Butrinti, i gjendur në bregdetin juperëndimor të Shqipërisë, është
një vend magjik. Atmosfera e tij e vecantë krijohet nga një kombinim i
arkeologjisë dhe natyrës dhe zor të gjendet diku tjetër në Mesdhe.
Bërthama e qytetit antik të Butrintit ndodhet në një kodër të vogël
rrethuar nga ujrat e liqenit të Butrintit dhe kanalit Vivari. Në veri
dhe në lindje mocalet ua lënë vendin maleve të larta. Ishulli i Korfuzit
mbyll pamjen në Perëndim.
Butrinti është përshkruar si mikrobota e historisë mesdhetare. Për
shkak të vendndodhjes së vet strategjike, Butrinti figuron në historinë e
Mesdheut që nga Lufta e Parë e Peloponezit gjer tek luftrat e
Napoleonit në shek. 19. Qendra arkeologjike është pushtuar në mënyrë
të vazhdueshme që prej shek 8 P.Kr. monumentet e tij greke, romake,
bizantine, anzhuine, veneciane, otomane – pasqyrojnë këtë histori të
gjatë dhe komplekse.
Zona e rrethuar me mur e Butrintit mbulon 16 ha të qendrës
arkeologjike por janë
edhe 24 ha të tjerë rrethinash antike që ndodhen
në fushën e Butrintit përtej kanalit të Vivarit. Në mënyrë jo të zakontë
qendra kryesore arkeologjike plotësohet me ruajtjen e mirë të qendrave
shoqëruese në brendësi të tokës. Mungesa e zhvillimit modern në rajon ka
ruajtur shumë elementë të peizazhit të këtyre vendeve antike dhe
vizitorit i ofrohet një rast i rrallë për të marrë arratinë nga
imazhet e jetës së shekullit të 20të dhe për të jetuar dicka të
ndryshme.
Historia e konservimit fillon që në vitet 1930 me punën e një misioni
arkeologjik italian të kryesuar nga Konti Ugolini. Shumë monumente në
Butrint janë konservuar në këtë periudhë.
Për më tepër, u rikonstruktua kalaja e akropolit dhe u përshtat për një përdorim bashkëkohor dhe një muze arkeologjik.
Butrinti, si fillim u zhvillua si një pikë edukimi dhe argëtimi për
shkollat dhe vizitorët, dhe ndoshta për këtë arsye, iu dha më shumë
rëndësi interpretimit të monumenteve përmes rikonstruksionit të tyre.
Këto ndërhyrje përfshinë rikonstruktimin e skenës së theatrit,
bazilikën, nimfeun dhe kullën Veneciane.
Prova qeramike që i përkasin Epokës së Bronxit të vonë e në vazhdim
tregojnë banimin e kodrave të ulëta që formuan ishuj brenda pjesës së
futur të detit dhe zonave mocalore të asaj që sot është fusha e
Butrintit
Lexo me shume...
This comment has been removed by the author.
ReplyDelete...
ReplyDelete