Nese papritur para meje do gjendej xhindi me llamben magjike e do me kerkonte nje deshire, pa hezituar do deshiroja te me kthente pas ne kohe ,ne epoken kur mes lufterash e betejash te pergjakshme , mes vuajtjesh ,konfliktesh dhe hendeqesh sociale do lindte dashuria e paster mes Milosaos e Rines .
Ja pra nje prekje e llambes dhe bam gjendem ne mes te qytetit te Shkodres I pushtuar dhe rrethuar nga tanke , makina lufte dhe tela gjembash .Shoh cdokend por askush nuk me sheh ,prek gjithcka po asgje s’me afrohet dot .Jam inekzistente mes ekzistences .Jam udhetare ne kohe e hapesire .
Eci ne rrugicat e shtruara me kalldrem dhe ja tek I shoh te kroi I dashurise dy te rinjte Milosaon e Rinen teksa flasin e perqafohen me njeri-tjetrin . Sa e fuqishme eshte e ndjenja qe I lidh ata !Me e fuqishme se lufta ,me e fuqishme se rregullat e traditat e kohes .Ky cift te rinjsh eshte nje ringjallje ne nje kontekst tjeter e Romeos dhe Zhuljetes , nje rikrijim I dashurise shekspiriane dhe nje prove per te gjithe ata qe nuk besojne tek magjia e dashurise ,ndjenjes me sublime qe ,mund te lidhe dy njerez .Cfare po ndodh ? Perse vasha e bukur po derdh lotet e saj si kristal? Pse befas buzeqeshja u zevendesua nga nje hije trishtimi ? Ku humben te qeshurat ,ku u zhduk lumturia ?Perse perqafimi qe trimi I dha vashes duket si perqafimi I lamtumires ? Shoh Milosaon qe merr shpaten e tij , flamurin kuq e zi dhe hipen ne kalin e bardhe duke lene nje pjese te zemres se tij tek e dashura e shpirtit. Niset kali I bardhe me vrap dhe nje leter I bie trimit nga dora .Kali zhduket mes pluhurit te rruges dhe letra mbetet aty .Nxitoj per ta marre dhe pas disa castesh e gjej veten ne shtepi te rrethuar nga librat dhe letrat e mija .Me sa duket afati I magjise perfundoi. Per cudi ne dore kam letren qe me ngeli nga e shkuara tashme e destinuar per tu lexuar nga une .
“Vajze e zemres sime syte e tu si drite s’dua ti shoh me lot . Ne te dy nuk kemi humbur asgje dashurine e kemi edhe pse do e jetojme ne bote te ndryshme .Ti e di qe nese peshes se botes do I shtoja diellin,yjet dhe henen perseri ti do peshoje me shume o diell I zemres sime . Dije qe nese nuk kthehem me vdekja ime do jete nder me te mirat sepse do vdes per memedhene .Mbase ky ishte dhe misioni im : te vdisja per kete toke qe me dha jete dhe te derdhja gjakun tim per flamurin e shqypes dykrenare. Me vjen keq qe nuk munda ti realizoja ato cka te premtova dhe cfare enderruam, por te dy e dime qe nuk mund te ishim te lumtur nese atdheu yne vuante . Per me te emblen vashe ---nga Milosao . “
Sapo mbarova se lexuari ndieva disa pika lot te me rreshqisnin ne faqe .Valle a ka dashuri te tilla sot ? A mund te kete sprovuar jeta dy te rinj ashtu sic I sprovoi keta? A mund te ushqeje dikush nja dashuri kaq ta madhe per atdheun e per te dashurin e zemres? A mund te rilinde nje lidhje e te tilla permasave ne ditet e sotme ?
Mes pyetjesh te shumta dhe emocionesh te medha arrij ne perfundimin se ta perjetosh dashurine eshte fat, por te perjetosh dashurine qe Milosaoja kishte per vajzen e zemres dhe memedhene eshte padyshim e paperseritshme ..
________________
Faleminderit Ina
Friday, January 30, 2015
Wednesday, December 10, 2014
Ese: Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore

Gabimi do të ishte më mirë sikur të mos ekzistonte fare, por kjo gjë është e pamundur. Gabimi lind nga vetë jeta që ne e jetojmë, një jetë e cila është përplot e përplot e mbushur me vaj që nga dita kur ti linde e deri në momentin kur ti të vdesësh.
Këta lotë krijohen nga ti , nga unë edhe nga të tjerët duke gabuar, e këto gabime vazhdojnë e vështirë që ndalen sepse atëherë në zemrën tënde ka hyrë një urrejtje, një urrejtje e cila është burim i trurit të errët dhe zemrës së prishur që të mëson të gabosh edhe më shumë.
E di gabove pa dëshire ndoshta, por lëndove mijëra zemra, ndoshta edhe i ka vrarë shumë njerëz gabimi yt, përse atëherë nuk mundohesh ta largosh urrejtjen, e me buzëqeshje ta mposhtësh edhe ta largosh urrejtjen, e me buzëqeshje ta mposhtësh edhe ta largosh njëherë e përgjithmonë gabimin, gabimin të cilin edhe ti nuk e harron e e ke të mbyllur në zemrën tënde me plot mllef e nuk mund ta largosh dot.
Një plagë shpirtërore që ti e ke krijuar nga gabimi mund ta shuaj vetëm dashuria e madhe e atij që të falë.
Dikur ai gaboi e unë e fala e mësova që të falë, ndërsa tani ai të falë ty e të mëson që duhet të falësh.
Tani ai të fali vazhdo buzëqeshë shpeshë dhe shumë, fitoje dashurinë time, të atij, edhe të tjerëve, por kapërdij gabimet që tani të tjerët bënë tek ti,vlerësoje të bukurën,shiko
Tuesday, December 9, 2014
Ese letrare: 70 Vjetori i Clirimit
![]() |
Liria ndërtohet me jetë, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Kurse, dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martir. E popullit që synoi ta fitojë lirinë shekuj me radhë duke luftuar me gjak. Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur lart, deri në piedestalin e vetëflijimit.
Ata jetuan për ne. I kemi ne token tone te perbashket shqiptare gjithkund e gjithherë. Me një diell në gji, me një rreze në ballë. Lundrojnë mbi detin e gjakut të flijuar për liri.Në paqe e në luftë, në fushë e në mal. Sa shumë shqiptare që festojne sot për 70 vjetorin e madh te lirise se shqiponjes qe fluturon ne qiellin atdhetar. Gëzim e hare në çdo anë. Dëshmorët u ngjallën sot dhe festojnë bashkë me ne pas 70 vjetesh te lira
Subscribe to:
Posts
(
Atom
)

