Sunday, May 12, 2013
Komedia Tartufi nga Molieri-analizë apo kritikë letrare
Komedia Tartufi nga Molieri-analizë apo kritikë letrare
Tartufi
Për herë të parë u shfaq në oborrin mbretëror të Varsajës, më 12 maj 1664.
Kleri dhe aristokracia u dëshpëruan pa masë dhe intervenuan që të ndryshohet emri në ,,Mashtruesit‟‟ dhe ta ndërrojë veshjen Tartufit nga klerik në civil.
Pas variantit të tretë më 1669 u lejua shfaqja.
Tema e komedisë është ,,hipokrizia e stesës klerikale që mundohet të pasurohet në mënyrë shumë të shpejtë,duke shfrytëzuar besimin që kanë të tjerët për profesionin e tyre të shenjtë dhe mendjelehtësinë e shtesës borgjeze që një kohë bëhet viktimë e hipokrizisë klerikale.
Subjekti i veprës përbën ballafaqimin e dy shtresave shoqërore asaj klerikale dhe feudale e cila dobësohej gradualisht si ekonomikisht edhe politikisht dhe në atë borgjeze e cila fuqizohej në mënyrë të pandalshme.
Autori mban anën e shtresës së re asaj borgjeze.
Orgoni , një borgjez i kohës në mënyrë naive i beson Tartufit që ta marrë në shtëpi vetëm për të ndihmuar një krerik të ngratë.
Fëmijët me gruan në e parë , Damisi dhe Mariana , dhe gruaja e dytë , Elmira , nuk janë dakort në sinqeritetin e babait , por nuk mund ta kundërshtojnë .
Me ardhjen e tij harmonia familjare zë e prishet.
Hipokrizia e Tartufit kuptohet nga të gjithë kuptohet përpos nga Orgoni.
Ai ai shkruan pasurinë e Tartufit në shenjë të mirëkuptimit dhe sinqeriteti që tregon . Don t‟ia japë vajzën.
Marianën për grua edhe pse ajo ishte e fejuar.Në këtë akt të fundit intervenon gruaja e Orgonit , Elmira e cila i tregon për hipokrizinë e Tartufit.
Orgonin e fsheh Elmira nën tavolinë dhe i tregon për takimin e fshehtë me Tartufin dhe kështu Orgoni pranon hipokrizinë dhe pranon gabimin e tij .
Kështu e largon nga shtëpia por tani
e mbron shteti se ai paraqitet si pronar formal.
Intervenon shteti dhe arrestohet Tartufi.
Në shtëpi kthehet qetësia.
Personazhet ndahen në dy grupe : që nuk kuptojnë hipokrizinë si zonja Pernelë dhe pasaniku Orgon dhe ata që e kuptojnë hipokrizinë e Tartufit si Damisi,Kleanti ,Dorina .
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No comments :
Post a Comment