shembjen e te gjitha kulteve, te gjitha besimeve dhe bindjeve, dmth atyre fetare, politike, atdhetare, pa perjashtuar dhe ato morale.
Migjeni shfaq vazhdimisht idene se jeta shoqerore kushtezohet nga jeta material, se vlerat morale e shpirterore shkatarrohen ne kushtet e mjerimit dhe vuajtjeve te shumta. Me dhembje e revolte ai tregon se dinjiteti legjendar i malesorit, se nderi i malesores dhe i qytetares se varfer kane marre fund ne luften per ekzistence, ne veshtiresine per t’i siguruar femijes nje cope buke e per ta shpetuar nga vdekja. Migjeni shprehu bindjen se per sa kohe nuk do te permbyseshin idhujt e vjeter, gjithcka ne jeten e qytetit e te fshatit do te mbetej ne mjerim.
Skicat e tij shquhen per antikonformizem te theksuar, ne kuptimin e mospajtimit jo thjesht me nje shoqeri te caktuar, ten je kohe te caktuar, por me gjendjen absurd njerezore. Poezite e tij jane nje shuplake cmitizuese ndaj miteve tashme te rreme. Ai i tronditi themelti e shoqerise shqiptare, jo sepse shkruajti me nje stil sarkastik apo te ashper, por sepse preku ato tema qe shqiptaret i kishin per zemer, e i mbanin si krenari, nderkohe qe gjithcka qe ata besonin, ishin vec dekorime.
Migjeni i zhveshi, i grisi flamujt e melankilise, i theu malet jashte cdo konteksti shoqeror e id ha nje dush te ftohte euforise himnizuese te kohes.
No comments :
Post a Comment