Ese: Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore | Maturanti Shqiptar

Wednesday, December 10, 2014

Ese: Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore


Gabimi do të ishte  më mirë  sikur të  mos ekzistonte  fare, por kjo gjë është e pamundur. Gabimi lind nga vetë jeta që ne e jetojmë, një jetë e cila është përplot e përplot  e mbushur me vaj që nga dita kur  ti linde e deri në momentin kur ti të vdesësh.

Këta lotë   krijohen nga ti , nga unë  edhe nga të  tjerët  duke gabuar, e  këto gabime vazhdojnë  e vështirë  që ndalen sepse atëherë  në zemrën  tënde  ka  hyrë një  urrejtje, një  urrejtje  e cila  është  burim  i trurit  të errët  dhe  zemrës  së  prishur  që  të mëson  të  gabosh  edhe më  shumë.

E di  gabove  pa  dëshire  ndoshta, por lëndove mijëra  zemra, ndoshta edhe  i  ka vrarë shumë  njerëz  gabimi  yt, përse atëherë nuk  mundohesh  ta largosh  urrejtjen, e me buzëqeshje ta mposhtësh  edhe ta  largosh  urrejtjen, e me buzëqeshje ta mposhtësh  edhe  ta largosh njëherë e përgjithmonë  gabimin, gabimin të cilin edhe ti nuk e harron  e e ke të  mbyllur  në  zemrën  tënde  me  plot  mllef  e nuk  mund ta  largosh  dot.

Një plagë shpirtërore  që ti  e  ke krijuar  nga gabimi  mund  ta  shuaj  vetëm  dashuria  e  madhe  e  atij  që të  falë.

Dikur ai  gaboi e unë  e fala  e  mësova  që të falë,  ndërsa  tani  ai  të  falë  ty  e  të mëson  që duhet të  falësh.

Tani  ai  të  fali  vazhdo  buzëqeshë  shpeshë dhe  shumë, fitoje  dashurinë time, të atij, edhe të tjerëve, por  kapërdij  gabimet  që tani  të  tjerët  bënë tek  ti,vlerësoje  të bukurën,shiko
gjëra  të mira tek të tjerët, e të  harrosh  gabimin  që  të  tjerët  e  bëjnë tek  ti .

Të dish  se ua  ke  lehtësuar jetën dikujt tjetër  siq të  është  lehtësuar jeta ty, atëherë  thuaj  vetes, mua, atij edhe  të  tjerëve që e ke arritur qëllimin  që  ata  të  falin  e  ti të  falësh  ata.

Prandaj  fali  të  gjithë  ata  që  të  kanë  lenduar  se edhe  ti  mund  të  kesh  gabuar.

Unë e  mësova, ti mësoje, mësoju  edhe të  tjerëve, edhe atyre  që  do  të  jenë mbas  teje  se  “TË GABOSH  ËSHTË  NJERËZORE,  POR  TË  FALËSH  ËSHTË HYJNORE”.

 

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja