Sunday, May 12, 2013
Bardha e Temali -Pasko Vasho Analize letrare
''Bardha e Temalit'' - ''Pashko Vasa'' - ''analizë'' apo ''referat''
''Rëndësia''
''Bardha e Temalit'' mëton të jetë romani i parë në letërsinë shqipe edhe pse është i shkruar në frengjisht.
''Mënyra e botimit''
I botuar në Paris (1890), në fillim nuk bëri bujë mirëpo pasi u përkthye më 1969 në shqip atëherë bëri jehonë të madhe edhe në popullin shqiptar.
''Tema''
Temat e kësaj vepre(''Bardha e Temalit'') mund ti ndajmë në :
a)tema bazë: ,,Dashuria e dy të rinjëve
që nuk mund të realizohet ashtu siç ata dëshirojnë,por në linja të kundërta,prandaj ka përfundim tragjik‟‟
b)tema dytësore : konfrontimet mes shqiptarëve dhe sundimtarëve
c)tema tretësore : konfrontimet mes të rinjëve që janë kundër të resë dhe të rinjëve që janë për të renë ngaqë janë lodhur nga zakonet e egra dhe nga fanatizmi.
''Dallimi''
Vepra ka disi një ton romantik
Personazhet
Bardha - një vajzë nga një familje aristokrate e Shkodrës , e martuar me Lulin dhe e dashuruar në Aradin.
Luli - prijësi i malësisë së Temalit , i martuari me Bardhën.
Aradi - bashkmoshatar dhe i dashuri i Bardhës poashtu edhe vrarës i të dashurit të motrës së tij .
Pashai i Shkodrës - mercenar dhe bashkëpunëtor i pushtuesit
Osman Pasha - mercenar dhe bashkëpunëtor i pushtuesit
Jak Kola - luftëtar për çështjen kombëtare
Personazhet ndahen në personazhe që janë :
a) për të rejën (për çrrënjosjen e traditave dekadente) e ata janë:
Aradi dhe Anuli
b) për të vjetrën(për traditën , për zakonet).
Pashai i Shkodrës , Osman Pasha , Luli , Jak Kola.
c) personazhe që e vuajnë të vjetrën :
Bardha , Drandja , motra e Aradit
''Subjekti''
Bardha nën ndikimin e prindërve të saj(nëna dhe i vëllai) e pa dëshirën e vet martohet me Lulin ngase ai ishte prijës në malësinë e Temalit( e kështu do të lidhej miqësi me një familje të fuqishme dhe me influencë nga paria e malësisë).
Bardha menjëherë ballafaqohet me përçmimin e vjerrës ndaj saj dhe arrogancën e burrit të saj ngase këtu ballafaqoheshin mentaliteti fshatar i Bardhës dhe mentaliteti aristokrat i Lulit dhe i vjerrës së Bardhës.
Pas 1 viti Bardha kthehet në shtëpi.Bardha pas kalimit të një kohe dashurohet me Aradin.
Aradi vinte nga një familje që ndiqej nga pushteti ngase famlija e Aradit kish vrarë të motrën ngase ajo ish dashuruar pa lejen e prindërve në një të ri të cilin e poashtu e kishte vrarë Aradi.
Bardha gjendej në një udhëkryq ngase po të dashurohej me Aradin prindërit nuk do e linin të martohet me të ngase familja e tij ndiqej nga pushteti , në anën tjetër me Lulin kishte konflikt mentalitetesh .
Tashmë ose duhej të vritet Luli nga Aradi që të realizohej dashuria ose të vritet Bardha nga xhelozia e Lulit.
Ndodh më tragjikja që e ëma e Lulit e vret nusen(Bardhen) natën.
''Vendi i ngjarjes''
Shkodër dhe Malësi
Lexo me shume...
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No comments :
Post a Comment