesmadje dhe kur i bien mbi koke fatkeqesite me te medha.Te jetosh me pergjegjesine e realizimit te synimeve , e te mos humbesh ne oqeanin emeditimeve 

Ese: A mund te jesh hero universal si Hamleti pa qene njeherasi imistershem ?

Hero universal perfshin ne vetvete dhe misterin.Nuk mund te jesh nje herouniversal pa qene njeherazi i
mistershem.Hamleti eshte heroi qe sakrifikoi gjithckaper te permbushur misionin e tij si “shpetimtar i botes”.Arriti te futet ne boten eeger te mbytur mes skllaverimit, krimeve te perbindshme , vuajtjes dhe e luftes perpushtet.Tek heroi universal eshte skalitur shumefytyresia jone ne fytyren e njenjeriu te vetem.Ai maskohet per tu bere pjese e botes se jashtme dhe lufton medeshperim ndaj padrejtesive qe po i marrin frymen,ndaj vrasjeve , krimit ,imoralitetit.Shpirti i tij brehet nga pyetjet e mundimshme per te ndrequr boten dheai vazhdon me misionin e tij.Po ku shihet universaliteti i ketij heroi?

Ai zoteron te gjitha ndjenjat e kesaj bote :

Eshte i matur e gjakftohte po aq sa eshte impulsive dhe gjaknxehte.Eshte vetvetjajone e kundert.Ai eshte hipokrit e shtinjak po aq praktik e i eger.Eshte dyshues derine kufijte e mizantropise.Shtiret si i marre per ta perdorur si maske per tu berepjese e te “marreve”.Pikerisht ketu shihet edhe misteri si domosdoshmeri e teqenurit hero universal.Misteri i siguron atij mbijetesen ne boten e shthurur e terremujshme.Ai e mbron heroin dhe i jep mundesi atij te mbledhe te gjitha forcat ,te veproje mbi bazen e arsyes dhe te luftoje deri sa ti shterojne fuqite e tij.Cdoqelize e tij punon dhe vepron per kete mission. Nuk ekziston asgje tjeter pervecsynimit per te ndrequr boten dhe per te shpetuar njerezimin.

Punoi: P.M

TRAGJEDITE E WILLIAM SHEKSPIR


  •  Uilliam Shejkspir (ndryshenga ajo qe e kemi njohur)Dramaturgu dhe poeti I madh
    anglez Uiliam Shekspir ështënjohur si shkrimtari më I madh I të gjitha kohrave.Shumë thuhetper identitetin e tij por duket sikur të gjitha qëndrojne nëstatusin e thashethemeve të gazetave angleze.Shekspiri shkroisë paku 36 drama 154 sonete dhe disa poezi.Të pakte janë ataqë nuk kanë degjuar mbi artin e tij dhe që nuk janë ndikuar ngafrazat e tij te përsosura e te paarritshme.Ajo çka ata të gjithë dinë mbi jetën e tij eshte se ai lindi më 1564në Stratford on Avon dhe që ka vdekur po aty në vitin 1616.Duke vlersuar argumentet e skeptikëve dhe kundërargumentet me njëtë menduar ortodoks arrijmë të pranojmë gjithçka na thuhet.Shumicae dokumenteve pohojnë se Uilliam Shekspiri është pseudonimi Igrofit nga Oksfordi Eduard de Ver ,ndërsa Ulliam Shekspir është njëtregtar I sukseshëm që puna e çoi ne Londër por që ska pasur asnjëlidhje me teatrin e aq më pak me të shkruarin e dramave.Në fakt idejaqë Shekspiri ishte dramaturgu më I madh I të gjitha kohrave lindi më1623 , 7 vjet pas vdekjes së tregtarit Shekspir kur u botuan 

Historia e Skenderbeut - Naim Frasheri | Analize |

  • HISTORIA E SKENDERBEUT - NAIM FRASHERI
  •  Poema epike "Historia e Skënderbeut" u botuamë 1898, dy vjet para vdekjes së Naimit. Kjovepër e fundit që botoi ai, mbeti si testamenti itij, sepse në të përmblodhi dhe shprehu mepatos të fuqishëm idealet për lirinë e Shqipërisëdhe për futjen e saj në rrugën e përparimit.
  •   ―Histori e Skenderbeut‖ eshte njepoeme epike-historike e perbere prej11500 vargjesh. Ajo eshte e perbere nga 22 kenge dheeshte e shkruar me vargun 8-rrokesh,mbizoterues ne letersine gojore.
  •   Tema është historike. Gërshetohet : miti gojëdhënat emrat e personazheve toponimet emrat e popujve etj. Rëndësia e tyre është në formimin e ndërgjegjeskombëtare.
  •   Figura qëndrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, aiqë u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri epërparim, si poet

Sunday, October 27, 2013

Analizë e veprës “Vallja e yjeve” e Lasgush Poradecit

  •  Analizë e veprës “Vallja e yjeve” e Lasgush Poradecit. 
  •  LASGUSH PORADECI  Lasgush Poradeci (Llazar Gusho) u lind në Pogradec në një familje që kishte ndihmuar lëvizjet patriotike. Poradeci është poeti lirik që solli në letërsinë shqiptare një ndjeshmëri të vecantë të fjalës, poezisë. Krijimtaria poetike e tij dallohet në tri aspekte kryesore: në poezinë filozofike, patriotike dhe erotike.
  •  Llazar Sotir Gusho i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi më 27 dhjetor të vitit 1899 në Pogradec , Shqipëri dhe vdiq më 12 nëntor të vitit 1987, poet dhe shkrimtar shqiptar. 

Wednesday, October 2, 2013

Ese historiko-letrare: Iliret dhe arberit.


TEMA:ILIRET DHE ARBËRIT PASARDHËSIT TANË

Iliret jane harta jone e identitetit kurse arberit piedestali krenar I luftes per liri.Historia e tyre eshte shembellim I heroikes,trojet e tyre jane toka pjellore e trimave te pafund ndersa armet jane lavdia e pashtershme qe I bente ata fitimtare.

Neqoftese sot ecim me koken lart, neqoftese sot therrasim me zell emrin shqiptar eshte per shkak te atij ideali fisnik atdhedashes te cilin e mbarten ilire,arber deri sot te ne shqiptaret.

Fatet jane bestytni imagjinare qe shume njerez frymezohen per te mbajtur shpresen gjalle, por sot une ndihem krenare 

Tuesday, July 16, 2013

Poezia Laokonti, Ismail Kadare


Poezia «Laokoonti» është një nga ato poezi të Ismail Kada­resë për të cilat pothuajse nuk flitet fare, kur ajo përbën kodin e zbërthimit të qëndrimit të Kadaresë në kohën e diktaturës komuniste. Poezia «Laokoonti» është botuar në vitin 1976, në ciklin me poezi «Koha», botuar për herë të parë në revistën «Nëntori» dhe pastaj në një libër-përmbledhje poezish të Ismail Kadare. Poezia «Laokoonti» është shkruar dhe botuar fill pas problemeve që pati Ismail Kadare në vitin 1975 me poe­zinë «Në mesditë Byroja Politike u mblodh», e njohur ndryshe si «Pashallarët e kuq». Në fakt, poezia «Laokoonti» është rea­gimi i Kadaresë ndaj kritikës që iu bë atij për poezinë «Në mes­ditë Byroja Politike u mblodh». Në poezinë «Lao­koonti» Ismail Kadare rimerr temën e tregimit «Përbindëshi» të botuar në vitin 1965, për të cilin ai ishte kritikuar dikur, për herë të parë si shkrimtar. Në një intervistë për gazetën «Zëri i Rinisë», në 1 dhjetor 1973, Kadare thotë:
«Dëshira për të shkruar një vepër për përballimin e stuhisë revizioniste në vitet 1960 ka qenë e vjetër. Në vitin 1965 ten­tova ta realizoja këtë ide në tregimin ‘Përbindëshi’, duke u përpjekur të rishkruaja mitin e Kalit të Trojës. Për shkak të simbolikës së rënduar tregimi doli i errët».[1]
Në një tjetër intervistë të botuar në vitin 1979, në revistën «Nëntori», Kadare thotë:
«Ndeshja e Partisë sonë me revizionizmin hrushovian, duke qenë një ndeshje me proporcione madhore në planin kombëtar dhe ndërkombëtar, është njëkohësisht një luftë dhe përvojë e re, që i shtohet epopesë së proletariatit botëror. Si e tillë, edhe pasqyrimin e saj në letërsi ajo nuk e kishte të lehtë, sidomos në një gjini të gjerë si romani. Dëshira ime për të shkruar diçka për këtë ndeshje monumentale haste në pengesën që krijonte vetvetiu naiviteti i temës, si dhe në mungesën e mjaftueshme të përvojës sime si prozator për të rrokur tablo të një gjerësie të tillë. Kjo bëri që në fillim unë t’i shmangesha atakimit të drejt­përdrejtë të temës, dhe të kërkoja rrugë të tjera për ta pas­qyruar atë. Duke qenë se isha marrë gjer atëherë më shumë me poezi, m’u duk se edhe në prozë do ta kisha më lehtë të realizoja diçka duke thirrur në ndihmë kryesisht mjetet e poezisë, figuracionin dhe simbolikën poetike. Kështu, duke u nisur nga fakti që tradh­tia hrushoviane në atë kohë dhe më vonë në shtypin e propa­gandës sonë dhe në gjithë shtypin revolucionar botëror quhej si Kali i Trojës brenda lëvizjes komuniste botë­rore, unë nisa të shkruaja një novelë për historinë e moçme të Kalit të Trojës, të lidhur drejtpërdrejtë me kohën tonë. Novelën e shkrova dhe e botova më 1965 në revistën ‘Nëntori’. Siç e tregoi me të drejtë kritika jonë si dhe reagimi i lexuesve, novela pavarësisht nga qëllimi im, ishte e paralizuar, konfuze dhe aspak e qartë. Botimi i saj, megjithatë më ndihmoi mua të bindesha edhe një herë për një gjë të madhe: mjetet simbolike konvencionale ishin tepër të kufizuara dhe nuk mund të jepnin kurrsesi dëshmitë e mëdha të kohës që ishin të jetuara nga mbarë populli. Imazhi i Kalit të Trojës, sado që të përdorej në një sens të drejtë, nuk mjaf­tonte për të dhënë fytyrën reale të tradhtisë së sotme hrusho­viane».[2]
Në gjuhën e Enver Hoxhës, në atë periudhë, «revizionistë» quheshin antistalinistët, madje edhe jostalinistët. E vërteta është se nuk ka pasur një stuhi të ashtuquajtur revizioniste ndaj Shqipërisë. Kur në Bashkimin Sovjetik, me Kongresin XX, në 1956, filloi një kurs antistalinist, Enver Hoxha në Shqipëri nuk ishte entuziast për këtë dhe në fund bëri zgjedhjen e tij, duke dalë si kampion i mbrojtjes së Stalinit në lëvizjen komuniste ndërkombëtare. Në këto rrethana, Bashkimi Sovjetik, në dhje­tor 1961, thjesht preu marrëdhëniet me Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe përfaqësuesit shqiptarë ndaloheshin të merrnin pjesë në mbledhjet e Traktatit të Varshavës, e gjithë kjo për shkak të marrëveshjeve të fshehta për shkëmbime gjeopolitike që u bënë mes Moskës dhe Washington-it. Në këtë situatë, Enver Hoxha, i cili kishte hapësirë që të ndiqte në Shqipëri së paku shembullin e Titos, duke e hapur vendin ndaj Perëndimit, zgjo­dhi që ta bënte Shqipërinë Tempullin e Stalinit. Ismail Kadare në citimin e mësipërm e thotë qartë se ai në tregimin «Përbin­dëshi» e ka projektuar ndeshjen mes stalinistëve dhe antistali­nistëve (revi­zionistëve) në Mitin e Trojës, duke e identifikuar Kalin e drunjtë me antistalinizmin. Ideja e Kadare është që anti­stalinizmi është Kali i Drunjtë i Perëndimit kapitalist, dhe me të (antistali­niz­min), do të vijë ashtu si akejtë që kishin hyrë në barkun e Kalit të drunjtë, diversioni kapitalist dhe që do të shkatërrojë shtetin komunist, duke rikthyer kapitalizmin. Miti i Kalit të drunjtë, tekefundit përbën si një simbolikë tejhistorike, atë të një kom­ploti, një konspiracioni, për të marrë nën kontroll një shtet, për të përmbysur një pushtet. Kështu, Kadare, duke bërë këtë para­bolë, po paralajmëronte praktikisht për komplote revizio­niste (antistaliniste), pra antienveriste në Shqipëri dhe kërkonte që «kuajt e drunjtë» të goditeshin paraprakisht, së bashku me ata që fshihnin brenda. Pra, Kadare po bënte thirrje për terror stali­nist në Shqipëri. Sipas atyre që kam cituar më lart, Kadare e pohon vetë se «Përbindëshi» ishte një manifest i stalinizmit. Sipas atyreqë thotë vetë Kadare për tregimin «Përbindëshi», ai del të jetë një ftesë që i bëhej diktatorit stalinist Enver Hoxha, për të zbu­luar në Shqipëri sa më shumë komplote, sa më shumë revi­zio­nistë antistalinistë. Është shumë domethënëse që tregimi «Për­bindëshi» nuk u kritikua atëherë kur u botua për idenë qendrore të tij, por për formën në të cilën ishte paraqitur kjo ide, po të shprehem në terma të realizmit socialist.
Si shkak për t’u shkruar poezia «Laokoonti» u bënë kritikat që iu bënë Kadaresë në 1975 për poezinë «Në mesditë Byroja Politike u mblodh». Në poezinë «Në mesditë Byroja Politike u mblodh» Ismail Kadare ka zbuluar një tufë «kuajsh të drunjtë» revizionistë antistalinistë, të cilët ia sugjeron diktatorit që t’i eliminojë, duke e barazuar burokratizmin me komplotizmin. Siç kam thënë edhe në analizën e mëparshme, për poezinë e Kadare «Në mesditë Byroja Politike u mblodh», Enver Hoxha vetëm disa muaj para se Kadare të çonte për botim këtë poezi kishte mbajtur një fjalim ku kishte dhënë një shifër prej 30 mijë burokratësh të kamufluar, veç të tjerëve. Nëse do të përdorej formula e Kadaresë, e barazimit të burokratit me komplotistin, kjo do të çonte në eliminimin fizik të tyre dhe në internimin e familjeve të tyre, pra në një valë të paparë terrori masiv. Siç e kam treguar tashmë, në analizën që i kam bërë kësaj poezie, Kadare u kritikua për të, se kjo që kërkonte Kadare ishte në fakt pol-potizëm, që shkonte mjaft përtej limitit të terrorit të Enver Hoxhës. Por që Kadare nuk ishte penduar për atë që bëri në poezinë «Në mesditë Byroja Politike u mblodh», kjo kuptohet nga poezia «Laokoonti» që Kadare e botoi pak muaj pas kriti­kave që iu bënë për poezinë e parë. Ismail Kadare, në poezinë «Laokoonti», vetidentifikohet me Laokoontin dhe e paraqet veten si njeriun që u bë kampion i luftës kundër revizionizmit (antistalinizmit), duke paralajmëruar rrezikun e lindjes së revizionizmit në Shqipëri, me metaforën e «Kalit të drunjtë». Ismail Kadare i konsideron kritikat që iu bënë atij për tregimin «Përbindëshi» në 1965, ato për romanin «Dimri i vetmisë së madhe», si dhe ato për poezinë «Në mesditë Byroja Politike u mblodh», si dhe faktin që ai u detyrua të bënte autokritikë për poezinë «Në mesditë Byroja Politike u mblodh», si triumf të revizionistëve, pra antistalinistëve, pra antienveristëve të kamu­fluar brenda «Kalit të drunjtë». Ismail Kadare me poezinë «Lao­koonti» praktikisht i denoncoi si revizionistë dhe armiq tek Enver Hoxha, ata që e kritikuan për poezinë «Në mesditë Byroja Politike u mblodh», që nga Dritëro Agolli, tek Ramiz Alia.
Në poezinë «Laokoonti», Laokoonti-Kadare thotë:

«Një të fshehtë të madhe ndrydh brenda gjoksit
Mijëra herë në mijëra net e ditë
Të vërtetën e frikshme përsëris pa pushim
...
Si çdo gjë e tmerrshme është i thjeshtë sekreti,
Që brenda boshllëku i gjoksit tim mban.
Afroni, pra, kokat të dëgjoni të vërtetën,
Mua s’më mbytën gjarpërinjtë, por trojanët më vranë.
Oh sikur të mundja gjithçka të tregoja,
Si do të ngrinit para meje si gur,
Por unë jam i dënuar mes rropamës suaj
Moskokëçarëse,
monologun të thur».[3]

Më qartë se kaq nuk ka si ta thotë Kadare, se disiplina e partisë ia ka mbyllur gojën dhe ai nuk mund të flasë publikisht, por po flet në gjuhë figurative. Dhe flet aq qartë sa s’bëhet. Më tutje, Ismail Kadare shkruan në poezinë «Laokoonti»:

«Ju e dini se përpara Trojës aherë
Kali i Drunjtë, dhuratë e grekëve u shfaq.
Ky kalë në dy grupe i ndau trojanët:
Ta pranonin ose ta flaknin sakaq.

Pajtim me armikun, ulërinin tradhtarët,
Mjaft më me luftë, zjarre dhe helm.
Erdh koha që shpatat t’i kthejmë në parmenda,
Armiqtë në miq erdh koha t’i kthejmë

Në mbledhjen e gjatë ‘pro’ dhe ‘kundra’ kalit,
Unë ‘kundrat’ kryesova me tërbim.
Dhe juve ju kanë thënë se aherë hyjnitë
Gjarpërinjtë më dërguan si ndëshkim».[4]

Këtu është e lehtë që tek Laokoonti të identifikohet Kadare, i cili që nga viti 1965, kur botoi tregimin «Përbindëshi» paraqiti dhe mbrojti në letërsi tezën e krahasimit të rrezikut të revizio­nizmit (antistalinizmit) me atë të Kalit të Drunjtë të Trojës. Kur Ismail Kadare shkruan: «Në mbledhjen e gjatë ‘pro’ dhe ‘kundra’ kalit, / Unë ‘kundrat’ kryesova me tërbim», kuptohet qartë se ai e ka fjalën edhe për mbledhjen e famshme të zhvilluar në Sekre­tariatin e Komitetit Qendror të PPSH, nën kryesinë e Ramiz Alisë, për poezinë «Në mesditë Byroja Politike u mblodh». Në këtë mbledhje, procesverbali i së cilës do të ishte shumë inte­resante sikur të botohej i plotë, Kadare për një kohë të gjatë mbrojti me kryeneçësi tezën e tij të barazimit të burokratizmit me komplotizmin, duke e parë burokratizmin si kontigjent të revizionizmit, çka thuhet edhe në poezinë «Në mesditë Byroja Politike u mblodh». Kështu që Kadare, i përcakton palët në këtë mbledhje, si ata që ishin «pro kalit», pra ata që ishin kundër poezisë dhe barazimit të burokratizmit me komplotizmin, ku futeshin pjesa më e madhe e pjesëmarrësve, duke përfshirë Dritëro Agollin dhe Ramiz Alinë, si dhe në ata që ishin «kundra kalit», pra ata që ishin pro poezisë dhe barazimit të burokra­tizmit me komplotizmin, duke filluar nga vetë Kadare, deri tek ndonjë ultrastalinist skizofren, të cilit sot Kadare ka turp që t’ia përmendë emrin që e ka mbështetur atë ditë.
Më tutje, Kadare-Laokoonti i quan kritikët e tij më keq se gjar­përinjtë:

«Ç’përralla kalamajsh, ç’trillim për budallenjtë.
Unë gjarpërinjtë do t’i mbrapsja me një shkelm.
Po ç’t’i bëja fushatës së tradhtarëve kundër meje,
Shantazheve, letrave anonime plot helm».[5]

Në vargjet e mëposhtme është fare e qartë parabola që Kadare bën mes situatës ku u gjend ai kur u kritikua dhe historisë së Kalit të Trojës, siç e interpreton Kadare:

«Ditë e natë e me javë polemika vazhdonte
Nga shtresat e mesme gjer lart në qeveri.
Ishte vjeshtë.
Nën qiellin e hirnosur me erë
Kali i drunjtë përjashta priste në shi».[6]
Pra, Kadare e paraqet debatin që bëhej për veprën e tij, mes tij dhe kritikëve, që nga viti 1965, kur doli tregimi «Përbin­dëshi», në 1973, kur doli «Dimri i vetmisë së madhe», deri në 1975, kur ai çoi për botim poezinë «Në mesditë Byroja Politike u mblodh», si çështje nëse do të pranohej apo refuzohej alarmi për «Kalin e drunjtë» revizionist antistalinist, që kishte para­laj­mëruar ai. Madje Ismail Kadare shkon dhe më tutje, duke thënë se ata që e kritikuan për poezinë e tij në vitin 1975, në fakt e sulmonin se ai u kishte denoncuar skemën e «Kalit të drunjtë» me tregimin «Përbindëshi» në 1965:

Atë kalë unë i pari e kisha goditur,
Ndaj e dija këtë s’do ma falnin përjetë.[7]

Është e qartë se këtu Ismail Kadare e ka fjalën për tre­gimin «Përbindëshi», të botuar në 1965, ku ai e krahasonrevi­zio­niz­min (antistalinizmin) me Kalin e drunjtë të Trojës. Ismail Kadare e thotë qartë se ata që e kritikuan atë në 1975 për poe­zinë «Në mesditë Byroja politike u mblodh» ishin revizionistë të kamf­luar (antistalinistë, pra edhe antienveristë), të cilët nuk ia falnin Kadaresë atë që në 1965 e kishte paralajmëruar lojën e tyre me figuracionin e Kalit të drunjtë. Kadare thotë duke u vetëprojek­tuar tek Laokoonti:

«Më në fund ‘vija e butë’ fitoi mbi ‘të ashprën’
Dhe ne, ‘kokëfortët’ na çuan në arrest».[8]

Ismail Kadare, në vargjet e mësipërme, duke folur figura­ti­visht si Laokoonti, thotë qartë se ai vetë ka qenë në krye të «vijës së ashpër», pra vijës ultrastaliniste në letërsi, e cila vijë madje mëtonte t’i jepte formula terrori masiv regjimit. Por Laokoonti-Kadare thotë se për fat të keq fitoi «vija e butë», që në këtë rast përfaqësohej nga Ramiz Alia dhe Dritëro Agolli dhe ai Laokoonti-Kadare u detyrua të përulej. Madje në vargjet e mësipërme Ismail Kadare bën një tjetër marrëzi ekstremiste, duke paralajmëruar Enver Hoxhën se kur të mos jetë gjallë ai, dhe në pushtet të vijnë ata të «vijës së butë» («pro kalit»), si Ramiz Alia, që drejtoi mbledhjen ku u kritikua Kadare, atëherë Kadarenë do ta arrestojnë si enverist, në procesin e deenveri­zimit, në analogji me destalinizimin që bëri Hrushovi në Bash­ki­min Sovjetik, pas vdekjes së Stalinit. Kadare shkruan:

«Në burg, me gotën e ujit, në mesnatë
Helmin më dhanë ata të pi,
Ata që ulërinin kundër dhunës dhe shpatës,
Që dinin të kafshonin tamam si gjarpërinj

Në mëngjes që pa gdhirë në breg të detit
Ma hodhën kufomën drejt mbi zhavorr.
Rapsodët aherë anembanë përhapën
Versionin fals të gjarpërinjve hyjnorë».[9]

Pra, Laokoonti-Kadare i thotë Enver Hoxhës-Priam se këta që po më kritikojnë mua sot, nesër, kur t’i të mos jesh gjallë, dhe këta të ndryshojnë kursin duke u bërë antienveristë, do të më arresojnë mua si enverist, madje do të më eliminojnë fizi­kisht. Kadare i thotë Enver Hoxhës se ata që më kritikojnë mua sot si kriminel, që kam predikuar gjakderdhje masive, nesër do të më vrasin pa gjak, me helm si gjarpërinj. Këtu kuptohet hapur se «gjarpërinj» quhen Ramiz Alia dhe Dritëro Agolli. Më tutje Laokoonti-Kadare tregon me trishtim për Shqipërinë e pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe eliminimit të Kadare, të sunduar nga revizionistët e vijës «pro kalit»:

«Ky ishte mbarimi i polemikës për kalin,
Ju e dini me Trojën ç’ndodhi pastaj.
Tre mijë vjet rresht,
nga muzeu në muzera,
Unë hamalli i mermertë gënjeshtrën mbaj».[10]

Më tutje, Laokoonti-Kadare u drejtohet sa brezave të ardh­shëm, aq edhe vetë Enver Hoxhës, duke i thënë se atë (Kada­renë) e pezmaton më shumë fakti që Enver Hoxha mori anën e «vijës së butë» («pro kalit»), duke dalë praktikisht kundër Kada­resë, se kritikët e tij që i quan «peshë e neveritshme gjarpë­rinjsh»:

«Më kanë lodhur shumë, besomëni ca fjalë,
Se kjo peshë e neveritshme gjarpërinjsh.
Ju që gjer në hënë keni shkuar si vallë
S’depërtoni dot gjer në gjoksin tim».[11]

Kështu, në imazhin e Laokoontit të kapluar nga gjarpërinjtë, Ismail Kadare paraqet vetveten në raport me kritikët e tij. Por Enver Hoxha ishte një diktator i zgjuar dhe ai e dinte mirë se nëse depërtonte deri në gjoksin e shkrimtarit të parë të oborrit të tij, nuk do të gjente tjetër veç një ultrastalinizëm, madje polpoti­zëm pragmatik, të llogaritur për t’u dukur siç i thonë fjalës më ruajalist se mbreti. Nëse Enver Hoxha do të merrte anën e «Lao­koontit» të tij, Kadaresë, atëherë duhej që Enver Hoxha të bëhej Pol-Poti i Shqipërisë, gjë që Enver Hoxha nuk donte ta bënte. Prandaj Enver Hoxha u mjaftua duke lejuar që Kadarenë ta kri­tikojnë dhe ta detyrojnë të bëjë autokritikë, por jo ta ndësh­kojnë, siç prisnin disa. Ismail Kadare duket se këtë gjë nuk e duron dot, se ai shkruan, duke folur me gojën e Laokoontit:


«Vërtiteni,
Flisni për teatrin, për plazhet,
Për gjithfarë motorësh e gjithfarë qeverish,
Pa ju shkuar mendja se ai mund të shfaqet
Në një ditë të rëndomtë, një mëngjes me shi
...
Në pafshi ndonjë ditë të bëhem copëra;
Nga marazi, siç thonë, të plas, t’ia bëj ‘krak’,
Jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra,
Por indiferenca juaj
Do të bëhet shkak».[12]

Pra, Kadare thotë se ai mund të pëlcasë nga marazi ngase nuk e pa Enver Hoxhën të merrte «vijën e ashpër», «kundër kalit» dhe të bëhej Pol-Poti i Shqipërisë, duke e përmbytur ven­din në lumenj gjaku. Poezia «Laokoonti» është një sfidë që Ismail Kadare i bënte Ramiz Alisë, i cili pas spastrimeve të viteve 1974-1975 në udhëheqjen komuniste, ishte duke u afir­muar si pasardhësi i zgjedhur i Enver Hoxhës. Të gjithë ata që kuptonin diçka, e lexuan poezinë «Laokoonti» si një denoncim të Ramiz Alisë, si revizionist, tek Enver Hoxha, çka do të thoshte se Kadare po i kërkonte diktatorit që të eliminonte fizikisht delfinin e tij. Ismail Kadare e kishte dhënë kodin për të lexuar poezinë «Laokoonti» që para se ta shkruante, në mos e kishte shkruar(?!), në një intervistë tek «Zëri i Rinisë», në 1973, që e kam cituar më lart, dhe madje e dha përsëri kodin, pas botimit të poezisë, në një intervistë të botuar në vitin 1979, në revistën «Nëntori». Sigurisht që Ramiz Alia kuptoi gjithçka dhe ai që atëherë e ka përbuzur dhe urryer Kadarenë, për këtë gjë. Por Ramiz Alia ishte një politikan i sprovuar, një makiavelist i përkryer, dhe u kujdes që të mos e demonstronte këtë në sjelljen e tij me Kadarenë. Një reagim i Ramiz Alisë ndaj poezisë-denoncim «Laokoonti» është inci­denti që i ndodhi familjes së Ismail Kadaresë me djalin e Janulla Rrapit dhe vetë këtë të fun­dit, ngjarje për të cilën Kadare thotë se nuk mund të ndodhte pa lejën e pushtetit, dhe në atë kohë (1982), pushteti kishte kaluar pothuajse krejt në duart e Ramiz Alisë, për shkak se diktatori nuk ishte i aftë nga gjendja shëndetësore për ta ushtruar atë.

Ismail Kadare e përpunoi tregimin «Përbindëshi» pas vitit 1965 dhe e botoi atë më vonë, fillimisht në vitin 1986, në për­mble­dhjen me tregime dhe novela «Koha e shkrimeve», nën titullin «Rënia e Trojës» (f. 100-126), dhe pastaj në vitin 1991 si roman, duke vënë në fund të librit shënimin se ai ishte shkruar në vitet 1965-1990. Ismail Kadare e dorëzoi romanin «Përbin­dëshi» në shtëpinë botuese, në 1990, para se të largohej nga Shqipëria për në Francë dhe ai doli në qarkullim në shkurt 1991.

[Wikipedia]

Na ndiqni ne

Twitter Facebook Google Plus LinkedIn RSS Feed Email
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja