Poemat epiko-lirike quhen të tilla, sepse ngërthejnë lirizmin (shprehjen e ndjenjave, emocioneve, tipare këto të llojeve lirike) me epizmin (rrëfimin, dialogun, etj., tipare të llojeve epike).
Në këtë rast, dialogu është elementi që i jep kësaj poeme të drejtën të quhet epiko-lirike.
-Vini re cilët janë dialoguesit dhe si i quan ata De Rada?
Dialoguesit janë Milosao dhe Rina. De Rada i quan ata trimi dhe vajza. Ndoshta kemi të bëjmë me një huazim prej poezive popullore (trimi e vasha), sipas konceptit poetik popullor për të rinjtë e dashuruar.
-Një poet tjetër shqiptar që i përdor gjerësisht këto emërtimeeshte Lasgush Poradeci (edhe ky e ka kult poezinë popullore)...
-Vini re elementët që mund të na tregojnë, se për cilin moment bëhet fjalë në këtë këngë.
Tërmeti ka rrafshuar Shkodrën, njerëzit kanë humbur shtëpi e pasuri. Askush nuk mund të quhet më i pasur se tjetri:
Eshtë truku që ka gjetur De Rada romantik për të bashkuar dy tëTrimi: - Shkodra më s’thuhet qytet...
dashuruarit. Rrafshon Shkodrën, rrafshon dallimet të pasur-të varfër, Milosao-Rinë... kështu triumfon përkohësisht dashuria.
Përtej malit gjejmë priftër (larg, se Shkodra u rrafshua, por jo mentaliteti)
Që të na martojnë...
Vasha, pra dhe dashuria është qendra e patundur e botës, ekuilibri, thelbi i pandryshueshëm në çdo fatkeqësi.Si ai që një yll të qetë
sheh e zemrën ia ngroh,
yll që thot: “Vështromni dritën,
bota nuk do të shkallmohet”.
-Krahasoni vargjet:
me:Veç në sy të shihemi,
Pa dhe bota të përmbyset...
Një përmbysje që urohet ose pranohet, mjaft që ta shohë të dashurën në sy (me këtë kusht pra: një vështrim të dashurës). Dhe e parë së prapi, përmbysja ka ardhur, por neutralizohet pikërisht prej këtij vështrimi (bota nuk do të shkallmohet).yll që thot: “Vështromni dritën,
bota nuk do të shkallmohet”.
...bir bujari... unë s’jam një zonjë e madhe... (fisnikë – të varfër)
...jot kunatë mizorja (qëndrimi i saj)
· Kënga XXX
Eshtë kënga e fundit e poemës.
Pasi Mliosaoja shijon dashurinë dhe martesën, pasi i vijnë fatkeqësitë njëra pas tjetrës (i vdes i biri dhe e shoqja), kthehet tek detyrimi i tij patriotik. Këtu e shohim të ketë mbetur i plagosur në një lumë përballë Shkodrës. Janë çastet e tij të fundit.
Të gjitha këto thuhen në tre-katër vargje:
Gjaku im te Lumi i Vodhit. (i plagosur)-Vini re koncizitetin e gjuhës poetike të De Radës, aftësinë për të përcjellë kaq shumë informacion dhe emocione me kaq pak fjalë / vargje (lakonizmi).
Hapeni shatoren,
o ushtarë... (është plagosur në luftë)
atje nuk do zgjohem më... (janë orët e fundit të tij)
Mblidhen shokët mbrëmanet (jeta është normale,
në katund, në vatërët. qyteti i ka mbijetuar sulmit turk)
Madje vargu që përcjell informacionin më të rëndësishëm (që Milosaoja ka dhënë jetën për atdheun) është i gjithi një fjali ku mungon folja (Gjaku im te Lumi i Vodhit).
Prag dimri.Fryjti era e maleve
dhe rrëzoi hien e lisit.
Jepni mendimin tuaj, pse natyra e kësaj kënge të jetë pikërisht dimri? A ka ndonjë lidhje me jetën e Milosaos (shihni dhe këngën e parë). Mos harroni që për romantikët natyra luan një rol të dorës së parë për të shpjeguar dhe ilustruar situata.
-vendosja në një radhë (varg) e Shkodrës dhe motrës (e njëjta dashuri?).
-pamundësia që shprehet tek vargu i thjeshtë atje nuk do të zgjohem më.
-malli për diçka që do të ndodhë pa të...mblidhen shokët dhe vatër (ngrohtësi), etj.
nuk kuptoj asgje
ReplyDeleteas un
ReplyDelete