Maturanti Shqiptar: December 2013

Saturday, December 28, 2013

Ese: “Njerezimi behet nje mase e perhime ,pa trajte dhe anonime kur heq dore nga ligji qe jep trajta”

Bota ne te cilen jetojme, shoqeria njerezore e se ciles jemi pjese gjate gjithe kohes se ekzistences se saj ka krijuar rregullatoret e vet per te mbijetuar. Pjese e ketyre rregullatoreve jane kodet ligjore, ato morale, pse jo edhe feja. Me ane te ketyre shoqeria njerezore kufizohet; jo ne nje konotacion negativ, por kufizohet ne te kryeren e gjerave jo njerezore. Por cfare do te ndodhte nese kete shoqeri ne do ta linim ne liri te plote, pa ligje, fe apo moral? A do te vazhdonte te ekzistonte ende apo do te ishte shfarosur? Ne nje shoqeri krejtesisht te lire, pa kufi ligjore dhe morale do te mbreteronte kaosi. Asgje e mire nuk krijohet kur nuk ka rregulla. Njerezit do te vrisnin njeri tjetrin pa arsye dhe askush nuk do ta ndalonte. Ndoshta dhe fenomene me te erreta si kanibalizmi, perdhunime etj. Imagjinojeni vete: te mund te kishit ne dore gjithcka dhe te mos kuptoje cfare eshte e mire dhe cfare e gabuar. Kjo shoqeri do te ishte e destinuar te zhdukej ne nje hark kohor shume te shkurter. Kur hedhim nje sy nga mbreteria e kafsheve shohim qe sado kaotike mund te duket ne pamje te pare, ajo realisht funksionon mjaft mire. Kafshet e njohin moralin dhe e respektojne. Kur ne ushqejme nje qen, ai vjen dhe na lepin doren; shenje mirenjohjeje nga ana e tij ndersa kur i gjuajme me gur ai na sulmon. Kjo tregon qe qeni e kupton se cfare eshte e mire dhe cfare e keqe, pra dhe kafshet kane rregullatoret e tyre. Me lindjen e njeriut si qënie e arsyeshme, “homo sapiens”, fillon edhe organizimi i shoqërisë njerëzore. Thënia e Aristotelit se njeriu është “kafshë politike” shpreh qartë prirjen e njerëzve për të jetuar së bashku me njerëz të tjerë. Kjo prirje, të cilën Aristoteli, e cilësonte

Thursday, December 19, 2013

ESE: Shqiptaret kombi me i vjeter I Ballkanit

Shqiptaret e lashte nenkuptojme Iliro-Pellasget ne kuptimin e
trashegimise se emrit etnik pasi emri i Ilireve dhe Ilirise ishte i
njohur ne perjudhen historike, ato si etni ekzistonin me parpara, sepse
sipas studimeve gejnalogjike mbartesit e genit  te pare "I"   Dinarik ne
Europe, kane qene  populli paleolitike i pare 40.000-35.000 vjeçare i
cili krijoj  racen qe quhet "raca Adriatike" ose Dinarike.

Plejada te tera perfaqesuesish te shkences kane dhene ndihmese te frytshme per

ndricimin e problemeve themelore te pellazgologjise ne kuadrin e kulturave

mesdhetare.

Hans E. Tunman (1746-1778) i pari studiues, që ju kushtohet pellazgëve
në kohën moderne, i njeh ata si popull autokton para helen në rajonin e
Egjeut, dhe shqiptarët pasardhës të tyre. Nënvizon se: “Pellazgët janë
stërgjyshët e lashtë të maqedonasve, epirotëve dhe shqiptarëve dhe për
rrjedhim edhe gjuha shqipe rrjedh nga ajo pellazge”.

Gjeografi francez Konrad Maltebrun (1755-1826) shkruan se gjuha shqipe
ka karakter pellazgjik, sepse sipas Herodotit emrat e shumë perëndive
vijnë nga gjuha pellazge.

Robert d’Angely (1893-1966) studiues francez, që gjuhën pellazge e lidh
me shqipen, epikat e Homerit fillimisht janë shkruar në gjuhën
pellazge, më pas u transkriptuan në gjuhën helene

Gjurmët e para materiale dhe më të vjetra të ekzistimit të jetës në këto
troje, janë zbuluar në fshatin XARRË ( afër Sarandës) . Këto janë:
vegla pune, armë, stoli, enë nga dheu etj. Prejardhja e tyre daton që
nga koha e paleolitit të lartë, që vazhdon afërsisht 40.000 – 6.000 vjet
para e.s.

Ne krahinen e dardanise (Kosova e sotme) kohët e fundit janë vënë re
pesëdhjetë mbishkrime “zeusiane”, tashmë të botuara, shfaqje të tjera të
panumërta të trashëgimisë kulturore dhe të teogonisë pellazgjike. Duke
mbajtur parasysh lashtësinë dhe vazhdimësinë kaq të qartë e të
pandërprerë, studiuesi i shquar i mesjetës, Alen Dyseljë, ka thënë më
1981: “Historia na mëson se lidhur me Kosovën, serbët janë pushtues të
ardhur mjaft vonë”..

.

Kombi shqiptar eshtë një nga më të vjetërit në Ballkan e në botë. Kjo
për arësye se ky komb eshte identifikuar më herët si ilirë, ku këta të
fundit kane një prejardhje ose nje rrenje te vjeter pellazge. Pellazget
konsiderohen si  ajo popullsi  që ka hedhur rrenjet ne qytetërimin
mesdhetar , që me vone do të ndahej  në qytetërimet greke, romake, ilire
etj. Pra themi se popullsia parahelene e Greqisë  dhe disa popullsi te
tjera  ishin pellazge .Shqiptaret   jane sterniperit me autentike te
pellazgeve, dardaneve dhe te ilirëve të vjetër .

Edhe pas shume peripecive historike, lufterave, pushtimeve etj,
pellazget – iliro –shqiptaret e ruajten me mijera vjet te papërlyer
genin e vet me bukuri të virtyteshme.

Dëshmitë të kesaj përcjellje vlerash jemi të gjithë ne sot. Shpalosja me
e madhe e ketyre vlerave ishte festimi madheshtor i 100 vjetorit të
shpalljes se pavaresise, gjatë të cilit edhe njëherë treguam se
qëndrojme denjesisht përkrah kombeve të tjerë të botës.

Se pellazgët dhe ilirët e kanë një prejardhje të lashtë në këto troje
dhe se ne jemi pasardhës të denjë të këtyre civilizimeve, flasin shumë
studime jo vetëm të studiuesve shqiptarë, por numri më i madh i tyre
është nga ata të huajt. Në baze te shkencës së mirëfilltë, teoria tanimë
e dëshmuar e prejardhjes së shqiptarëve të sotëm nga pellazgët dhe
ilirët e lashtë, askund nuk kontestohet.

//REF

ESE ARGUMENTUESE: Suksesi


Suksesi ne sy te cdokujt merre trajta te ndryshme, hije te ndryshme. Cdokush vjen me nje perceptim I cili perfaqeson nje pjese te personalitetit te tij. Nje perkufizim I sakte per nje njeri te suksesshem do te ishte: Ai I cili ka permbushur te gjitha qellimet e tij. Por cfare eshte suksesi? A eshte cdokush I suksesshem?
Cdokush ka permbushur qellime ne jeten e tij, qofshin ato te vogla apo te medha, por ama kur vjen puna tek te quajturit I suksesshem, vihen ne peshore puna I cili nje njeri ben dhe sasia e parave me te cilen paguhet ky individ. Pra del ne skene paraja. Nje njeri I suksesshem eshte ai qe ka fituar shume para gjate jetes. Shume njerez do t’I bashkangjiteshin ketij mendimi dhe une jam nje nga ata. Ne fund te fundit suksesi paguhet, cdo gje e ka nje cmim. Cfare eshte e mire, eshte edhe e shtrenjte. A do mund ta kundershtonte njeri kete?

Suksesi vjene ne nje pakete dyshe. Pervec parave ai sjell dhe famen. Shume njerez besojne se suksesi nuk eshte gjitshka dhe se nje njeri I suksesshem mund te jete jo I famshem dhe jo I pasur. Mbeshtetur ne mendimin inocent dhe te sinqerte duke munduar te vleresojne nje shumice, ky opinion mund te vleresohet I dobet per shkak te disa ngerceve.

Se pari, jeta ka treguar se cdokush qe ka qene I suksesshem ka qene gjithashtu I famshem edhe ne fushen e tij. Te jesh I famshem ne fushen tende dhe ne profesionin tend nuk do te thote te kesh famen e nje aktori Hollywood-I, por do te thote qe te jesh I pari I rekomanduar nga njerezit kur pyesin per sherbime te fushes tend. 

Se dyti, lidhur me argumentin e mesiperm, fluksi I njerezve te drejtuar per nga ty, duke kerkuar sherbimin qe ofron ti kundrejt nje pagese te caktuar, rrisin kapitalin tend. Sigurisht, flasim per majat e suksesit sepse suksesi vjen ne rangje. Rangu I pare permben te parin ne fushen e caktuar, I dyti te dytin e keshtu me rradhe deri ne nje numer te konsiderueshem te suksesshem qe percaktohet nga njerezit.

Suksesi vjen ne saje te punes se palodhur, ne saj te pasionit me te cilin punohet dhe ne saje te perkushtimit ndaj detyres tende. Ambicia eshte hallka me e forte e suksesit e cila t con perpara. Pa ate ne do te ishim thjesht ne zero. Jo te gjithe kane ambicie, dhe ata qe kan, I kane te kunderta. Kjo I dallon nga njeri tjetri dhe I ben me pak ose me shume te suksesshem.

Suksesi nuk ka per te qene kurre me prane se thjesht pas nje cepi apo nje kthese. Mjafton most e humbi durimi, pasioni, perkushtimi dhe ambicia. Askush nuk lind I suksesshem, por gjithkush mund te behet.

//REF

Thursday, December 5, 2013

ANALIZE LETRARE: Gjenerali i ushtrise se vdekur koment dhe analize (I.Kadare)

Ne roman takojme njerez te nje populli te vogel,por krenar per luften qe
ka bere, te cilet dinin te respektonin traditat,te respektonin mikun,
te respektonin te vdekurit, qofshin dhe armiq. Ne roman takojme nje
gjeneral te huaj, i cili kishte ardhur te marre eshtrat e ushtarve te
vrare te vendit te tij,dhe nje prift qe e shoqeronte gjeneralin, duke
bere ritet e fundit fetare te atyre qe nuk jetonin me.
Një gjeneral dhe një prift kanë ardhur në Shqipëri rreth njëzet vite pas
përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në një kërkim arkeologjik.
Misioni i tyre është të zhvarrosin trupat e ushtarëve të vendit të tyre,
por ajo çka ata zbulojnë janë kujtimet, gjysmë të ndrydhura, të
tmerreve të veçanta shqiptare të asaj lufte. Gjenerali dhe prifti
rugëtojnë nëpër Shqipëri, në udhëtimin e tyre të shënuar jo vetëm nga
eshtrat por gjithashtu edhe nga copëzat dhe mbeturinat e historisë: me
gunga, të lodhur dhe të pastrehë. Gjenerali e sheh vetveten si një
ushtarak, që lehtëson therjen e vdekjes duke hequr të vdekurit nga
shtëpitë e tyre të përkohshme: “Gjeneralët e tjerë
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja