Maturanti Shqiptar: April 2013

Monday, April 29, 2013

Tragjedia Came ne vitet 1945 - 1946


 Raport i Ministrisë së Jashtme të Turqisë mbi çamët në Greqi 

Çamët shqiptarë
 

Megjithëse e ndarë sot midis Greqisë dhe Shqipërisë, krahina e Epirit në Gadishullin Ballkanik ka qenë etnikisht shqiptare që nga kohët e lashta. Gjatë Konferencës së Ambasadorëve të Londrës në 1913, pjesa jugore e krahinës u nda toka mëmë dhe iu dha shtetit grek, pavarësisht nga fakti që popullsia e Epirit Jugor ishin shqiptarë të besimit ortodoks dhe mysliman. 


Ndërkohë që shqiptarët ortodokse ishin objekte të helenizmit, shqiptarët myslimanë ose u shfarosën ose u dëbuan me forcë nga tokat e të të parëve të tyre nga qeveria greke. 


Shqiptarët myslimanë ose çamët që jetonin në Epirin e Jugut (Çamëria ose Thesprotia siç quhet nga Grekët) ishin viktimat e pastrimit të parë etnik në Europë me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Tragjedia çame ishte një nga tragjeditë më të dhimbshme të kontinentit Europian. Vjetari statistikor i qeverisë greke i vitit 1936 tregonte që 26.000 çamë jetonin në krahinën e Çamërisë në Greqi në atë kohë. 


Si rezultat i pastrimit etnik dhe genocidit të viteve 1944-1945, 30.000 myslimanë shqiptarë u dëbuan me forcë nga krahina e Çamërisë dhe kërkuan strehim në Republikën e Shqipërisë në të cilën jetojnë akoma. 


Sot, janë 150.000 pjesëtarë të kësaj popullsie në Shqipëri, një shifër e cila është rritur për shkak të përqindjes së lartë të lindshmërisë në Shqipëri. Nga ana tjetër numri i tanishëm i çamëve që jetojnë në Greqi vlerësohet në përreth 100 000 . 


Ende këta njerëz janë të privuar nga çfarëdo lloji të të drejtave të minoritetit si minoritete të tjera që jetojnë në Greqi. Për të përmendur vetëm një shembull, ata mund të flasin shqip vetëm në shtëpitë e tyre. 


Popullsia e Çamërisë ka qenë gjithmonë etnikisht shqiptare. Shumë udhëtarë dhe historianë të huaj kanë shkruar që Çameria ka qenë e populluar nga shqiptarë. Madje edhe historiani grek Herodoti ka nënvizuar këtë fakt në librin e tij "Historia" dhe i quajti shqiptarët e Çamërisë "barbarë", nje term i përdorur nga Grekët e lashtë për të dalluar popujt jo grekë. 

“Çamët u masakruan, u përzunë dhe më pas ua grabitën pasuritë”

Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë nga ushtarët grekë që nuk bënin më pjesë në formacionet ushtarake më 27 qershor 1944, në zonën e Paramithisë, ku forcat e Ligës Republikane Greke (EDES) të gjeneralit Zervas hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë, burra, gra dhe fëmijë, shumë prej të cilëve u përdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas dëshmitarëve okularë, të nesërmen, një batalion tjetër i EDES hyri në Parga, ku u vranë 52 shqiptarë të tjerë. Më 23 shtator 1944 u plaçkit qyteti Spatar dhe u vranë 157 veta. Gra të reja dhe vajza u përdhunuan dhe ata burra që mbetën gjallë u grumbulluan dhe u dërguan në ishujt e Egjeut. 

Në bazë të statistikave që jep shoqata “Çamëria” në Tiranë, gjatë goditjeve që janë bërë në vitet 1944-1945, në fshatrat çame janë vrarë gjithsej 2771 civilë shqiptarë dhe konkretisht si më poshtë: në Filat dhe rrethinat 1286, në Igumenicë dhe rrethinat 192, në Paramithia dhe rrethinat 673 dhe në Parga 620. Janë plaçkitur dhe djegur 5800 shtëpi në 68 fshatra. Në një listë të hollësishme të humbjeve materiale përfshihen 110.000 dele, 24.000 bagëti të trasha, 250000 kv grurë dhe 80.000 kv vaj ushqimor, të cilat arrijnë në 11 milionë kg grurë dhe 3 milionë kg vaj ushqimor. 

Si rezultat i këtyre goditjeve, llogaritet që 28.000 çamë të jenë larguar për në Shqipëri, ku u vendosën në periferi të Vlorës, Durrësit dhe Tiranës. Disa qindra çamë u vendosën gjatë bregut të Himarës, në prona të lëna nga familjet që u larguan gjatë luftimeve të egra, fillimisht kundër pushtuesve të Boshtit dhe më pas, më 1944-n, midis Frontit nacionalist grek të Çlirimit të Epirit të Veriut dhe luftëtarëve të Ballit Kombëtar të Shqipërisë. Disa nga çamët u vendosën në fshatrat ekzistuese gjatë bregdetit, si në Borsh, që tradicionalisht ishin myslimanë, duke forcuar karakterin johelenik të zonës. Çamë të tjerë krijuan fshatra krejtësisht të reja, si Vrina afër kufirit grek. 

Vëzhgues ndërkombëtarë kanë konstatuar brutalitetin e përdorur gjatë dëbimeve të çamëve. Joseph Jakobs, shef i Misionit Amerikan në Shqipëri (1945-1946), shkruan: "Në mars të vitit 1945, njësi të forcave të shpërndara të Zervasit kryen një masakër ndaj çamëve në zonën e Filatit dhe praktikisht e spastruan atë nga pakica shqiptare. Sipas të gjitha të dhënave, që kam mundur të mbledh mbi çështjen çame, në vjeshtën e 1944-s dhe gjatë muajve të parë të 1945-s autoritetet e Greqisë veriperëndimore kryen goditje të egra, duke dëbuar rreth 25.000 çamë, banorë të Çamërisë, nga shtëpitë e tyre. Ata u ndoqën deri në kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona. Qindra meshkuj çamë të moshave 15 deri 70 vjeç u internuan në ishujt e Detit Egje. U dogjën në total 102 xhami. Autoritetet greke miratuan më pas një ligj që sanksiononte shpronësimin e pronave të çamëve, duke iu referuar bashkëpunimit të bashkësisë së tyre me forcat pushtuese të Boshtit, si një arsye kryesore për marrjen e këtij vendimi."
Ankesa çame në Lidhjen e Kombeve

Shifra dhe fakte per krahinën

Genocidi dhe të dhënat e popullsisë së krahinës çame. Cila ishte shifra e banorëve që jetonin atje. Regjistrimi turk ka nxjerrë rreth 83.000 shqiptarë ortodoksë në 1910, që përbënin 75% të krahinës. “Shën Bartolomeu” i Çamërisë dhe numri i të vrarëve sipas qyteteve.

Regjistrimi i popullsisë i bërë nga Administrata Turke në 1910 tha që atje ishin 83.000 shqiptarë ortodoksë dhe myslimanë në krahinë. Harta demografike e misionit ushtarak britanik e dërguar në qeverinë britanike në Londër që në prag të Luftës së Dytë Botërore, tregonte që 75% e popullsisë së Çamërisë ishte shqiptare. 

Historiani pro-grek Spiro Muselimi, në librin e tij "Historical Sight Through Thesprotia" (Shikim Historik nëpër Thesproti), i botuar në Janinë me 1974, shkruan që Pershkopi i Thesprotisë në vitin 1870 përktheu disa pjesë të biblës në shqip, meqë popullsia e besimit ortodoks të krahinës nuk kuptonte asnjë fjalë në greqisht. 

Autoritetet greke, duke iu përmbajtur parimit të refuzimit absolut të ekzistencës të grupeve etnike në territorin grek, ndoqën një politike shoviniste të mirë-krijuar, dhe siç dëshmon historia, kryen një genocid kundrejt shqiptarëve të besimit mysliman. Sulmi racial kundrejt shqiptarëve myslimanë të Çamërisë filloi të zbatohet së pari me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, në vitet 1944-1945, kur banda kriminale e gjeneralit famkeq Napoleon Zerva kryen pastrimin etnik kundrejt tyre. 

Në 27 qershor të 1944, bandat kriminale greke kryen barbarizmat më të këqija të provuara në këtë krahinë. Terrori i ushtruar ndaj kësaj popullsie përshkruhet më poshtë. Ai permbledh vrasje, perdhunime, sjellje çnjerëzore, masakra ndaj grave, fëmijëve dhe grave shtatëzënë. Më shumë se 1400 burra, gra e fëmijë u vranë brenda 24 orëve në qytetin Paramithia, të martën, 27 Qershor 1944, e cila u bë data e Shën Bartolomeut për të gjithë Çamërinë. 

Gjatë periudhës Qershor 1944-Mars 1945, 1286 persona u vranë Filat, 192 në Gumenicë, 626 në Margëlliç dhe Pargë. Gjithashtu kishte edhe qindra persona të tjerë të humbur. 

Në të njëjtën periudhe, si rezultat i masakrave greke, akteve të grabitjeve dhe rrëmbimeve të popullsise shqiptare në Çamëri, 2900 burra të rinj e të moshuar, 214 gra dhe 96 fëmijë u masakruan, 745 gra u përdhunuan,76 gra u rrëmbyen, 32 fëmijë më të vegjël se 3 vjeç u masakruan, 68 fshatra u rrafshuan me themel, 5800 shtëpi dhe vende adhurimi u bënë shkrumb e hi ose u shkatërruan. 

Përveç kësaj, 30 000 shqiptarë myslimanë u dëbuan me forcë nga krahina e Çamërisë të cilët u strehuan në Shqipëri. Qeveria shqiptare, mbas luftës u mor me çështjen çame në Konferëncën e Paqes në Paris.
Konferenca e Ministrave të Jashtëm të Forcave Aleate, jo vetëm njohu rrethanat me të vërtetë të vështira në të cilat ishin nënshtruar çamët, por gjithashtu kërkoi riatdhesimin e tyre dhe kthimin e pronave të tyre. Komisioni Hetues Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara, i caktuar për verifikimin e tragjedive në të dyja anët e kufirit, nxjerr konkluzionet në raportin e tij në vitet 1946-1947, raport i mbushur me fakte dhe prova për sa i përket masakrave dhe tragjedive të dhimbshme të popullit çam. 

Realitetet e historisë së kohës së fundit të Çamërisë kërkojnë kujdesin e komunitetit ndërkombëtar. Greqia nuk mund të shmangë por të njohë genocidin e "çamëve shqiptare". 

Të drejtat civile dhe shoqërore të atyre që jetojnë tani në Greqi, të vlerësuar pothuajse në 100.000 sot, duhet të respektohen nga Greqia. Sipas pikëpamjeve zyrtare greke, popullsia myslimane e Çamërisë, e cila numëron pothuajse 150.000 njerëz dhe akoma strehohet në Shqipëri, nuk do të lejohet kurrë të kthehet në Greqi sepse ato gjoja bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

"Ata janë konsideruar si kriminelë lufte sipas ligjeve greke" (K.Mitsotakis, Tiranë, Maj 1992). 

Kjo "hipotezë" është e pavërtetë dhe e shpikur. Konsiderimi i një komuniteti të tërë si "kriminelë", mjaft pjesëtarë të të cilit vdiqën në luftë për çlirimin e Greqisë në Luftën e Dytë Botërorë, është një krim politik dhe historik kundër çamëve. 

Në 1994, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë shpalli 27 qershorin e 1944 si ditën përkujtimore për shqiptarët e masakruar të Çamërisë, dhe një monument u ndërtua në Konispol në kujtim të viktimave të Çamërisë. 

Mbas 1945, me synimin për të ndërtuar strukturën demografike të Çamërisë, filloi konolizimi i saj me Grekë, Romë dhe Ciganë. Greqia donte tëe ndryshonte strukturën demografike të provincës sepse nuk kishte besim te pjesa e popullsisë shqiptare të ngelur atje, sado që ato ishin të besimit ortodoks.

Greqia i vuri fund çdo përpjekje për të ruajtur identitetin e popullsisë shqiptare të besimit ortodoks dhe gjuha shqipe u ndalua të flitej në publik. Për pasojë asimili i shqiptarëve ortodokse u arrit me shpejtësi. Fati i shqiptarëve ortodoksë nuk ishte shumë i ndryshëm sesa ai i vëllezërve të tjerë myslimanë kur ato donin të mbanin identitetin e tyre etnik.
Lexo me shume...

Sunday, April 28, 2013

"Mbreti Lir" subjekti, koment dhe analize (Shekspir)

Tragjedi Shekspiriane mbeshtetur ne gojedhene te kelteve.


Subjekti :
Mbreti Lir eshte mbreti I Anglise. Ai vendos te lere fronin e tij dhe t’a ndaje mes tre vajzave te tij, Gonerilit, Reganit dhe Kordelias. Ai I vendos ato para nje prove ku do te shihte se cila nga vajzat do ta donte me shume. Dy vajzat e medha  nisin ta manipulojne me fjale, ndersa Kordelja, vajza e vogel thote se ajo e do babain e saj ashtu sic do femije. Prandaj ai nuk I jep asaj nga tokat e veta, por e mallkon  dhe  e debon ate nga shtepia. Nderkohe  Kordelja shkon ne France pasi mbreti I Frances ishte ne dashuri me te. Me pas  Liri e kupton se c’gabim te rende kishte bere pasi dy vajzat e debojne nga shtepia dhe e lene ne shi.
Nderkohe  Konti I Glosterit  ka gjithashtu

Friday, April 26, 2013

Ese letrare : Deshira ime


Ese letrare : Deshira ime

Deshira ime . . Siç dihet çdo njeri ka dëshira. Një prej tyre jam edhe unë. Por kur bëhet fjalë vetëm për dëshirat e mia ato janë si një pikë e vogël në universin e pafundë në krahasim me dëshirat e të gjithëve, edhe pse neve nuk na duket ashtu! Shpesh herë duke shfletuar mendjen gjej kujtime të bukura, të paharruara që kam dëshirë ti përsëris edhe sot. Por nuk është çasti i duhur për arsyje të ndryshme. Megjithatë unë mendoj se dëshirat mund të realizohen për veç atyre që mund të quhen “dëshira mbi natyrore”. Nese mendoni se koha ka ndryshuar dhe tani nuk mund të realizoni dëshirat tuaja atëherë gaboheni, sepse koha nuk ndryshon por të vetmin që ndryshojmë jemi ne njerzit.
Të shkruaj për dëshirat e mia nuk besoj se dikujt do ti bëjë shumë përshtypje. Por megjithatë do të shkruaj. Por së pari duhet të faliminderohem se jam mirë me shëndet kjo do të ishte një dëshirë shumë e madhe po mos ta kishim. Pra duhet të jemi faliminderues. Falë zotit po jetojmë në një kohë kur liria e barazimi është në nivel dhe mund të vrapojmë pas dëshirave tona. Po të shkruaja një listë me dëshirat e mia nuk do të ishte aq interesante. Kjo është arsyeja pse unë tani nuk do të shkruaj vetëm për ato që dua por edhe për ato që kam. Dëshira që ka gjdo njeri mes tyre dhe unë është dashuria. Të ofrojmë dashuri dhe të marrim dashuri. Kështu deshi edhe zoti kur krijoi Adamin dhe Evën. Ata dy donin njëri tje trin ndryshe nuk do të egzistonte njerzimi. Dashuria është njëra ndër pikat më të ndjeshme të shpirtit tonë.

Fillimisht dëshiroj të kem dashuri për të ofruar dhe të më ofrojnë dashuri. Dashuria nga familja, shoqëria apo edhe dashuria mes dy personave janë pika të vlershme që duhet ti kushtojmë shumë rëndësi. E bukura jetë e imja do që të plotësohen të gjitha dëshirat. Por si për gjdo gjë edhe për këtë duhet punë. Një dëshirë e fortë e imja që më vje nga pika më e thellë e shpirtit tim është paqja mes njerzve. Një gjë shumë e rëndësishme të jetojmë në harmoni. Me këtë dua të them se nuk i dua luftrat, krimet, trafikimet e qenjeve njerzore apo diqka të këtij lloji edhe pse rrethanat janë ndryshe. Unë nuk mendoj se ka njerëz të këqijnë por mendoj se arsyeja e vetme e këtyre që i përmenda më lart është se ata ndoshta nuk kan provuar të bëjnë mirë dhe bëjnë të kundërtën. Vullneti dhe forca e bëjnë dëshirën që të realizohet. Dua të them se duhet të mendojmë të mos rrimë kot sepse gjdo sekond edhe ky tani që po shkruaj ka vlerë.

Me një fjalë të mos humbim kohën ti ndjekim dëshirat dhe ëndrrat tona të vrapojmë pas tyre sepse është shumë e dhimbshme të flasën me heshtjen me vetëvetën tënde për atë që dëshiron ta kesh por nuk e ke. Shpesh herë natën duke shikuar lakuriqsinë e natës dhe qiellin e hapur mendoj se duhet të veprojmë shpejt për të realizuar dëshirat tona sepse nuk do të ketë gjithmonë kohë. Këtë e bëj në krahasim të një ylli në qiell ashtu siç duket nga toka me gjithë galaktikën. Pra dëshirat tona janë një vetëm një grimcë krahasuar me ato të të gjithëve, dhe mendoj se nuk është aq e vështirë ti realizojmë kur kemi vullnet dhe forcë. Tërë këtë që e thash e përshkruaj vet&euml ;m me një fjali: Koha nuk të pret që ti të realizosh dëshirat tuaja, prandaj duhet të vraposh drejt tyre sa më parë sepse koha ikën dhe nuk kthehet më kurre.
Lexo me shume...

Wednesday, April 24, 2013

Shqiperia 100 vjet 1912 - 2012


Shqipëria në vitet 1912-1925
Shteti shqiptar u krijua në 28 Nëntor 1912, pas vendimit të Kongresit të Vlorës për të shpallur pavarësinë e vendit nga Perandoria Osmane. Kjo periudhe është periudha parakomuniste, ku Shqipëria po mundohej të zhvillohej si shtet. 


Qeveria e Vlorës dhe Princ VidiKongresi i Vlorës vuri në krye të vendit Ismail Qemalin i cili me shpejtësi krijoi qeverinë e re. Detyrat që shtroheshin para qeverisë ishin shumë imediate : vendi rrezikohej të
copëtohej, varfëria ishte e skajshme dhe për më tepër disa pronare të mëdhenj po i bënin rezistencë qeverisë së re. Prova më e vështire për qeverinë ishte Konferenca e Ambasadoreve e mbajtur në Londër. Aty Fuqitë të Mëdha vendosen fatin e Shqipërisë. 2/3 e territorit të vendit dhe 1/2 e popullsisë mbeten jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Në Shqipërinë e cunguar u vendos një komision administrimi që caktoi si mbret të Shqipërisë Princin Vilhelm Vidin. Princi i ri nuk dinte asgjë për Shqipërinë prandaj u mbështet më shumë tek Esat Pashe Toptani. Ky i fundit e tradhtoi dhe udhëhoqi Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme. Në vitin 1914 filloi Lufta I Botërore dhe Princ Vidi u largua nga vendi. Shqipëria u fut 

Friday, April 12, 2013

Lista e veprave letrare, programi i letersise Matura Shteterore 2013


Poezi

Homeri “Iliada”
Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”, 
N. Frashëri “Lulet e verës”,
 De Rada “Këngët e Milosaos”,
 Bajron “Çajld Harold”,
Fishta “Mrizi i zanave”, 
Poradeci “Lirika”, 
Migjeni “Vargjet e lira”,
 I. Kadare “Ca pika shiu ranë mbi qelq”.

Prozë

Servantes “Don Kishoti”, 
Barleti “Historia e Skënderbeut”, 
Hygo “Katedralja e Parisit”, 
Pashko Vasa “Bardha e Temalit”, 
Balzak “Evgjeni Grande”, “Xha Gorio”, 
P. Marko “Qyteti i fundit”,
 Kadare “Kështjella”,
Kamy “I huaji”,
 Markes “100 vjet vetmi”, 
E. Koliqi “Vepra”,
Kasem Trebeshina “Odin Mondvalsen”.

Dramë

Eskili “Prometeu”,
 Shekspir “Romeo dhe Zhuljeta”, “Mbreti Lir”, “Makbeth”,“Hamleti”, 
Molier “Mizantropi”,
Ibsen “Shtëpi kukulle”, ”Armiku i popullit”,
 Çajupi “14 vjeç dhëndër”,
Miler “Pamje nga ura”, 
Noli “Izraelitë dhe filistinë ”,
 A. Pashku “Drama”


Na ndiqni ne

Twitter Facebook Google Plus LinkedIn RSS Feed Email

Monday, April 1, 2013

ESE: Vendi yne ne kohen e ndarjes se Perandorise Romake dhe Kishes se Krishtere ne vitin 1054.Kontributi i arberve ne qyteterimin bizantin.

Ese:Vendi yne ne kohen e ndarjes se Perandorise Romake dhe Kishes se Krishtere ne vitin 1054.Kontributi i arberve ne qyteterimin bizantin.
Ese:Vendi yne ne kohen e ndarjes se Perandorise Romake dhe Kishes se Krishtere ne vitin 1054.Kontributi i arberve ne qyteterimin bizantin. Gjatë ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë në atë të lindjes dhe perëndimit në vitin 395 , trojet Ilire u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine. Në dhjetëvjeçarët e parë nën qeverisjen bizantine Iliria vuajti bastisjet shkaterruese te visigoteve , huneve dhe ostrogoteve . Jo shumë kohë pasi këta pushtues barbarë fshikulluan nëpër Ballkan, u shfaqën sllavët.

ANALIZE: Poezia e ISMAIL KADARESE



POEZIA E KADARESË
Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve '60 për të realizzar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve.
Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë.
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli,

Ese argumentuese : Migjeni, shkrimtari qe tronditi themelet e shoqerise shqiptare.

Ne tere vepren e tij, Migjeni trajton nje teme shoqerore ekistencialiste, me karakter polemizues dhe te drejtperdrejte. Ai shkruan per jeten e njeriut ne situatat e veshtira ekzistencialiste, e pare nepermjet shfaqjeve psikologjike. Mesazhi qe pershkon gjithe vepren e Migjenit eshte domosdoshmeria e shnderrimeve te formave te shoqerise shqiptare. Situatat e mbijeteses cojne dhe bejne reale 

"Makbeth", subjekti, koment dhe analize (Shekspir)


Tragjedi Shekspiriane


Subjekti :
Makbethi na paraqitet si nje luftetar I guximshem dhe ambicios qe po kthehej nga lufta me  mikun e tij Bankuo.Rruges ata takojne tre magjistrica te cilat I tregojne nje profeci qe thoshte se Bankuo  do te linde mbreter, ndersa Makbethi do te fitoje nje titull te larte dhe do te behet mbret.
Kur kthehet ne atdhe, mbreti I Skocise, Dunkan I jep nje titull te larte.Ambicja e shtyn ate me shume te deshiroje fronin ,ndersa e shoqja Lady Makbeth e manipulon akoma me shume.Gjtihasthu profecia e magjistareve  dhe ambicia personale e shtyn ate te vrase mbretin Dunkan gjate nje  gostie ne pallatin e tij.Djemte e mbretit largohen te frikesuar nga Skocia. Ato ia vejne fajin sherbetoreve te dehur, ndersa vete fiton fronin.
Megjithate ketu nis bjerrja e Maktbehtit, I cili na paraqitet si nje tiran.Pas vrasjes ate nis ta denoje ndergjegja,  megjitate nga frika se mos Bankuo do te kujtone

Ese e krahasim kontrastit : Klitemnestra dhe Medea-dy nena dy bashkeshorte,ku ngjajne e ku dallojne ato.



O mendje njerezore,njekohesisht e erret dhe e paparashikueshme,pjelle e veprave nga me tragjiket,nga me te dhimbshmet,si dhe pjelle e veprave nga me te bukurat dhe me te jashtezakonshme.O shpirt njerezor,nje qiell i kalter dhe i paane me ndricim e madheshti ,njekohesisht nje pus i thelle i erret e plot mistere.

Kete dualizem e gjejme ne cdo sfere te jetes njerezore, deri tek mardhenjet bashkeshortore dhe ato prinder-femije. Klitemnestra dhe Medea -dy qenje njerezore qe e pasqyrojne ne menyren me perfaqesuese te keqen qe mund te pjelle mendja njerezore,nje mendje shume djallezore. Klitemnestra-nje nene e dhemshur,deri ne tragjedi qe vret burrin e saj. Pra

Poezia "Jeta" e Naim Frasherit, koment dhe analize.


Sa e dua giithe jeten!
Se atje gienj te verteten,
Yjte, henen, haPesiren,
Te mugetit, naten,  diten,
Mengjeze,  djelline,  driren,
Mbremen  dh' ate erreciren;
Naten, kur esht'  e qetuar
Edhe  gjesendi s'degionet;
Qiellin kur esht' i edruar
E hapesira  ndritonet,
A kur hapen here-here
Ret' e zeza  sten1 nd'ere;
Vapen,  vjeshten, dimrin, veren,
Rete, shine  dhe lumenjte,
Gjemim, mjergulle, Perrenjte,
Deoren,

Ese letrare: Te falesh eshte hyjnore.




Njerëzit janë krijesa të lindura me atributet dhe dobësitë e tyre.Te gjithe ne bejme pjese ne shoqerine njerezore.Por, shoqeria ku jetojme sot eshte shume e padrejte. Ashtu siç nuk janë të pakta momentet kur engjëjt i kane zili, po ashtu nuk janë të pakta dhe çastet kur djajtë shokohen nga sjellja e njerezve.

Për njerëzit që kanë dhënë zemrat e tyre në kërkim të mirëkuptimit është e pamundur të mos mendojnë për faljen e të tjerëve. Pikërisht siç dëshirojnë të jenë falur, ata gjithashtu dëshirojnë të falin.
Gjithçka për krijesat, në jetë ose jo, është paraqitur me anë të mirëkuptimit përmes humanitetit. Në sajë të shpresës së tyre për mirëkuptim, njerëzit mund të ngrihen mbi 

Ese letrare : A jam une nje artiste?




Teksa hedh një vështrim kritik ditëve që kalojnë,shoh se rrjedha e tyre nuk është aspak e mbuluar nga një mantel i errët i monotonise. E dua jetën,ndaj dhe luftoj për të.Nuk është kurrsesi një lufte e ashpër,por jo dhe e lehtë. është një lufte e përditshme me një qëllim të vetëm:t’i jap ngjyrë ditëve të mia.

Fundja nuk është dhe aq e lodhshme,pasi mjafton të shoh pak tek vetja për të plotësuar veten dhe për ti dhënë formë botës sime shpirtërore,sepse arti që jeton brenda meje i fal asaj ëmbëlsinë e një të sapolinduri,gjallërinë e pranverës dhe zellin luftarak .Nuk me duhet një ekspozite 
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja