Maturanti Shqiptar: February 2014

Thursday, February 27, 2014

Ese: Si e perfytyroj une te ardhmen time?



Sa shpejt qe iken jeta ! Ajo hap krahet e saj te brishte dhe merr fluturimin e larget per te na cuar ne horizonte te panjohura per ne. Momentet zgjazin kaq pak sa nganjehere me duket se lumturia te rreshqet nga duart pa e kuptuar aspak dhe nga femjieria jeta mbetet vec nje kujtim i embel dhe i ngrohte qe te ngjadh shume nostalgji.Koha ecen edhe pse ne nga njehere nuk duam. 


Shpirti na kerkon qe perhere te mbetemi femije te ngelimi te vegjel e te pafajshem te vrapojme mes luleve duke qeshur e kenduar te kapur per dore . Por gjerat ndryshojne befasisht dhe ne te gjithe bashke me to.Troket ne dere ai cast kur bota merr te tjera ngjyra gjithcka na duket me e madhe ,e tashme jemi rritur. Ne zemren e brishte ndizet nje drite e re e forte e shkelqyer e na duket se jeta vec ne na pret , ta ndjekim ta pushtojm fort ne krahe , ti flasim cdo deshire cdo enderr ti japim te ardhemn tone . Sa plane sa mendime e ide na vlejne ne shpirte qe duanm te shperthejne , te lulezoje , te tregojme q e jemi ketu se e duam boten , i duam edhe njerzit . 

E ardhmja na duket kaq magjike e mistershme sa mezi presim te zgjasim duart e ta perkellelim ta bejm tonen te jetojme cdo cast te saje me pasion e entuziasem ,te ndjejme lumturine por edhe lotet. Cdo dite zgjohemi me nje enderr te re , cdo mengjes nje tjeter ylber duam te kapercejme ,kurre nuk ngopemi ,se per ne gjerat jane kaq te bukura krejt te verteta. Ajo qe gjithmon kam dashur te bej ne jete eshte te jem nje mjeke per femijet . Asgje nuk ka per mua me te rendesishem se sa te gjendem mes femijeve qe kan fatin e keq te vuajne aq shume. Eshte kaq e bukur te ndihmosh krijesa aq te vogla e te embla , t'iu falesh nje buzqeshje t'iu dhurosh nje shprese per nje te ardhme qe gjithcka te jete me e mrekullushme.

 Secili nga ne ne kete bote e do pak ngrohtesi dhe do ishte kaq e vecant te mund t'ia dhuroja dikujt aq me shume vogelusheve fate keq. Sikur te mos ishin endrrat e te vegjelve vetem trishtim do te ndje hej kudo se iluzionet tona e mbajne shpresen te gjalle bejne qe nje diell i dyte te shkelqeje fort mbi njerzine . Jeta do ishte krejt fantastike sikur te jetohej me endrrat e brishta te nje femije.

Friday, February 14, 2014

Analize dhe koment i vepres "Zonja Bovari" (Gustav Flober)


Veçoritë e veprës
Titulli: Zonja Bovari
Autori: Gustav Flober
Lloji: novelë
Gjuha: Frëngjisht
Koha dhe vendi ku është shkruar: Croisset, Francë, 1851-1857
Data e publikimit të parë: 1857


Rrëfyesi 
Në kapitullin e parë, shokët e Sharlit tregojnë historinë në vetën e parë shumës “ne”. Është e paqartë nëse flet e gjithë klasa apo një person. Deri në fundin e novelës, një person i tretë e tregon historinë. Megjithëse rrëfyesi duket objektiv, ai shpesh e bën opinionin e tij të ndihet, në veçanti përpjekjet qesharake të personazheve të tij të duken të sofistikuara. 

Pikëpamja
Kapitulli i parë tregohet nga perspektiva e një apo më shumë shokë klase të Sharlit. Pas kësaj, ne e shohim botën sipas syve të Sharlit momentalisht para se të prezantohet me Emën. Pjesa më e madhe e veprës tregon mënyrën se si ajo i përjeton ngjarjet, megjithëse gjithmonë në vetën e tretë dhe ndonjëherë duke na dhënë një paraqitje të shpejtë në mendjen e të tjerëve. Pavarësisht faktit që rrëfyesi e kufizon vëmendjen drejt Emës, gjithsesi, ekziston një përzierje e vëzhgimeve objektive të sjelljes së saj dhe e mendimeve subjektive pra të ndjenjave dhe mendimeve të saj. Floberi gjithashtu shpesh përdor ligjëratën e drejtë, integrimin rrëfyes të mendimeve dhe të

Wednesday, February 12, 2014

Ese krahasim kontrasti : "Makbeth-Procesi"


Njeriu ne te gjitha koherat ka qene ne lufte me drejtesine ,si brenda vetes dhe jashte saj.Vete si natyre ai e ka te pamundur te rrije i qete dhe i pa tundur ne levizjet e jetes,qofshin keto te duhurat apo te gabuarat.Me te qarte kete mendim na i japin 2 autoret F.Kafka dhe Shekspiri me veprat e tyre te famsheme Procesi dhe Makbethi.

Procesi paraqet historine e Josef K.-se paraqet historine e cdo njeriu,si trashegues I mekatit fillestar.Njeriu u debua nga parajsa dhe akuzohej se kishte mekatuar kunder ligjit burimor,ligjit te pare.Ne kete bote,njeriu po lane pasojat e mekatit original. Ai nuk e kupton nese ndodhet ne burg apo eshte I lire dhe as se cili eshte e c’pune kane te tjeret me te.Ajo c’ka nis si drame e dyshimit mbaron si drame e fatit njerezor.Jozef K iste nje nenpunes i larte banke,qe gezon respektin e pergjithshem,dhe ketu ne roman perfaqeson njeriun e ndjekur dhe te persekutuar nga nje force e erret dhe e padukshme.Duke mos ditur kujt t’i besoje dhe ku te kapet,ai ulet vete te perpiloje mbrojten e vet ne te cilen kerkon falje per cdo gje qe ka bere,duke firmosur keshtu aktin e fajesise dhe denimin e vet.Kjo force pervec se e erret eshte edhe kaq e dyshimte.Ne lidhje me Jozef K sistemi zhvillon nje process te caktuar i cili eshte llogjikisht i pa arsyeshem dhe thjesht mekani k.Por absurdi lind ne momentin kur edhe pse ky gjyq i pakuptimte merr vendimin per ta vrare,ai nuk eshte aspak i shqetesuar dhe i prêt me seriozitet Xhelatet.Kjo eshte nje zgjedhje gjeniale e Kafkes dhe tregon se drejtesia nuk funksionon sipas logjikes se njeriut,por sipas ligjit te me te fortit.Pra eshte nje sistem ku njeriu eshte I denuar te
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja