Maturanti Shqiptar: February 2013

Thursday, February 28, 2013

Faik Konica Doktor Gjilpëra (analiza dhe komenti )

Vepra më e rëndësishme letrare e Konicës është padyshim proza e gjatë satirike "Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit". Ndonëse e pakryer, ajo përfaqëson tiparet më karakteristike dhe vlerat e tij si shkrimtar në përmasa të gjera.
"Doktor Gjipëra" u shkrua dhe u botua në gazetën "Dielli" në vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe në gjirin e shoqërisë shqiptare zhvillohej një luftë e ashpër politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: zgjidhja e formës së regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetëror, emancipimi kulturor kombëtar etj. Vepra e Konicës është pjellë e kësaj kthese socialhistorike që sapo niste në jetën e popullit tonë. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarëve amerikanë në Mamuras, që organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e Mamurasit nuk do ta vështronte si një rast të veçuar, po si një ngjarje me kuptim të gjerë shoqëror, ku mplekseshin interesa e synime të qarqeve të caktuara dhe shfaqej lufta politike e kohës. Kjo ngjarje do të zgjonte idealet liridashëse dhe iluministe të shkrimtarit dhe do ta frymëzonte krijimin e një vepre, që do të hidhte dritë dhe do të përgjithësonte realitetin shqiptar bashkëkohor.
Heroi i veprës është Doktor Gjilpëra, një intelektual i ri shqiptar që kryen studimet për mjekësi në Rusi e Suedi dhe ndodhet para alternativës: të qëndronte jashtë, ku e priste një karrierë plot prespektivë apo të kthehej në atdhe e të ndihmonte në mëkëmbjen e tj, veçanërisht në përmirësimin e shëndetit të popullit. Ai vendos të kthehet në Shqipëri, atdhedashuria triumfon mbi interesat vetjake.
Autori duke ndjekur vijën e jetës së heroit do ta përshkruajë atë në dy etapat kryesore: koha e qëndrimit jashtë atdheut dhe koha e ardhjes në Shqipëri. Në qoftë se etapa e parë është njohja me doktor Gjipërën, etapa e dytë, që përbën trungun e veprës është pjesa më e rëndësishme, që bart dhe mishëron idetë e shkrimtarit. Jeta e heroit larg atdheut është dhënë në plan përshkrues, duke evokuar episode dhe gjendje të ndryshme shpirtërore, që nxjerrin në pah natyrën, interesat dhe karakterin e intelektualit shqiptar. Ai është në radhë të parë, atdhetar i bindur, njeri me kulturë të gjerë, mjek i pregatitur dhe human, i zgjuar dhe plot vullnet e vendosmëri. Janë këto cilësi, që e bëjnë atë të kthehet në atdhe.
Kthimi në Shqipëri e ve doktor Gjilpërën përballë një realiteti tronditës dhe shtron para tij probleme që përfshijnë pamje të ndryshme të jetës shqiptare. Brenda një kohe të shkurtër, ai njihet me gjendjen e mjeruar të popullit, me padrejtësitë që bëhen në kurriz të tij, me aparatin shtetëror, ku mbizotërojnë arbitrariteti, drama, intrigat, me nëpunës injorantë e anadollakë. Në këtë shtet tragjiko-komik, opozitën e përbëjnë njerëz që s'kanë asgjë të përbashkët me ligjin dhe moralin.
Vendin kryesor e në vepër e zënë raportet që vendos doktor Gjëlpëra me kategori të ndryshme të shoqërisë shqiptare, me përfaqësuesit e tyre më tipikë. Në këto marrdhënie zbulimi social-psikologjik që bën autori, është i ndërsjelltë, nga një anë përvijohet gjithnjë e më qartë karakteri dhe botkuptimi i doktor Gjëlpërës, ideali i një njeriu evropian, atdhetarizmi dhe humanizmi i një njeriu të emancipuar, ndërsa nga ana tjetër, vizatohen figura të ndryshme të qarqeve zyrtare të parisë të rretheve intelektuale. Veçanërisht figura e doktor Gjëlpërës del mjaft e qartë përballë dy kolegëve të tij, dr.Embrullahut dhe dr.Protogor Dhallës. Më shumë, se në rethana pune, ata i njohim në biseda e debate, si tipa shoqërorë të kundërt me heroin, me koncepte dhe praktika të ndryshme mjekësore. Ndërsa doktor Gjëlpëra është njeriu i mjekësisë moderne, partizan i natyrës, i helioterapisë (dielli, uji, ajri) që mendon se natyra është mjeku i parë i njeriut, dy mjekët e tjerë paraqiten anakronikë, janë mishërim i dogmës mjeksore të shkëputur nha jeta e parimet e shkencës. Bota e vjetër në këtë vepër përbëhet jo vetëm nga dy mjekë, por dhe nga figura të tjera negative. I tillë është ministri Salemboza, përfaqësues tipik i forcave të prapambetura e antikombëtare, tipi i tiranit anadollak, intrigant e dinak, i zgjuar e i shkathët. Kurse mjedisi dhe mendësia orientale e parisë së kryeqytetit gjejnë shprehjen e tyre në figurat e agallarëve tiranas siç janë Muhedin Agai e Zylfikar Agai.
Në atmosferën e zymtë të jetës shqiptare të kohës autori ndesh dhe njerëz të mirë, të dalë nga populli, që ngjallin simpati e nderim. Mbeten të paharruara në mendjet e lexuesit dy vajzat fshatare, plaku martaneshas, polici i doganës, Arifeja, Ali Bibi. Megjithë një lloj skepticizmi që ndihet në paraqitjen e tyre, ata dalin në një dritë të ngrohtë, me vlera të vërteta njerëzore, me bukuri e pastërti shpirtërore, me zakone fisnike. Mendimi i shkrimtarit është se populli, duke qenë i paditur dhe i papërpunuar, ka nëvojë të stërvisë shpirtin dhe mendjen.
"Doktor Gjëlpëra" është një vepër e fuqishme satitike. Duke pasur parasysh realitetin e rëndë shqiptar, mendësitë e anakronike e jetën e prapambetur, autori u kundërvihet atyre, i tall dhe i godet pa mëshirë. Qëndrimi ideoemocional mohues bën që në faqet e veprës të ndihet qesëndia dhe ironia, satira dhe sarkazma. Ata shfaqen e mishërohen me forcë artistike në skena dhe personazhe, në situata dhe portrete tepër të goditura. Përdorimi mjeshtëror i detajit, plasticiteti i gjuhës, ngjyrimet që merr fjala, e bëjnë satirën e Konicës, origjinale e të natyrshme.
Tema dhe problematika e mprehtë shoqërore, fryma mohuese e disa prej dukurive shoqërore dhe notat e fuqishme satirike e bëjnë "Doktor Gjëlpërën" një vepër me tipare të shquara realiste. Konica sjell kështu një ndihmesë të rëndësishme në pasurimin dhe forcimin e realizmit në letërsinë shqiptare.
Nga pikpamja kompozicionale, edhe pse vepra është e papërfunduar, janë hedhur linjat kryesore dhe është përcaktuar edhe thelbi i figurës së heroit. Mund të themi se ajo përbën hyrjen e një romani që Konica për arsye të ndryshme nuk e çoi deri në fund. Vepra është e pasur me lëndë jetësore, e ngarkuar me ngjarje e biseda, me detaje të shumta. Këto kanë sjellë ngathësimin e aksioneve dhe njëfarë proleksiteti.
Te "Doktor Gjëlpëra" Konica provon edhe njëherë atë që ka thënë Noli për të se ai është krijues i prozës moderne shqiptare. Kjo duket si në konceptimin e veprës edhe në mjeshtërinë e rrallë, të përdorimit të gjuhës. Gjuha e Konicës është e pasur, e bukur, e fuqishme, me ndërtime e struktura sintaksore thjesht shqipe. Në prozën e gjatë ajo shërben për individualizimin dhe zbulimin e karaktereve të personazheve.
F.Konica është një nga stilistët e rrallë të gjuhës shqipe. Ai zbatoi parimin se ekonomizimit të fjalës, të lakonizimit të saj, duke synuar hijeshinë, saktësinë, thjeshtësinë dhe elegancën.
Ndikimi i personalitetit të Konicës si artist dhe erudit është i ndjeshëm në letërsinë dhe kulturën shqiptare.
Lexo me shume...

Gjergj Fishta Lahuta e Malësisë (analizë)

Lahuta e Malësisë (analizë)

"Lahuta e Malësisë", me 30 këngë, rreth 17.000 vargje është quajtur nga shumë studiues "Iliada" shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepër epike që është, megjithatë "Lahuta e Malësisë" nuk ka një subjekt të mirëfilltë qendror, rreth të cilit të vërtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet përfytyrimet. Nëse do të kërkonim një hero qëndror të veprës, ai do të ishte heroi anonim, populli. Unitetin e veprës në të vërtetë, e krijon një përsonazh që, herë vihet në plan të parë, herë është i nënkuptuar. Është Fati i Shqipërisë, jo më me këtë emër si në poemat e tjera epike si "Skënderbeu i pafat" i Jeronim De Radës, "Historia e Skënderbeut" të Naim Frashërit etj. Këtu Fati i Shqipërisë qëndron prapa simbolit mitologjik "Ora e Shqipërisë". Dhe, sipas besimit shqiptar, rrotull kësaj ore, grupohen orët e fiseve, bajrakëve, trojeve, orët e shtëpive, së fundi, orët e çdo luftëtari, të çdo shqiptari. Këto krijojnë ansamblin më simpatik të personazheve në grupin e personazheve mitologjike dhe përgjithësisht në vepër meqë përcjellin edhe mesazhin madhor të mbijetesës së shqiptarit dhe të kombit të tij, pavarësisht nga befasitë më tragjike të çfarëdo kohe që mund të vijë. Në unitetin e veprës ndikojnë drejtpërdrejt edhe zanat, ndër të cilat njëra përcakton unitetin formësor të veprës. Kjo është Zana shqiptare që ka kuptimin e Muzës së "Iliadës" të Homerit. Në pikëpamje të rolit që luan në poemë, përbën binom me Orën e Shqipërisë. Në këtë grupim bëjnë pjesë edhe kuçedrat, dragonjtë, lugetërit, hijet etj., etj.
Ngjarjet e poemës kanë një shtrirje kohore prej dy brezash njerëzore. Ato fillojnë më 1858, kur Mali i Zi i nxitur nga Cari i Rusisë, kërkon të zaptojë tokat tona. Filli i poemës mbaron kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë dhe Konferenca e Londrës ka vendosur copëtimin përgjysmë të këtyre trojeve. Kobi, kështu ekziston në poemë, në të njëjtin binom me Fatin.
Fishta bën njëfarë grupimi të këngëve, sipas kronologjisë historike të ngjarjeve. Kështu, kemi disa cikle këngësh, kemi ndërmjet tyre edhe këngë që qëndrojnë disi më vete, por që luajnë rolin e rrugëkalimit nga njëri cikël në tjetrin. Në pikëpamje të leximit të veprës ato përkohësisht e shkëputin lexuesin nga terreni historik real dhe e çojnë në sfera fantastike. Cikli që hap poemën është ai për Oso Kukën - pesë këngët e para. Ngjarjet vazhdojnë pothuaj njëzet vjet më vonë, të ndërmjetësuara nga këngët "Dervish Pasha" dhe "Kuvendi i Berlinit". Këto dy këngë japin atmosferën që ishte në dëm të fatit tonë kombëtar. Cikli vijues, që zë hapsirën më të madhe në poemë, është ai i Lidhjes Shqiptare të Prizerenit. I vetmi personazh qendror i ngjarjeve të ciklit është nga pala armike, Mark Milani i Malit të Zi. Krahas tij, shfaqet nxitimthi figura e Krajl Nikollës. Cikli strukturohet në disa nëncikle. Nëncikli i parë (tre këngë) ka në qendër Çun Mulën. Pas ekspozesë që bën kënga "Kulshedra" vjen nëncikli prej pesë këngësh që sjell skena masive të përmasave vigane. Nnëcikli vijues ka në qendër Tringën para dhe pas vdekjes. Ngjarjet, pas një pushimi tjetër prej tridhjetë vjetësh, vijojnë me kryengritjet e Pavarësisë. Këngët përmbyllëse pothuaj janë të pavarura nga njëra-tjetra. Kënga e fundit "Konferenca e Londonit", është në vend të epilogut të poemës.
Studiuesit e ndryshëm janë përpjekur të gjejnë pikëtakime mes "Lahutës së Malësisë" dhe "Iliadës" së Homerit, sidomos në atmosferën që i zotëron dy poemat. Ata kanë krahasuar personazhet që kanë tipare të përbashkëta, skenat e ngjarjeve etj. Por përfundimi i tyre ka qenë se poema homerike, përveçse model i largët, ku është bazuar poeti, me poemën fishtjane kanë të përbashkët përkatësinë ballkanike. Në të vërtetë këto lidhje i bën më të qëndrueshme një burim i mirëfilltë i eposit të Fishtës me eposin tonë legjendar, kryesisht me thelbin e këtij eposi, ciklin e kreshnikëve.
Konflikti në poemë, në mes shqiptarëve dhe sllavëve, mes dy kombeve arsyetohet si një konflikt natyror, me prejardhje nga gjeneza, në vargun e famshëm, proverbial "n'mni t'shoshoqit kemi le". Megjithatë, poeti bën thirrje që të shmanget ky fatalitet i pashmangshëm. Zoti n'qiell e na mbi tokë/ por gjithnji vllazën e shokë. Sidoqoftë, tensionon skajshëm ngjarjet, duke i dhënë "Lahutës së Malësisë" trajtën e një eposi dramatik krejt origjinal nga eposet e kombeve të tjera, me trajta kryesisht tregimtare. Është në mes të dy palëve urrejtja patologjike jo vetëm mes njerëzve, por edhe mes qenieve mitologjike përkatëse, mes natyrës, dukurive natyrore etj. çfarë e bën të pamundur që të pushojë a të prehet së luftuari shpirti i asnjërës racë, qoftë për një çast të vetëm.
Te "Lahuta e Malësisë" urrejtja ndërmjet ky kampeve armike është plazma ngjitëse e poemës. Ajo vë në marrdhënie grupimet e personazheve. Në radhë të parë dy grupimet më të mëdha, që përcaktojnë frymën realisto-fantastike të poemës: grupimin e personazheve historike nga njëra anë dhe grupimin e personazheve fantastike, të përfytyruara ose mitologjike. Duke pasur të dy grupimet të drejtën për të hyrë natyrshëm në çdo ngjarje, në çdo mjedis a rethanë, të bisedojnë bashkë, të grinden, të rrihen, të luftojnë, të besatohen, të urrehen e të dashurohen, edhe në realitet ato u përkasin, shkrihen në një të vetëm. Realiteti mitologjik, qiellor s'është aspak më hyjnor se sa realiteti i jetës së përditshme. Realiteti njerëzor, gjithashtu s'është aspak më tokësor se sa i përfytyruar e i fantazuar, se sa realiteti i largët i paprekshëm, mitologjik, qiellor. Një familjaritet krejt malësor , krejt i natyrshëm zotëron mës grupimit të personazheve mitologjike dhe grupimit të personazheve historike. Ora e Shqipnisë krijon marrëdhënie krejt njerëzore, gati prindërore me Ali Pashën e Gucisë kur është çasti që po luhet me fatin e kombit. Zana e madhe është simotër e përhershme e poetit, i jep trimëri, i jep shpirt për të ndjekur zhvillimin e ngjarjeve, si poeti, uron, mallkon, prandien. Po kështu, orët e tjera, sipas emrave të fiseve ose zanat e tjera sipas emrave të maleve. Familjariteti tipik i kësaj natyre krijohet në këngën Zana e Vizitorit që shquhet edhe për vlerat e rralla artistike.
Poeti kujdeset që personazhet historike të veprës ti vendosë në binom me personazhet mitologjike. Zakonisht, këta janë shëmbëllesa të njëri-tjetrit. Tiparet e njërës palë pasqyrohen te tjtra palë. Bukuria, fisnikëria, dlirësia e Tringës pasqyrohen tek Zana e Vizitorit dhe ndërsjelltas. Zana e Vizitorit, zanë shqiptare, ndërkohë është në konflikt me Zanën e Durmitorit, zanë malazeze, nxitëse e Mark Milanit ndaj shqiptarëve. Në fund të luftimeve zana e huaj ngelet robinë te varri i Tringës duke realizuar edhe hakmarrjen për simotrën shqiptare. Vetë natyra, përbërësit e saj do të ishin një grupim tjetër personazhesh po aq njerëzorë sa edhe dy grupimet e tjera. Autori, ndonëse e hedh vështrimin herë pas here nëpër gjithë trojet shqiptare, skenën e ngjarjeve e kufizon në malësitë e Veriut. Qendër simbolike të zhvillimit të ngjarjeve, siç e pohon mendimi i studjuesve, është Shkodra. Megjithatëai nuk bie në religjionalizëm. Ai, siç thotë profesor Eqerem Çabej, përdor njësinë e fisit për të dhënë njësinë e kombit. Tek fisi janë pikëzuar tiparet e kombit, tiparet e racës. Kjo i jep veprës përmasat kombëtare dhe universale.
Vargu me të cilin është ndërtuar poema është tetërrokshi i poezisë popullore të epikës historike të Veriut. Ai arrin që në këtë varg të sjellë me dhjetra personazhe, secili prej tyre krejtësisht i individualizuar, me tipare krejtësisht të vetat, që nuk mund të largohet nga kujtesa e lexuesit. Ai, po ashtu, individualizon me dhjetëra beteja, me dhjetëraskena betejash madhështore, ku secila prej tyre pikturohet me ngjyrat e dritat e veçanta, për t'u dalluar qartësisht nga moria që e rrethon.
Fjalori i Fishtës, pjesa më e madhe e të cilit nuk është përdorur më parë në veprat letrare aq më pak në poezi, me fjalë të panjohura, me arkaizma, solecizma, me fjalë kompozita, shpesh të ndërtuara prej tij sipas gjedheve burimore, arrin të krijojë jo vetëm figura pamore, por edhe dëgjimore.
Rima është një ndër dukuritë më thelbësore të poemës. Aty shprehet edhe qëndrimi ideoemocional i poetit. Rimat herë janë të përputhura, herë të alternuara ose të kryqëzuara etj.
Ritmet, gjithashtu, janë shumtrajtëshe, varësisht nga vendet ku bëhen pushimet e vogla ose të mëdhatë gjatë leximit, ku në pikëpamjet sintaksore mbarojnë pjesët e fjalive ose fjalitë. Fishta përdor në mënyrën e tij përsëritjet në fillim, në mes ose në fund të vargut, refrenet, përsëritjet e teksteve të plota, citimet nga kryeveprat e folklorit, rendin e përmbysur të fjalëve etj. Dialogët e shpejtë, sentencat filozofike, përbetimet, lutjet, urimet, mallkimet, sharjet e ashpra, pasthirrmat, pyetjet retorike, pyetjet në përgjithësi krijojnë larmi ritmesh, larmi gjendjesh shpirtërore te lexuesit.
Ritmin e shprehjes së shprehësisë artistike, të leximit e përcakton fuqimisht figuracioni. Hiperbola është mjeti kryesor i eposit fishtjan, por një hiperbolë sa fantastike aq edhe realiste. Fantastike për përmasat zmadhuese të tiparit ose efektit të tiparit, realiste për konkretësinë e tyre.
Karakteristik është krahasimi, sidomos krahasimi i gjatë, shpesh i ndërlikuar me disa krahasime e të tjera në përbërje të tij, që zotëron tekste të tëra këngësh. Gjithashtu, metafora përdoret me origjinalitet me nëntekste të shumfishta të folklorit.
I papërsëritshëm në krejt letërsinë tonë është përdorimi i eufemizmave me efekte artistike, herë përkëdhelëse, adhurues, e himnizues, herë paditës, i ashpër, e makabër. Eufemizmi funksionon në vend të emrave të perëndive, qenieve mitologjike, por edhe të personazheve kryesore të grupimit historik. Epiteti ka gjithnjë ngarkesa metaforike, është pjesmarrës në krahasime ose hiperbola. Animizmi dhe personifikimi sikurse dendur prozopopea janë mjetet më efikase të drejtpeshimit fishtian në mes të realitetit tokësor, të zbritur në rrafshin më intim e më konkret tokësor. Disa ndër këngët më të përkryera të poemës si "Kulshedra", "Te ura e Sutjeskës", "Zana e Vizitorit" etj. janë një manifestim pothuaj marramendës i të gjitha llojeve të figurave stilistike. Dhe i gjithë ky univers artistik i realizuar me tetërrokëshin e famshëm fishtjan!
Lexo me shume... 

Friday, February 22, 2013

Dalin datat e provimit te MAtures Shteterore & provimit te lirimit 2013

Datat per provimet e Matures Shteterore 2013

Lendet dhe datat per provimet e Matures Shteterore jane:
1. Gjuhe shqipe dhe Letersi  = 31 Maj 2013
2. Matematike  = 14 Qeshor 2013
3. Provimet me Zgjedhje  = 29 Qeshor 2013


ZYRTARE/Rregullat dhe procedurat për maturantët dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka bërë publike ditën e djeshme të gjitha datat e provimeve për Maturën Shtetërore 2013 dhe shkollat 9-vjeçare. Zhvillimi I provimeve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, është bërë në bazë të nenit 102 të Kushtetutës, të ligjit nr. 69, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 876, datë 3.11.2010 “Për disa ndryshime në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 78, datë 08.02.2006 “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta”, i ndryshuar. Por këtë vit do të ketë dhe disa ndryshime. Nëse një vit më parë maturantëve iu dha mundësia të zgjidhnin deri në tri provime me zgjedhje, këtë vit do të jenë ndryshe. Do të jenë vetëm dy provime me zgjedhje, të cilat maturantët do të mund të zgjedhin mes disa lëndëve. Në Maturën Shtetërore 2013 do të ketë disa ndryshime, duke filluar nga zgjedhja e lëndëve dhe deri të formula e llogaritjes së pikëve. Duhet pasur parasysh që çdo zgjedhje e maturantëve do të lidhet me dy kritere kryesore, koefiçenti i lëndës dhe koefiçenti i shkollës. Ministria e Arsimit bën me dije se këtë vit janë vetëm disa ndryshime kryesore që në përgjithësi ruajnë të njëjtin sistem si në vitet e kaluara sipas formulës meritë-preferencë.

Datat e provimeve për Maturën Shtetërore
Lëndët dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore të jenë:
a)Gjuhë shqipe dhe letërsi 31 maj 2013
b)Matematikë     14 qershor 2013
c)Provime me zgjedhje 29 qershor 2013

Masat që do merren për mbarëvajtjen e provimeve
Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,  çdo DAR/ZA duhet të dërgojë brenda datës 23 maj 2013 në Agjencinë Kombëtare të Provimeve (AKP) emrat e nxënësve maturantë mbetës në përfundim të këtij viti shkollor, për t’u hequr nga lista e provimeve të Maturës Shtetërore. Për provimet e Maturës Shtetërore të ndiqen procedurat e përcaktuara sipas “Rregullores për procesin e Maturës Shtetërore 2013 në Republikën e Shqipërisë”, nr. 35 prot., datë 07.01.2013. Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore të shfrytëzohen edhe mjedise të institucioneve të arsimit të lartë publik. Organizmi i konsultimeve me maturantët të kryhet sipas procedurave të përcaktuara në Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 121, datë 25.02.2011 “Për organizimin e konsultimeve në ndihmë të nxënësve maturantë”. Teza e provimit “Gjuhë dhe letërsi greke” për shkollën e mesme pedagogjike të minoritetit grek të përgatitet nga DAR Gjirokastër. Tërheqja e testeve të provimeve me shkrim të Maturës Shtetërore të bëhet sipas grafikut të hartuar nga AKP dhe të miratuar nga MASH.

Ja provime e detyruara me zgjedhje dhe oraret
Provimet e Maturës Shtetërore 2013, të detyruara dhe me zgjedhje, të fillojnë në orën 10:00. Procedurat e hartimit të testeve të provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje përcaktohen në “Rregulloren për procesin e Maturës Shtetërore 2013 në Republikën e Shqipërisë”, nr. 35 prot., datë 07.01.2013. Testi për secilin nga provimet e detyruara të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë. Provimet e detyruara të zgjasin 2 orë 30 minuta secila. Provimet me zgjedhje të zgjasin 3 orë. Maturantët/kandidatët që do të japin provim të MSH njërën nga lëndët me zgjedhje, do të fillojnë provimin në orën 11:00 dhe do ta përfundojnë atë në orën 13:00. Ata do ta zhvillojnë provimin në mjedise të veçanta. Maturantët/kandidatët mbetës në provimet e Maturës Shtetërore kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë.

Procesi i administrimit të provimeve
Administrimi i provimeve të Maturës Shtetërore 2013 të bazohet në “Rregulloren për procesin e Maturës Shtetërore 2013 në Republikën e Shqipërisë”, nr. 35 prot., datë 07.01.2013. DEPU dhe AKP, brenda muajit mars 2013, të përcaktojnë sasinë dhe llojin e testeve që nevojiten për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore (të detyruara dhe me zgjedhje). Ngarkohen për zbatimin e këtij Udhëzimi: Zëvendësministri, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Edukimit Parauniversitar, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Koordinimit Rajonal, Agjencia Kombëtare e Provimeve, Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.

Zgjedhja e lëndëve me zgjedhje
Kandidatët të cilët kanë dhënë provimet me zgjedhje vitin e kaluar dhe janë vlerësuar poshtë notës 4.5 do t’i mbartin provimet. Maturantët të cilët nuk janë kalues ose nuk kanë dhënë fare provimet me zgjedhje do të mund të zgjedhin lëndë të tjera për të dhënë në provime me zgjedhje, ndërsa ata kandidatë që kanë vetëm një lëndë për të dhënë do të mund të zgjedhin njërën nga lëndët e mëposhtme. Për ata kandidatë që kanë zgjedhur tri provime me zgjedhje do të ketë këto kushte: Kur kanë mbetur në një provim mund të zgjedhin një lëndë, kur kanë mbetur në dy provime me zgjedhje përsëri do të mund të zgjedhin një lëndë. Ndërsa kur kanë mbetur në te tre lëndët më zgjedhje do të kenë mundësinë të zgjedhin përsëri dy lëndë. Për kandidatët që kanë mbaruar para vitit 2006 shkollën e mesme do të njihen vetëm provimet e detyruara.

Formula për llogaritjen e mesatares
Mesatarja e gjimnazit të një nxënësi do të llogaritet duke pjesëtuar shumën e të gjitha pikëve që nxënësi ka grumbulluar gjatë tre vjetëve të shkollës së mesme me shumën e të gjitha krediteve që ai ka grumbulluar po gjatë gjimnazit. Shuma e pikëve nxirret duke shumëzuar notën vjetore me kreditet dhe koefiçentin 1 ose 1.4 që ka secila lëndë e thelluar. Ky rezultat më pas pjesëtohet me shumën e krediteve të lëndëve përkatëse, duke dhënë mesataren e shkollës së mesme.
Pas përfundimit të Maturës Shtetërore, përllogaritja e pikëve për hyrjen në universitetet publike, të maturantit/kandidatit bëhet si më poshtë:
Shënojmë me M, Di, D2, Zi dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme, vlerësimet në lëndët e detyruara dhe në ato me zgjedhje.
- Shënojmë me K koeficientin e shkollës të përcaktuar nga universitetet publike.
Shënojmë me Fi, F2 koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike.
Llogaritja e shumës S të pikëve të maturantit/kandidatit do të bëhet me
formulën:
S = [ (M + Di +D2) x K + (Zi x Fi+ Z2 x F2) ] x 100

 Do ndërpriten valët e telefonave në shkolla
Në ndryshim nga vitet e kaluara këtë vit do të merren masa shumë të rrepta në mënyrë që nxënësit të mos kenë asnjë mundësi për të kopjuar ditën e provimit. Një nga masat e rrepta që ka parashikuar të marrë Ministria e Arsimit dhe Shkencës është ndërprerja e valëve të telefonave. Sipas burimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bëhet e ditur se, në kuadrin e marrjes së masave të rrepta është menduar që në ambientet, ku do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore për vitin 2013 të mos ketë valë për telefonat. Këto ndryshime në Maturën Shtetërore pritet të sjellin përmirësimin e nivelit të rinjve që do të ndjekin arsimin e lartë.

 Datat dhe rregullat për provimet e lirimit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me datat e provimeve të Maturës Shtetërore, për vitin 2013, ka bërë publike edhe datat për provimet e Lirimit për shkollat 9-vjeçare. Provimet e Lirimit për shkollat 9-vjeçare të Shqipërisë do të zhvillohen në mbështetje të Nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 69, datë 21.06.2012, “Për sistemin arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit të Këshillit Ministrave, Nr. 1013, datë 10.12.2010 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve “.

Datat dhe orari për provimet e Lirimit
Sipas rregullores që është bërë publike nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, provimet e Lirimit 2013 të fillojnë në orën 10.00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.
Lëndët dhe datat e provimeve Maturës Shtetërore janë:
a)Gjuhë Amtare 12 qershor 2013
b)Matematikë     19 qershor 2013
Procedurat e hartimit dhe vlerësimit të testeve përcaktohen në “Rregulloren për Provimet e Lirimit 2013″ Nr.154, datë 11.01.2013.

Rregullat për shkolla të veçanta
Po ashtu ka dhe një rregullore për shkollat e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) zhvillohet Provimi i Lirimit në gjuhën amtare.
a) Për shkollat e pakicës kombëtare greke teza do të përgatitet nga DAR Gjirokastër. ZA Delvinë dhe ZA Sarandë tërheqin në DAR Gjirokastër tezën në ditën e provimit.
b) Për shkollat e pakicës kombëtare Lexo me shume...

Na ndiqni ne

Twitter Facebook Google Plus LinkedIn RSS Feed Email

MONOLOGU I MATURANTIT

MONOLOGU I MATURANTIT
(Për maturantët që t’i marrin më lehtë provimet)
 Satirë dhe Humor  nga Ali Bregu
Tash kur po vjen fundi, kur po afrojnë provimet
M’u thartuan trutë nga superstudimet!
Nga superstudimet, një shkollë –një jetë
As hapa, as mbylla te librat një fletë.
Edhe kam besimin, ndër shokët i pari,
Do t`i marr provimet me medalje ari.
Ju lutem dëgjoni, pa u mbajtur rëndë,
Përgatitjen time bërë në çdo lëndë:
….
Pa ia prekur kurrë letërsisë fletët ,
Po mallkoj shkrimtarët, po mallkoj poetët,
Ç`janë e ku s`janë, të rinj e të vjetër,
Me vargjet klasikë,vargjet kilometër,
Kë më shkon përbri, kush më del përpara,
Iu harroftë emri, mos i mbiftë fara!
Prapë nuk mërzitem, të dal` ku të dalë,
Çfarëdo të më bjerë, do broçkullit fjalë.
Sa për historinë, unë që dua paqe,
Bashkë kur u ndamë si Milua në faqe,
Putha atë skile dhe e lashë vetëm,
Se s`kam dashur lufta, kurrë tërë jetën.
Miss Gjeografinë, oh sa ma ka ënda
Të flas gjer’ e gjatë për ç`më shkeli këmba,
Për ç`më dëgjoi veshi, për ç`më kap vështrimi,
Për malet, lumenjtë me ujë burimi.
Eh matematikën, me qejf e dëshirë
Të na nxjerrë frikën, marrim me të mirë,
Se për një ushtrim a për një problemë
Na fut në mendime, na shtie dilemë.
Unë ndaj kësaj bindshëm do fitoj,
Në s`mundem përballë, ndryshe do kopjoj.
Krahë e pëllëmbë, larë si në lavazh
T`i mbush më formula, plot me tatuazh .
Edhe gjithë xhepat e xhekes së vjetër
Do t’i mbush me kopje, plot me copa letër.
Kush tha prej fizikës më ka hyrë frika ?!
I marsha të keqen, ah më rëntë pika !
Ku ka më të bukur, e them ashiqare,
Me ato formula që s`më hyjnë fare
Por as që më dalin, si prej tokës bima,
Se kafkën e kokës e kam krejt pa vrima.
Për biologjinë e lashë anglishten.
Po mësoj përmendësh vetëm latinishten.
Dhe për pakëz fjalë PINUS dhe PINEA
Braktisa i ngrati gjithë gjuhët e reja.
Gjithë ato formula, ç`m`i paske me huqe
Moj kimi e dashur, ti moj pispiruqe,
Me ato acide, kripëra e atome
Më dogje moj mike, më sose kufomë;
Ndaj të qëndroj larg, ndruhem moj firare
Se mos më mbarosh, të më zhdukësh fare!
Nëse asnjë libër s`po hap e s`po mbyll,
I maturës sime jam një superyll.
Me ju profesorë, porsi trim i rrallë
Gati jam të ndeshem, troç ballë për ballë.
Juve që më quajtët mua –“Mendjefugë!”,
Do t`ju lë pa punë, do t`ju flak në rrugë!
Me këto mësime, të gjitha për vete,
Do marr me patjetër shtatë fakultete;
Shtatë fakultete-shtatë medalje ari
Nga mbipeshë` e tyre do prishet kandari.
Dhe tituj shkencorë nga tre për çdo ditë ,
Të gjitha me hak, asnjë pa meritë.
Nuk ua mbush syrin për ç`më thotë goja?!
Janë prej vërteti, nuk janë prej gjoja.
Veç përsa ju thashë, ju mos më braktisni,
Kur më buzëqeshni, pse s`më duartrokisni?!
Lexo me shume...

Thursday, February 21, 2013

Zbatime te Ligjit te Terheqjes se Gjithesishme

C’forcë është ajo që i detyron Të kryejnë keto levizje. Kjo u be e qartë vetëm kur u zbuluan dhe u formuluan ligjet e mekanikes. Kete zbulim e beri I. Njutoni.Njutoni zbuloi që mbi planetëTvepron forca tërheqëse e Diellit, që i detyron ata të vërtiten rreth tij, duke u dhene një nxitim, që është në perpjesetimtë zhdrejtë me katrorin e largësisë së planetëve.Kështu, nxitimi centripet i lëvizjes së Tokës rreth DielIit është 0,006 m/s2. Jupiteri qe ndodhet 5 herë më larg nga Dielli sesa Toka lëviz me nxitim 52 = 25 herë më të vogël etj.Njutoni tregoi që ky ligj vlen edhe per lëvizjen sateliteve rreth planetëve, për lëvizjen e kometave dhe në pergjithësi. shpreh nje veti te pergjithshme të bashkeveprimit të trupave. Per ketë arsye ky u quajt ligji i terheqjes së gjithesishme (ose ligji i gravitacionit universal). Sipas ketij ligji. forca me të cilen dy trupa e tërheqin njëri-tjetrin, është në përpjesëtim të drejtë me masat e tyre dhe ne përpjestim të zhdrejtë me katrorin e largesisë ndërmjet tyre.Duke shenuar me F forcën, me m1 e m2 masat e trupave dhe me r 1argësinë ndermjet tyre, kemi:
F= γ m1 m2/r2
ku γ = 6,68 •10-11m3/kg•s2 (γ quhet konstante e tërheqjes së gjithësishme).
Në ketë formulim trupat merren si pika. Kështu mund të merren trupat qiellorë, sepse ata janë shumë të vegjël në krahasim me largesitë ndermjet tyre.Kete ligj Njutoni e nxori matematikisht nga ligjet e Keplerit dhe nga ligjet e mekanikes. Ky është nje nga zbulimet më të medha të astronomisë teorike.Duke perdorur ketë 1igj, shpjegohen shumë dukuri e ligjshmëri astronomike dhe u arritën rezultate të mrekullueshme, u zbuluan bote të reja te panjohura. Njutoni, duke u mbeshtetur në tri ligjet e levizjes. që mbajne emrin e tij,dhe në ligjin e terheqjes së gjithësishme nxori perfundime, të cilat i përfshijnë dhe i saktesojne ligjet e Keplerit. Keshtu. per një trup qe do të qarkullonte i vetëm perqark Diellit, nxirren këto rrjedhime:
1. Trajektorja e trupit që lëviz rreth Diellit, është elips, hiperbolë ose parabolë me Diellin në vatër.
2. Segmenti, që bashkon trupin me Diellin, në intervale kohe të barabarta pershkruan siperfaqe të barabarta.
3. Po të shënojmë me M masën e Diellit, me m masen e trupit, me a gjysmëboshtin e madh të orbitës eliptike dhe me T periodën e qarkullimit, gjejmë:
T2(M+m)/a3=4π2/ γ
Siç shihet , rrjedhimi i dytë është i njëjtë me ligjin e dyte të Keplerit. Rrjedhimi i pare ështe me i pergjithshem se ligji i parë i Keplerit. Ligji i pare i Keplerit ben fjalë vetem per lëvizjen e planeteve në orbita eliptike, kurse ky rrjedhim perfshin edhe levizjet e trupave te tjere (të kometave, grimcave kozmike, të satelitëve artificiale etj.). Forma e orbites (eliplike, hiperbolike ose parabolike) varet nga shpejtësia qe ka trupi në nje largesi të caktuar nga Dielli. P.sh.:Toka ne largesi 1 nj.a e ka shpejtësinë 29.5 km/s (dhe pershkruan trajektore eliptike. Sikur shpejtesia e saj (ose e një trupi tjetër ne largesinë 1 nj. a.), të rritej dhe të arrinte 42 km/s, atëherë orbita do të bëhej parabolike, pra Toka (ose trupi) do të largohej perfundimisht ngaDielli.Rrjedhimi i tretë ngjan me ligjin e tretë të Keplerit. Kështu, duke e marrë masën e planetit te paperfillshme në krahasim me ate të Diellit. nga formula per M + m ≈ M nxjerrim:
T2/a3=4π2/ γM=C
d.m.th del ligji i tretë i Keplerit. Konstantja C është e njëjtë per të gjithe trupat që qarkullojne rreth Diellit.Rrjedhimet e nxjerra nga Njutoni vlejnë jo vetëm per sistemin Diell-planet, por per cdo dy trupa. Ne rrjedhimin e tretë, në vend të M dhe m duhen marrë perkatesisht, masa e trupit qendror dhe masa e trupit që qarkullon. Konstantja 4π2/ γ është e gjithesishme, d.m.th. është e njëjtë per çdo çift trupash. Ky perfundim eshte shumë i rëndesishëm.
Përcaktimi i masave të planetëve.
Në qofte se planeti ka ndonjë satelit, atëhere, duke përdorur rrjedhimin e tretë, mund të gjejmë masën e tij. Shënojmë me M masen e Diellit, me m masën e planetit, me A gjysmëboshtin e madh dhe me T perioden e qarkullimit të planetit rreth Diellit; me m1 masën e satelitit me a gjysmeboshtin e madh dhe me t perioden e qarkullimit te satelitit rreth planetit. Shkruajmë formulën per çiftin Diell-planet dhe per çiftin planet-satelit:
dhe
Duke pare te dy barazimet sjell

Nga ky relacion gjejme masen e planetit
Masa e planetit e e paperfillshme ne krahasim me ate të Diellit, kurse masa e satelitit është e papërfillshme në krahasim me atë të planetit, prandaj
m/M≈0 dhe m1/ m≈0 Ateherë gjejmë:
MT2/A3=mt2/ a3 , nga ku : M/m=t2/ T2 = A3/ a3
Ne anën e djathte te barazimit te fundit të gjitha madhesite jane të matshme.Se si gjendetmasa e Tokes tregohet në fizikë: kujtojme se ajo ështe m=6 1024 kg. Duke e zëvendësuar në formulën të dhënat per Hënën. gjejmë raportin e masës së Diellit me ate të Tokës:
M/mT= 3.3 . 105
d.m.th masa e Diellit është rreth 330 000 here me e madhe se masa e Tokës. Po kështu mund të gjejmë edhe masen e planetëve të tjerë që kane satelitë. Masat e planeteve qe nuk kane satelite, gjenden me metoda te tjera.Shtojme se metoda e mësipërme përdoret edhe per yjet. kur rreth yllit qarkullon nje “satelit”
Trazirat në lëvizjen e planetëve.
Lëvizja e një planeti rreth Diellit percaktohet jo vetëm nga forca terheqese e Diellit, sepse këta dy trupa nuk jane vetem .Edhe planetet e tjere ushtrojne forca terheqese si, mbi planetin qe studiohet ashtu edhe mbi Diellin. Keshtu studmi i levizjes se planetit ne përgjithësi është mjafti veshitireLevizjen nje planeti ne tiparet e saj kryesore e percakton forca terheqëse e Diellit, sepse masa e Diellit eshte rreth 1000 here me e madhe se masa e te gjithe planeteve te marre se bashku .Planetët e tjere (në radhe te pare Jupiteri) i shkaktojnë planetit të dhënë disa shmangie nga lëvizja që japin ligjet e Keplerit: Ndryshojne pak shpejtesine e lëvizjes, jashteqendersinë e orbitës, gjysmëboshtin e madh etj. Këto shmangie quhen trazira.Trazirat nuk rnund të ndryshojne orbitën e planetëve në mënyrë të ndjeshme, p.sh. nuk mund ta kthejnë nga eliptike ne hiperbolike
Per Hënen trup qendror eshte Toka. Trupi qe sjell me shume trazira ne levzjen e Henes eshtë Dielli .Trazirat në lëvizjen e saj jane te Shumta, trazira pesojnë trupat me mase të vogel si :kometat dhe trupat artificiale. Ne levizjen e kometave dhe të asteroideve shume trazira shkakton Jupiteri, masa e te cilit eshte 318 here më e madhe se masa e Tokes. Ka pasur raste qe Jupiteri u ka rritur shpejtesine disa kometave , saqe i ka detyruar të ndryshojnë orbitën nga eliptike në hiperbolike ose të bien në siperfaqen e tij.Studimi i trazirave ka çuar në zbulimetë rëndësishme. Kështu në mesin e shekullit të kaluar u vu re se Urani (planeti me i larget që njihej atëherë) kishte trazira që nuk shpjegoheshin plotësisht me ndikimin e planetëve të njohur. U mendua që duhej të ekzistonte një planet tjeter me i larget, që të shpjegonte trazirat e mbetura, dhe u parallogarit se ku duhej te ndodhej ai. Ky problem shumë i veshtirë u zgjidh nga astronomi francez Lëverje. Planeti i kërkuar u gjet vetëm , gjysmë gradë larg vendit te parallogaritur. Kështu u zbulua Neptuni (18 46). Kjo histori u përsërit edhe me Plutonin (1930,), megjithëse këtë radhë gabimet e parashikimit ishin shumë me të medha.
Lexo me shume...

Saturday, February 16, 2013

Gjenerali i ushtrise se vdekur koment dhe analize (I.Kadare)

Roman nga Ismail Kadare.

Ne roman takojme njerez te nje populli te vogel,por krenar per luften qe ka bere, te cilet dinin te respektonin traditat,te respektonin mikun, te respektonin te vdekurit, qofshin dhe armiq. Ne roman takojme nje gjeneral te huaj, i cili kishte ardhur te marre eshtrat e ushtarve te vrare te vendit te tij,dhe nje prift qe e shoqeronte gjeneralin, duke bere ritet e fundit fetare te atyre qe nuk jetonin me.

Një gjeneral dhe një prift kanë ardhur në Shqipëri rreth njëzet vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në një kërkim arkeologjik. Misioni i tyre është të zhvarrosin trupat e ushtarëve të vendit të tyre, por ajo çka ata zbulojnë janë kujtimet, gjysmë të ndrydhura, të tmerreve të veçanta shqiptare të asaj lufte. Gjenerali dhe prifti rugëtojnë nëpër Shqipëri, në udhëtimin e tyre të shënuar jo vetëm nga eshtrat por gjithashtu edhe nga copëzat dhe mbeturinat e historisë: me gunga, të lodhur dhe të pastrehë. Gjenerali e sheh vetveten si një ushtarak, që lehtëson therjen e vdekjes duke hequr të vdekurit nga shtëpitë e tyre të përkohshme: “Gjeneralët e tjerë kanë udhëhequr ato kolona t ë pafund të ushtarëve në disfatë dhe shkatërrim. Por ai, ai ka ardhur t’i rinxjerrë nga harresa dhe vdekja ata që kanë mbetur”.
Zemërgur, kryelartë dhe i pavëmendshëm ndaj shqiptarëve përreth tij, gjenerali beson se misioni i tij është vetëm paqësor, por takimet e papritura të tij provojnë dhunën e mbledhur nga e kaluara, të varrosur. Çdo fjalë, çdo fakt, çdo kockë e shpërbërë merr një kuptim të dytë, dhe pastaj një të tretë: Një ushtri e tërë është shndërruar në “disa tonë fosfor dhe kalcium”, grafitet e ashpra janë përkujtues të parullave fashiste. Secila medalje e luftës në kraharorin e një shqiptari reflekton fytyrën e një ushtari të vrarë që duhet zbuluar. Gjenerali mendjemadh i deritanishëm kthehet në një oficer të vdekjes, që mobilizon një ushtri fantazmash.

Ndjenjat e gjeneralit ndryshojne shpejt dhe vazhdimisht. Gjenerali ne fillim te udhetimit te tij paraqitet i mbushur me entuziazëm për “misionin” e tij historik.Ne te njejten kohe del se gjenerali ka pritur te takoje njerez te eger dhe barbare por ndodh e kunderta sa me shume njeh nga afer popullin shqiptar aq me shume ai ka dashamiresi dhe vete kritike.Personazhet ne roman nisin te shtohen dhe kjo shton dramen e gjeneralit duke nisur sin je mision monoton, duke ndryshuar me vone me gjetjen e ditarit gje e cila le gjurme tek gjenerali dhe duke vazhduar tek dasma qe e perball gjeneralin me te verteten e hidhur. 


Skenë mjaft melodramatike eshte kur gjenerali që kryesonte misionin i gjen eshtrat e kolonelit në ballafaqimin me një plakë shqiptare (Nica), e cila e pati vrarë kolonelin me sëpatë, pasi ai i pati përdhunuar vajzën e saj 14-vjeçare, e cila pas kësaj fatkeqësie i dha fund jetës, ndërsa plaka Nicë e varrosi kolonelin tek pragu i portës së vet. Kur në fshatin e saj erdhi gjenerali italian që mblidhte eshtrat, Nica i nxori eshtrat e kolonelit të mbledhura në një thes dhe ia hodhi gjeneralit para këmbëve, në mes të një dasme shqiptare ku ai pati shkuar, i paftuar. Ketu na shfaqet dhe tragjizimi qe merr romani dhe dramaciteti qe perjeton gjenerali ne vetvete duke bere qe gjenerali te ndjeje peshen e mekatit , duke e barazuar veten me kolonelin Z ,duke u zhytur ne depresion. 


Dhe ky roman ne paraqitet i tille me ndryshime te thella psikologjike jo vetem kaq.Eshte nje udhetim neper nje vend te frikshem, te huaj dhe misterioz dhe udhetaret mesojne se nuk mund ti kapercejne kufijte e vdekjes.Nje udhetim neper boten e te vdekurve:sa me teper zgjat kjo sipermarrje e cmendur aq me e pakuptimte nis ti duket e gjitha kjo gjeneralit .Hap pas hapi te vdekurit e shkulin nga pozitat e njeriut sundimtar sic paraqitej ne fillim dhe e cojne deri aty sa ai pranon plaget qe hap lufta jane te pasherueshme.

Lexo me shume...

Ese filozofike: Njeriu edhe kur e ka pushtuar lavdinë, ka nevojë për një zemër njerëzore që e çmon dhe e do



Cdo faze e jetes, cdo vit, dekade apo shekull kane folur per lavdine njerezore , per menyrat si ajo eshte fituar , per ndikimet e saj mbi jeten , mbi mendjen e njeriut gjithashtu kane folur per ato zemra qe e kane perkrahur kete lavdi.
Realiteti njerezor tregon dhe pranon qe ka njerez qe per merita, per vlera apo per arsye te vecanta kane shkelur podiumin e lavdise, e kane pushtuar ate me gjithe forcen e tyre.


Ne cdo fushe te jetes ku punohet, luftohet ose ndertohet me pune ,mund e djerse, ne menyre te ndershme apo jo , me guxim,trimeri apo jo dallohen njerez te cilet kapen fort pas lavdise e arrijne ate dhe gozhdojne kembet aq fort sa nuk shkeputen me prej saj.Ka plot njerez te cilet te njohin per keto cilesi por ka edhe nga ata qe nuk te kane pare dhe njohur kurre me pare . E te gjithe keta njerez c’bejne ?Flasin e cmojne lavdine tende ne jete.


Cdo gje eshte e ndertuar me dy ane ashtu sikurse eshte medalja nje simbol tanime i konsumuar. Edhe ne aktivitetin tend lavdioz merr pjese pozitivja ashtu sikurse edhe negativja.Pozitiviteti lidhet me merita ,vlera apo gjithcka qe ty te ben te arrish me ndershmerine e plote kete lavdi.Negativiteti lidhet me ato antivlera qe gati po shtohen shume keto dite ,lidhet me: babezine, intrigen ,me hakmarrjen . Rruga ku te cojne keto?E lehte. Ne boten e turbullt, ne cekuilibrimin e meritave dhe lavdise.Disa njerez kur ke fame apo lavdi per arsye te shpresave te ushqejne per perfitimin e tyre vetjak , te perkrahin dhe te nxisin qe te vazhdosh ne rrugen qe ke ndermare, disa te tjere per arsye xhelozie apo zilie ndonese jo hapur,ne menyre teper te maskuar mundohen si e si te zbehin lavdine . Intriga eshte ajo arme e mprehte e luftes kunder lavdise. 


Ne te gjitha peripecite e jetes pro dhe kundra gjithmone lind dhe egziston nevoja e pranise se dikujt e cili te ngroh me pranine e tij njelloj sikur je afer nje vatre zjarri.Gjithnje eshte e nevojshme dashuria se pa te nuk ka jete, nuk ka kuptim as fjala lavdi . Edhe kur je njeriu më me fame , më me lavdi duhet prania e nje zemre njerezore qe te te tregoje ne cdo moment se cili je , te te tregoje vlerat qe ti ke, duhet nje zemer qe te cmon e te do perjetesisht, te mbush me dashuri dhe te frymezon per te ecur perpara ne rrugen me te drejte, te ndershme dhe te pa gabuar , qe te qorton ne momentet e duhura , te keshillon dhe inkurajon dhe kjo zemer njerezore nuk ka emer tjeter vec :ZEMRA E NENES!

Lexo me shume...

Friday, February 15, 2013

ESE: Cdo te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali ?

Cdo te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali ?




Bota ne te cilen jetojme, shoqeria njerezore e se ciles jemi pjese gjate gjithe kohes se  ekzistences se saj ka krijuar rregullatoret e vet per te mbijetuar. Pjese e ketyre rregullatoreve jane kodet ligjore, ato morale, pse jo edhe feja. Me ane te ketyre shoqeria njerezore kufizohet; jo ne nje konotacion negativ, por kufizohet ne te kryeren e gjerave jo njerezore. 
Por cfare do te ndodhte nese kete shoqeri ne do ta linim ne liri te plote, pa ligje, fe apo moral? A do te vazhdonte te ekzistonte ende apo do te ishte shfarosur?

Kur analizojme kete pyetje e para gje qe na vjen ne mend eshte: cfare eshte morali ne vetvete?  Ne nje kuptim te gjere morali eshte aftesia e nje personi per te dalluar veprimet te mira nga ato te keqija. Problemi i etiketimit te nje veprimi i mire apo i keq varet nga kultura, nuk mund te themi qe eshte objektiv, pra ai ndryshon ne vende te ndryshme. Shpesh here shoqerite me te prapambetura i quajne ato me te civilizuarat si amorale apo te shthurura. Kjo vjen nga pasoja te ndryshme, por kryesisht mund te themi qe kodet e tyre morale jane me te ngurta. Nje kod moral mund te shihet si nje permbledhje se cfare besojne njerezit qe mund te te beje nje njeri te mire. 
Morali i brendshem ashtu si kodet morale te nje shoqerie na ndohmojne te mos kryejme veprime jo njerezore, si per shembull te vrasim dike pa arsye.

Por realisht cfare do te te ndodhe nese nuk ka moral? Padyshim pergjigja eshte hipotetike, bazuar ne analizen e mesiperme te asaj cka quajtem moral. Ne nje shoqeri krejtesisht te lire, pa kufi ligjore dhe morale do te mbreteronte kaosi. Asgje e mire nuk krijohet kur nuk ka rregulla. Njerezit do te vrisnin njeri tjetrin pa arsye dhe askush nuk do ta ndalonte. Ndoshta dhe fenomene me te erreta si kanibalizmi, perdhunime etj. Imagjinojeni vete: te mund te kishit ne dore gjithcka dhe te mos kuptoje cfare eshte e mire dhe cfare e gabuar. Kjo shoqeri do te ishte e destinuar te zhdukej ne nje hark kohor shume te shkurter. 
Kur hedhim nje sy nga mbreteria e kafsheve shohim qe sado kaotike mund te duket ne pamje te pare, ajo realisht funksionon mjaft mire. Kafshet e njohin moralin dhe e respektojne. Kur ne ushqejme nje qen, ai vjen dhe na lepin doren; shenje mirenjohjeje nga ana e tij ndersa kur i gjuajme me gur ai na sulmon. Kjo tregon qe qeni e kupton se cfare eshte e mire dhe cfare e keqe, pra dhe kafshet kane rregullatoret e tyre.

Si perfundim mund te themi qe nje shoqeri te jete e afte te ekzistoje ne rradhe te pare e me as te perparoje ka nevoje per rregullatore si ligji, morali etj. Sigurisht qe ka lirine e saj, por sic eshte dhe pika kryesore e te drejtave te njeriut: liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Ne nje shoqeri pa moral dhe pafund liri, nuk do te ishte e mundur te jetoje.
Lexo me shume...

Wednesday, February 13, 2013

Shqipëria në vitet 1912-1939

Shqipëria në vitet 1912-1939Shteti shqiptar u krijua në 28 Nëntor 1912, pas vendimit të Kongresit të Vlorës për të shpallur pavarësinë e vendit nga Perandoria Osmane. Kjo periudhe është periudha parakomuniste, ku Shqipëria po mundohej të zhvillohej si shtet.

Qeveria e Vlorës dhe Princ VidiKongresi i Vlorës vuri në krye të vendit Ismail Qemalin i cili me shpejtësi krijoi qeverinë e re. Detyrat që shtroheshin para qeverisë ishin shumë imediate : vendi rrezikohej të 

Saturday, February 9, 2013

Ligji I dyte I termodinamikes . Vdekja termike e Universit .



Parimi i dyte apo ligji i entropise thot qe ne sistemet e izoluara entrpia e tij eshte gjithmone ne rritje. Nderrimi i entropise se nje sistemi definohet si shume e tersishme apo integral i nderrimeve te nxehtesise pjestuar me temperaturen e sistemit ne shqyrtim.
Kur theksojme entropine (shenohet me S, aludojme ne ndrrimin e saj por duke filluar nga vlera e saje zero.( E njeta gje vlen edhe me definimin e potencialit apo distances).
Me nderrimin e entopise se sistemit te caktuar analizohet kahja e levizjes se proceseve fizike, kimike , biologjike etj. Kur nderrimi i entropise(delta S) është me i madhe se zero procesi është irreverzibil ( i pa kethyeshem), kur nderrimi është zero procesi është reverzibil dhe kur ndrrimi ne fjale ka vleren me i vogel se zero procesi është i pamundur.
Ketu shihet roli i gjitheanshem i ligjit te nderrimit te enropise apo parimit te dyte te termodinamikes. Me ane te tij parashihen levizjet e proceseve ne shkence shoqeri dhe kahet rrjedhjes se informacionece.Entropia ne aspektin informative definohet si shkalle e crregullesise. Crregullsia apo kaosi dhe rregullesia janë procese fundamentale ne te gjitha lemite e hulumtive.
Te themi psh. qe Universi si sistem i izoluar ka nje entropi ne rritje për cka dihet qe ai zgjerohet ne menyre te pakethyeshme. Parimi i trete ne fakt quhet parimi zero(0) i termodinamikes.Keto nuk po e trajtojme por vetem te themi qe ai ndihmone ne definimin e teperatures dhe për ta kuptuar shum lehte, te mendojme situaten si vijon. Kur dy madhesi janë te njejta me nje madhesi te trete atehere ato janë te njejta edhe me njera tjetren.


Vdekja termike e Universit  është fati  përfundimtar I supozuar  I universit, në të cilin gjithësia eshte zvogëluar ne një gjendje  pa energji termodinamike te lire dhe prandaj nuk mund mbështetse proceset që konsumojnë energji (duke përfshirë njehsimin dhe jetën).
Vdekja e termike nuk nënkupton ndonjë temperaturë absolute të veçantë, por vetëm kërkon që ndryshimet e temperaturës ose proceset tjera nuk mund të shfrytëzohen për të kryer punën. Në gjuhën e fizikës, kjo është kur universi arrin ekuilibrin termodinamik entropia (maksimum). Hipoteza e vdekjes termike, buron nga idetë e William Thomson, 1st Baron Kelvin, i cili në vitet 1850 mori teorinë e ngrohjes si humbje e energjisë mekanike në natyrë (mishëruar në dy ligjet e para të termodinamikës) dhe  atë në proceset e mëdha në një shkallë universale.
Ideja e vdekjes termike, buron nga ligji e dytë të termodinamikës, i cili thotë se entropia tenton të rritet në një sistem të izoluar. Nëse universi zgjat për një kohë të mjaftueshme, ajo do të qase asimptotatikisht   një shtet ku të gjithë energjia është shpërndarë në mënyrë të barabartë. Me fjalë të tjera, në natyrë ka një tendencë për  (humbje të energjisë) së energjisë mekanike  prandaj, me ekstrapolim, ekziston pikëpamja se lëvizja mekanike e gjithësisë do të zbrese poshtë, si puna konvertimit në ngrohje , në kohën e duhur të ligjit të dytë. Ideja e vdekjes termike është propozuar së pari në drejtim të lirshem , filluar në vitin 1851 nga William Thomson, 1st Baron Kelvin, i cili teorizoi më tej pikëpamjet mekanike te humbjes se energjisë sipas Sadi Carnot (1824), James Joule (1843), dhe Rudolf Clausius (1850) . Pikepamjet e  Thomson u përpunuan pastaj në më shumë definicione gjatë dekadës së ardhshme nga Hermann von Helmholtz dhe William Rankine.
Ideja e vdekjes të ngrohjes e universit rrjedh nga diskutimet e zbatimit të dy ligjeve parë të termodinamikës në procese universale. Konkretisht, në vitin 1851 William Thomson përshkroi pikëpamjen, si të bazuar në eksperimentet e fundit në teorinë dinamike të ngrohjes, se "ngrohja nuk është një substancë, por një formë dinamike e efektit mekanik, ne e perceptojmë se duhet të jetë një ekuivalencë në mes të punës mekanike dhe ngrohjes, si në mes të shkakut dhe pasojës. ".
Kelvin-i  origjinalizoi  idenë e vdekjes termike  universale në 1852. Në 1852, Thomson botoi  "Për një tendencë Universale në natyrë ; për shpërndarje të energjisë Mekanike", në të cilin ai përshkroi bazat e ligjit të dytë të termodinamikës përmblidhen nga pikëpamja se mocioni mekanik dhe I energjisë përdoret për të krijuar atë lëvizje qe do të tentojë të zhduket ose të drejtohet  poshtë, natyrisht. [2] Idetë në këtë botim, në lidhje me zbatimin e tyre në moshën e diellit dhe dinamikën e operacionit universal, tërhoqi sërën e William Rankine dhe Hermann von Helmholtz. Tre prej tyre  thane  se kanë shkëmbyer idetë në këtë temë. [3] Në 1862, Thomson botoi "Për moshën e ngrohjes e diellit", një artikull në të cilin ai përsëriti besimin e tij themelor në pathyeshmërine e energjisë (ligji i parë ) dhe shpërndarje universale te energjisë (ligji i dytë), duke çuar në përhapjen e ngrohjes, ndërprerjen e levizjes se dobishme (punë), dhe lodhjen e energjisë potenciale përmes universit material duke qartësuar pikëpamjen e tij për pasojat e gjithësisë si një e tërë. Në një paragraf kyç, Thomson ka shkruajtur:
Rezultati ne mënyrë të pashmangshme do të jetë një shtet i pushimit universal dhe vdekje, nëse universi ishte e fundem dhe e la t'u  bindet  ligjeve ekzistuese. Por kjo është e pamundur të krijoje një kufi për masën e materies në univers, dhe për këtë arsye shkenca tregon më tepër për një progres të pafund, nëpër një hapësirë ​​të pafund, te  veprimit qe përfshin transformimin e energjisë potenciale në lëvizje te dukshme dhe kështu në nxehtësi, sesa të një mekanizmi të vetem te fundem, drejtimin poshtë si një orë, dhe ndalimin për gjithnjë. [4]
Në vitet që ndjekin  1852 dhe 1865 ne botime , Helmholcit dhe Rankine , kredituan Thomson  me idenë e tij , por lexoni më tej në botimet e tij nga pikëpamjet botuese deklarohet se Thomson argumentoi se gjithësia do të përfundojë në një "vdekje termike " (Helmholcit) cila do të jetë "fundi i të gjitha fenomeneve fizike" (Rankine).
Lexo me shume...

Na ndiqni ne

Twitter Facebook Google Plus LinkedIn RSS Feed Email
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja