Maturanti Shqiptar

Monday, July 18, 2016

ESE 2016 -Ne dhe Demokracia.

Ne, disa krimba toke të strukur thellë në errësirë, e demokracia, drita që regëtin mbi ne dhe që na shtyn të dalim në sipërfaqen e çelët.
Vetë termi "demokraci " përmban në vetvete lirinë dhe populli ynë, i cili më parë rrinte fillikat në një qoshe të mbuluar nga rrjetat e merimangëve disavjeçare të sistemit komunist, sot pas largimit të asaj perdje të hekurt duket sikur ka dalë në sipërfaqe.
       Refreni i përbashkët i popullit shqiptar që në fundin e viteve '90 është bërë :" E duam Shqipërinë si gjithë Evropa ", por Shqipëria u la mënjanë ndërkohë që shtetet e tjera të Ballkanit perëndimor kishin nisur rrugën e gjatë të anëtarësimit për në bashkimin evropian.
Bisedimet për anëtarësimin e vendit tregojnë se Shqipëria, një nga vendet më të varfra dhe më të izoluara të Evropës, po i afrohet pjesës tjetër të kontinentit megjithëse me hapa pothuajse të pandjeshëm.
Duke parë gjendjen dhe zhvillimin e Shqipërisë në ditët e sotme duhet thënë se është vërtet për të ardhur keq që një vend i tillë, me histori të pasur, me një pozitë shumë të favorshme gjeografike, me burime dhe pasuri nëntokësore të shumta që shfrytëzohen dhe nuk shikohen të mirat gjëkundi, me mundësinë për t'u zhvilluar dhe për të hedhur hapa më të sigurtë drejt Evropës dhe jo në fantazi të kota, por me një politikë që na penalizon, atëherë kuptojmë se rruga për në Evropë është vërtet mjaft e vështirë, pothuajse e pamundur nëse shteti ynë nuk është gati për ndryshime thelbësore.
     Një tjetër problem shqetësues që e karakterizon vendin tonë ose më saktë udhëheqësit tanë, të çfarëdo pale qofshin ata është se shqiptari gjithmonë ka dashur të marrë pjesë personalisht, kur në këto rrethana që ne ndodhemi, nevoja kombëtare kërkon unitet dhe mendime të përbashkëta;përvoja na tregon se rezultojnë më të vlefshme dy a tri mendje se sa një e tillë.
 Unë si një adoleshente që po rritem në këtë vend e shikoj veten ndryshe nga moshatarët e mi në vendet e Evropës, madje herë herë nuk hap dot as televizorin, me 'frikën' se edhe kësaj rradhe do dëgjoj kacafytjet e përhershme e të vazhdueshme të forcave politike.
Çdo ditë nga pozita dhe opozita dëgjojmë opinione krejtësisht të kundërta dhe vetëm akuza të ndërsjella, ndërsa tryezat e tyre janë shndërruar në duel këndesash në të cilin dërdëllisin deri sa u thahet pështyma, a thua se ne jemi njerëz pa logjikë, të prapambetur dhe që kemi ngelur në mëshirë të këtyre qënieve, të cilët nuk dinë cila është rruga drejt zgjimit të plotë kombëtar.
        Këtu duhet të theksoj se ata po na vjedhin.
Po na vjedhin lirinë!
A mund të ketë demokraci në një vend ku qytetari vlerësohet dhe vihet në epiqendër një herë në katër vite dhe më pas hidhen tutje fjalët e dhëna nga kandidatët?
A bëhet demokraci me të ndërruar udhëheqësit, me të bërë ca ligje të reja dhe me të stërthënë qindra e mijëra herë premtime të hiperbolizuara që nuk mbahen kurrë?
Nuk e di se kush do të dalë dhe t'i përgjigjet pyetjes time.  Është e drejta ime të marr një përgjigje sepse supozohet që jemi në kulmin e demokracisë së lavdishme.  A mund të ketë demokraci kur korrupsioni është anëtarësuar me qëndrim të përhershëm pothuajse në çdo institucion si privat ashtu edhe shtetëror?!
Ku banon demokracia?  Nën petkun e kujt fshihet?
Ku është e drejta ime për të folur?  Ku është liria ime për të shprehur opinionet e mia vetjake?
Në atdhe njeriu duhet të ndihet i lumtur, duhet të jetë i lirë sepse nëse nuk gjejmë liri në vendin tonë ku mund ta gjejmë tjetër? Nëse diktatura ishte një gur gjigand që shtypte lirinë e njerëzve si milingona, 'demokracia' e ditëve të sotme po rritet dita ditës, nga një gur po bëhet një shkëmb. Po të hedhim sytë pas nga historia vihet re që Shqipëria ka kaluar dorë më dorë si një plaçkë, nga një pushtues te tjetri, nga një udhëheqës te tjetri, nga një fat i keq te një akoma më i keq!  Por tani që po shkruaj është viti 2016, pra aktualisht jemi në shekullin XXI, në këtë kohë ku bota është e prirur të shkojë çdo ditë e më shumë drejt demokracisë së pastër, ne zhytemi thellë në skëterrën e pellgjeve të së shkuarës. Duket sikur timoni që udhëheq Shqipërinë nuk lëviz djathtas apo majtas sipas bindjeve politike por qëndron në vend.
Timoni qëndron aty i balsamosur, Shqipëria mbetet e njëjtë ndërsa shqiptarët përkunden me ninulla premtimesh.
       Problemi nuk qëndron vetëm brenda këtyre kornizave që i shohim çdo ditë e më qartë, ai është akoma më i thellë.
Kam frikë se këta "të mëdhenjtë " po injektojnë dalëngadalë edhe të vegjlit, disa njerëz që pak pushtet që zotërojnë, nëse mund të quhet i tillë,  e shfrytëzojnë si të ishin pasqyrimi binjakëzues i timonierëve të Shqipërisë së mjerë.
Kur të lexohen këto që kam shkruar mbase ndokush do mendojë se pse shprehem në këtë mënyrë, pse jam kaq pesimiste për këtë vend, për këtë sistem, për këtë mënyrë jetese, për të ardhmen tonë, e ndërsa unë me vetëdije të plotë mendimit të tij do i përgjigjesha se kjo nuk është një mënyrë jetese, kjo është një luftë për mbijetesë.
Luftë dhe demokraci!  Kombinimi më i shëmtuar, është absurde, njëkohësisht edhe qesharake pasi vetë populli ynë me vetëdije të plotë i drejtohet kutive të votimit duke zgjedhur njeriun që do ju rrjepë lëkurën për katër vitet e ardhshme së bashku me vartësit e tij.
Dhe absurditeti vazhdon tek shikoj se si përhapet kjo 'epidemi ' që po shfaros të drejtën dhe lirinë e çdo individi.
Duke filluar që nga zgjedhja e një senatori në klasë, e një presidenti në shkollë e deri te zgjedhja e përfaqësuesit më të lartë.
Ne i votojmë!  Po ne i votojmë sepse e drejta e votës tregon parimin themelor të demokracisë, votojmë, ushtrojmë të drejtën tonë mbi ata, të zgjedhurit.
E pasi ne kemi bërë një sjellje, në dukje të parë demokratike, fillon lufta e ftohtë.
Ne luftojmë sepse jemi ne demokraci!
E kush do t'ja dijë që çdo ditë vidhen jetë njerëzish, vidhen mundësi studimi, vende pune e të mira materiale dhe ekonomike?  Mos vallë këta drejtuesit tanë do derdhin ndonjë lot krokodili për këtë?  Absolutisht jo!
        Do jem unë, shokët e shoqet e mia që do na duhet të përballemi me këtë sistem për të gjetur një vend pune në të ardhmen, i cili me shumë gjasa do na zihet me' meritë' nga ndonjë i afërm apo djalë /vajzë deputeti.
Mbase do jemi ne ata që do derdhim lot për mundësitë e mohuara për mundin e shkuar dëm, për mungesën e të drejtës tonë si qytetarë të një shteti demokratik për të gëzuar një vend pune pas shumë viteve stërmundimi studimesh.
       A nuk është kjo luftë për mbijetesë?
Është.
Por nëse shteti ynë nuk di t'i vendosi pikat mbi 'i', ne mund ta bëjmë shumë mirë!
Në djall vaftë Evropa dhe imazhi i rremë demokracisë, me të cilin gënjehemi si fëmija pas biskotës së preferuar.
Jemi ne djem e vajza të ketij vendi, rinia, kënga e zëri jonë, zëri i gjyshërve tanë, i mamave edhe baballarëve, i atyre që ikën dhe atyre që do vijnë.
Jemi ne ata që nëse ngrihemi mund t'ja dalim.
Është fuqia dhe fryma jonë optimiste për  ndryshim që mund të shkatërrojë çdo barrierë që po mban të kapur për këmbësh e duarsh demokracinë e vërtetë.
Ne mund t'ja dalim.
Vetëm ne dhe Demokracia deri në fund!

---------------
Derguar : Klodiana Nakaj

Tuesday, October 20, 2015

EKZISTENCIALIZMI

Ekzistenca dhe liria te Kierkegaardi

Menyra ne te cilen Hegeli luan me konceptet nuk e angazhon ekzistencen konkrete dhe nuk na con ne njohjen e vetvetes. Kjo ishte optika ne te cilen Kierkegaardi e kritikon Hegelin. Te ekzistosh nuk mund te permblidhet ne konceptin “ ekzistoj “. Nuk mund te jepet nje perkufizim per kete koncept, megjithese kjo do te ishte nje rrugedalje per ekzistencen njekohesisht. Ne mendojme sepse ne ekzistojme dhe jo e anasjellta. Cdo ide qe rrjedh nga kjo e dhene eshte e kufizuar. Ekzistenca eshte realiteti themelor i njeriut. Kierkegaardi niset nga parimi qe energjia dhe serioziteti qe percakton kete ose ate zgjedhje karakterizojne qendrimin e pershtatshem perballe jetes, qendrim qe na ve automatikisht ne relacion me origjinat tona : qellimin e Zotit. Kjo eshte detyra e njeriut : jo vetem qenia, por ne nje menyre specifike, infiniti duhet te paraqitet si infinit ne ekzistencen kalimtare. Infiniti dhe pavdekshmeria jane te vetmet siguri. Ekzistenca lidhet me shfaqjen e lirise se pergjithshme te nje subjekt. Veprimi i njeriut realizohet nga ajo qe ka ndodhur ne zemer te subjektivitetit, dhe kjo eshte arsyeja pse ai merr pergjesesi mbi veten. Hegeli theksonte se gjithcka qe ekziston duhet te gjeje ne te vendin dhe justifikimin e vet. Por Kierkegaardi pohon jo vetem vleren absolute te cdo individi, pra te subjektivitetit individual, por edhe vete te cdo casti te perjetuar. Ne jemi te lire te percaktojme cilesine e ekzistences sone. Kierkegaardi na ve megjithate ne ruajtje kunder iluzionit te autonomies qe do te mund te shpalosej aty. Ne mund te vendosim vete te marrim persiper jeten tone. Megjithate, paradoksi i ekzistences qendron ne faktin se ne duhet te perpiqemi ne cdo rast te gjejme nje ekuliber me Zotin per te cilin ne jemi te hapur dhe qe na percakton. Ajo qe perben destinimin tone eshte se ne jemi te varur. Njekohshmeria ndermjet kuptimit dhe deshires trashendentei, i iken, i shpeton mendimit. Ne momentin ku  mendimi lind, ai eshte i asgjesuar nga ekzistenca. Ja pra, perse Kierkegaardi flet per kete paradoks. Paradoksi i lirise gjendet ne faktin qe ne besojme me vetedije lirine tone te Zoti, i cili na imponohet. Te besuarit nuk qendron mbi arsyen, por ai eshte nje kerkim ne boshllek, i inspiruar nga besimi. Prandaj dhe besimi eshte perfundimisht i pasigurt ne cdo moment drejt pavdekesise. Liria eshte, pra, nje qendrim ekzistencial. Njeriu nuk eshte i lire te jete nje tjeter nga vetvetja, perkundrazi, ai eshte i lire te beje te duket (se eshte) te qenet nje tjeter. Ne rastin e dyte ai ka nje raport te keq me vetveten. Koshient qe te mos jete ne akord me natyren e tij te vertete, ai zhytet ne ankth, ne agoni. Ai nuk mund ta ndreqe kete situate vecse me anen e vullnetit. Nese ai deshton, eshte i lire te deshperohet. Liria e vertete supozon se nuk ka doreheqje nga alternative e lirise ne pranimin e asaj qe transcedeton.

Punoi: Adela Kaptelli

Friday, January 30, 2015

Ese: Milosao e Rina

Nese papritur para meje do gjendej xhindi me llamben magjike e do me kerkonte nje deshire, pa hezituar do deshiroja te me kthente pas ne kohe ,ne epoken kur mes lufterash e betejash te pergjakshme , mes vuajtjesh ,konfliktesh dhe hendeqesh sociale do lindte dashuria e paster mes Milosaos e Rines .
Ja pra nje prekje e llambes dhe bam gjendem ne mes te qytetit te Shkodres I pushtuar dhe rrethuar nga tanke , makina lufte dhe tela gjembash .Shoh cdokend por askush nuk me sheh ,prek gjithcka po asgje s’me afrohet dot .Jam inekzistente mes ekzistences .Jam udhetare ne kohe e hapesire .
Eci ne rrugicat e shtruara me kalldrem dhe ja tek I shoh te kroi I dashurise dy te rinjte Milosaon  e Rinen teksa flasin e perqafohen me njeri-tjetrin . Sa e fuqishme eshte e ndjenja qe I lidh ata !Me e fuqishme se lufta ,me e fuqishme se rregullat e traditat e kohes .Ky cift te rinjsh eshte nje ringjallje ne nje kontekst tjeter e Romeos dhe Zhuljetes , nje rikrijim I dashurise shekspiriane dhe nje prove per te gjithe ata qe nuk besojne tek magjia e dashurise ,ndjenjes me sublime qe ,mund te lidhe dy njerez .Cfare po ndodh ? Perse vasha e bukur po derdh lotet e saj si kristal? Pse befas buzeqeshja u zevendesua nga nje hije trishtimi ? Ku humben te qeshurat ,ku u zhduk lumturia ?Perse perqafimi qe trimi I dha vashes duket si perqafimi I lamtumires ? Shoh Milosaon qe merr shpaten e tij , flamurin kuq e zi dhe hipen ne kalin e bardhe duke lene nje pjese te zemres se tij tek e dashura e shpirtit. Niset  kali I bardhe me vrap dhe nje leter I bie trimit nga dora .Kali zhduket mes pluhurit te rruges dhe letra mbetet aty .Nxitoj per ta marre dhe pas disa castesh e gjej veten ne shtepi te rrethuar nga librat dhe letrat e mija .Me sa duket afati I magjise perfundoi. Per cudi ne dore kam letren qe me ngeli nga e shkuara tashme e destinuar per tu lexuar nga une .
“Vajze e zemres sime syte e tu si drite s’dua ti shoh me lot . Ne te dy nuk kemi humbur asgje dashurine e kemi edhe pse do e jetojme ne bote te ndryshme .Ti e di qe nese peshes se botes do I shtoja diellin,yjet dhe henen perseri ti do peshoje me shume o diell I zemres sime . Dije qe nese nuk kthehem me vdekja ime do jete  nder me te mirat sepse do vdes per memedhene .Mbase ky ishte dhe misioni im : te vdisja per kete toke qe me dha jete  dhe te derdhja gjakun tim per flamurin e shqypes dykrenare. Me vjen keq qe nuk munda ti realizoja  ato cka te premtova dhe cfare enderruam, por  te dy e dime qe nuk mund te ishim te lumtur nese atdheu yne vuante .                                       Per me te emblen vashe ---nga Milosao . “
Sapo mbarova se lexuari ndieva disa pika lot te me rreshqisnin ne faqe .Valle a ka dashuri te tilla sot ? A mund te kete sprovuar jeta dy te rinj ashtu sic I sprovoi keta? A mund te ushqeje dikush nja dashuri kaq ta madhe per atdheun e per te dashurin e zemres? A mund te rilinde nje lidhje e te tilla permasave  ne ditet e sotme ?
 Mes pyetjesh te shumta dhe emocionesh te medha arrij ne perfundimin se ta perjetosh dashurine eshte fat, por te perjetosh dashurine qe Milosaoja kishte per vajzen e zemres dhe memedhene eshte padyshim e paperseritshme ..

________________
Faleminderit Ina

Wednesday, December 10, 2014

Ese: Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore


Gabimi do të ishte  më mirë  sikur të  mos ekzistonte  fare, por kjo gjë është e pamundur. Gabimi lind nga vetë jeta që ne e jetojmë, një jetë e cila është përplot e përplot  e mbushur me vaj që nga dita kur  ti linde e deri në momentin kur ti të vdesësh.

Këta lotë   krijohen nga ti , nga unë  edhe nga të  tjerët  duke gabuar, e  këto gabime vazhdojnë  e vështirë  që ndalen sepse atëherë  në zemrën  tënde  ka  hyrë një  urrejtje, një  urrejtje  e cila  është  burim  i trurit  të errët  dhe  zemrës  së  prishur  që  të mëson  të  gabosh  edhe më  shumë.

E di  gabove  pa  dëshire  ndoshta, por lëndove mijëra  zemra, ndoshta edhe  i  ka vrarë shumë  njerëz  gabimi  yt, përse atëherë nuk  mundohesh  ta largosh  urrejtjen, e me buzëqeshje ta mposhtësh  edhe ta  largosh  urrejtjen, e me buzëqeshje ta mposhtësh  edhe  ta largosh njëherë e përgjithmonë  gabimin, gabimin të cilin edhe ti nuk e harron  e e ke të  mbyllur  në  zemrën  tënde  me  plot  mllef  e nuk  mund ta  largosh  dot.

Një plagë shpirtërore  që ti  e  ke krijuar  nga gabimi  mund  ta  shuaj  vetëm  dashuria  e  madhe  e  atij  që të  falë.

Dikur ai  gaboi e unë  e fala  e  mësova  që të falë,  ndërsa  tani  ai  të  falë  ty  e  të mëson  që duhet të  falësh.

Tani  ai  të  fali  vazhdo  buzëqeshë  shpeshë dhe  shumë, fitoje  dashurinë time, të atij, edhe të tjerëve, por  kapërdij  gabimet  që tani  të  tjerët  bënë tek  ti,vlerësoje  të bukurën,shiko

Tuesday, December 9, 2014

Ese letrare: 70 Vjetori i Clirimit



Kalojnë vite, kalojnë edhe shekuj e kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët në mendjet e zemrat tona, në kujtesën tonë historike. Brezat që vijnë do t’i mbajnë në zemër dëshmorët, për t’i bërë ata flamuj qe valviten rrugëve e shesheve tona të lirisë.

Liria ndërtohet me jetë, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Kurse, dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martir. E popullit që synoi ta fitojë lirinë shekuj me radhë duke luftuar me gjak. Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur lart, deri në piedestalin e vetëflijimit.

Ata jetuan për ne. I kemi ne token tone te perbashket shqiptare gjithkund e gjithherë. Me një diell në gji, me një rreze në ballë. Lundrojnë mbi detin e gjakut të flijuar për liri.Në paqe e në luftë, në fushë e në mal. Sa shumë shqiptare që festojne sot për 70 vjetorin e madh te lirise se shqiponjes qe fluturon ne qiellin atdhetar. Gëzim e hare në çdo anë. Dëshmorët u ngjallën sot dhe festojnë bashkë me ne pas 70 vjetesh te lira

Monday, November 17, 2014

Ese paraqitese shkak-pasoje: Marredhenia qe ka njeriu me mjedisin


Ese paraqitese shkak-pasoje.
Tema : Marredhenia qe ka njeriu me mjedisin.

Por ne kohet e sotshme njerzit nuk dine ta mirembajne mjedisin.prandaj.............Njeriu duhet te jetoje ne mjedis te paster e jo te ndotur nga mbeturinat.Ne mjedis ajri eshte kryesori. Nese ai eshte i ndotur nuk kemi shendetin e mire.
Ujrat e zeza jane shume te demshem ne mjedis.Njeriu duhet te jete shume i kujdesshem per te mos e ndotur dhe te beje sa me shume  gjelberime dhe lulezime por edhe te bej parqe te gjelberta e   te tjera te mira per natyren.
Mjedisi eshte ceshtje shume  e rendesishme per femijet, te rriturit e te moshuarit. Nga  ai fitojme shendetin. Gjithashtu mjedisi duhet te jete  i mbrojtur nga mbeturinat e ndryshme si ato te ngurta,te lengeta dhe ato te gazta.

Ne mjedis ka shum tym nga fabrikat,makinat e shume ndotje te tjera.
Mjedisi duhet te jete me i paster sec eshte, mbeturinat duhet te hidhen ne vendin e caktuar jo ne rruge apo ne parqe .
Per mjedisin duhet te kujdesemi te gjithe dhe te vendosim sa me shume  rregulla.


Ajri, toka, ujrat e lumenjve, liqeneve, deteve e oqeaneve, ujrat nentokesore dhe gjithcka  ku jeton dhe ndikon tek njeriu perbejne mjedisin rrethues.
Sot zhvillimi i vrullshem ekonomik i botes e civilizimi i saj, krahas progresit te madhe qe kane sjelle, kane nderhyre edhe ne demtimin ,ku me shume e ku me pak, te mjedisit tone rrethues.
Sot, mjedisi ku zhvillohet aktiviteti i botes se gjalle, eshte shume i ndotur me produkte e mbeturina te shumellojshme,nder to vendin kryesore e zene mbetjete kimike  apo sic i njohim ndryshe,kimikatet dhe mbetjet radioaktive.

Sunday, November 16, 2014

Analize letrare: Kronike ne gur - Ismail Kadare

Romani Kronikë ne gur nga Ismail Kadare kritike letrare

Ne romanin ,,Kronikë në gur” (1971), tema e Luftës Nacionalçirimtare është parë nga I. Kadareja në një aspekt tjetër. Vepra në thelb nuk është një roman për luftën, edhe pse ngjarjet që përfshihen nga pikëpamja kohore i përkasin asaj periudhe dhe janë parë në dritën e atyre proceseve e përmbysjeve që solli revolucioni popullor në jetën e shoqerise shqiptare.

Brendinë ideore të romanit Kronikë në gur e formon mohimi i botës së vjetër me gjithë amullinë dhe mentalitetin e saj të ndryshkur, i provincializmit në shfaqjet e tij më tipike. 

Imtësitë që krijojnë sfondin historik dhe japin atmosferën e jetës mendore e politike të kohës kur kishte nisur lëvizja çlirimtare antifashiste e masave popullore, e udhëhequr prej komunistëve, çastet dhe episodet e shkëputura nga lufta, pamja e pertëritjes që sjell revolucioni në kontrast me tërë atë botë të mykur dhe të fosilizuar, ndihmojnë të zbulohet në mënyrë me të mprehtë vlera artistike e veprës.
      
Romani Kronikë në gur është ndërtuar si një këmbim pamjesh e skenash nga jeta e një qyteti, në dukje të palidhura midis tyre.

Nga ana e jashtme ato i lidh figura e rrëfimtarit të ngjarjeve, të cilat në përceptimin e heroit, marrin trajta të gjithfarshme dhe shfaqen herë në forma e përpjesëtime hiperbolike, here groteske e herë simbolike.

Për ngjarjet rrëfehet në mënyrë naive, por pas këtij naiviteti prej fëmije fshihet një ironi therrëse, cka ka përcaktuar edhe disa nga veçorite e stilit të kësaj vepre.

Dukurite tipike të një mjedisi provincial e të prapambetur, të një jete që vërtitet në një qark thashethemash, paragjykimesh, bestytnish e zakonesh prapanike, janë zmadhuar në lentën e shkrimtarit dhe kanë dalë ne pah me tërë shëmtinë dhe karakterin e tyre regresiv.

Këtë botë që po jepte shpirt, megjithëse përpëlitej me deshpërim për t’i shpëtuar dënimit të historisë, shkrimtari e ka pasqyruar me ngjyra të gjalla, me anë imtësish që, edhe pse janë marrë nga një realitet konkret, humbasin konkretësinë e tyre të drejtpërdlrejtë dhe fitojnë një kuptim simbolik.


Vetë jeta e qytetit ku shkrimtari ka vendosur ngjarjet simbolizon në një kuptim me të gjerë jetën e varfër ne çdo pikëpamje të shoqerisë shqiptare e që u vu në lëvizje dhe e çau guaskën brenda së cilës gjëllinte, vetëm kur komunistët zgjuan masat e përgjumura dhe të drobitura nga zgjedhja shekuuore ekonomike e shpirtërore dhe i drejtuan energjitë e tyre në hullinë e luftës kundër fashizmit dhe kundër gjithë botës së vjetër.

Dinamizmi i brendshëm i vepres buron prej kësaj ndeshjeje të ashpër midis forcave të errësirës dhe filizave të reja që sapo kanë buluar në jetën e shoqerisë dhe që përfaqësojnë progresin dhe të ardhmen e saj.

I. Kadareja nuk pershkruan skena dhe pamje konkrete nga lëvizja antifashiste e masave popullore; ai jep vetëm disa çaste që transmetojnë parandjenjën e përmbysjes së madhe që po afrohej dhe reaksionin e botës së vjetër ndaj kësaj ngjarjeje.

Nga kjo pikëpamje është kuptimplotë gjesti makabër i shehut, i ciii, kur pa se partizanët po hynin në qytet, nxjerr sytë me gozhdë, duke bërtitur: ,,Nuk dua të shoh komunizmin”.

Në kontrast me tërbimin e forcave të errësirës, shkrimtari ka dhënë përmes imtësish shprehëse entuziazmin me të cilin i pret populli çlirimtaret.

Përqasja e diellit dhe e horizonteve të hapura me komunizmin i jep romanit një tingull optimist dhe forcon idenë e rolit të madh të revolucionit popullor që e nxori vendin nga errësira mesjetare në udhën e gjerë të socializmit, të progresit dhe të emancipimit të vërtetë.


Romani ,,Kronikë në gur” ka një kompozicion origjinal.

Ai i ngjan një poliedri, çdo faqe e të cilit, si pjesë organike e së tërës, plotëson idenë dhe kuadrin e përgjithshëm të veprës.

Forca e fjalës artistike e Ismail Kadaresë, figuracioni i gjallë dhe lakonizmi i shprehjes, spikat dhe në romanin Kronikë në gur si tipar i prozës së tij.

Saturday, November 15, 2014

Subjekti : Eugjen Onjegini - Pushkin



Kjo vepër mbështëtet mbi tre personazhe kryesore: dy djem djaloshi aristokratik Eugjen Onjegin, që vjen sallonet mondane te kryeqytetit, dhe poeti romantik Vladimir Lenski, i ri aristokrat nga provinca: dy vajza, motrat Tatjana dhe Ollga Larina, qe banojne ne nje province me Lenskin, te fejuarin e Ollges. Dy motrat kane natyre te ndryshme nga njerea-tjetra: Ollga është nje vajze e gjalle e capkene, kurse Tatjana shpirtbute e elankolike. 


Nga ana tjeter Onjegini është nje i ri i edukuar sipas modes se aristokracise franceze te gjysmes se pare te shekullit XIX, ai paraqitet si nje "dandi" skeptik, egoist, disi i zymte dhe i velur nga jeta, meqenese ndihet i papershtatshem me mjedisin ku është rritur dhe disi i "tepert". Onjegini ka ardhur nga Peterburgu per te kaluar veren ne province, ku ka pronat e familjes. Ketu ai ze miqesi me Lenskin i cili e prezaton motrave Larina.

Tatjan bie menjehere e dashuri me djaloshin e ri dhe nuk pret qe ky tja shprehe dashurine, por ajo e hedh vete hapin e pare dhe ia shpreh dashurine Onjeginit ne nje leter te mrekullueshme, ku shfaqet tere ndjeshmeria dhe bota shpirterore e vashes se re. Onjegini ia kthen pergjigjen me nje leter te ftohte e moralizuese, duke i

Subjekti : Manteli- Gogol


Në këtë novelë personazhi kryesor është Akaki Akakieviç (një nëpunës i thjeshtë,i pakët nga trupi,pak si i vrarë lije,pak si kuqal,pak si tullac aty mbi ballë,me ca rrudha në të 2 faqet).Ai punonte në një dikaster prej shumë kohësh dhe merrej me kopjimin e dokumenteve që i jipnin.Nëpunësit e rinj talleshin me të,bënin shakara,tregonin trillime për të dhe për zonjën e shtëpisë ku rrinte Akaki Akakieviçi,një plakë nja 70 vjeçe.Thoshnin se ajo e rrihte,e pyesnin se kur kishte në mendje të martohej me plakën,i hidhnin copa letre në kokë duke i thënë se binte borë.Por Akaki Akakieviç nuk fliste kurrë,vetëm kur ngacmimet beheshin aq të mëdhaja sa nuk e linin të punonte ai thoshte vetëm:"Pse më ngisni?Më lini reha t!"
Akaki Akakieviç e donte aq shume punën e tij saqë njëherë ,kur nje drejtor zemërmirë donte ta shpërblente atë për vjetërsinë në punë i dha një punë të thjeshtë,por me rëndësi më të madhe sesa puna qe ai bënte,ai e refuzoi duke thënë:"Jo,nuk e bëj dot.Më mirë më jipni diçka për të kopjuar."


Nuk përkujdesej fare për rrobat që vishte;uniforma e tij e kishte humbur ngjyrën e parë të gjelbër dhe kishte marrë një ngjyrë si të zbardhur e të kuqëremtë,sikur të ishte pluhurosur me miell.Jakën e kishte aq të ngushtë e të ulët saqë qafa,megjithëse nuk ishte shumë e gjatë,i dilte nga jaka dhe dukej si qafë lejleku.
Sapo dilte nga puna,ai shkonte menjëherë në shtëpi,hante çfarë të gjente dhe kur e ndjente se ngopej ai çohej dhe vazhdonte të kopjonte shkresat e punës.Akaki Akakieviçi nuk dilte asnjëherë pasditeve si cdo njeri tjetër por punonte i mbyllur në shtëpi.Mbasi kopjonte sa i donte zemra,binte të flinte i kënaqur,duke u menduar me buzën në gaz:ç'do t'i dërgonte vallë ,perëndia nesër për të kopjuar?Rroga e tij ishte qesharake,vetem 400 rubla ne vit.
Një ditë ai vuri re se manteli i tij ishte ngrënë e holluar si sitë në disa vende.Stofi ishte vjetëruar kaq shumë sa dukej tejpërtej,astari ishte ronitur aq shumë sa era shkonte tej e matanë.Të gjithë në zyrë talleshin me mantelin e Akaki Akakieviçit.Madje ata nuk e quanin atë"mantel",por"dolloma".Kështu që ai vendosi ta shpjerë mantelin tek rrobaqepsi Petroviç.Edhe pse Akaki i shkoi t'i lutej shumë herë që t'ia rregullonte mantelin e vjetër(kjo sepse ai nuk kishte mjaftueshëm para për të qepur një të re)Petrovici nuk pranoi dhe me disa kursime të tij dhe duke pakësuar shpenzimet e jetesës te pakten per një vit,Akaki mundi të qepte një mantel të ri.


Kur shkoi në dikaster me mantelin e ri,të gjithë e uruan dhe me këtë rast punonjësit e dikasterit u mblodhën në shtëpinë e ndihmësshefit për të pirë caj e për të luajtur së bashku.Rreth orës 12 të natës Akaki u nis për të shkuar në shtëpi,por rrugës atij i vodhën gjënë më të shtrenjtë që kishte(mantelin e tij).Për ta gjetur atë ai i kërkon ndihmë një gjenerali,i cili e trajtoi shumë keq Akaki Akakievicin.


Pas kësaj ngjarjeje Akaki u sëmur rëndë dhe pas pak ditësh vdiq.Nëpër Petërburg,nisën të hapen thashetheme se në urën Kanklin,bredh natën një i vdekur me fytyrë nëpunësi që kërkon një mantel të grabitur.Një nga nëpunësit e dikasterit e kish parë me sytë e tij të vdekurin dhe e kish njohur menjëherë se ishte Akaki Akakievici. Ky i vdekur i kishte dalë njëherë edhe gjeneralit dhe i kish marrë mantelin.Që nga ajo natë fantazma nuk u duk më.Sic duket,manteli i gjeneralit i vinte shumë mirë pas trupit.

Saturday, November 1, 2014

RAJONI JUGOR I SHQIPERISE - GJEOGRAFI


RAJONI JUGOR
Rajoni Jugor gjendet ne jug te vendit dhe ka daLje te gjere ne detin e ngrohte te Jonit. Kjo pozite gjeografike kushtezon tiparet me te shprehura mesdhetare te klimes, te hidrografise dhe te bimesise se rajonit. Ne te njejten kohe kjo pozite gjeografike eshte shume e pershtatshme per zhvillimin ekonomik, sepse lidhet me rruge automobilistike me rajonet e tjera te vendit dhe me Greqine, kurse nepermjet detit ai lidhet Iehtesisht me shtetet e tjera te botes. KUSHTET NATYRORE
Rajoni Jugor ka ndertim gjeologjik dhe reliev me te thjeshte se rajonet e tjera malore te vendit. Ne te nderthuren vargjet malore te perbera nga gelqeroret me lugnat e perbera nga terrigjenet. Me kete ndertim gjeologjik lidhen pasurite nentokesore si: nafta, qymyrguri, fosforitet, materialet e ndertimit etj.
Vargjet malore dhe luginat lidhen me gryka te ngushta dhe qafa, neper te cilat kalojne rruget automobilistike. Relievi i ketij rajoni perbehet nga vargjet malore, malesite, luginat dhe fushegropa e Delvines. Midis tyre permendim:
Malesia midis Tomorit dhe Melesinit shtrihet ne verilindje te lugines se Vjoses dhe te Dishnices (dege e saj). Malet e saj me te larta perbehen nga gelqeroret, me te cilat lidhen format e thepisura dhe proceset e karstit. Ne veriperendim fihlon me maim e Tomorit (2417 m), me ngritje te menjehershme dhe forma te shumta karstike dhe akulinajore. Vazhdon me malin e Kulmakut dhe malesine e Dangellise, me reliev shume te copetuar dhe zhvillim te madh te erozionit. Ne juglindje mbyllet me malin e Postenanit dhe te Melesinit. Luginat e kesaj malesie shpesh marrin formen e kanioneve: i Osumit, Lengarices (dege e Vjoses) etj.
Vargjet malore midis Vjoses se Siperme dhe Drinosit perbehen nga vargu malor Trebeshine - Dhembel - Nemercke dhe Shendelli - Lunxheri - Bureto. Lartesia me e madhe shenohet ne majen e Papingut thalit te Nemerckes. Midis tyre

RAJONI JUGLINDOR I SHQIPERISE- GJEOGRAFI


KUSHTET NATYRORE
Rajoni Juglindor shtrihet ne jug te lugines se Shkumbinit te Mesem dhe arrin deri ne Leskovik. Ai ka pozite gjeografike shume te pershtetshme per zhvillim ekonomikm sepse lidhet me rruge automobilistike dhe bekurudhore me rajonet e tjera te vendit. Gjithashtu, nepermjet rrugeve automobilistike ai lidhet me rajonet e tjera shqiptare jashte kufijve te Republikes se Shqiperise, me ashtet e tjera fqinje dhe me vendet e tjera me ne lindje.
Ky rajon ka ndertim te larmishem gjeologjik, me te cilin lidhen pasurite e shumta minerare si: minerali i hekur-nikelit, minerali i kromit, nikel-silikatit dhe bakrit. Ne kete rajon gjenden edhe qymyrguri, lende ndertimi te shumta e te Iarmishme etj.
Relievi ka shtrirje te madhe ne drejtim vertikal (nga 200 m deri ne lartesine 2523 m ne Gramoz). Ai perbehet nga malet, gropat, fushegropat dhe luginat, te cilat nderthuren e nderpriten me njera-tjetren. Gropat, fushegropat dhe luginat lidhen me pragje, qafa dhe gryka, neper te cilat kalojne rruget automobilistike.
Malet formojne dy vargje kryesore: perendimorin dhe lindorin.
I pari (perendimori) fillon te gryka e Shkumbinit ne veri dhe, me nderprerje, vazhdon deri ne afersi te Leskovikut ne jug. Ne veri te tij ngrihen malet e Polisit dhe te Shpatit, qe ne jug bashkohen ne malin e Gurit te Zi, te Gurit te Topit dhe te Valamares. Ne vazhdimin jugor shtrihen njera pas tjetres malesia e Voskopojes, ku ndodhet fshati klimaterik me te njejtin emer, malesia e Vithkuqit dhe e Kolonjes, me reliev shume te copetuar.
Vargu i dyte (lindori) ne veri fillon me masivin e

ALPET SHQIPTARE - GJEOGRAFI



Kushtet natyrore
Alpet Shqiptare shtrihen ne veri te lumit Drin dhe ne perendim te rrjedhjes se poshtme te lumit Valbona (dege e Drinit). Ato perfshijne pjesen veriore te vendit dhe zene rreth 8% te tij; kane pozite gjeografike teper te izoluar, sepse rruget qe i lidhin ato me rajonet e tjera te vendit dhe trevat shqiptare jashte kufirit, jane te pakta dhe ne gjendje te keqe.
Alpet perbehen kryesisht nga gelqeroret, por gjenden edhe depozitime terrigjene dhe magmatike. Me kete ndertim gjeologjik lidhen pasurite minerare si: minerali i bakrit, boksitet dhe kuarcitet.
Alpet perbejne grumbullin malor me te fuqishem, me te larte, me te ashper dhe me te copetuar te vendit. Lartesia mesatare e tyre mbi nivelin e detit arrin ne 1500 m. Ketu ndodhen shumica e majave te Shqiperise me Iartesi mbi 2000 m.
Ne veshtrim te pare Alpet duken nje zone malore teper e ngaterruar, por nje udhetim ne brendesi te tyre te bind per te kunderten: kurrizet malore dhe shumica e luginave zene fill ne pjesen qendrore me te larte te Alpeve dhe shperndahen, duke u ulur, ne drejtim te rrethinave ne formen e rrezeve te nje rrethi te madh. Gjithandej te sheh syri kreshta e maja te mprehta dhe te dhembezuara, qe ngri hen menjehere rreth 2000 m mbi luginat e ngushta dhe te thella, plot me pragje dhe ujevara, kanione dhe gryka. Ky reliev kaq i ashper eshte resultat i ndertimit kryesisht prej shkembininjsh te forte, sidomos gelqeroresh, mbi te cilet kane vepruar akujt e dikurshem, ngricate e debora, ujerat rrjedhese etj.
Hyrja ne brendesi te Aspeve dhe lighja ndermjet pjeseve te tyre

Rajoni Verior dhe Verilindor i shqiperise - Gjeografi


Rajoni Verior dhe Verilindor shtrihet ne veri te lugines se lumit te Shkumbinit te Mesem dhe, duke perfshire relievin malor, vazhdon deri ne kufirin shtetCror verior dhe verilindor te Shqiperise me Maim e Zi, Kosoven dhe Maqedonine. Sic shihet, ky rajon, me i madhi (rreth 10000 km2), ka natyre shume te larmishme dhe shume te pasur (pasuri te shumta minerare, klimatike, ujore, pyjore etj.), me te cilat lidhen mundesite e medha te zhvillimit.
Natyra shume e larmishme, popullimi jo i njejte dhe shkalla e ndryshme e zhvillimit ekonomik bejne te mundur qe ne kete rajon te dallohen dy nenrajone: Alpet Shqiptare dhe nenrajoni verilindor.

RAJONI PERENDIMOR I SHQIPERISE - GJEOGRAFI


KUSHTET GJEOGRAFIKO-NATYRORE
Rajoni Perendimor ze pjesen pranadriatike te Republikes se Shqiperise nga Hani i Hotit ne veri e deri ne Vlore ne jug. Ne perendim rajoni laget nga deti Adriatik kurse ne lindje kufuri kalon nga rreza e Alpene ne veri drejt jugut, duke perfshire edhe sistemet kodrinore te Kerrabes, Dumrese, Mallakastres dhe kodrat e Vlores ne skajin e tij jugor. Brenda ketyre kufijve ky rajon ka shtrirje yeri-jug rreth 200 km dhe lindje-perendirn den ne 50 km. Ne drejtijm te lindjes, pegjate luginave te Shkumbinit e te Osumit, rajoni shtrihet deri ne Elbasan dhe Berat.
Ne Rajonin Perendimor mbizoteron relievi fushor i cili perbehet nga fusha te medha e mjaft pjellore, si per shembull: fusha e Myzeqese, fusha e Durresit dhe e Tiranes, fusha e Lezhes dhe e Shkodres etj. Kurse relievi kodrinor ze siperfaqe me te vogel dhe perbehet kryesisht nga grumbuj kodrinore mjaft te copetuar ne lindje (Kerraba, Dumreja, Mallakastra etj.) dhe nga disa vargie kondrinore ne brendesi (Rodon Vore-Kerrabe, Divjake-Ardenice etj.).
I gjithe Rajoni fushor Perendimor dallohet per klime te ngrohte, ngaqe shtrihet prane vijes bregdetare. Dimri eshte i bute dhe me lageshtire, kurse vera e nxehte dhe thate. Kjo klime favorizon kultivimin e kulturave te ndryshme bujgesore, por qe kane nevoje per ujitje ne stinen e thate te veres.
Pasuria ujore eshte e madhe. Pervec daljes se gjere to rajonit ne detin Adriatik, ne te kalojne dhe derdhen lumenjte me te rendesishem te gjithe trevave shqiptare, si: Buna, Drini, Mati, Shkumbini, Semani, Vjosa etj. Duke rrjedhur ne fushat e ketij, rajoni shtrati i ketyre lumenjve eshte i ceket dhe

VECORI TE PERGJITHSHME GJEOGRAFIKE TE SHQIPERISE - GJEOGRAFI



Pozita gjeografike
Republika e Shqiperise shtrihet ne Evropen Juglindore, ne pjesen perendimore te gadishullit te Ballkanit dhe ka dalje te gjere ne detet Adriatik dhe Jon. Ajo ndodhet midis koorclinatave gjeografike: 93o 38’ – 42o 16’ gjeresi gjeograflke veriore dhe 19o 16’ – 21o 04’ gjatesi gjeografice lindore. Picat me te skajshme te shtrirjes gjeografike to Republikes se Shqiperise jane: Vermoshi ne veri, Konispoli ne jug, ishulli i Sazanit ne perendim dhe fshati Vernik i rrethit te Devollit ne lindje.
Brenda kesaj shtrirjeje gjeografike, territori i Shqiperise arrin ne vije ajrore gjatesine prej 355 km nga veriu ne jug dhe 150 km nga perendimi, ne lindje. Gjatesia e pergjithshme e kufijve te Shqiperise arrin ne 1094 km, nga te cilet 658 km jane kufij tokesore, 316 km jane kufij detare, 72 km kufij liqenore dhe 48 km kufij lumore. Brenda ketyre kufijve siperfaqja a Republikes se Shqiperise eshte 28 748 km 2, qe do te thote dicka e perafert me siperfaqen e Belgjikes.
Shtetet kufitare me te cilat kufizohet Republika e Shqiperise, jane: Mali i Zi dhe Kosova ne veri, Republika ish-Jugosllave e Maqedonise ne lindje, Greqia ne juglindje dhe jug. Ne pergjithesi kufiri tokesor eshte malor dhe i veshtire per t’u kaluar. Kalimi i tij realizohet vetem nepermjet disa qafave malore dhe luginave lumore si: Hani i Hotit ne kufi me Malin e Zi, lugina e Drinit te Bardhe (Qafe Morini) dhe Qafa e Prushit ne kufirin me Kosoven, Qafe Thana dhe Shen-Naumi ne kufirin me Maqedonine, Kapshtica dhe Kakavia ne kufirin me Greqine etj.
Kufiri detar i Shqiperise ndodhet nga 780m (Kanali i Korfuzit) deri 27 km larg nga bregu i detit dhe kalon mespermes Kanalit te Otrantos ne detin Adriatik. Ky kanal e ndan Shqiperine nga Italia vetem me 72 km vije ujore. Gjatesia e vijes

VENDBANIMET NE SHQIPERI - GJEOGRAFI

VENDBANIMET
Vendbanimet jane elemente mjaft te rendesishme te hapesires gjeografike. Ato perfaqesojne ate pjese te territorit te rregulluar per te jetuar nje numer i caktuar banoresh. Menyra se si organizohet nje vendbanim, pamja qe ai merr, funksionet qe kryen etj., jane tipare qe shprehin edhe shkallen e zhvillimit te nje vendi. Tipat e vendbanimeve percaktohen mbi baze te kritereve administrative dhe juridike. Sipas madhesise dhe rolit te tyre, ato ndahen ne fshatra dhe ne qytete.

Ne Republiken e Shqiperise gjithsej ka 2967 vendbanime, nga te cilat vetem 67 jane qytete, kurse te tjerat (2900) jane fshatra.

Ne perqindje, rreth 58% e popullsise banon ne fshat dhe 42% ne qytet.
Ne Kosove ka 1445 vendbanime gjithsej, nga te cilat 26 jane qendra urbane.
Mesatarisht ne nje qender banimi banojne 1000 - 1100 banore, por kjo ndyshon sipas vendbanimeve. Ne ato qytetare banojne mesatarisht 17 000 - 19 000 banore, kurse ne ato fshatare, 700 -750 banore.
Fshatrat jane vendbanimet kryesore ne hapesiren e trevave shqiptare. Ne pergjithesi ato jane me numer te vogel popullsie dhe shtrihen kryesisht ne zonat kodrinore dhe malore. Ndertimi i tyre u eshte pershtatur kushteve te relievit dhe te klimes. Mbizoterojne shtepite njekateshe dhe muret prej guri. Fshatrat kryejne ne pergjithesi veprimtari te mirefillte bujqesore dhe blegtorale. Por ne nje pjese te mire te tyre jane ngritur edhe punishte dhe fabrika te vogla per perpunimin e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale.
Sipas shtrirjes gjeografike, dallojme: fshatra malore, fshatra kodrinore dhe fshatra fushore. Dy te parat jane kryesisht te shperndara, zene siperfaqe te medha, por me numer te vogel banesash dhe banoresh. Kurse fshatrat fushore jane ne pergjithesi fshatra te dendura, me numer me te madh te banesave

BIMESIA DHE BOTA SHTAZORE E SHQIPERISE - GJEOGRAFI


BIMESIA DHE BOTA SHTAZORE
Ne Evrope trevat shqiptare radhiten ne vendet me llojshmeri bimore me te madhe, qe lidhet me ndryshimet e klimes, te tokave, te relievit etj. Ne rajonet perendimore dhe bregdetare mbizoterojne llojet mesdhetare te bimesise (mareja, shqopa, ilqja etj.), kurse ne brendesi te tyre, bimet e Evropes Lindore dhe Qendrore (dushku, ahu, bredhi, pisha e zeze etj.). Gjithashtu jane te shumta bimet endemike, pra bimet qe rriten vetem ne trevat shqiptare. Vetem ne Republiken e Shqiperise rriten rreth 30 te tilla.
Per shkak te mbizoterimit te relievit kryesisht kodrinoro-malor, qe kushtezon ndryshime te dukshme te klimes dhe te faktoreve te tjere, bimesia eshte e shkallezuar ne drejtim vertikal ne kater breza: brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare; brezi i ahishteve dhe i haloreve dhe brezi i kullotave alpine.
Brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare (deri rreth 700 m. Lartesi) gjendet ne trevat perendimore dhe jugperendimore. Pjesen e poshtme te tij e zene shkurret me gjelberim te perhershem (makiet) si: mareja, shqopa, xina, gjineshtra, dafina etj. Se bashku me keto shkurre rriten edhe disa drure te larte, si: selvia, valanidhi, pisha e bute dhe e eger etj. qe, ne disa raste, formojne pyje te vogla. Pjesen e siperme te brezit te shkurreve mesdhetare e zene shkurrct qe i rrezojne gjethet gjate stines se dimrit, si: shkoza e bardhe dhe e zeze etj.
Brezi i dushqeve shtrihet mbi brezin e shkurreve mesdhetare deri ne rreth 1000 m lartesi. Ka perhapje me te madhe se brezat e tjere bimore, sidomos ne brendesi te trevave shqiptare. Bimet me karakteristike te ketij brezi bimor jane: disa lloje dushqesh, bliri, frashri, malleza, panja, geshtenjna etj.
Brezi i ahut dhe i haloreve shtrihet mbi brezin e dushqeve deri ne rreth 1600 - 1800 m lartesi. Ahishtet, duke kerkuar me shume lageshti, jane me te perhapura ne malet e trevave veriore dhe lindore shqiptare dhe ne shpatet perballe veriut dhe lindjes. Ne shume zona ahishtet jane te perziera me haloret (bime qe e kane gjethen ne formen e gjilperes), si: pisha, bredhi etj. Ne kete brez ndodhen pyjet me te dendura, qe perbejne fondin kryesor te lendes se drurit.
Brezi i kullotave alpine shtrihet mbi brezin e ahut dhe te haloreve, ku, per shkak te temperaturave shume te uleta, rritet vetem bimesi barishtore dhe shume rralle shkurre te uleta. Zhvillimin me te mire bimesia barishtore e ka ne rajonet malore te trevave shqiptare veriore dhe lindore.
Pyjet me bimesi dhe bote shtazore me interesante e me mire te ruajtura jane shpallur parqe kombetare, ne te cilat eshte e ndaluar me ligj dhe prerje dhe nderhyrje e njeriut. Ne sektore te caktuar te tyre mund te behen vetem vizita turistike per te shijuar natyren e paster. Parqe te tilla ka ne Shqiperi (Thethi, Lura, Liogaraja etj.), ne Kosove (Berzovica etj.), ne trevat shqiptare ne Maqedoni (Galicica, Pelisteni) etj.

Bota shtazore
Pozita gjeografike e trevave shqiptare, shumellojshmeria e peizazheve gjeografike pasuria bimore, relievi i copetuar dhe pasuria ujerave te brendshme dhe bregdetare kane krijuar kushte per zhvillimin e nje bote shtazore te pasur dhe te larmishme, tokesore dhe ujore.
Bota shtazore tokesore perbehet nga gjitare te llojeve te ndryshme, si: urithi, qe gjendet ne zonat kodrinore dhe fushat bregdetare lakuriqi i nates, qe jeton ne koloni te medha ne shpella dhe zgavra; ujku, dhelpra, cakalli, shqarthi, ne brezin e dushkut dhe te ahut zardafi dhe kunadhja, ne zonat pyjore te larta; ariu i murme, ne pyjet e dendura te dushkut, ahut dhe pishes; macja e eger, ne pyjet e larta etj. Mjaft te perhapur jane gjitaret barngrenes ,si derri i eger ne brezin e dushkut dhe te ahut; lepuri i eger, ne zonat fushore dhe kodrinore me shkurre. Me rralle gjendet kaprolli ne brezin e shkurreve, ne dushkajat dhe ahishtet, si dhe dhia e eger ne brezin e kullotave alpine te disa maleve te larta.
Te shumellojshem jane shpendet shtegtare dhe te perhershem. Ndermjet tyre ka edhe shpende te rralle me vlera te vecanta, si: pelikani kacurrel, ne lagunen e Divjakes, kurse ne lartesite e maleve gjendet shqiponja.
Ne ujerat bregdetare gjenden lloje te ndryshme peshqish, si: sardelja, qefulli, levreku, kota dhe merluci, kurse ne ujerat e brendshme, trofta, korani dhe belushka ne (liqenin e Ohrit), qe dallohen per mishin e shijshem, dhe shume peshq te tjere, si: krapi, skobuzi, klenji ngjala etj. Gjenden edhe disa gjitare, Si: delfini (ne ujerat detare) dhe vidra.

Ndikimi i njeriut ne bimesine dhe ne boten shtazore

Pyjet dhe ne pergjithesi mbulesa bimore permiresojne cilesine e ajrit dhe te ujit, rregullojne regjimin e rrjedhjeve ujore, mbrojne token nga erozioni dhe perbejne mjedise ku jetojne shume kafshe te egra. Ato kane rendesi te madhe ekonomike, sepse prej tyre merren prodhime te shumta, sidomos lende druri per perdorim industrial, ndertim etj. Ne to mund te zhvillohet turizmi. Megjithate mbulesa bimore jo rralle eshte demtuar nga veprimtaria njerezore. Format e demtimit te saj jane te shumta: shpyllezimi i siperfaqeve te tera, duke i kthyer ato ne toka te punueshme; zjarret e shpeshta, prerjet dhe kullotja ne to e bagetise me ritme me te medha se rritja natyrore, si dhe demtimi i bimesise nga ndotjet e ajrit me gaze helmuese etj. Te gjitha keto ne shume zona kane shkaterruar mbulesen bimore dhe kane zvogeluar vazhdimisht siperfaqet pyjore. Me e demtuar eshte bimesia e shkurreve mesdhetare dhe e dushqeve. Kjo ka sjelle keqesimin e cilesise se ajrit dhe te ujerave, e ne mjaft raste eshte shoqeruar me pakesimin madje edhe me zhdukjen e shume llojeve te kafsheve te erga.
Mbulesa bimore dhe bota shtazore e trevave shqiptare eshte shume e larmishme. Veprimtaria e njeriut i ka demtuar dhe shkaterruar ato ne shume zona, duke rrezikuar shendetin e popullsise. Me cdo kusht duhet te mbrojme mbulesen bimore dhe boten shtazore.

LUMENJTE E SHQIPERISE - GJOGRAFI


LUMENJTE KRYESORE
Trevat shqiptare pershkohen nga nje rrjet i dendur lumenjsh, te cilet ne rrjedhjet e siperme kane karakter malor me rrjedhje te shpejte dhe force te madhe erozive, kurse ne rrjedhjet e poshtme kane karakter fushor.
Lumenjte rrjedhin ne drejtime te ndryshme dhe perfundojne ne kater dete: ne Adriatik, ne Jon, ne Egje dhe ne Detin e Zi.

Lumenjte qe derdhen ne detin Adriatik
Keta jane me te shumte dhe me te medhenj. Nder ta dallohen:
Drini (285 km) eshte lumi me i madh shqiptar dhe ne gjithe pjesen perendimore te Ballkanit. Ai formohet nga bashkimi i Drinit te Zi me Drinin e Bardhe. Drini i Zi del nga liqeni i Ohrit ne qytetin e Struges dhe derdhet ne liqenin artificial te Fierzes. Ai merr disa dege si p.sh. Radiken (Treva e Dibres). Drini i Bardhe buron nga malet e Zhlebit (Kosove), pershkon lugun e Dukagjinit dhe derdhet ne liqenin e Fierzes.
Lumi i Drinit, ne vazhdim, eshte kthyer ne nje zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzes, i Komanit dhe i Vaut te Dejes), qe furnizojne me uje tri hidrocentrale te medha. Ai derdhet ne lumin e Bunes. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m3/sek, kurse maksimalja e regjistruar eshte mbi 5100 m3/sek.
Buna (44 km) eshte i vetmi lume fushor. Buron nga liqeni i Shkodres. Pasi bashkohet me Drinin, rrjedh ne nje shtrat teper te ceket dhe me dredhime te shumta. Perfundon ne detin Adriatik me nje delte shume te madhe. Prurja mesatare vjetore e Bunes arrin 670 m3/s, duke zene nje nga vendet e para

HIDROGRAFIA E SHQIPERISE - GJEOGRAFI


Pasuri te medha ujore
Uji eshte nje pasuri natyrore me vlera te medha kombetare. Ai ka perdorim te madh ne bujqesi, ne industri dhe per furnizimin e qendrave te banuara.

Pozita gjeografike ne brigjet e detit Adriatik dhe te detit Jon, kushtet klimatike, relievi i thyer, kryesisht kodrinoro-malor, perhapja e madhe e shkembinjve te pershkueshem nga uji dhe veprimtaria e njeriut kane kushtezuar pasurite e medha ujore dhe shumellojshmerine e tyre: dete, liqene, lumenj, perrenj dhe burime ujore.

Detet
Deti Adriatik dhe brigjet e tij shqiptare

Ky det shtrihet midis gadishullit Apenin ne perendim dhe gadishullit te Ballkanit ne Iindje, kurse kanali i Otrantos (72 km) e ndan ate me detin Jon. Deti Adriatik eshte i gjate 850 km (drejtimi verijug) dhe i gjere 203 km (lindje-perendim). Thellesia me e madhe e tij arrin 1590 m. Ne brigjet shqiptare ky det eshte i ceket.
Brigjet shqiptare te detit Adriatik kane gjatesi 380 km. Pjesa me e madhe e tyre jane brigje te uleta fushore me plazhe te medha (disa dhjetera kilornetra te gjata dhe deri ne disa qindra metra te gjera), me perberje rere shume te imet. Nder to dallohet plazhi i madh i Ulqinit, plazhi i Velipojes, Durresit, Divjakes, Vlores etj. Ne keto plazhe pushojne me - mijera turiste vendas dhe te huaj.
Ne kete bregdet gjenden edhe disa gjire, si: gjiri i Tivarit, i Drinit, i Durresit, i Vlores, shume te pershtatshem per porte detare. Ne to ndodhen edhe portet

ROLl I RELIEVIT NE DUKURITE NATYRORE, NE POPULLIMIN DHE NE ZHVILLIMIN EKONOMIK - GJEOGRAFI



Relievi dhe ndikimi i tij ne klime, hidrografi, toka dhe bimesi

Relievi i trevave shqiptare, qe eshte kryesisht kodrinoro-malor, teper i larmishem, me kontraste te medha dhe shume i copetuar, ndikon ne shume dukuri te klimes, te hidrografise, te tokave dhe te bimesise.
Ne klime relievi ndikon me lartesine e madhe mbi nivelin e detit, duke shkaktuar uljen e temperatures dhe rritjen e sasise se reshjeve, sidomos te debores. Ndikon gjithashtu me drejtimin mbizoterues veriperendim-juglindje te vargjeve kryesore malore, qe kushtezon mbrojtjen e krahinave perendimore bregdetare nga ererat e ftohta lindore, si dhe me copetimin e madh. Te gjitha keto sjellin ndryshime klimatike te dukshme nga nje krahine ne tjetren.
Ne hidrografi ndryshimi vjen se, per shkak te relievit malor shtreterit e rrjedhjeve te siperme te tyre kane pjerresi te madhe dhe rrjedhje te shpejte kurse ne rrjedhjen e mesme dhe sidomos te poshtme shtreterit kane pjerresi te vogel dhe jane te ceket.
Tek tokat dhe bimesia, relievi ndikon nepermjet ndryshimit te klimes, per shkak te lartesise se tij te madhe. Per kete arsye jane formuar breza tokash dhe bimesh te ndryshme, qe zevendesojne njeri-tjetrin ne shpatet e maleve te larta.

RoIi i relievit ne shperndarjen e vendbanimeve dhe te popullsise

Popullsia i ka vendosur vendbanimet e saj atje ku ka gjetur kushte te pershtatshme, si: prane tokave te mira, per t’i mbjelle me bime bujqesore; prane burimeve ujore, si dhe ne vende me kushte te pershtatshme per te ndertuar banesat. Keshtu, ajo ka zgjedhur ne radhe te pare fushat pjellore, gropat dhe fushegropat, lugjet dhe luginat, neper te cilat kalojne rruge te rendesishme. Keto forma te relievit kane dendesine me te madhe te vendbanimeve, qe jane vendosur sidomos ne rrethinat e tyre, per te kursyer token e punueshme, per t’u shpetuar permbytjeve te lumenjve dhe per te siguruar edhe uje. Ketu gjenden edhe qytetet me te medha.
Lufterat e vazhdueshme, aq te shpeshta ne trevat shqiptare, pushtimet e gjata nga te huajt i kane detyruar shqiptaret qe te gjejne strehim ne male, ku, jo rralle, kane vendosur edhe vendbanimet e tyre. Keshtu ata kane zgjedhur shpatet me pjerresi me te vogel, rrezat e thepisjeve me burime uji, gropat dhe lugjet e ndryshme me kushte me te mira per jetese. Aty ata kane ushtruar bujqesine dhe blegtorine si veprimtari kryesore.

Roli i relievit ne zhvillimin ekonomik

Format e relievit, teper te larmishme, ofrojne kushte te pershtatshme, por edhe jo te pershtashme per veprimtarine ekonomike. Prandaj, per t’i shfrytezuar ato sic duhet, eshte e domosdoshme qe te njihen mire keto kushte.
Fushat dhe fushegropat ofrojne kushte shume te mira me tokat pjellore, te cilat mund te punohen me makineri. Duke qene me pjerresi fare te vogel ose krejt te rrafsheta, ne te njejtin nivel me detin ose edhe nen kete nivel, disa nga fushat kane qene kenetore dhe te rrezikuara nga vershimet e lumenjve. Prandaj ne to jane bere bonifikime dhe sistemime te shtreterve te lurnenjve. Sot ato jane zonat me te populluara dhe me te zhvilluara ekonomikisht.
Luget dhe luginat ofrojne kushte te mira me tokat pjellore te punueshme, sidomos ne siperfaqet e tyre te sheshta, ku jane vendosur edhe qendrat e banuara. Ne grykat e tyre te ngushta krijohet mundesia e ndertimit te digave te hidrocentraleve (mbi lumin Drin, Mat, Radike etj). Ne zonat malore, ato jane me te populluarat dhe me te zhvilluarat.
Kodrat dhe malet ofrojne kushte te kufizuara per tokat e punueshme. Por format e relievit ofrojne kushte te mira per veprimtari te tjera si: blegtori, pylltari dhe sidomos per zhvillimin e disa llojeve te turizmit: te gjelber, te bardhe (rreshqitjet ne debore). Per kete dallohen mali i Sharrit, ku jane ngritur dy qendra te medha te turizmit te bardhe, Berzovica ne Kosove dhe Popova Shapka (Kodra e Diellit) ne trevat shqiptare ne Maqedoni.
Relievi i copetuar dhe me format e tij shume te larmishme kushtezon dukuri te shumta te klimes, hidrografise, tokave dhe bimesise. Ai ofron kushte

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja