Maturanti Shqiptar: March 2013

Saturday, March 23, 2013

Komedia Hyjnore- Analize letrare

1.Krijimi dhe burimi i veprës

Danteja këtë vepër e koncipoi në Firencë,por intensivisht e punoi në mërgim që nga viti 1315 deri më 1321.

E quajti komedi sepse në kohën kur jetoi Dante kështu quheshin të gjitha ato vepra që fillonin me peripeci dhe mbaronin me hepiend.

Vepra u quajt hyjnore jo ngaqë në të kishte ndërhyrje ferare-shenjtore por nga ajo se pas 2 shekujsh ende nuk ka arritur ndonjë shkrimtar të paraqesë një vepër aq të menduar e komplete si ajo prandaj iu dha epiteti hyjnore.

Këtë komedi e cilësojnë

I huaji - Albert Kamy - (Analiza)

Analiza 2

Tema: fatkeqsitë e një njëriu i cili i shtyrë nga rrethanat e përfundon jetën si kriminel.
Kamy vë në pah situate jetësore, kur ekzistenca e njeriut përjetohet si absurd.

Ndërtimi: ndahet në dy pjesë me njëmbëdhjetë kapituj.
Subjekti: në pjesën e parë zbulohet jeta e rëndomtë e kryepersonazhit Mërso. Ai gjendet përballë situatave para të cilave ndjehet i pafuqishëm, çka e bën të mos i jap kuptim jetës së vet.

Veprimi fillon me telegramin që merr nga Shtëpia e pleqve që e njofton me vdekjen e së ëmës. Këtë lajm ai e prêt me gjakftohtësi, nuk derdh as n

I huaji - Albert Kamy - (Analiza)

Analiza 1


Tema: fatkeqsitë e një njëriu i cili i shtyrë nga rrethanat e përfundon jetën si kriminel.
Kamy vë në pah situate jetësore, kur ekzistenca e njeriut përjetohet si absurd.

Ndërtimi: ndahet në dy pjesë me njëmbëdhjetë kapituj.
Subjekti: në pjesën e parë zbulohet jeta e rëndomtë e kryepersonazhit Mërso. Ai gjendet përballë situatave para të cilave ndjehet i pafuqishëm, çka e bën të mos i jap kuptim jetës së vet.

Veprimi fillon me telegramin që merr nga Shtëpia e pleqve që e njofton me vdekjen e së ëmës. Këtë lajm ai e prêt me gjakftohtësi, nuk derdh as një pikë lot, fle rrugës për në Marengo (qyteti ku gjendet Shtëpia e pleqve), para kufomës pi cigare dhe

Eugjen Onjegin - Analiza

Ky roman është ndër të parët i shkruar në vargje.

Edhe pse i takon epikës  në të ka edhe mjaft pjesë lirike të ndërfutura dhe paraqet një vepër të ngjizur epiko-lirike.

Lirika shfaqet me atë kur Pushkini e shpreh haptazi qëndrimin e tij përmes personazheve , narracionit të shkrimtarit , përshkrimeve të natyrës , analizës psikologjike të personazheve , digresioneve të ngjarjeve.

Tema e romanit është ,,jeta ruse , ajo e fshatit dhe e qytetit rus në fillim të shekullit XIX .

Bjelinski , studiues i thellë i veprës së Pushkinit,thotë se shumësia e temave e emërton këtë roman si ,,enciklopedi të jetës ruse të vitetve 20 të shek XIX‟‟.

Rrethanat politike –shoqërore-ekonomike të Rusisë së shek XIX ishin : zhgënjimi i masave popullore pas fitores historike kundër Napoleonit , vazhdimi

Analiza e vepres Lumi i vdekur nga Jakov Xoxa

Ngjarjet te romani "Lumi i vdekur"i Jakov Xoxe-s shtrihen brenda viteve 1938 -1939 të shekullit XX. Rrëfimi i ngjarjes në romanin "Lumi i vdekur" fillon me shpërnguljen e dhunshme të familjes së Pilo Shpiragut nga fshati Grizë dhe mbyllet pas një viti, me shpërnguljen po të kësaj familjeje, tani nga fshati Trokth. Brenda këtij harku kohor janë vendosur një varg ngjarjesh, kryesisht dramatike, me intensitet shkallëzues. Qerrja e ngarkuar me plaçkat e shtëpisë nis rrugën pa ditur ku do të degdiset. Sa për një natë Pilo Shpiragu vendos të strehohet tek hani i Bishtanakës, ku rastësisht ai do të gjejë "shpëtim" te tregtarët e Fierit, të cilët do ta punësojnë në fermën e fshatit Trokth. Në të njëjtën kohë ai do të njihet dhe me familjen kosovare të Sulejman Tafilajt. Të dyja këto takime do të përcaktojnë rrjedhën e mëtejshme të jetës dhe të fatit të familjes Shpiragu. Ngjarja pas takimit në hanin e Bishtanakës do të lejojë degëzimin e rrëfimit dhe të gjurmëve të rrugës së familjes kosovare, por dhe të asaj të fshatarëve të Trokthit, ku kemi një përqëndrim të veçantë rreth historisë së familjes së Koz Dynjasë. Pilo Shpiragu me familjen e vet do të përfundojë në fshatin Trokth dhe do të marrë në dorëzim gjënë e gjallë të tregtarëve fierakë. Fshati nuk e pret mirë familjen e ardhacakut dhe e konsideron si dorë të zgjatur të tregtarëve fierakë, por Pilo Shpiragu përqendrohet i tëri vetëm në një pikë: si ta sigurojë ekzistencën e familjes së vet të mbetur në rrugë. Bota e fshatit të Myzeqesë, pra, shtrihet brenda projektit të gjerë përmes fatit të tri familjeve: të familjes Shpiragu, të dëbuar nga beu i vendit, të asaj kosovare Tafilaj, të dëbuar nga pushtuesi sllav dhe të familjes trokthase të Koz Dynjasë. E para do sprovohet përmes kthesave më të mprehta dramatike, ajo e Kosovës do të sfidohet nga shija dhe ndjenja e ardhacakut, e të huajit, prandaj e nënshtruar do të provojë të përshtatet në kushtet e reja, si dhe familjet e fshatit Trokth të vendosura në luftë të përhershme për t'u mbrojtur dhe për të siguruar ekzistencën. Paralelisht me këto rrjedha dhe e gërshetuar me to do të zhvillohet edhe lidhja intime mes vashës së Shpiragajve me emrin Vita dhe kosovarit Adil. Kjo linjë nga ana e vet ka shijen dhe domethënien e një simbolike. Pakti mes Pilo Shpiragut dhe tregtarëve të Fierit nuk do të arrijë ta mbushë as rrethin kohor të një viti. Përmbytja simbolike e fshatit nga lumi i përçudnuar solli pasoja tragjike për Shpiragajt, të cilëve dhe ç'ka u mbeti nga gjëja e gjallë do t'ua rrëmbejnë përsëri trëgtarët. Kështu, familja Shpiragaj mbeti në mes të rrugës më e vetmuar dhe më pa asgjë se kurrë më parë. Ballë për ballë me rrezikun për të mbetur pa ekzistencë, që të mbiietojë, Pilo Shpiragu ai vendos t'i bindet përsëri beut dhe të pranojë kërkesat e tij që si viktimë të parë lakmonte Vitën, ai vendos ta punësojë atë kopile në oborrin e beut. Por, shpleksja e narracionit të romanit do të nisë me arratisjen e Vitës dhe të Adilit në male.
Figura e Pilo Shpiragut (dhe e familjes Shpiragaj) është strumbullar që i lidh tërë rrjedhat narrative të romanit. Ky përcaktim kompozicional i autorit ka rezultuar që, edhe pse bëhet fjalë për një nga romanet më voluminose të letërsisë shqiptare, rrjedhat fabulare të tij lidhen përmes një kohezioni të qëndrueshëm, të brendshëm. Edhe atëhere kur rrëfehen "mesele" nga urtia dhe përvoja jetësore e popullit, që në fakt është karakteristike e rrëfimit romanesk të këtij autori, ato, qoftë drejtpërdrejt ose tërthorazi, lidhen dhe kanë të bëjnë me shtratin bosht të ngjarjes së rrëfyer. Pilo Shpiragu është figurë tek i cili është përqendruar vëmendja e autorit. Dhe, ai, Pilo Shpiragu, është nisur të jetë i përkryer si njeri, që ta ruajë deri në fund pastërtinë, por ligjet e jetës mbi të kanë rënë me tërë brutalitetin dhe në çaste të caktuara e kanë detyruar të lakohet. Megjithatë, Pilo Shpiragun e përjetojmë si figurë që rrezaton domethënie përgjithësuese, si person që shpreh dhe një pjesë të sprovave e të dilemave të kohës së vet. Autori mëton që në tiparet e tij (edhe te Koz Dynjaja) të koncentrohen paragjykimet dhe morali i fshatarëve shqiptare të kohës; përmes tyre ai arrin të realizojë tipizimin letrar për rrethanat e mjedisit shqiptar të asaj kohe. Natyrë energjike dhe me inisiativë Pilo Shpiragu beson se do të arrijë pavarësinë ekonomike të familjes, falë krahëve dhe djersës së vet, duke mos e ndjerë nevojën për solidaritet. Por ky ishte një iluzion. Pilo Shpiragu, këtë nevojë do ta ndjejë vonë. Edhe figura e familjes kosovare, ajo e Sylejman Tafilajt, në vetvete është bërthamë që mpleks jehona të rëndësishme nga drama e përgjithshme kombëtare. E dëbuar dhunshëm nga pushtuesi serb ajo nuk do të rehatohet në moçalet malarike të Myzeqesë dhe nuk do ta gjejë ngrohtësinë e mjedisit. Fati i familjes së arratisur dhe të dëbuar kosovare do të vazhdojë dhe në epokën e komunizmit shqiptar. Jakov Xoxa i ka vërejtur me mprehtësinë e intuitës krijuese raportet mes fshatarëve të Myzeqesë dhe të Kosovës që në fillim e kanë përjetuar si kundërshtar njëri-tjetrin, si palë që do ta rrezikonte apo vështirësonte ekzistencën e secilit. Tek romani Lumi i vdekur, krahas rrjedhave spontane të veprimeve të personazheve, qoftë të përcaktuara ato nga shtysat e jashtme ose të brendshme, ndjehet ndërhyrja e autorit, sado e fshehtë qoftë. I tillë duket dhe veprimi i arratisjes së dy të rinjve, i Vitës dhe Adilit. A është ky një veprim i paramenduar si zgjidhje e mundshme, apo vetëm veprim i turbullimit të çastit, që se ka të qartë ecjen, drejtimin, cakun? Sikur ky vendim të ishte vendosur në një kontekst tjetër kohor, bie fjala në fillim të viteve '30, do të dukej plotësisht pa rrugëdalje, si një ikje drejt një horizonti fare të mbyllur. Kurdisjen e zgjidhjes si arratisje nga kurthi, autori e bën duke thirrur në ndihmë një alibi të fortë: arratisja në fund të viteve '30 përputhet me fillimin e një përmbysjeje të madhe historike, përmbysje që do ta sillte dhe që e solli Lufta e Dytë Botërore. Vetëdijshëm apo jo, dy të rinjtë do të gjenden në krahët e kësaj lëvizjeje për ndryshime të mëdha. Një parim tjetër në praktikën krijuese të Jakov Xoxës është edhe synimi për të rrëfyer bindshëm. Ai që rrëfen, pra tregimtari në emër të autorit, dëshiron ta bindë lexuesin në atë shkallë vërtetësie që nuk është e mundur pa qenë njëherë i bindur vetë, ai që rrëfen. Ky parim tregimtar e kultivon praktikisht sqarimin, arsyetimin, mbështetjen absolute të çdo detaji dhe të çdo veprimi. Një dimension që romanin e Jakov Xoxës e bën tërheqës, është ndjenja se tërësinë e fabulës e rrëfen një dëshmitar i vërtetë i ngjarjeve dhe se ky tregimtar thotë të vërtetën, di të zgjedhë fjalë e shprehje të vërteta, t'i shqiptojë qetë ato, të nxisë kërshërinë për të dëgjuar e për të ditur " Ç'ndodhi më vonë"; të zgjojë interesim për personazhet. Kështu, Jakov Xoxa në mbështetje të përvojës krijuese realiste dhe të filozofisë jetësore të shpirtit kolektiv, ka artikuluar stilin, shkollën e vet në zhanrin e romanit shqiptar në përgjithësi.
Lexo me shume...

Hasta La Vista - Analiza

Hasta La Vista një ndër romanet më të mira në ciklin e romaneve të Autorit Petro Marko.

Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Në të rrëfehen betejat e shumta gjatë viteve të kaluara në front, të cilat përshkruhen me një gjuhë të gjallë dhe të papërsëritur. Krahas ngjarjeve për rrjedhat e luftës, rrëfehet dhe linja e dashurisë ndërmjet luftëtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, në romanin "Hasta la vista" rrjedh në dy binarë: rrëfimi për luftën dhe rrëfimi

Andrra e Jetës - Ndre Mjeda - Analiza

  Në këtë poemë shoqërore-psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti. Kjo poemë është vazhdim, shtjellim i përgjithshëm i atyre motiveve nga jeta e fshatarëve të varfër, që e shqetësonin Mjedën dhe njëkohësisht pasqyrë e mendimeve të tij për jetën njerëzore dhe lumturinë.
    Në qendër të vëmendjes është një familje e varfër malësore që përbëhet nga nëna dhe nga dy vajzat. Poema ndahet në tri pjesë që i përgjigjet fatit të tre heroinave: Trinës, Zogës e Lokes.
    "Andrra e jetës" hapet me një metaforë aq të thjeshtë sa edhe të hijshme, të gjallë e kuptimplotë:

    Molla t'kputuna nji degët,
    dy qershia lidhë n'nji rrfi
    ku fillojnë kufijt e gegët
    rrinë dy çika me nji nanë.

    Kjo metaforë jep idenë e lidhjes

Sikur t'isha djalë - Analiza

Sikur t'isha djalë është roman në gjuhën shqipe i shkruar nga shkrimtari shqiptar Haki Stërmilli.
Përmbajtja

  

Përmbledhje

Romani "Sikur të isha djalë" ishte një jehonë e kësaj lëvizjeje shoqërore dhe një nga veprat ku ajo u pasqyrua më gjerë e në mënyrë të drejtpërdrejtë. Romani ka formën e një ditari, të mbajtur nga personazhi kryesor i tij, vajza e re, Dija. Nëpërmjet shënimeve të saj lexuesi njihet me jetën e përditshme të një familjeje të zakonshme qytetare shqiptare, ku ndihet edhe prapambetja e theksuar shoqërore, edhe pozita e mjeruar e gruas në familje, e cila duhet të bëjë një jetë të mbyllur brenda mureve të shtëpisë e sipas ligjeve patriarkale.

Bota shpirtërore, ndjenjat dhe dëshirat e saj duhet të ndrydhen e të shuhen, ndryshe shfaqja e tyre shkakton skandal në familje dhe në shoqëri. Për sa kohë jeton në familjen e saj, duhet të vendosë për gjithçka babai, e kur të martohet, të vendosë burri. Kështu, ajo është një skllave, që duhet të lindë fëmijë të cilët do të bëhen përsëri viktimë e këtyre ligjeve të egra sunduese

Analize Letrare: Kështjella Ismail Kadare - (Analiza)

Romani Kështjella nga Ismail Kadare-kritike letrare

Romani “Kështjella’' , i botuar me 1970, është ndër veprat e para të Ismail Kadaresë, me të cilën, sikurse edhe me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, i ikën në mënyrë mjeshtërore skematizmit që e impononte metoda e realizmit socialist, duke krijuar kështu një vepër, e cila, edhe si përmbajtje, edhe si strukturë, qysh atëherë qëndron përkrah vlerave letrare të popujve të shteteve me demokraci të zhvilluara. Temën për këtë vepër autori e merr nga e kaluara historike popullit tonë, nga periudha e Skenderbeut. Si i këtillë, ai është roman historik, pasqyron rrethimin e Kështjellës së Krujës nga ushtria osmane dhe rezistencën e kështjellarëve ndaj ketyre pushtuesve.
Shih edhe  Gjenerali i ushtrisë së vdekur

Romani Kështjella fillon me vendosjen e trupave osmane përreth kështjellës. Hapësira aty shndërrohet në një kamp me plot tenda, reparte e pajisje të  tjera ushtarake. Ushtria, e udhëhequr nga kryekomandanti Turgut Pashai, në fillim bën përpjekje t’i bindë kështjellarët të dorëzoheshin. Mirëpo, meqë kjo përpjekje dështon, në Këshillin e saj të luftës kjo ushtri bën organizimin dhe  planet që qëllimin ta arrijë me luftë.
 Shih edhe Kronike ne gur

Sulmet e saj vazhdimisht hasin në rezictencën e  madhe të kështjellarëve.Përveç të tjerash, ata mbrohen edhe me rrëshirë të valë të  cilën ua hedhin ushtarëve turq, nga të cilët me mijëra mbesin të vrarë.Që  në sulmin e parë verbohet poeti Sadedin, i cili  kishte marrë përsipër ta përjetësojë në vargje ekspeditën turke. Të pasuksesshme dolën planet e shumta, bisedat e pafund në Këshillin e luftës, konsultimet e njerëzve të  ditur si oficerë ushtarakë, astrologë, mjekë (Sin Selimi) e të tjerë.

Nuk bëjnë punë as operacionet ndëshkimore për plaçkitjen e për djegien e fshatrave, as hapja e gërmojës që në Kështjellë të hyhej nga poshtë,  si gjarpri. Pikërisht kur gërmoja arrin nën kështjellë, kështjellarët e rrënojnë atë  duke varrosur aty përnjeherësh shumë xhenierë që kishin punuar për hapjen e saj. Nuk ndihmon madje as gjuajtja me topin shkatërrues, sepse edhe ai, në vend se të godasë keshtjellën, bie në turmën e jeniçerëve. Për këtë arsye shpallet se topi është “me xhinde”, kurse ndihmësin e kryemekanikut, Saruxhait, e ekzekutojnë. Për pushtimin e kështjellës nuk bën punë as plani tjetër i Këshillit të  luftës që të pengohet shtimi natyror i shqiptarëve, as përpjekja që qëllimi i tyre të arrihet nëpërmjet luftës biologjike -  hedhjes së minjve të ngordhur në puset e ujit. Kështjellarët ishin vazhdimisht zgjuar. Përcillnin çdo hap që ndërmerrte armiku dhe ndaj çdo mase të  tij organizonin mbrojtjen. Kur turqit zbulojnë ujësjellësin dhe ndalin ujin e pijes, kështjellarët shfrytëzojnë puset rezervë që të mos vdesin nga etja; kur ushtarët turq hedhin minj të  ngordhur në puse, kështjellarët gjejnë puse të tjera rezervë.

Shih edhe Ismail Kadare

Ushtareve turq ua fuste frikën sidomos lufta që Skënderbeu e zhvillonte natën. Në një rast të  tillë atyre u bëhet bira e miut treqind groshe, siç thuhet në popull. Në një vrimë të tillë, madje, ishte mbyllur edhe kronikani Mevla Çelebiu, i cili  ishte aty për të  shkruar rrjedhën e zhvillimit të  ekspeditave të  ushtrisë turke. Në sulmin e fundit planifikohet të marrin pjesë drejtpërdrejt edhe të gjithë anëtarët e Këshillit të luftës, si edhe vetë Tursun Pashai, të cilit, kur ngre dorën për të sulmuar, i shkëlqen si rrufeja myhyri në diell. Kështu edhe sulmi i tij, që vjen si masë e fundit e ushtrisë së tij, del i pasukses.

Ndërkohë fillon vjeshta me shira. Në këto kushte pushojnë ekspeditat turke. Në një disponim të tillë të rëndë, pikërisht si dita e vjeshtës me shira e mjegulla, Tursun Pashai, i zhgënjyer dhe i thyer shpirtërisht, pi helmin dhe vdes. Ai vdes me emrin e Skenderbeut ne gojë, të cilit ia kishte aq shume frikën. Në këtë mënyrë merr fund edhe ekspedita e tmerrshme, por edhe jeta dhe karriera e një kryekomandanti të tmerrshëm. Ushtria osmane tërhiqet.

Ky është  në të vërtetë subjekti i romanit, i cili sidomos për kohën kur u shkrua, por edhe gjithnjë, paraqet një risi sa i përket strukturës së shkrimit, por edhe mënyrës së trajtimit të temës së romanit Kështjella.Në qendër te përmbajtjes së romanit Kështjella është jeta, organizimi, planifikimi dhe realizimi i sulmeve që planifikonte ushtria otomane. Qëndresa dhe lufta e shqiptarëve për mbrojtjen e Kështjellës jepet fare natyrshëm, në  një sfond tjetër, si në rrëfim evokues, pa hiperbolizime e ekzagjerime të betejave dhe të heronjve të tyre.Fare natyrshëm, por me një përshkrim mjeshtëror artistik paraqitet edhe ushtria pushtuese me ushtaret, oficerët e kuadrot e tjera të saj, bota e tyre, psikologjia e personazheve, përshkrimi i zakoneve dhe sjelljeve të tyre.

Në këtë roman të quajtur Kështjella autori ka vënë në spikamë tri momente apo fakte të rëndësishme historike: e para, kur turqit vijnë në Shqipëri, hasin në një popullsi të krishterë; e dyta, që me ngulmimin e tyre aty ata shfaqin haptas qëllimin për islamizimin e popullsisë dhe, e treta, kur tërhiqen nga Shqipëria janë të vetëdijshëm se prapa kanë lënë Evropën. Autori nëpërmjet së kaluarës flet për të tashmen dhe të ardhmen e popullit shpiptar: vendi i tij është midis qytetërimit perendimor.

Romani “Kështjella” është shkruar nga dy këndvrojtime narrative (rrëfimtarë): njëri, në veten e  parë, që flet për përjetimet brenda kështjellës, si kronikan i jetës në kështjellë, dhe tjetri, ne vetën e tretë, që është kryesori, rrëfimi për jetën dhe veprimet e ushtareve turq.

Monday, March 18, 2013

Crregullimet e Ankthit



Tema: “Crregullimet e Ankthit”
Crregullimet e ankthit percaktohet nga nje frike e paqarte , e zgjatur por e madhe, qe nuk lidhet me ndonje objekt apo rrethane te caktuar. Crregullimet e ankthit perfshijne siptomat e paaftesise per te clodhur  tensionin e muskujve, rrahjet e shpejta te zemres, friken ndaj se ardhmes, vigjilenca e vazhdueshme ndaj kercenimeve te mundshme dhe veshtirsive per te fjetur.

Prinderit e shqetesuar trasmetojne ankthin te femijet e tyre
Prinderit e shqetesuar jane shqetesim per femijet e tyre. Nje prind ne ankth psikologjik eshte nje model negative per sa i perket qendrimit ne sjellje ndaj botes dhe menaxhimin e problemeve. Studimet ne kete fushe tregojne se nese nena apo babai vuan nga nje crregullim ankthi, ata demtojne femijet e tyre, sepse zbatojne pa dashur dhe shpesh befasisht nje grup te sjelljeve qe trasmetojne pasiguri te femijet dhe mungese besimi ne aftesite e tyre, duke bere veten dhe femijet te pasigurt dhe te shqetesuar. Nje studim nga qendrat e femijeve ka shqyrtuar shume prinder e femije, ne te cilin prinderit kishin marre nje diagnoze ne lidhje me ankthin. Crregullimet e ankthit social, crregullim ankthi i pergjithesuar apo sulme paniku, treguan se prinderit me sjellje te ndryshme jane pergjegjes per ndodhjen e ankthit tek femijet e tyre, ne vecanti u gjeten tek prinderit me ankth, mungese gjestesh apo perkedhelje kundrejt femijeve dhe kjo coi ne mungese besimi ne aftesite e tyre per sukses. Te gjithe prinderit me ankth patologjik kane tendence per kontrollmbi femijet dhe te mos i lene atyre autonomi ne kryerjen e nje deyre. Kete sjellje zhvlersimi dhe ankthi i ftohte tek femijet, jo vetem qe nuk gezon  mbeshtetjen e duhur qe do ti ndihmonte  , por mbi te gjitha ato binden se shpesh gabojne dhe keshtu nuk ka asnje shans per sukses, ashtu si prinderit e tyre , ata parashikojne prirje negative. Ankthi social in je prinderi duhet te konsiderohet si n je faktor rreziku per shfaqjen e ankthit te femijet dhe sit e tille duhet te trajtohen per te parandaluar fillimin e nje crregullimi ankthi tek femija.
Eshte vlersuar  se femijet  e prinderve me ankth kane deri ne 7 here me shume gjasa te vuajne nga ankthe patologjike se femijet e tjere dhe se deri ne 2/3 e femijeve te pacienteve me ankth diagnostikohen per crregullime ankthi. Hulumtuesit  theksojne se 20% e femijeve vuajne nga nje crregullim ankthi. Diagnoza shpesh nentheksohet dhe nuk njihet si e tille. Ankthi i panjohur dhe i pa trajtuar tek femijet con ne depression dhe perdorim substancash, apo deshtim ne shkolle. Te gjitha duhet te shmangin rezultatet negative, ne menyre te ngjashme , eshte e domosdoshme qe prinderi te kujdeset per ankthin per vete dhe per femijet e tij dhe te kujdeset per te shmangur sjelljet e caktuara, qe drejtpersedrejti demtojne femijet dhe qendrimin e tij ndaj vetvetes dhe ndaj jetes.
Prandaj e rendesishme eshte qe prinderit e shqetesuar :
1.      Te mos kene turp mbi problemin e tyre, te njohin dhe te marrin ne considerate per shkak te efekteve qe kjo mund te kete mbi femijet.
2.      Te mesojne te shmangin ato sjellje, te cilat demtojne femijet.
3.      Te pyesin per ndihme dhe mbeshtetje sociale.
Nje menyre qe te arrijme kete eshte e domosdoshme qe prinderit ti nenshtrohen seriozisht psikologjise, per trajtim dhe zgjidhjen e ceshtjes per mirqenien e tij e te familjes se tij, dhe duhet te flase me terapistin se si te merret me femijet e tij.

Kendveshtrimi konjetiv dhe ai biologjik lidhur me shkaqet e ankthit.
Psikologet me pikpamje biologjike mendojne se crregullimet e ankthit mund te trashegohen sepse kto lloj crregullimesh kane prirje per te vazhduar ne familje. Psikologet konjetiv sugjerojne se njerzit te cilet besojne se nuk kane kontroll mbi ngjarjet stresuese te jetes se tyre, kane me shume gjasa te vuajne nga crregullimet e ankthit se sa njerzit e tjere.
Lexo me shume...

Monday, March 11, 2013

Historia e Shqiperise 1912 - 2012

1912 - Me ndihmën e Austro-Hungarisë, Shqipëria shpallet vend i pavarur. Fuqitë e Mëdha garantuan në teori pavarësinë dhe paanësinë e Shqipërisë në rang ndërkombëtar

Paanësia - Krijimi i një shteti të paanshëm të ngjashëm me Zvicrën ishte një teori që qarkulloi me bollëk gjatë së gjithë kësaj kohe, por mbeti vetëm një ëndërr e një grupi margjinal shqiptarësh

1920 - Shqipëria fillon eksperimentin për ndërtimin e një vendi demokratik shumëpartiak me zgjedhje. Grave u jepet e drejta e votës shumë më herët se sa shumica e Europës

1924 - Ëndrra demokratike merr fund, si pasojë e

Wednesday, March 6, 2013

Reforma Agrare si mjet kolonizimi me banore slave ne territoret shqipetare


REFORMA AGRARE DHE KOLONIZIMI NË FUNKSION TË SHPËRNGULJES SË SHQIPTARËVE DHE SERBIZIMIT TË TROJEVE TË TYRE

Jugosllavia e Versajës (1919) në mënyra të ndryshme bëri përpjekje ta zvogëlojë numrin e shqiptarëve, ta shkatërrojë tërësinë kompakte hapësinore etnike të tyre dhe, përmes politikës kolonizuese ta krijojë territorin e pastër etnik në rajonet e banuara nga shqiptarët. Për këto qëllime ndërmori një varg masash drastike të natyrës ekonomike, sociale, juridike e politike, masa për shpërnguljen e dhunshme në Turqi, Shqipëri e në vende të tjera, për asimilim, pastaj ushtroi tortura fizike policore e deri te përpjekjet për shfarosje fizike. Famullitarët shqiptarë në Memorandumin e tyre drejtuar Lidhjes së Kombeve në Gjenevë theksojnë "gjendjen e pikëllueshme që ua ka shkaktuar shqiptarëve dominimi serb; ne me siguri nuk do të jemi të fundit që do të reklamojmë para kësaj instance të lartë të drejtësisë ndërkombëtare nëse nuk ndryshon në themel e në procede politika e qeverisë së Beogradit ndaj subjekteve shqiptare. Kjo politikë tashmë tepër e pasur me ekscese e me fatkeqësi, përmblidhet në

Saturday, March 2, 2013

Ese ' Miqesia '


Qe me lindjen e njeriut ka lindur dhe nevoja te mos jete vetem.Per te mbijetuar atij I duhej te qendronte me te tjere te llojit te tij .Por tani kohet kane ndryshuar .Njeriut nuk I duhet me te mbrohet nga kafshet e egra por nga dicka me e madhe me e eger dhe me e pameshirshme sic jane vete njerezit.Kjo shpjegon nevojen per miqesine …


Miqesia eshte nje marredhenie qe mund te ndertohet ne shume forma.Ajo ka per qellim t’I beje njerezit te ndihen me mire ,me te sigurt ,sikur nuk jane te vetem ne problemet e tyre por kane dike qe jo t’ua zgjidhe por thjesht t’I degjoje ato.Por si cdo gje tjeter qe ka nje fillim dhe nje mbarim , edhe miqesite nuk jane te perjetshme.Kjo ndodh sepse perkrah perditshmerise hyjne smira ,intrigat ,konkurenca etj,veti kto qe kane lindur qe me njerezimin dhe po shtohen per shkak te individualizmit njerezor.Vete jeta eshte kthyer ne nje lufte per mbijetese ne cdo hallke te saj .Prandaj pertej deshires se madhe nuk mund te krijojme dhe te mbajme kurre nje miqesi te sinqerte e dashamirese.Jo vetem me nje mik por edhe me nje te aferm apo te familjes kthehemi ne nje moment te caktuar ne rivale e konkurrente te forte.Megjithate ne emer te kesaj “mbijetese” ne nuk kemi pse humbasim te gjitha virtytet me te mira te cilat duhen vite per t’u fituar.Dhe ne nj e moment hedhim poshte vite te tera pune.


Eshte bere zakon qe ne fillim te shohim anen negative.Por kjo edhe pse nje arme mbrojtese s’eshte e thene qe duhet perhere.Duhet te mendojme pozitivisht duke pare anet me te mira te tjetrit.Duhet ta pranojme shokun apo mikun per ate qe eshte dhe jo per ate qe do donim ne te ishte.


Cdokush prej nesh I ka te dyja anet e medaljes sepse askush nuk eshte I persosur.Nese do mendonim cdo moment te gjithe keshtu do te jetonim ne paqe me veten ne rradhe te pare por edhe me te tjeret.Nuk duhet te behemi njerez te sukseseve por te vlerave.

Lexo me shume...
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja