Ky roman është ndër të parët i shkruar në vargje.
Edhe pse i takon epikës në të ka edhe mjaft pjesë lirike të ndërfutura dhe paraqet një vepër të ngjizur epiko-lirike.
Lirika shfaqet me atë kur Pushkini e shpreh haptazi qëndrimin e tij përmes personazheve , narracionit të shkrimtarit , përshkrimeve të natyrës , analizës psikologjike të personazheve , digresioneve të ngjarjeve.
Tema e romanit është ,,jeta ruse , ajo e fshatit dhe e qytetit rus në fillim të shekullit XIX .
Bjelinski , studiues i thellë i veprës së Pushkinit,thotë se shumësia e temave e emërton këtë roman si ,,enciklopedi të jetës ruse të vitetve 20 të shek XIX‟‟.
Rrethanat politike –shoqërore-ekonomike të Rusisë së shek XIX ishin : zhgënjimi i masave popullore pas fitores historike kundër Napoleonit , vazhdimi
i sistemit shoqëror të bujkërobërisë,lëvizja revolucionare e rinisë së kohës për ndryshimin e gjendjes ekonomike dhe të sistemit-politik-shoqëror,dëshpërimi nga mossuksesi për ndryshime , tërheqja dhe mbyllja në vetvete për shkak të pamundësisë dhe të paaftësisë për ta ndryshuar gjendjen ,ndikimi i kulturave të huaja në rrjedhat e kulturës ruse etj.
Autori i bën tri kategorive të aristokracisë , asaj provinciale , asaj të Moskës dhe asaj të Petërburgut.
Shoqërisë ruse e cila karakterizohej nga prapambeturia intelektuale , konservatorizmi,parazitizmi dhe individualizmi e indiferentizmi.
Personazhe kryesorë janë: Onjegini,Tatjana,Lenski.Onjegini,përfaqësues i aristokracisë së Pëtërburgut ,si fëmijë u edukua nga mësues francez,shkollën e kish vend dëfrimi e loje,mësoi përciptazi letërsinë greke-romake,mësoi gjuhë frenge por edhe sjelljen e shfrenuar aristokrate,kalonte jetë mondane , të zbrazur e plot dëfrime.
Kjo jetë pa ndonjë qëllim të caktuar e bëri të mbyllet në vete , merret me poezi,lexon vepra , kupton se ska talent,sgjen dot motive,shkatërrohet psikikisht, e takon xhaxhai i tij dhe kërkon nga Onjegini që të bëhet pasardhës i tij.
Vepron si romantik ,dëshiron të shkojë në një vend tjetër , largohet nga qyteti , shkon të jetojë në shtëpinë e xhaxhait në fshat nga revolta dhe pakënaqësia,trashëgon pasurinë , tenton të bëjë reforma për përmirësimin e gjendjes së bujkërobërisë së fshatarëve.
Onjegini ishte i pakënaqur me politikën e carit rus,njihet me Lenskin , djalosh ky me formim intelektual,krijon miqësi,bën dyluftim me të dhe e vret,dashurohet në Tatjanën , vajzë me virtyte të larta,Tatjana martohet fillon të shfaq Onjegini dashurinë ndaj saj , ajo nuk ia kthen dhe pason katastrofa e tij.
Tatjana dallon nga Onjegini , është e rritur në frymën e traditës popullore , me përralla , tregime , legjenda etj.
Ajo përfaqëson rininë përparimtare ruse , dëshiron të bëjë ndryshime.
Kur e takon Onjeginin pëlqen idetë përparimtare dhe revolucionare të tij , i shfaq dashuri përmes një letre , din më von pasi martohet ti thotë jo Onjeginit ngase ky kërkon të çkurorëzohet .
Lenski përfaqëson aristokracinë provinciale
Lexo me shume...
No comments :
Post a Comment