Maturanti Shqiptar: May 2013

Friday, May 31, 2013

Thursday, May 16, 2013

Ese letrare: Gjeometria e tiranise.


Izolimi eshte ajo cka e perforcon me teper tiranine e ushtruar nga njerzit e ‘’medhenj’’ kundrejt atyre me ‘’te vegjelve’’ nepermjet dhunes e presionit psikologjik.

Edhe pse evolimi e persosshmeria e jetes njerezore mund te themi se ka arritur kulmin, dhuna ekziston ende si nje fenomen teper shqetesues per shoqerine. Duke e pare ne nje hap kohor me te larget mund te themi se dhuna ka lindur me njerezimin, duke arritur kulmin me skllaverine e diktaturat. Pra lufta per ekzistence ishte ajo qe bente diferencimet. Ashtu sic thote edhe ligji i natyres pas cdo perballjeje ai qe fiton eshte gjithmon me i fuqishmi e me i forti, ndersa me i dopti eshte i destinuar te pranoje fatin e tij e te nenshtrohet ose te vdese.
 Ne kohen e diktatures tirania ka arritur te fitoje me teper hapesire, pra nje udheheqes mbi te gjithe e nje popull i nenshtruar i cili I bindet urdherave e deshirave te tiranit. Ne nje vend te izoluar i cili ka shkeputur cdo lidhje me fqinjet e i sheh ata sin je rrezik kombetar edhe presjoni psikologjik sa vjen e rritetduke e pare tiranin jo sit e tille, por si hero duke e ngritur ‘’madheshtine’’ e tij ne pied estal e duke e bere ate te pavdekshem duke hyre thelle ne psikologjine e nje populli te tere. 
Te nenshtrosh nje popull me ane te dhunes e ta besh ate te te adhuroje njekohesisht eshte vertet e cuditshme, por ky eshte dhe celsi i tiranise nje individ mbi te gjithe ne nje vend te izoluar e larg syve te te tjerve, I cili shihet si e vetmja shprese per te gjithe kjo eshte ajo cka arrin diktatura e tirania.

Tuesday, May 14, 2013

Poema Vaji i bylbylit - kritikë apo analizë letrare


Vaji i bylbylit është poema dhe krijimi i parë i Mjedës , shkruar në moshën 21 vjeçare.

Në rrafshin simbolik ,,bylbyli i privuar nga liria e fluturimit‟‟ është Shqipëria e robëruar (e në këtë rast edhe vetë autori ngase shumë intelektualë shqiptarë ishin detyruar të largoheshin nga atdheu për shkaqe politike)kurse ,,privuesi i lirisë‟‟ është perandoria osmane.

Poema ndahet në katër pjesë dhe si trajtë ligjerimi ka dialogun.

Në këngën e parë shfaq gjendjen e Shqipërisë pas kongresit të Berlinit me grishjen(ftesën) që i bën bilbilit të dalë më nga kafazi se kish ardhur koha me atë që thotë ,,a çilë kafazi‟‟.

Në këngën e dytë tregohen shkaqet e vazhdimit të qëndrimit të bylbylit(Shqipërisë) në kafaz(në robëri).

Shkaqet ishin objektiv : pushtuesi dëshiron ta mbajë në sundim më të gjatë dhe shkaku subjektiv : se Shqipëria ishte e paaftë që ta sjellë vetë lirinë.

Në këngën e tretë simbolika zbërthehet me atë se përmendet atdheu(bylbyli) dhe vetë autori(unë).

Me bylbyl përpos që nënkuptojmë Shqipërinë nxjerrim në pah edhe simbolikën se fjala bylbyl nënkupton edhe vetë poetin i cili bënte pjesë në një varg intelektualësh që dhuna e pushtuesit i kishte detyruar të largohen nga atdheu(tipar i romantizmit).

Në këngën e katërt kemi ndërhyrje të meditimeve filozofike se ,,pas dimrit vjen pranvera‟‟ , lirgjerata kalon nga e përgjithshmja në të veçantën.

Monday, May 13, 2013

Unë ekzistoj përmes filozofisë e parimeve të mia për jetën. [Ese Argumentuese]

Ti vlen për atë që je dhe jo për atë që provizorisht je i detyruar të bësh. Prandaj përball njerëzve dhe kohëve ti duhet të përcaktosh qartë idetë e tua dhe pozicionin tënd. Ezistojnë dy mënyra për të vlerësuar njerëzit dhe kohët, dy kategori idesh diametralisht të kundërta, dy kritere vlerësimi plotësisht të ndryshme, madje të kundërta; optimizmi dhe pesimizmi. Ne duhet vetëm të zgjedhim se në cilën prej tyre duam të bëjmë pjesë dhe sesi duam.
Njerëzit ndahen në dy kategori: në kopukë e idiotë. Disa i largohen këtij përcaktimi, ato që janë kopukë e idiotë në të njëjtën kohë. E ato që mbeten janë ato që kam zgjedhur si më të rëndësishmit në jetën time. Dihet tashmë se nga njëqind persona vetëm një do të jetë realisht e sinqerisht i prirur për të të ndihmuar kurse nëntëdhjetë e nëntë të tjerët do të jenë të gjithë, pak a shumë të egër e të hapur, të vendosur për të të penguar, për të të zënë rrugën, për të të shtypur kokën sa herë që do të tentosh ta ngresh e për të të shtyrë prapa. Se njerëzit nuk e durojnë lehtë superioritetin e një individi, ia bëj të paguaj, ndaj unë buzëqesh dhe ec përpara.
Është dhe interesi. Kjo gjë më e fortë se ndjenja, se sedra e nderi, ndaj kurrë nuk duhet lënë vetja të të godasin me moral. Në vënd që të mbulosh sytë me duar e të qash 

Sunday, May 12, 2013

Oqeani dhe Toka [Ese Krahasuese]

I forte dhe I pathyeshem. I thelle.
I rrenuar nga humnera te medha dhe te panjohura nga qeniet njerezore. Me qejf per ujin e ftohte qe kur bie nga qielli shkrihet ne trupin tij. I pamase dhe gjigand. Shikimi I tij shtrihet ne te gjithe boten e njohur. Syte tij blu, te lengshem observojne qetesisht padrejtesite e botes qe e rrethon. Brigjet me gure, rera e piste dhe e pakendshme, shkembinjte e medhenj qe ai perpiqet ti shkaterroje me forcen e tij te frikshme..plazhe te mbushura dhe te mbjella me idiotesi...
Ne floket e tij ngaterrohen guaskat. Bota e tij me guaska te mahniteshme, mbushur me krijesa te vogla dhe te cuditshme, me qenie madheshtore dhe te mrekullueshme, me krijesa te pakapshme dhe unike...
Qenia e tij eshte mister, kaq I erret, kaq I veshtire per ta pare, kaq I bukur dhe I tmerrshem. I veshur me yjet e detit, I stolisur me anemone. I papeshe, si kandili I detit qe fluturon permes hapesires.
I vertitur nga stuhite, I ndryshuar nga era. Vale te forta dhe te frikshme ngrihen siper kokes se tij,te erreta, te fuqishme, godasin shkembinjte qe nuk e kuptojne,qe vetem e mirepresin me nje te ikur dhe nje te erdhur te vazhduar.
Le pas tij guaska, alga te vdekura, kandile qe nuk jane me te pashuar, dhe qe njerezit i mbledhin si thesare. Bukuri fallco, jete e rreme, liri jo e vertete qe injoron thesaret e vertete qe thellesia e tij fsheh!
Te frikshem nga rreziku, te frikshem nga erresira... Njerez frikacake qe 

E Bukura dhe e Shemtuara [Ese Krahasuese]

Koncepti I bukurise I perceptuar nga njerezimi dhe nga vete natyra e qenies se tij, eshte I lidhur me gjera te mira sic jane; te qenit perfekt, unik, dhe te pasurit e shume kualiteteve.
Kjo eshte arsyeja qe koncepti I te shemtuares eshte treguar si e kunderta e bukurise. Gjithsesi, te dy konceptet shkojne pertej nje pershkrimi te thjeshte te elementeve te kundert.
Une mendoj se bukuria ekziston ne dy rruge; bukuria si nje forme artistike, dhe bukuria si nje teme.
Pershembull, nje pune e bere nga nje artist me aftesi te medha I cili eshte duke mbajtur dimensione dhe karakteristika te cilat jane te bera ne nje menyre te persosur, mund te konsiderohen te bukura pavaresisht temes qe eshte perdorur.
Mund te jete ose perfaqesimi I nje nimfe te bukur ne mes te nje pylli te mbushur me peme dhe me fruta, ose perfaqesimi I nje erresire te zymte ne mes te nje pylli ku mund gjesh disa lloj krijesash djallezore.
Te dy punet mund te konsiderohen te bukura dhe te

Evropa dhe ne [Ese ]

Evropa.Sa herë që e dëgjoj këtë emër,në mendje më vijnë rrugët e Milanos,kulla Eiffel në Paris,autobusët e kuq të Londrës,dhe kështjella mbretërore e Madridit.Një kontinent I cili gjatë mijëra vjetëve,ka përjetuar lindjen dhe zhvillimin e qytetërimeve që I kanë dhënë këtë shkëlqim dhe prestigj që ajo gëzon sot.Por s’janë historia e saj e madhërishme dhe pasuritë e saj ndërkombetare që e bëjnë kontinentin e vjetër kaq të veçantë dhe të ëndërruar.
Sot Europa është vendi I kapitalizmit dhe meritokracisë.Është vendi ku unë dhe bashkëmoshatarët e mi do të dëshironim të studionim apo edhe të jetonim.Por Europa është edhe synimi I gjithë popujve që nuk janë bashkuar ende politikisht në gjirin e saj.Për mua personalisht,Europa është zbulimi I diçkaje të re e më të mirë,diçkaje që do I sillte ndryshim shumë të madh jetës time.Unë jetoj 

Cdo te thote te jesh ADOLESHENT [Ese]

