Poezia «Laokoonti» është një nga ato poezi
të Ismail Kadaresë për të cilat pothuajse nuk flitet fare, kur ajo përbën
kodin e zbërthimit të qëndrimit të Kadaresë në kohën e diktaturës komuniste.
Poezia «Laokoonti» është botuar në vitin 1976, në ciklin me poezi «Koha»,
botuar për herë të parë në revistën «Nëntori» dhe pastaj në një
libër-përmbledhje poezish të Ismail Kadare. Poezia «Laokoonti» është shkruar
dhe botuar fill pas problemeve që pati Ismail Kadare në vitin 1975 me poezinë
«Në mesditë Byroja Politike u mblodh», e njohur ndryshe si «Pashallarët e kuq».
Në fakt, poezia «Laokoonti» është reagimi i Kadaresë ndaj kritikës që iu bë
atij për poezinë «Në mesditë Byroja Politike u mblodh». Në poezinë «Laokoonti»
Ismail Kadare rimerr temën e tregimit «Përbindëshi» të botuar në vitin 1965,
për të cilin ai ishte kritikuar dikur, për herë të parë si shkrimtar. Në një
intervistë për gazetën «Zëri i Rinisë», në 1 dhjetor 1973, Kadare thotë:
«Dëshira për të shkruar një vepër për
përballimin e stuhisë revizioniste në vitet 1960 ka qenë e vjetër. Në vitin
1965 tentova ta realizoja këtë ide në tregimin ‘Përbindëshi’, duke u përpjekur
të rishkruaja mitin e Kalit të Trojës. Për shkak të simbolikës së rënduar
tregimi doli i errët».[1]
Në një tjetër intervistë të botuar në vitin
1979, në revistën «Nëntori», Kadare thotë:
«Ndeshja e Partisë sonë me revizionizmin
hrushovian, duke qenë një ndeshje me proporcione madhore në planin kombëtar dhe
ndërkombëtar, është njëkohësisht një luftë dhe përvojë e re, që i shtohet
epopesë së proletariatit botëror. Si e tillë, edhe pasqyrimin e saj në letërsi
ajo nuk e kishte të lehtë, sidomos në një gjini të gjerë si romani. Dëshira ime
për të shkruar diçka për këtë ndeshje monumentale haste në pengesën që krijonte
vetvetiu naiviteti i temës, si dhe në mungesën e mjaftueshme të përvojës sime
si prozator për të rrokur tablo të një gjerësie të tillë. Kjo bëri që në fillim
unë t’i shmangesha atakimit të drejtpërdrejtë të temës, dhe të kërkoja rrugë
të tjera për ta pasqyruar atë. Duke qenë se isha marrë gjer atëherë më shumë
me poezi, m’u duk se edhe në prozë do ta kisha më lehtë të realizoja diçka duke
thirrur në ndihmë kryesisht mjetet e poezisë, figuracionin dhe simbolikën
poetike. Kështu, duke u nisur nga fakti që tradhtia hrushoviane në atë kohë
dhe më vonë në shtypin e propagandës sonë dhe në gjithë shtypin revolucionar
botëror quhej si Kali i Trojës brenda lëvizjes komuniste botërore, unë nisa të
shkruaja një novelë për historinë e moçme të Kalit të Trojës, të lidhur
drejtpërdrejtë me kohën tonë. Novelën e shkrova dhe e botova më 1965 në
revistën ‘Nëntori’. Siç e tregoi me të drejtë kritika jonë si dhe reagimi i
lexuesve, novela pavarësisht nga qëllimi im, ishte e paralizuar, konfuze dhe
aspak e qartë. Botimi i saj, megjithatë më ndihmoi mua të bindesha edhe një
herë për një gjë të madhe: mjetet simbolike konvencionale ishin tepër të
kufizuara dhe nuk mund të jepnin kurrsesi dëshmitë e mëdha të kohës që ishin të
jetuara nga mbarë populli. Imazhi i Kalit të Trojës, sado që të përdorej në një sens të drejtë, nuk mjaftonte për
të dhënë fytyrën reale të tradhtisë së sotme hrushoviane».[2]
Në gjuhën e Enver Hoxhës, në atë periudhë,
«revizionistë» quheshin antistalinistët, madje edhe jostalinistët. E vërteta
është se nuk ka pasur një stuhi të ashtuquajtur revizioniste ndaj Shqipërisë.
Kur në Bashkimin Sovjetik, me Kongresin XX, në 1956, filloi një kurs
antistalinist, Enver Hoxha në Shqipëri nuk ishte entuziast për këtë dhe në fund
bëri zgjedhjen e tij, duke dalë si kampion i mbrojtjes së Stalinit në lëvizjen
komuniste ndërkombëtare. Në këto rrethana, Bashkimi Sovjetik, në dhjetor 1961,
thjesht preu marrëdhëniet me Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe përfaqësuesit
shqiptarë ndaloheshin të merrnin pjesë në mbledhjet e Traktatit të Varshavës, e
gjithë kjo për shkak të marrëveshjeve të fshehta për shkëmbime
gjeopolitike që u bënë mes Moskës dhe
Washington-it. Në këtë situatë, Enver Hoxha, i cili kishte hapësirë
që të ndiqte në Shqipëri së paku shembullin e Titos, duke e hapur vendin ndaj
Perëndimit, zgjodhi që ta bënte Shqipërinë Tempullin e Stalinit. Ismail Kadare
në citimin e mësipërm e thotë qartë se ai në tregimin «Përbindëshi» e ka
projektuar ndeshjen mes stalinistëve dhe antistalinistëve (revizionistëve) në Mitin e Trojës, duke e
identifikuar Kalin e drunjtë me antistalinizmin. Ideja e Kadare
është që antistalinizmi është Kali i Drunjtë i Perëndimit kapitalist, dhe me
të (antistalinizmin), do të vijë ashtu si akejtë që kishin hyrë në barkun e
Kalit të drunjtë, diversioni kapitalist dhe që do të shkatërrojë shtetin
komunist, duke rikthyer kapitalizmin. Miti i Kalit të drunjtë, tekefundit
përbën si një simbolikë tejhistorike, atë të një komploti, një konspiracioni,
për të marrë nën kontroll një shtet, për të përmbysur një pushtet. Kështu,
Kadare, duke bërë këtë parabolë, po paralajmëronte praktikisht për komplote
revizioniste (antistaliniste), pra antienveriste në Shqipëri dhe kërkonte që «kuajt e drunjtë» të goditeshin
paraprakisht, së bashku me ata
që fshihnin brenda. Pra, Kadare po bënte thirrje për terror stalinist
në Shqipëri. Sipas atyre që kam cituar më lart, Kadare e pohon vetë se «Përbindëshi» ishte një manifest i
stalinizmit. Sipas atyreqë thotë vetë Kadare për tregimin «Përbindëshi»,
ai del të jetë një ftesë që i bëhej diktatorit stalinist Enver Hoxha, për të
zbuluar në Shqipëri sa më shumë komplote, sa më shumë revizionistë
antistalinistë. Është shumë domethënëse që tregimi «Përbindëshi» nuk u
kritikua atëherë kur u botua për idenë qendrore të tij, por për formën në të
cilën ishte paraqitur kjo ide, po të shprehem në terma të realizmit socialist.
Si shkak për t’u shkruar poezia «Laokoonti»
u bënë kritikat që iu bënë Kadaresë në 1975 për poezinë «Në mesditë Byroja
Politike u mblodh». Në poezinë «Në mesditë Byroja Politike u mblodh» Ismail
Kadare ka zbuluar një tufë «kuajsh të drunjtë» revizionistë antistalinistë, të
cilët ia sugjeron diktatorit që t’i eliminojë, duke e barazuar burokratizmin me
komplotizmin. Siç kam thënë edhe në analizën e mëparshme, për poezinë e Kadare
«Në mesditë Byroja Politike u mblodh», Enver Hoxha vetëm disa muaj para se
Kadare të çonte për botim këtë poezi kishte mbajtur një fjalim ku kishte dhënë
një shifër prej 30 mijë burokratësh të kamufluar, veç të tjerëve. Nëse do të
përdorej formula e Kadaresë, e barazimit të burokratit me komplotistin, kjo do
të çonte në eliminimin fizik të tyre dhe në internimin e familjeve të tyre, pra
në një valë të paparë terrori masiv. Siç e kam treguar tashmë, në analizën që i
kam bërë kësaj poezie, Kadare u kritikua për të, se kjo që kërkonte Kadare
ishte në fakt pol-potizëm, që shkonte mjaft përtej limitit të terrorit të Enver
Hoxhës. Por që Kadare nuk ishte penduar për atë që bëri në poezinë «Në mesditë
Byroja Politike u mblodh», kjo kuptohet nga poezia «Laokoonti» që Kadare e
botoi pak muaj pas kritikave që iu bënë për poezinë e parë. Ismail Kadare, në
poezinë «Laokoonti», vetidentifikohet me Laokoontin dhe e paraqet veten si
njeriun që u bë kampion i luftës kundër revizionizmit (antistalinizmit), duke
paralajmëruar rrezikun e lindjes së revizionizmit në Shqipëri, me metaforën e
«Kalit të drunjtë». Ismail Kadare i konsideron kritikat që iu bënë atij për
tregimin «Përbindëshi» në 1965, ato për romanin «Dimri i vetmisë së madhe», si
dhe ato për poezinë «Në mesditë Byroja Politike u mblodh», si dhe faktin që ai
u detyrua të bënte autokritikë për poezinë «Në mesditë Byroja Politike u
mblodh», si triumf të revizionistëve, pra antistalinistëve, pra antienveristëve
të kamufluar brenda «Kalit të drunjtë». Ismail Kadare me poezinë «Laokoonti» praktikisht i denoncoi si revizionistë
dhe armiq tek Enver Hoxha, ata që e kritikuan për poezinë «Në
mesditë Byroja Politike u mblodh», që nga Dritëro Agolli, tek Ramiz Alia.
Në poezinë «Laokoonti», Laokoonti-Kadare
thotë:
«Një të fshehtë të madhe
ndrydh brenda gjoksit
Mijëra herë në mijëra net
e ditë
Të vërtetën e frikshme
përsëris pa pushim
...
Si çdo gjë e tmerrshme
është i thjeshtë sekreti,
Që brenda boshllëku i
gjoksit tim mban.
Afroni, pra, kokat të
dëgjoni të vërtetën,
Mua s’më mbytën
gjarpërinjtë, por trojanët më vranë.
Oh sikur të mundja
gjithçka të tregoja,
Si do të ngrinit para
meje si gur,
Por unë jam i dënuar mes
rropamës suaj
Moskokëçarëse,
Më qartë se kaq nuk ka si ta thotë Kadare,
se disiplina e partisë ia ka mbyllur gojën dhe ai nuk mund të flasë publikisht,
por po flet në gjuhë figurative. Dhe flet aq qartë sa s’bëhet. Më tutje, Ismail
Kadare shkruan në poezinë «Laokoonti»:
«Ju e dini se përpara
Trojës aherë
Kali i Drunjtë, dhuratë e
grekëve u shfaq.
Ky kalë në dy grupe i
ndau trojanët:
Ta pranonin ose ta
flaknin sakaq.
Pajtim me armikun,
ulërinin tradhtarët,
Mjaft më me luftë, zjarre
dhe helm.
Erdh koha që shpatat t’i
kthejmë në parmenda,
Armiqtë në miq erdh koha
t’i kthejmë
Në mbledhjen e gjatë
‘pro’ dhe ‘kundra’ kalit,
Unë ‘kundrat’ kryesova me
tërbim.
Dhe juve ju kanë thënë se
aherë hyjnitë
Këtu është e lehtë që tek Laokoonti të
identifikohet Kadare, i cili që nga viti 1965, kur botoi tregimin «Përbindëshi»
paraqiti dhe mbrojti në letërsi tezën e krahasimit të rrezikut të revizionizmit
(antistalinizmit) me atë të Kalit të Drunjtë të Trojës. Kur Ismail Kadare shkruan: «Në mbledhjen e gjatë ‘pro’
dhe ‘kundra’ kalit, / Unë ‘kundrat’ kryesova me tërbim», kuptohet
qartë se ai e ka fjalën edhe për mbledhjen e famshme të zhvilluar në Sekretariatin
e Komitetit Qendror të PPSH, nën kryesinë e Ramiz Alisë, për poezinë «Në
mesditë Byroja Politike u mblodh». Në këtë mbledhje, procesverbali i së cilës
do të ishte shumë interesante sikur të botohej i plotë, Kadare për një kohë të
gjatë mbrojti me kryeneçësi tezën e tij të barazimit të burokratizmit me
komplotizmin, duke e parë burokratizmin si kontigjent të revizionizmit, çka
thuhet edhe në poezinë «Në mesditë Byroja Politike u mblodh». Kështu që Kadare,
i përcakton palët në këtë mbledhje, si ata që ishin «pro kalit», pra ata që
ishin kundër poezisë dhe barazimit të burokratizmit me komplotizmin, ku
futeshin pjesa më e madhe e pjesëmarrësve, duke përfshirë Dritëro Agollin dhe
Ramiz Alinë, si dhe në ata që ishin «kundra kalit», pra ata që ishin pro poezisë
dhe barazimit të burokratizmit me komplotizmin, duke filluar nga vetë Kadare,
deri tek ndonjë ultrastalinist skizofren, të cilit sot Kadare ka turp që t’ia
përmendë emrin që e ka mbështetur atë ditë.
Më tutje, Kadare-Laokoonti i quan kritikët
e tij më keq se gjarpërinjtë:
«Ç’përralla kalamajsh,
ç’trillim për budallenjtë.
Unë gjarpërinjtë do t’i
mbrapsja me një shkelm.
Po ç’t’i bëja fushatës së
tradhtarëve kundër meje,
Në vargjet e mëposhtme
është fare e qartë parabola që Kadare bën mes situatës ku u gjend ai kur u kritikua dhe
historisë së Kalit të Trojës, siç e interpreton Kadare:
«Ditë e natë e me javë
polemika vazhdonte
Nga shtresat e mesme gjer
lart në qeveri.
Ishte vjeshtë.
Nën qiellin e hirnosur me
erë
Pra, Kadare e paraqet debatin që bëhej për
veprën e tij, mes tij dhe kritikëve, që nga viti 1965, kur doli tregimi «Përbindëshi»,
në 1973, kur doli «Dimri i vetmisë së madhe», deri në 1975, kur ai çoi për
botim poezinë «Në mesditë Byroja Politike u mblodh», si çështje nëse do të
pranohej apo refuzohej alarmi për «Kalin e drunjtë» revizionist antistalinist,
që kishte paralajmëruar ai. Madje Ismail Kadare shkon dhe më tutje, duke
thënë se ata që e kritikuan për poezinë e tij në vitin 1975, në fakt e sulmonin
se ai u kishte denoncuar skemën e «Kalit të drunjtë» me tregimin «Përbindëshi»
në 1965:
Atë kalë unë i pari e
kisha goditur,
Është e qartë se këtu Ismail Kadare e ka
fjalën për tregimin «Përbindëshi», të botuar në 1965, ku ai e krahasonrevizionizmin (antistalinizmin) me Kalin e
drunjtë të Trojës. Ismail Kadare e thotë qartë se ata që e
kritikuan atë në 1975 për poezinë «Në mesditë Byroja politike u mblodh» ishin
revizionistë të kamfluar (antistalinistë, pra edhe antienveristë), të cilët
nuk ia falnin Kadaresë atë që në 1965 e kishte paralajmëruar lojën e tyre me
figuracionin e Kalit të drunjtë. Kadare thotë duke u vetëprojektuar tek
Laokoonti:
«Më në fund ‘vija e butë’
fitoi mbi ‘të ashprën’
Ismail Kadare, në vargjet e mësipërme, duke
folur figurativisht si Laokoonti, thotë qartë se ai vetë ka qenë në krye të
«vijës së ashpër», pra vijës ultrastaliniste në letërsi, e cila vijë madje
mëtonte t’i jepte formula terrori masiv regjimit. Por Laokoonti-Kadare thotë se
për fat të keq fitoi «vija e butë», që në këtë rast përfaqësohej nga Ramiz Alia
dhe Dritëro Agolli dhe ai Laokoonti-Kadare u detyrua të përulej. Madje në
vargjet e mësipërme Ismail Kadare bën një tjetër marrëzi ekstremiste, duke
paralajmëruar Enver Hoxhën se kur të mos jetë gjallë ai, dhe në pushtet të
vijnë ata të «vijës së butë» («pro kalit»), si Ramiz Alia, që drejtoi mbledhjen
ku u kritikua Kadare, atëherë Kadarenë do ta arrestojnë si enverist, në
procesin e deenverizimit, në analogji me destalinizimin që bëri Hrushovi në
Bashkimin Sovjetik, pas vdekjes së Stalinit. Kadare shkruan:
«Në burg, me gotën e
ujit, në mesnatë
Helmin më dhanë ata të
pi,
Ata që ulërinin kundër
dhunës dhe shpatës,
Që dinin të kafshonin
tamam si gjarpërinj
Në mëngjes që pa gdhirë
në breg të detit
Ma hodhën kufomën drejt
mbi zhavorr.
Rapsodët aherë anembanë
përhapën
Pra, Laokoonti-Kadare i thotë Enver
Hoxhës-Priam se këta që po më kritikojnë mua sot, nesër, kur t’i të mos jesh
gjallë, dhe këta të ndryshojnë kursin duke u bërë antienveristë, do të më
arresojnë mua si enverist, madje do të më eliminojnë fizikisht. Kadare i thotë
Enver Hoxhës se ata që më kritikojnë mua sot si kriminel, që kam predikuar
gjakderdhje masive, nesër do të më vrasin pa gjak, me helm si gjarpërinj. Këtu
kuptohet hapur se «gjarpërinj» quhen Ramiz Alia dhe Dritëro Agolli. Më tutje
Laokoonti-Kadare tregon me trishtim për Shqipërinë e pas vdekjes së Enver
Hoxhës dhe eliminimit të Kadare, të sunduar nga revizionistët e vijës «pro
kalit»:
«Ky ishte mbarimi i
polemikës për kalin,
Ju e dini me Trojën
ç’ndodhi pastaj.
Tre mijë vjet rresht,
nga muzeu në muzera,
Më tutje, Laokoonti-Kadare u drejtohet sa
brezave të ardhshëm, aq edhe vetë Enver Hoxhës, duke i thënë se atë (Kadarenë)
e pezmaton më shumë fakti që Enver Hoxha mori anën e «vijës së butë» («pro kalit»), duke dalë
praktikisht kundër Kadaresë, se kritikët e tij që i quan «peshë e
neveritshme gjarpërinjsh»:
«Më kanë lodhur shumë,
besomëni ca fjalë,
Se kjo peshë e
neveritshme gjarpërinjsh.
Ju që gjer në hënë keni
shkuar si vallë
Kështu, në imazhin e Laokoontit të kapluar
nga gjarpërinjtë, Ismail Kadare paraqet vetveten në raport me kritikët e tij.
Por Enver Hoxha ishte një diktator i zgjuar dhe ai e dinte mirë se nëse
depërtonte deri në gjoksin e shkrimtarit të parë të oborrit të tij, nuk do të
gjente tjetër veç një ultrastalinizëm, madje polpotizëm pragmatik, të
llogaritur për t’u dukur siç i thonë fjalës më ruajalist se mbreti. Nëse Enver
Hoxha do të merrte anën e «Laokoontit» të tij, Kadaresë, atëherë duhej që
Enver Hoxha të bëhej Pol-Poti i Shqipërisë, gjë që Enver Hoxha nuk donte ta
bënte. Prandaj Enver Hoxha u mjaftua duke lejuar që Kadarenë ta kritikojnë dhe
ta detyrojnë të bëjë autokritikë, por jo ta ndëshkojnë, siç prisnin disa.
Ismail Kadare duket se këtë gjë nuk e duron dot, se ai shkruan, duke folur me
gojën e Laokoontit:
«Vërtiteni,
Flisni për teatrin, për
plazhet,
Për gjithfarë motorësh e
gjithfarë qeverish,
Pa ju shkuar mendja se ai
mund të shfaqet
Në një ditë të rëndomtë,
një mëngjes me shi
...
Në pafshi ndonjë ditë të
bëhem copëra;
Nga marazi, siç thonë, të
plas, t’ia bëj ‘krak’,
Jo kujtimet e Trojës, as
gjarpërinjtë monstra,
Por indiferenca juaj
Pra, Kadare thotë se ai mund të pëlcasë nga
marazi ngase nuk e pa Enver Hoxhën të merrte «vijën e ashpër», «kundër kalit»
dhe të bëhej Pol-Poti i Shqipërisë, duke e përmbytur vendin në lumenj gjaku.
Poezia «Laokoonti» është një sfidë që Ismail Kadare i bënte Ramiz Alisë, i cili
pas spastrimeve të viteve 1974-1975 në udhëheqjen komuniste, ishte duke u afirmuar
si pasardhësi i zgjedhur i Enver Hoxhës. Të gjithë ata që kuptonin diçka, e
lexuan poezinë «Laokoonti» si një denoncim të Ramiz Alisë, si revizionist, tek
Enver Hoxha, çka do të thoshte se Kadare po i kërkonte diktatorit që të
eliminonte fizikisht delfinin e tij. Ismail Kadare e kishte dhënë kodin për të
lexuar poezinë «Laokoonti» që para se ta shkruante, në mos e kishte
shkruar(?!), në një intervistë tek «Zëri i Rinisë», në 1973, që e kam cituar më
lart, dhe madje e dha përsëri kodin, pas botimit të poezisë, në një intervistë
të botuar në vitin 1979, në revistën «Nëntori». Sigurisht që Ramiz Alia kuptoi
gjithçka dhe ai që atëherë e ka përbuzur dhe urryer Kadarenë, për këtë gjë. Por
Ramiz Alia ishte një politikan i sprovuar, një makiavelist i përkryer, dhe u
kujdes që të mos e demonstronte këtë në sjelljen e tij me Kadarenë. Një reagim
i Ramiz Alisë ndaj poezisë-denoncim «Laokoonti» është incidenti që i ndodhi
familjes së Ismail Kadaresë me djalin e Janulla Rrapit dhe vetë këtë të fundit,
ngjarje për të cilën Kadare thotë se nuk mund të ndodhte pa lejën e pushtetit,
dhe në atë kohë (1982), pushteti kishte kaluar pothuajse krejt në duart e Ramiz
Alisë, për shkak se diktatori nuk ishte i aftë nga gjendja shëndetësore për ta
ushtruar atë.
Ismail Kadare e përpunoi tregimin
«Përbindëshi» pas vitit 1965 dhe e botoi atë më vonë, fillimisht në vitin 1986,
në përmbledhjen me tregime dhe novela «Koha e shkrimeve», nën titullin «Rënia
e Trojës» (f. 100-126), dhe pastaj në vitin 1991 si roman, duke vënë në fund të librit shënimin se ai ishte shkruar në
vitet 1965-1990. Ismail Kadare e dorëzoi romanin «Përbindëshi» në shtëpinë
botuese, në 1990, para se të largohej nga Shqipëria për në Francë dhe ai doli
në qarkullim në shkurt 1991.
[Wikipedia]
[Wikipedia]