VENDBANIMET
Vendbanimet
jane elemente mjaft te rendesishme te hapesires gjeografike. Ato
perfaqesojne ate pjese te territorit te rregulluar per te jetuar nje
numer i caktuar banoresh. Menyra se si organizohet nje vendbanim, pamja
qe ai merr, funksionet qe kryen etj., jane tipare qe shprehin edhe
shkallen e zhvillimit te nje vendi. Tipat e vendbanimeve percaktohen mbi
baze te kritereve administrative dhe juridike. Sipas madhesise dhe
rolit te tyre, ato ndahen ne fshatra dhe ne qytete.
Ne Republiken e Shqiperise gjithsej ka 2967 vendbanime, nga te cilat vetem 67 jane qytete, kurse te tjerat (2900) jane fshatra.
Ne perqindje, rreth 58% e popullsise banon ne fshat dhe 42% ne qytet.
Ne Kosove ka 1445 vendbanime gjithsej, nga te cilat 26 jane qendra urbane.
Mesatarisht
ne nje qender banimi banojne 1000 - 1100 banore, por kjo ndyshon sipas
vendbanimeve. Ne ato qytetare banojne mesatarisht 17 000 - 19 000
banore, kurse ne ato fshatare, 700 -750 banore.
Fshatrat jane
vendbanimet kryesore ne hapesiren e trevave shqiptare. Ne pergjithesi
ato jane me numer te vogel popullsie dhe shtrihen kryesisht ne zonat
kodrinore dhe malore. Ndertimi i tyre u eshte pershtatur kushteve te
relievit dhe te klimes. Mbizoterojne shtepite njekateshe dhe muret prej
guri. Fshatrat kryejne ne pergjithesi veprimtari te mirefillte bujqesore
dhe blegtorale. Por ne nje pjese te mire te tyre jane ngritur edhe
punishte dhe fabrika te vogla per perpunimin e prodhimeve bujqesore dhe
blegtorale.
Sipas shtrirjes gjeografike, dallojme: fshatra malore,
fshatra kodrinore dhe fshatra fushore. Dy te parat jane kryesisht te
shperndara, zene siperfaqe te medha, por me numer te vogel banesash dhe
banoresh. Kurse fshatrat fushore jane ne pergjithesi fshatra te
dendura, me numer me te madh te banesave dhe te banoreve.
Vendbanimet
fshatare jane te shtrira kudo ne trevat shqiptare, megjithate dallohen
per perqendrimin me te madh te tyre: Ultesira Perendimore dhe luginat
lumore ne Shqiperi (sidomos ne sistemet kodrinore perreth tyre),
Fushegropa e Korces dhe kodrat qe e rrethojne ate, Fushe-Kosova, Rrafshi
i Dukagjinit, zona perrreth Liqenit te Shkodres, Ulqinit dhe Tivarit ne
Mal te Zi, zona e Dibres, Struges dhe Tetoves ne Maqedoni.
Qytetet
ne trevat shqiptare jane me te pakta ne numer se fshatrat, por jane te
parat per nga rendesia. Ne qytete eshte perqendruar pjesa me e madhe e
popullsise; ato jane qendrat kryesore te veprimtarise ekonomike,
kulturore dhe shoqeror. Objektet me te rendesishme industriale,
kulturore, arsimore, shendetesore etj. jane ndertuar pikerisht ne
qytete. Me veprimtarine qe kryhet ne to, ndihmohet jo vetem popullsia e
qyteteve, por edhe ajo fshatare.
Sipas kohes se ndertimit, ne trevat shqiptare dallojme:
- Qytete antike (Butrinti, Apolonia, Dyrrahu, Ulpiana ne Kosove).
-Qytete keshtjelle (Berati, Gjirokastra, Kruja, Prizreni etj.),
-Qytete te ndertuara si qendra tregtare (Korca, Elbasani, Tirana, Shkodra, Gjakova, Peja, Prishtina etj.)
-
Qytete te reja, te krijuara kryesisht pas vitit 1960 si rezultat i
ndonje veprimtarie te rendesishme industrial ose bujqesore (Ballshi,
Patosi, Laci etj.).
Sipas shtrirjes gjeografike qytetet shqiptare jane:
-Qytete bregdetare (Durresi, Vora, Saranda, Shengjini),
-Qytete qe shtrihen ne brendesi te vendit e ne terren fushor (Tirana, Elbasani, Korca, Prishtina, Tetova etj.)
-Qytete qe shtrihen ne brendesi te vendit ne terren te pjerret (Kruja, Gjirokastra, Berati, Prizreni, Lezha etj.)
Sipas funksionit qytetet tane klasifikohen ne:
-Qytete
me veprimtari te gjithanshme (administrative, industriale, bujqesore,
kulturore, arsimore, shendetesore) si Tirana, Prishtina, Tetova,
Durresi, Shkodra, Korca, Elbasani, Vlora etj., qytere me veprimtari
kryesisht industriale, si Ballsi, Patosi, Laci etj., qytete me
veprimtari kryesisth bujqesore, si: Miloti, Roskoveci, Mamurrasi etj.,
si dhe qytere me veprimtari kryesisth administrative, si: Erseka, Puka,
Bajram Curri, Corovoda etj.
Arkitektura dhe stili i ndertesave ne
qytetet tona pasqyron nderthurjen e kultures tradicionale me ate
moderne. Ne qytetet e vjetra mbizoteron kryesisht e para, kurse ne ato
te rejat e dyta.
Urbanistika e qyteteve tona le shume per te
deshiruar. Rruget qe lidhin qytetet, dhe ato brenda tyre jane ne gjendje
te veshtire. Po keshtu, demtimi i siperfaqeve te gjelbra dhe papasteria
e qyteteve jane probleme qe duhet te na shqetesojne te gjitheve.
Ne
trevat shqiptare mbizoterojne vendbanimet fshatare ne krahasim me ato
qytetare. Fshatrat shtrihen kryesisht ne zonat kodrinore e malore.
Popullsia e tyre eshte e pakte ne numer dhe merret kryesisht me bujqesi e
blegtori.
Qytetet jane te tipave te ndryshem: keshtjelle, tregtare, industriale.
Rolin
kryesor e luajne qytete si: Tirana, Durresi, Prishtina, Vlora,
Shkondra, Elbasani, Korca, Gjirokastra,Prizreni, Tetova etj.
No comments :
Post a Comment