(Nese lexoni tekstin ne vijim, mendimet mund te duken te paverteta, por jam perpjekur ta perafroj realitetin me ato qe perjetoj, sepse fatkeqesisht s’e kam mundesine te hyj ne mendjen e te tjereve.)
Te jesh adoleshent do te thote te hysh ne nje bote tjeter. Jo, me mire : do te thote ta shikosh boten me nje kendveshtrim tjeter. Disa ne menyre me interesante, disa me me pesimizem, disa me te komplikuar, disa me te thjeshte, disa asnjera nga keto e disa kane ngecur ne mes. Madje, shume e shohin boten te gjitha se bashku, qofte edhe ne te njejten kohe. Kjo mund te duket disi e paperceptueshme, por vete jeta e shume adolesheteve eshte e tille. Ata jetojne, kalojne cdo dite pa marre vesh se c’behet e ne fund mendohen se si u ka ikur koha. Epo, ajo iken thjesht duke u menduar! Jane mendimet ato qe kaplojne ankesat dhe instinktin feminor. Per dicka fare te thjeshte qe ndodh, mund te grumbulloje aq shume pikepamje, shkaqe, qellime, ndodhi te perafruara, ndodhi me “nese”, etj dhe nese nuk eshte adoleshent ai qe po e lexon kete ese, mund te kete veshtiresi per ta kuptuar. Ndonjehere, adoleshenti mund te fiksohet aq shume me nje ngjarje qe mund te ndodhe ose qe do te donte te ndodhte, saqe le pas dore ato qe ka para syve, ndoshta duke shpresuar te pamunduren me mbeshtetjen e dyshimte te gjithe atyre filmave a librave ku kemi degjuar :”Asgje s’eshte e pamundur!” Dhe pastaj, ne shumicen e rasteve kur ajo qe deshen nuk ndodh, futet ne gjysme-depresioni, qe ne te vertete kurre nuk zhduket plotesisht. Mua me pelqen qe, gjate ngjarjeve qe mund te ndodhin; kam frike te ndodhin; do te doja te ndodhin; pres te ndodhin;.. te ruaj optimizmin. Kjo, sepse cfaredolloj qendrimi qe te mbaj gjate rruges, destinacioni do te ishte i njejte. Atehere, ta vras veten me trishtim e frike pa arsye? Jo! Vullneti im kap te pakten 50% te ketij mendimi, por kjo ne te vertete eshte mjaftueshem dhe mundoj t’i ngushelloj te tjeret me te gjithashtu, por gjithesecili eshte i ndryshem, dhe kjo na ben te njejte! 
Nje rruge tjeter merzitjete eshte lumturia. Shpesh here ndodh qe duam te ndajme gezime me dike, per ta dyfishuar, por nuk gjendet njeri atje per ty. Me kete te fundit dua te nenkuptoj se dikush nuk te kupton sic duhet, dikujt nuk i intereson e shfaq buzeqeshje te shtirura, ndersa dikushi qe duhet te ishte aty me ty nuk eshte.
Qofte frike, shprese, trishtim a gezim, ato mund te cojne ne merzitje dhe merzitja con ne mendime dhe heshtje. Dhe eshte fakt se mendimet e shumta cojne ne plakjen e shpejte te trurit. Ndoshta per kete arsye, “e rritura” na vjen aq papritur...!
Lexo me shume...

Ne fluturim e siper... Gjakmarrja [Ese argumentuese]

GJAKMARRJA
Nje pellumb I bardhe fluturon ne qiellin me ngjyren e syve te sapo-qare, te vuajtur deri ne skuqje. Pershkon hapesira te gjelbra te egra..., si dhe shtepi me mure e cati “te celikta”. Noton ne ajrin qe mbulon malet e oqeanet pakufij... DHE arme vdekjeprures e pellgje te kuq, po ne ngjyren e qiellit. Lodron lehtazi mbi kokat e gjykatesve e gjakesve, krijuesve e kontrabandisteve, postiereve e politikanve, arkitekteve e arme-mbajtesve, historianeve e hajduteve, violinisteve e vrasesve, e shume e shume... Pellumb fluturon i lire, derisa...Bum! Nje “pellumb” tjeter e rrezon pertoke...
Bota tone eshte e mbushur me gjera, dukuri, njerez te mire e te keqinj, kete e dime. Nuk ka gje plotesisht te mire apo plotesisht te keqe. Ato zevendesojne njera-tjetren fare thjesht. Prandaj ne cdo gje te mire ka nje te keqe, dhe ne cdo te keqe ka nje te mire. Ne kete shprehje une bej nje perjashtim. Sepse, c’gje te mire mund te kete nje seri vrasjesh e ngujimesh te pafundme? Mos ndoshta eshte dicka e mire qe qindra femije humbasin lirine? Apo qe njerezit jane te detyruar te vrasin e te vdesin? Oh, me falni: te vriten.
Nje i marre do ta pohonte. Madje as Poliana nuk do te mund te gjente dicka per te cilen ia vlen. 
Leke Dukagjini vertet mund te kete qene nje ushtarak i

shkelqyer, por si diplomat mendoj se nuk e ka arritur ate nivel, se nga luftrat, vdekjet e shumte harro c’rendesi ka jeta e dikujt. Nuk eshte se kemi 7 jete si macoket fatlum e t’i perdorim si te na teket. Kemi thjesht nje, me caste fatkeqe e lumturie, veprime budallalleku e te zgjuara,.. me te qara... me trishtime... por dhe me kujtime te bukura e gezime. Qe te gjitha keto duhet t’i shfrytezojme ne max. Vertet me do zhdukemi pa gjurme nga kjo toke, por te pakten ta bejme te rendesishme per ne vete. Me te qeshuren ne buze cdo sekonde “Born to Die” nuk do te thote asgje! Por gjithcka qe mund te shkruaj une mbi dashurine per jeten do te ishte e kote per aq shume shpirtra. Ato mund te shkaktojne nje pike lot tek ata e madje jane nje ‘asgje’ e madhe.
E kane humbur te drejten e tyre duke bere asgje te keqe, sic kemi pare te ndodhe plot raste, dite per dite, kudo, sido e kurdo…
Shiko me shume

Perjetesia [Ese pershkruese ]

Me detin lind dhe largohet dashuria. Me valet vijne iluzione qe me kalimin

e kohes mund te hollohen ne kripe, ashtu si dhimbja kur kthehet ne nje 

rrjedhe te heshtur dhe te hidhur me lote.

Aty ku jemi ti dhe une…duke krijuar skenen fantastike dhe te zakonshme te 

dy personave qe ndoshta duhen, qe nga shkolla ose ditet ne plazh.

Ti me dike, une me fantazmen tende. Gjithmone. 

E pathyeshme dhe e panjohur, publiku dhe laku klandestin qe vazhdon te 

lidhe shpirtin tone. Flladi eshte zeri tend ne veshin tim, muzika qe luhet 

brenda universit tend jane fjalet e mia.

Cfare mjerimi qe eshte, trillojme cdo dite vetem qe mos te degjojme zemren.

Qe te pretendojme qe e kaluam te shkuaren, gje qe I frikesohemi ne te 

tashmen. Per te vazhduar me jeten tone te rreme, te zgjidhur dhe te lumtur…
Lexo me shume...

Nata [Ese pershkruese ]

Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime.
Drita e dites terheq vendimet. Realiteti dhe trillimi shkrihen ne erresire dhe poshte yjeve, si ne nje roman surreal te pikturuar nga tingujt, ngjyrat, aromat, shijet dashurite dhe tradhetite.
Ne fllusken e nates egziston nje vend per hijen e dyshimit qe as flaka e turpshme dhe e hershme e diellit mund ta shuaje. Gjate nates zhvillohen biseda, skena, takime dhe lamtumira, humbje te shpallura me nxitim por te mirepritura nga nje shprese naïve.
Bashke me qiellin magjik dhe te qete bashkohen lidhje te pashpjegueshme, shqetesuese,intensive, te thella dhe emocionuese.
Dicka ne lekure hyn ne fuqi dhe magneti I brendshem reagon ne menyre te pajtueshme ne nje trup tjeter. Mendja e shendoshe zakonisht del ne pension. Eksitimi I mishit dhe I shpirtit jo gjithmone kuptojne besnikerite…as te huajat, as te vetat.
Eshte poshte henes kur dalin maskat dhe shume te tjera bien. Hapen zemrat ose anullohen biletat qe lejonin hyrjen e drejtperdrejte ne shpirt. Ndertohen histori ose shkaterrohen pa patur kthim mbrapa. Para yjeve, syte kryqezohen me dhjetra shikime te ndryshme, te urtuara per te

Jam... [ Ese ]

Nje dite e re po fillon, si dielli dhe 365 henat qe jane per mua.
Jane rrezet e para te nje jete te re dhe kane erdhur te me thone qe jo vetem ne horizont agon.
Gjithashtu agon ne zemer ndoshta e pushtuar nga erresira, agon pertej humbjeve, dhimbjeve dhe hijeve. Pertej erresires te paparashikueshme. Ketu, ne qetesi, valet e para me rrefejne se gjithmone Ka nje mundesi per te shkelqyer perseri. Ne ate vije horizontale admiroj te ardhmen, me lind shpresa. Kthehem, ne ate det me kripe, te vetem dhe te vetmuar, per te fituar besimin. Nuk e di se si ndodh. Degjoj zera edhe pse akoma nuk jam cmendur. Peshperitje qe me ftojne te shkoj por largohen perseri pa me marre.
Stampa te plota me te qeshura dhe shoke, me lote dhe vetmi, me sfida dhe frikesim, me terbim dhe neveri.
Me surpriza dhe qartesime, me dyshime dhe ngaterrime. Me sukses dhe fatalitet. Me dashuri te shkrira ne mjalte qe shume shpejt kthehen te hidhura dhe qe transformohen ne pluhur. Me kthehet dridhja ne trup. Afrohet kurrizi i kaktusit dhe perseri gjakosem. Per nje moment

QESH PALCO NDERSA ZEMRA TE PELCET [Ese Filozofike]

Eshte per tu habitur me ndjesite e panumerta qe zoteron njeriu... qofshin keto te arsyeshme ose jo me baze morale apo jomorale. Dhe ja pikerisht sot gjate nje dite te mbushur ,me kotesira iluzive dhe ambikuteti , degjova te flitej papritmas: ‘ QESH PALCO NDERSA ZEMRA TE PELCET”! Me ngacmoi mandje mund te them qe zoteronte nje fuqi kaq te te madhe sa zgjoi edhe qelizat e vdekura te trupit tim. Motivacioni po triumfonte aq shum ne mua , sa fruti i imagjinates time u be nje palaco qe shtirej si i lumtur ne nje kohe qe zemra e tij ishte e mbushur me pasiguri ku duhej te mbante koken lart per te shpetuar paraqitjen e jashtme ne brendesi te rolit qe luante , nje figure qesharake , nje palaco qe eshte ndryshe jashte , plot ngjyra veshur, me nje hunde te kuqe e te rrumbullaket, qe te imponon humor, me nje kontrast invers brenda vetes plot zymtesi, re te dendura shpirt te trazuar e te helmuar. Pesimizmi qe e hap te gjithen por si cudi fjalet po i le , humorin ne aparence apo ashtu , i cili sherben si nje ure lidhese me pjesen tjeter te botes , e do jeten po aq sa fjalet. Dhe ajo cka gudulis trishtim , rende tani eshte ky mendim: “ia vlen ti duash fjalet...” pa te vete jeta cdo te ishte? Asgje... Pervecse se nje jehone e pavetedishme, nje intrige e lumtur?! Prandaj edh eunejam e trishtuar sot pasi me eshte bere nje lemsh ne koken timesa me vjen per te 

Njeriu edhe kur e ka pushtuar lavdinë, ka nevojë për një zemër njerëzore që e çmon dhe e do [Ese filozofike]

Cdo faze e jetes, cdo vit, dekade apo shekull kane folur per lavdine njerezore , per menyrat si ajo eshte fituar , per ndikimet e saj mbi jeten , mbi mendjen e njeriut gjithashtu kane folur per ato zemra qe e kane perkrahur kete lavdi.
Realiteti njerezor tregon dhe pranon qe ka njerez qe per merita, per vlera apo per arsye te vecanta kane shkelur podiumin e lavdise, e kane pushtuar ate me gjithe forcen e tyre.

Ne cdo fushe te jetes ku punohet, luftohet ose ndertohet me pune ,mund e djerse, ne menyre te ndershme apo jo , me guxim,trimeri apo jo dallohen njerez te cilet kapen fort pas lavdise e arrijne ate dhe gozhdojne kembet aq fort sa nuk shkeputen me prej saj.Ka plot njerez te cilet te njohin per keto cilesi por ka edhe nga ata qe nuk te kane pare dhe njohur kurre me pare . E te gjithe keta njerez c’bejne ?Flasin e cmojne lavdine tende ne jete.

Cdo gje eshte e ndertuar me dy ane ashtu sikurse eshte medalja nje simbol tanime i konsumuar. Edhe ne aktivitetin tend lavdioz merr pjese pozitivja ashtu sikurse edhe negativja.Pozitiviteti lidhet me merita ,vlera apo gjithcka qe ty te ben te arrish me ndershmerine

Kur dashuria vdes, atëhere edhe jeta shuhet... Ese Filozofike

Shpesh fëmijët e vegjël pyesin prindërit e tyre se si ata kanë lindur e prindërit mundohen të gjejnë një mënyrë shumë imagjinare për t’ia treguar e në disa raste të pavërteta.Vjen një kohë që fëmijët rriten e mund të kuptojnë më shumë, në këtë fazë prindërit ndihen më pak të vënë në sikletë dhe mund ta tregojnë më lirshëm përgjigjen.
Riprodhimi është një funksion kryesor që siguron vazhdimësinë e jetës në të gjitha gjallesat e gjalla duke përfshirë edhe njerëzit. Ky funksion kryhet në cifte dhe që dy individë të ciftëzohen, mes tyre duhet të lind një ndjenjë (sikur ke flutura në stomakë) ; kjo ndjenjë quhet dashuri. Nëqoftë se kjo ndjenjë nuk do të ekzistonte, gjithcka do të kthehesh në të kundërt. Pa dashuri njerëzit nuk do të ciftëzoheshin dot ; pa ciftëzim nuk mund të kryhet riprodhimi ; pa riprodhim nuk ka jetë. 
-Por, a mund të themi se shuhet plotësisht ?
Sigurisht që jo, ne kemi dëgjuar të përdoret termi “shtatëzani e padëshiruar” kjo do të thotë që fëmija është i padëshiruar, por gjithësesi ai do të lind. Ky cikël mund të krahasohet me një tretësirë në kimi. Kemi tretësira të tretshme dhe tretësira të patretshme, në këto të fundit tretet një sasi shumë e vogël substance sepse tretësirat apsolutisht të patretshme nuk ekzistojnë. Në këtë mënyrë edhe ciftëzimi kryhet në prani ose jo të dashurisë. 
Lexo me shume...

Romeo dhe Xhuljeta - Analiza



Romeo dhe Xhuljeta (titulli i shkurtër anglisht Romeo and Juliet) është një tragjedi e publikuar në vitin 1597 nga William Shakespeare. Ajo tregon historinë e dy të dashuruarit, fiset e të cilëve janë armiq. Drama që mbaron me vetëvrasjen e Romeos dhe Xhuljetës është një nga veprat më të njohura të William Shakespeare-it dhe një nga historitë dashurie më të famshëm të letërsisë botërore.


Tragjedia luan në qytetin italian të Veronës dhe vepron mbi dashurinë të Romeos dhe Xhuljetës, që bëjnë pjesë në dy fise armiqësorë, atyre të Montague-ve (Romeo) dhe të Capulet-ve (Xhuljeta). Gjakmarrja shkon aq larg, saqë pjesëmarrësit rregullisht të kushtohen me pasion në fyerje dhe luftëra shpate të përgjakshme sapo takohen në qytet. Për këtë arsye Romeo dhe Xhuljeta e mbajnë lidhjen e tyre të dashurisë të fshehtë nga prindërit. Pa njohurinë e tyre martohen nga prifti Lorenco, që fshehurazi shpreson të ndihmojë në zjgidhjen e konfliktit.

Megjithatë, Romeo dhe Tybalt, një Capulet dhe kushëri i Xhuljetës, hynë në luftim, gjatë të cilit ai vritet nga Romeo. Romeo dëbohet nga Verona dhe duhet të largohet në Mantua. Xhuljeta, e cila sipas vullnetit të prindërve duhet të martohet me ngut me një farë Paris-i, i kërkon priftit Lorenco përsëri ndihmë. Ky e bind atë të pijë një skufje nate, e cila do ta lëvizë Xhuljetën

Prilli i thyer - Ismail Kadare -(Analiza)



Prilli i thyer është roman i cili prek apo trajton temën e gjakmarrjes.

Përshkruhet me hollësi forca dhe ndikimi i kanunit në jetën e malësorëve.

Veprimi vendoset në vitet e ‟30-ta dhe ndërtohet në dy linja.

Linja e parë flet për një malësorë, Gjorg Berisha, i cili është i detyruar nga familja dhe të afërmit ta vrasë vrasësin e vëllait të vet nga fisi i Kryekuqes.

Krahas tragjizmit theksohet dëshira e njeriut të thjeshtë, si viktimë e kanunit, për ta gëzuar jetën.

Shkrimtari depërton thellë në psikologjinë e këtij personazhi.

Berisha nuk pajtohet me kanunin dhe nuk gjen forcë ta kundërshtoj e ta dënojë.


Linja e dytë është ajo e udhëtimit të çiftit Besian dhe Diana Vorpsi në Malësi në Orosh.

Përshkruhet edhe dashuria midis Gjonit dhe Dianës, rrugët e të cilëve kryqëzohen në një pikë, kur Gjorgu shkonte për ta takuar qehajain e gjakut, dhe kur Diana po kalonte muajin e mjaltit në malësi të Veriut nga insistimi i të shoqit,shkrimtarit Besian Vorpsi.

Sikur t'isha djalë - Analiza




Sikur t'isha djalë është roman në gjuhën shqipe i shkruar nga shkrimtari shqiptar Haki Stërmilli.
Përmbajtja

 

Përmbledhje

Romani "Sikur të isha djalë" ishte një jehonë e kësaj lëvizjeje shoqërore dhe një nga veprat ku ajo u pasqyrua më gjerë e në mënyrë të drejtpërdrejtë. Romani ka formën e një ditari, të mbajtur nga personazhi kryesor i tij, vajza e re, Dija. Nëpërmjet shënimeve të saj lexuesi njihet me jetën e përditshme të një familjeje të zakonshme qytetare shqiptare, ku ndihet edhe prapambetja e theksuar shoqërore, edhe pozita e mjeruar e gruas në familje, e cila duhet të bëjë një jetë të mbyllur brenda mureve të shtëpisë e sipas ligjeve patriarkale.

Bota shpirtërore, ndjenjat dhe dëshirat e saj duhet të ndrydhen e të shuhen, ndryshe shfaqja e tyre shkakton skandal në familje dhe në shoqëri. Për sa kohë jeton në familjen e saj, duhet të vendosë për gjithçka babai, e kur të martohet, të vendosë burri. Kështu, ajo është një skllave, që duhet të lindë fëmijë të cilët do të bëhen përsëri viktimë e këtyre ligjeve të egra sunduese në shoqërinë shqiptare të viteve `30. Dija, ashtu si qindra e mijëra vajza, vuan nga këto ligje të egra, që nuk pyesin për ndjenjat, për dashurinë

Të mjerët - Viktor Hygo [ Analiza]


Të mjerët - Analiza

Viktor Hygo në këtë roman glorifikon historinë franceze të shek XIX, i merr në mbrojtje qeniet e mitura , të keqtrajtuara dhe të nëpërkëmbura.Ka dy variante të romanit ,,Të mjerët‟‟ , njëri i vitit 1845 që i sjell Hygos titullin e akademikut në Akademinë Franceze dhe tjetri i vitit 1860 që i sjell titullin e fisnikut derisa ishte në mërgim në Belgjikë,botuar më 1862.Ideja e romanit mbështetet në tri pika kryesore: të tregohet se si degradohet njeriu i shtresave të varfëra , të tregohet se si gruaja humb dinjitetin familjar nga varfëria e skajshme dhe tregohet se si atrofia(venitja , rrëgjimi) e fëmijëve vjen nga varfëria e skajshme e cila ia ngulfat jetën dhe ekzistencën.Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror.Në episodin e parë kemi ngjarje nga Zhan Val Zhani dhe prifti i Denjit , Murjeli.Zhani është i dënuar me burg ,ngase kish bërë vjedhje dhe ishte një skamnor që skishte siguruar as kafshatën e gojës , ligji e dënon me burg , ai arrit të ikë nga burgu , strehohet te prifti i Denjit , prifit me humanizmin e tij e pranon , mirëpo Zhani natën ia vjedh priftit shandanët e argjenda , ik nga prifti , xhandarët e zënë hajnin , prifti nuk deklaron se i janë vjedhur shandanët dhe kjo e shpëton Zhanin , ai magjepset me zemërgjerësinë e priftit dhe kjo gjë ndikoi në ndërrimin e tij nga karakteri i Zhanit si hajn në një njeri të ndershëm që jeton me mundim dhe djersën e vet. Në episodin e dytë : e ndërron emrin në Madlen , pasi kish ndryshuar karakter bëhet kryetar

Komedia Tartufi nga Molieri-analizë apo kritikë letrare


Komedia Tartufi nga Molieri-analizë apo kritikë letrare

Tartufi

Për herë të parë u shfaq në oborrin mbretëror të Varsajës, më 12 maj 1664.

Kleri dhe aristokracia u dëshpëruan pa masë dhe intervenuan që të ndryshohet emri në ,,Mashtruesit‟‟ dhe ta ndërrojë veshjen Tartufit nga klerik në civil.

Pas variantit të tretë më 1669 u lejua shfaqja.

Tema e komedisë është ,,hipokrizia e stesës klerikale që mundohet të pasurohet në mënyrë shumë të shpejtë,duke shfrytëzuar besimin që kanë të tjerët për profesionin e tyre të shenjtë dhe mendjelehtësinë e shtesës borgjeze që një kohë bëhet viktimë e hipokrizisë klerikale.

Subjekti i veprës përbën ballafaqimin e dy shtresave shoqërore asaj klerikale dhe feudale e cila dobësohej gradualisht si ekonomikisht edhe politikisht dhe në atë borgjeze e cila fuqizohej në mënyrë të pandalshme.

Autori mban anën e shtresës së re asaj borgjeze.

Orgoni , një borgjez i kohës në mënyrë naive i beson Tartufit që ta marrë në shtëpi vetëm për të ndihmuar një krerik të ngratë.

Fëmijët me gruan në e parë , Damisi dhe Mariana , dhe gruaja e dytë , Elmira , nuk janë dakort në sinqeritetin e babait , por nuk mund ta kundërshtojnë .

Me ardhjen e tij harmonia familjare zë e prishet.

Hipokrizia e Tartufit kuptohet nga të gjithë kuptohet përpos nga Orgoni.

Ai ai shkruan pasurinë e Tartufit në shenjë të mirëkuptimit dhe sinqeriteti që tregon . Don t‟ia japë vajzën.

Marianën për grua edhe pse ajo ishte e fejuar.Në këtë akt të fundit intervenon gruaja e Orgonit , Elmira e cila i tregon për hipokrizinë e Tartufit.

Orgonin e fsheh Elmira nën tavolinë dhe i tregon për takimin e fshehtë me Tartufin dhe kështu Orgoni pranon hipokrizinë dhe pranon gabimin e tij .

Kështu e largon nga shtëpia por tani

Romani “Xha Gorio” Kritikë letrare apo analizë letrare



Romani “Xha Gorio”  Kritikë letrare apo analizë letrare


Njëra prej veprave më të njohura të Balzakut është edhe romani “Xha Gorio”, në të cilin trajtohen tema të rëndësishme shoqërore, morale dhe psikologjike.
Si në shumicën e veprave të Balzakut, edhe nëpër faqet e këtij romani defilojnë shumë personazhe të romaneve të tjera, mirëpo figurë qëndrore, kryepersonazh është xha Gorio, një prind i fyer, dashuria e të cilit për vajzat e tij është e jashtëzakonshme, shkatërrimtare.
Balzaku jetoi në një kohë me kthesa të mëdha shoqërore, politike e morale, të cilat lanë gjurmë të pashlyeshme edhe në psikologjinë e njerëzve. Pasojat e kësaj kthese u pasqyruan edhe në këtë roman të Balzakut. Xha Gorio, një fabrikant i madh, mbetet krejt i vetmuar në vitet e pleqërisë, edhe pse i ka dy vajza, të cilat interesohen vetëm për të hollat e tij. Ai e err jetën në pansionin e zonjës Vokër të Parisit, ku kishin gjetur strehim njerëz me fate jetësore prej më të ndryshmeve. Autori

Qyteti i fundit - Petro Marko (Analiza)


Qyteti i fundit - Petro Marko (Analiza)

Në këtë roman autori trajton një temë nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, por, është shkruar nga një kënd i ri, që solli një frymë të re në letërsinë shqiptare.

Tërë ngjarja e romanit shtrihet brenda disa ditëve të fundit të qëndrimit të robërve italianë, të cilët të grumbulluar në portin e Durrësit, prisnin anijet e kthimit për në atdhe.

Gjatë pritjes njëjavëshe, në port ndodhin ngjarje të ndryshme, jo të mëdha. Autori do të sjellë rrëfimin për dashurinë e oficerit të ri shqiptar Lekës dhe prostitutës së bukur italiane Ana Maria Monte, viktimë po ashtu e luftës dhe e fashizmit.

Brenda 7 ditëve, aq sa qëndrojnë italianët e mbledhur në portin e Durrësit

Mrizi i zanave - Gjergj Fishta - Analiza


Mrizi i zanave - Gjergj Fishta -Analiza apo referati


Gjergj Fishta i përmblodhi lirikat në dy libra: Mrizi i Zanave dhe Vallja e Parrizit. Në librin e parë përfshihen vjershat atdhetare, kurse në të dytin vjershta më tepër me temë fetare. Te Mrizi i Zanave autori i këndon atdheut në disa variante: si dashuri deri në adhurim, si ankth e klithmë dhe si trashëgimi morale. Të gjitha këto shkrihen në një lirikë personale. Fishta i ngazëllyer, i këndon Shqipërisë me një ton burrëror, i këndon gjuhës shqipe dhe flamurit kombëtar. Që në fillim të librit Mrizi i Zanavetakohemi me disa poezi kushtuar Shqipërisë, dhe ndryshe nga rilindasit tjerë, të cilët i drejtoheshin atdheut ky e përdor emrin konkret «Shqipëri». Fishta në fillin ndalet te përshkrimi gjeografik i Shqipërisë, duke i përshkruar fushat, luginat, lumenjtë, malet me pyje, bjeshkët me shkëmbij e kullota, njësoj siç vepronte Naimi te Bagëti e bujqësi. Fishta i këndon një shteti etnik, ose më mirë thënë një gjysmë shteti politik dhe Fishtës nuk i mbetet gjë tjetër, por i drejtohet zanës «më thuaj të vajtoj apo të këndoj». Ky është vargu më tragjik në përmbledhjen Mrizi i zanave. Thuajse në të gjitha poezitë kushtuar Shqipërisë, Fishta e paraqet Shqipërinë si një «mbretëresh» e cila e mban kokën lartë, karshi shteteve tjera të Ballkanit dhe këtë përparësi ia ka caktuar e kaluara, luftërat e pandërprera për liri.
Nga përshkrimi i bukurisë mahnitëse e Shqipërisë, Fishta kalon tek

Njëqind vjet vetmi - Gabriel Garsia Markes (Analiza)


''Njëqind vjet vetmi''  - ''Gabriel Garsia Markes'' (Analiza)

''Subjekti'': historia e librit fillon në mars të 1952 gjatë një udhëtimi me nënën në Arackataka, fshati i tij i lindjes.

Në këtë vepër përshkruhet ngritja dhe rënia e familjes Buendia dhe e fshatit Macondo, themeluar prej saj në zemrën e Kolumbisë.

Gjashtë breza, jetët e të cilëve gërshetohen në Makondo (jashtë botës, mes reales dhe fantazisë, mes së vërtetës dhe legjendës, mes misterit dhe ezoterizmit).

Nga kryeplaku i familjes dhe themeluesi i Macondo-s, Hose Arkadio Buendia deri tek fëmija i fundit me të cilin mbyllet romani kalon një shekull.

Duke u martuar Hose Arkadio me kushërirën e tij Ursula, të gjashtë brezat jetojnë të mbytur nga supersticioni dhe nga frika e fëmijëve me bisht derrkuci.

Të pakta janë çastet e lumtura në jetën e Mokando-s, shpesh

Eskili, ky humbës i madh – Ismail Kadare (analizë)



Eskili, ky humbës i madh – Ismail Kadare (analizë)

Vepra eseistike e Ismail Kadaresë “Eskili, ky humbës i madh”, së pari flet për fatin e hidhur të tragjedive të Eskilit e të vetë duke u përpjekur që pikërisht përmes fatit dhe figurës së tij ndonëse në një kohë më të largët ta rrënojë figurën e diktatorit Enver Hoxha dhe piramidën që kishte ndërtuar ai për 50 vite me radhë në Shqipëri dhe së dyti për afërsitë e grekëve me fqinjët e tyre të hershëm shqiptarë, në kuptimin e traditës. Sipas Kadaresë, shumë nga zakonet tona, ndër to edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit burimin e kanë nga kanuni i lashtë grek ndonëse, sipas tij shqiptarët ishin ata që e ruajtën më me xhelozi atë kanun përshkak të rrethanave politike e historike në të cilat u gjendën shekuj me radhë.

Në fillim shkrimtari përshkruan

Andrra e Jetës - Ndre Mjeda - Analiza


Andrra e Jetës - Ndre Mjeda - Analiza

          Në këtë poemë shoqërore-psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti. Kjo poemë është vazhdim, shtjellim i përgjithshëm i atyre motiveve nga jeta e fshatarëve të varfër, që e shqetësonin Mjedën dhe njëkohësisht pasqyrë e mendimeve të tij për jetën njerëzore dhe lumturinë.
    Në qendër të vëmendjes është një familje e varfër malësore që përbëhet nga nëna dhe nga dy vajzat. Poema ndahet në tri pjesë që i përgjigjet fatit të tre heroinave: Trinës, Zogës e Lokes.
    "Andrra e jetës" hapet me një metaforë aq të thjeshtë sa edhe të hijshme, të gjallë e kuptimplotë:

    Molla t'kputuna nji degët,
    dy qershia lidhë n'nji rrfi
    ku fillojnë kufijt e gegët
    rrinë dy çika me nji nanë.

    Kjo metaforë jep

Bardha e Temali -Pasko Vasho Analize letrare


''Bardha e Temalit'' - ''Pashko Vasa'' -  ''analizë''  apo ''referat''

''Rëndësia''

''Bardha e Temalit'' mëton të jetë romani i parë në letërsinë shqipe edhe pse është i shkruar në frengjisht.


''Mënyra e botimit''

I botuar në Paris (1890), në fillim nuk bëri bujë mirëpo pasi u përkthye më 1969 në shqip atëherë bëri jehonë të madhe edhe në popullin shqiptar.


''Tema''

Temat e kësaj vepre(''Bardha e Temalit'') mund ti ndajmë në :

a)tema bazë: ,,Dashuria e dy të rinjëve

Ç’është jeta [dicka e bukur dhe filozofike]

Ç’është jeta për ty?-e pyeta.
-Flluska sapuni,-mu përgjigj
-Po vdekja?
-Shpërblimi i jetës!
-Ç’është bota?
-Një pikë helm në hapësirë!
-Ç’është me e kuptuar në botë?
-Vdekja.
-Cila është kafsha me e egër?
-Njeriu.
-Po më e butë?
-Ajo që s’ka lindur.
-Cili njeri ju duket më i poshtër?
-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht sa që nuk kujton as vdekjen.
-Ç’është budallallëku?
-Të duash një gjë që s’e ke dhe të kujtosh se je ai që s’je.
-Po puna me e mençme?
-Te gëzosh të tanishmen.
-Ç’është më e afërme?
-Vdekja!
-Po me e largët?
-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i Hiçit.
-Çfarë është e pavdekur?
-Hapësira!
-Çfarë është më e bukur?
-Fantazia!
-Po me e shëmtuar?
-Sëmundja!
-Më e hidhur?
-Jeta.
-Më e ëmbël?
-Hiçi.
-Ç’gjë e është më e madhe?
-Libri i Botës!
-Po me e rëndë?
-Fjala.
-Më e pamundur?
-Të ndryshosh veten dhe formën,dmth jam unë të bëhem ti, dhe jam njeri dhe të bëhem pëllumb.
-Kur shpërblehet njeriu?
-Kur e kujton veten të lumtur.
-Çfarë gjë ju duket me e mërzitur?
-Çdo send është më i mërzitur se njëri-tjetri.
-Çfarë gjë ju duket më e vështirë?
-Të jesh njeri…
-Po me e lehtë?
-Te krijosh krijesë njerëzore.
-Cili është ngushëllimi i të pasurit?
-Pesha e qeses
-Po i të vobektit?
-E ardhmja…
-Nuk ju kuptoj-i thashë për së dyti.
-Vdekja -mu përgjigj serioz
-Po ç’përmban jeta e njeriut?
-Vetëm dyshime!-këto tha, dhe heshti…
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja