Maturanti Shqiptar

Monday, July 18, 2016

ESE 2016 -Ne dhe Demokracia.

Ne, disa krimba toke të strukur thellë në errësirë, e demokracia, drita që regëtin mbi ne dhe që na shtyn të dalim në sipërfaqen e çelët.
Vetë termi "demokraci " përmban në vetvete lirinë dhe populli ynë, i cili më parë rrinte fillikat në një qoshe të mbuluar nga rrjetat e merimangëve disavjeçare të sistemit komunist, sot pas largimit të asaj perdje të hekurt duket sikur ka dalë në sipërfaqe.
       Refreni i përbashkët i popullit shqiptar që në fundin e viteve '90 është bërë :" E duam Shqipërinë si gjithë Evropa ", por Shqipëria u la mënjanë ndërkohë që shtetet e tjera të Ballkanit perëndimor kishin nisur rrugën e gjatë të anëtarësimit për në bashkimin evropian.
Bisedimet për anëtarësimin e vendit tregojnë se Shqipëria, një nga vendet më të varfra dhe më të izoluara të Evropës, po i afrohet pjesës tjetër të kontinentit megjithëse me hapa pothuajse të pandjeshëm.
Duke parë gjendjen dhe zhvillimin e Shqipërisë në ditët e sotme duhet thënë se është vërtet për të ardhur keq që një vend i tillë, me histori të pasur, me një pozitë shumë të favorshme gjeografike, me burime dhe pasuri nëntokësore të shumta që shfrytëzohen dhe nuk shikohen të mirat gjëkundi, me mundësinë për t'u zhvilluar dhe për të hedhur hapa më të sigurtë drejt Evropës dhe jo në fantazi të kota, por me një politikë që na penalizon, atëherë kuptojmë se rruga për në Evropë është vërtet mjaft e vështirë, pothuajse e pamundur nëse shteti ynë nuk është gati për ndryshime thelbësore.
     Një tjetër problem shqetësues që e karakterizon vendin tonë ose më saktë udhëheqësit tanë, të çfarëdo pale qofshin ata është se shqiptari gjithmonë ka dashur të marrë pjesë personalisht, kur në këto rrethana që ne ndodhemi, nevoja kombëtare kërkon unitet dhe mendime të përbashkëta;përvoja na tregon se rezultojnë më të vlefshme dy a tri mendje se sa një e tillë.
 Unë si një adoleshente që po rritem në këtë vend e shikoj veten ndryshe nga moshatarët e mi në vendet e Evropës, madje herë herë nuk hap dot as televizorin, me 'frikën' se edhe kësaj rradhe do dëgjoj kacafytjet e përhershme e të vazhdueshme të forcave politike.
Çdo ditë nga pozita dhe opozita dëgjojmë opinione krejtësisht të kundërta dhe vetëm akuza të ndërsjella, ndërsa tryezat e tyre janë shndërruar në duel këndesash në të cilin dërdëllisin deri sa u thahet pështyma, a thua se ne jemi njerëz pa logjikë, të prapambetur dhe që kemi ngelur në mëshirë të këtyre qënieve, të cilët nuk dinë cila është rruga drejt zgjimit të plotë kombëtar.
        Këtu duhet të theksoj se ata po na vjedhin.
Po na vjedhin lirinë!
A mund të ketë demokraci në një vend ku qytetari vlerësohet dhe vihet në epiqendër një herë në katër vite dhe më pas hidhen tutje fjalët e dhëna nga kandidatët?
A bëhet demokraci me të ndërruar udhëheqësit, me të bërë ca ligje të reja dhe me të stërthënë qindra e mijëra herë premtime të hiperbolizuara që nuk mbahen kurrë?
Nuk e di se kush do të dalë dhe t'i përgjigjet pyetjes time.  Është e drejta ime të marr një përgjigje sepse supozohet që jemi në kulmin e demokracisë së lavdishme.  A mund të ketë demokraci kur korrupsioni është anëtarësuar me qëndrim të përhershëm pothuajse në çdo institucion si privat ashtu edhe shtetëror?!
Ku banon demokracia?  Nën petkun e kujt fshihet?
Ku është e drejta ime për të folur?  Ku është liria ime për të shprehur opinionet e mia vetjake?
Në atdhe njeriu duhet të ndihet i lumtur, duhet të jetë i lirë sepse nëse nuk gjejmë liri në vendin tonë ku mund ta gjejmë tjetër? Nëse diktatura ishte një gur gjigand që shtypte lirinë e njerëzve si milingona, 'demokracia' e ditëve të sotme po rritet dita ditës, nga një gur po bëhet një shkëmb. Po të hedhim sytë pas nga historia vihet re që Shqipëria ka kaluar dorë më dorë si një plaçkë, nga një pushtues te tjetri, nga një udhëheqës te tjetri, nga një fat i keq te një akoma më i keq!  Por tani që po shkruaj është viti 2016, pra aktualisht jemi në shekullin XXI, në këtë kohë ku bota është e prirur të shkojë çdo ditë e më shumë drejt demokracisë së pastër, ne zhytemi thellë në skëterrën e pellgjeve të së shkuarës. Duket sikur timoni që udhëheq Shqipërinë nuk lëviz djathtas apo majtas sipas bindjeve politike por qëndron në vend.
Timoni qëndron aty i balsamosur, Shqipëria mbetet e njëjtë ndërsa shqiptarët përkunden me ninulla premtimesh.
       Problemi nuk qëndron vetëm brenda këtyre kornizave që i shohim çdo ditë e më qartë, ai është akoma më i thellë.
Kam frikë se këta "të mëdhenjtë " po injektojnë dalëngadalë edhe të vegjlit, disa njerëz që pak pushtet që zotërojnë, nëse mund të quhet i tillë,  e shfrytëzojnë si të ishin pasqyrimi binjakëzues i timonierëve të Shqipërisë së mjerë.
Kur të lexohen këto që kam shkruar mbase ndokush do mendojë se pse shprehem në këtë mënyrë, pse jam kaq pesimiste për këtë vend, për këtë sistem, për këtë mënyrë jetese, për të ardhmen tonë, e ndërsa unë me vetëdije të plotë mendimit të tij do i përgjigjesha se kjo nuk është një mënyrë jetese, kjo është një luftë për mbijetesë.
Luftë dhe demokraci!  Kombinimi më i shëmtuar, është absurde, njëkohësisht edhe qesharake pasi vetë populli ynë me vetëdije të plotë i drejtohet kutive të votimit duke zgjedhur njeriun që do ju rrjepë lëkurën për katër vitet e ardhshme së bashku me vartësit e tij.
Dhe absurditeti vazhdon tek shikoj se si përhapet kjo 'epidemi ' që po shfaros të drejtën dhe lirinë e çdo individi.
Duke filluar që nga zgjedhja e një senatori në klasë, e një presidenti në shkollë e deri te zgjedhja e përfaqësuesit më të lartë.
Ne i votojmë!  Po ne i votojmë sepse e drejta e votës tregon parimin themelor të demokracisë, votojmë, ushtrojmë të drejtën tonë mbi ata, të zgjedhurit.
E pasi ne kemi bërë një sjellje, në dukje të parë demokratike, fillon lufta e ftohtë.
Ne luftojmë sepse jemi ne demokraci!
E kush do t'ja dijë që çdo ditë vidhen jetë njerëzish, vidhen mundësi studimi, vende pune e të mira materiale dhe ekonomike?  Mos vallë këta drejtuesit tanë do derdhin ndonjë lot krokodili për këtë?  Absolutisht jo!
        Do jem unë, shokët e shoqet e mia që do na duhet të përballemi me këtë sistem për të gjetur një vend pune në të ardhmen, i cili me shumë gjasa do na zihet me' meritë' nga ndonjë i afërm apo djalë /vajzë deputeti.
Mbase do jemi ne ata që do derdhim lot për mundësitë e mohuara për mundin e shkuar dëm, për mungesën e të drejtës tonë si qytetarë të një shteti demokratik për të gëzuar një vend pune pas shumë viteve stërmundimi studimesh.
       A nuk është kjo luftë për mbijetesë?
Është.
Por nëse shteti ynë nuk di t'i vendosi pikat mbi 'i', ne mund ta bëjmë shumë mirë!
Në djall vaftë Evropa dhe imazhi i rremë demokracisë, me të cilin gënjehemi si fëmija pas biskotës së preferuar.
Jemi ne djem e vajza të ketij vendi, rinia, kënga e zëri jonë, zëri i gjyshërve tanë, i mamave edhe baballarëve, i atyre që ikën dhe atyre që do vijnë.
Jemi ne ata që nëse ngrihemi mund t'ja dalim.
Është fuqia dhe fryma jonë optimiste për  ndryshim që mund të shkatërrojë çdo barrierë që po mban të kapur për këmbësh e duarsh demokracinë e vërtetë.
Ne mund t'ja dalim.
Vetëm ne dhe Demokracia deri në fund!

---------------
Derguar : Klodiana Nakaj

Tuesday, October 20, 2015

EKZISTENCIALIZMI

Ekzistenca dhe liria te Kierkegaardi

Menyra ne te cilen Hegeli luan me konceptet nuk e angazhon ekzistencen konkrete dhe nuk na con ne njohjen e vetvetes. Kjo ishte optika ne te cilen Kierkegaardi e kritikon Hegelin. Te ekzistosh nuk mund te permblidhet ne konceptin “ ekzistoj “. Nuk mund te jepet nje perkufizim per kete koncept, megjithese kjo do te ishte nje rrugedalje per ekzistencen njekohesisht. Ne mendojme sepse ne ekzistojme dhe jo e anasjellta. Cdo ide qe rrjedh nga kjo e dhene eshte e kufizuar. Ekzistenca eshte realiteti themelor i njeriut. Kierkegaardi niset nga parimi qe energjia dhe serioziteti qe percakton kete ose ate zgjedhje karakterizojne qendrimin e pershtatshem perballe jetes, qendrim qe na ve automatikisht ne relacion me origjinat tona : qellimin e Zotit. Kjo eshte detyra e njeriut : jo vetem qenia, por ne nje menyre specifike, infiniti duhet te paraqitet si infinit ne ekzistencen kalimtare. Infiniti dhe pavdekshmeria jane te vetmet siguri. Ekzistenca lidhet me shfaqjen e lirise se pergjithshme te nje subjekt. Veprimi i njeriut realizohet nga ajo qe ka ndodhur ne zemer te subjektivitetit, dhe kjo eshte arsyeja pse ai merr pergjesesi mbi veten. Hegeli theksonte se gjithcka qe ekziston duhet te gjeje ne te vendin dhe justifikimin e vet. Por Kierkegaardi pohon jo vetem vleren absolute te cdo individi, pra te subjektivitetit individual, por edhe vete te cdo casti te perjetuar. Ne jemi te lire te percaktojme cilesine e ekzistences sone. Kierkegaardi na ve megjithate ne ruajtje kunder iluzionit te autonomies qe do te mund te shpalosej aty. Ne mund te vendosim vete te marrim persiper jeten tone. Megjithate, paradoksi i ekzistences qendron ne faktin se ne duhet te perpiqemi ne cdo rast te gjejme nje ekuliber me Zotin per te cilin ne jemi te hapur dhe qe na percakton. Ajo qe perben destinimin tone eshte se ne jemi te varur. Njekohshmeria ndermjet kuptimit dhe deshires trashendentei, i iken, i shpeton mendimit. Ne momentin ku  mendimi lind, ai eshte i asgjesuar nga ekzistenca. Ja pra, perse Kierkegaardi flet per kete paradoks. Paradoksi i lirise gjendet ne faktin qe ne besojme me vetedije lirine tone te Zoti, i cili na imponohet. Te besuarit nuk qendron mbi arsyen, por ai eshte nje kerkim ne boshllek, i inspiruar nga besimi. Prandaj dhe besimi eshte perfundimisht i pasigurt ne cdo moment drejt pavdekesise. Liria eshte, pra, nje qendrim ekzistencial. Njeriu nuk eshte i lire te jete nje tjeter nga vetvetja, perkundrazi, ai eshte i lire te beje te duket (se eshte) te qenet nje tjeter. Ne rastin e dyte ai ka nje raport te keq me vetveten. Koshient qe te mos jete ne akord me natyren e tij te vertete, ai zhytet ne ankth, ne agoni. Ai nuk mund ta ndreqe kete situate vecse me anen e vullnetit. Nese ai deshton, eshte i lire te deshperohet. Liria e vertete supozon se nuk ka doreheqje nga alternative e lirise ne pranimin e asaj qe transcedeton.

Punoi: Adela Kaptelli

Friday, January 30, 2015

Ese: Milosao e Rina

Nese papritur para meje do gjendej xhindi me llamben magjike e do me kerkonte nje deshire, pa hezituar do deshiroja te me kthente pas ne kohe ,ne epoken kur mes lufterash e betejash te pergjakshme , mes vuajtjesh ,konfliktesh dhe hendeqesh sociale do lindte dashuria e paster mes Milosaos e Rines .
Ja pra nje prekje e llambes dhe bam gjendem ne mes te qytetit te Shkodres I pushtuar dhe rrethuar nga tanke , makina lufte dhe tela gjembash .Shoh cdokend por askush nuk me sheh ,prek gjithcka po asgje s’me afrohet dot .Jam inekzistente mes ekzistences .Jam udhetare ne kohe e hapesire .
Eci ne rrugicat e shtruara me kalldrem dhe ja tek I shoh te kroi I dashurise dy te rinjte Milosaon  e Rinen teksa flasin e perqafohen me njeri-tjetrin . Sa e fuqishme eshte e ndjenja qe I lidh ata !Me e fuqishme se lufta ,me e fuqishme se rregullat e traditat e kohes .Ky cift te rinjsh eshte nje ringjallje ne nje kontekst tjeter e Romeos dhe Zhuljetes , nje rikrijim I dashurise shekspiriane dhe nje prove per te gjithe ata qe nuk besojne tek magjia e dashurise ,ndjenjes me sublime qe ,mund te lidhe dy njerez .Cfare po ndodh ? Perse vasha e bukur po derdh lotet e saj si kristal? Pse befas buzeqeshja u zevendesua nga nje hije trishtimi ? Ku humben te qeshurat ,ku u zhduk lumturia ?Perse perqafimi qe trimi I dha vashes duket si perqafimi I lamtumires ? Shoh Milosaon qe merr shpaten e tij , flamurin kuq e zi dhe hipen ne kalin e bardhe duke lene nje pjese te zemres se tij tek e dashura e shpirtit. Niset  kali I bardhe me vrap dhe nje leter I bie trimit nga dora .Kali zhduket mes pluhurit te rruges dhe letra mbetet aty .Nxitoj per ta marre dhe pas disa castesh e gjej veten ne shtepi te rrethuar nga librat dhe letrat e mija .Me sa duket afati I magjise perfundoi. Per cudi ne dore kam letren qe me ngeli nga e shkuara tashme e destinuar per tu lexuar nga une .
“Vajze e zemres sime syte e tu si drite s’dua ti shoh me lot . Ne te dy nuk kemi humbur asgje dashurine e kemi edhe pse do e jetojme ne bote te ndryshme .Ti e di qe nese peshes se botes do I shtoja diellin,yjet dhe henen perseri ti do peshoje me shume o diell I zemres sime . Dije qe nese nuk kthehem me vdekja ime do jete  nder me te mirat sepse do vdes per memedhene .Mbase ky ishte dhe misioni im : te vdisja per kete toke qe me dha jete  dhe te derdhja gjakun tim per flamurin e shqypes dykrenare. Me vjen keq qe nuk munda ti realizoja  ato cka te premtova dhe cfare enderruam, por  te dy e dime qe nuk mund te ishim te lumtur nese atdheu yne vuante .                                       Per me te emblen vashe ---nga Milosao . “
Sapo mbarova se lexuari ndieva disa pika lot te me rreshqisnin ne faqe .Valle a ka dashuri te tilla sot ? A mund te kete sprovuar jeta dy te rinj ashtu sic I sprovoi keta? A mund te ushqeje dikush nja dashuri kaq ta madhe per atdheun e per te dashurin e zemres? A mund te rilinde nje lidhje e te tilla permasave  ne ditet e sotme ?
 Mes pyetjesh te shumta dhe emocionesh te medha arrij ne perfundimin se ta perjetosh dashurine eshte fat, por te perjetosh dashurine qe Milosaoja kishte per vajzen e zemres dhe memedhene eshte padyshim e paperseritshme ..

________________
Faleminderit Ina
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja