Kanunet dhe Roli i tyre ne shoqrine shqiptare | Maturanti Shqiptar

Saturday, January 26, 2013

Kanunet dhe Roli i tyre ne shoqrine shqiptare



Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve. Shqiptarët kanë trashëguar deri në shekullin e 20-të dy kanune: "kanunin e lekëve" - Kanunin e Lekë Dukagjinit, që kishte pushtet në viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegëve" - Kanunin e Skënderbeut, që kishte pushtet në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë veriore. Në viset jugore të Shqipërisë e drejta zakonore tradicionale ka mbërritur fragmentare. Modeli më i plotë i organizimit tradicional të jetës së shqiptarëve është Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Kanuni nuk kishte vlerë pa kuvendin, pa pleqtë e stërpleqtë, pa dheun që mblidhej për të ndarë të drejtën. "Canon et convente", kanun e kuvend (marrëveshje), ky është 

thelbi i së drejtës zakonore shqiptare. Vetë fjala "kanun" është huazuar nga greqishtja "canon", që do të thotë rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", që do të thotë "parlament", është huazuar nga një rrënjë neolatine "convente", marrëveshje.

Tradita vendëse e zgjidhjes së problemeve të së drejtës është dëshmi lashtësie e qytetërimi. Vetëm një popull i ngulitur prej kohësh mund të arrinte të përpunonte në atë shkallë me të vërtetë të lartë elementët e vetëdisiplinës dhe të autopërgjegjësisë. Një popull që arrin të krijojë një kod të normuar bashkëjetese duhet të ketë zotëruar më parë një kulturë të ngulitur etnike. Një mënyrë bashkëjetese e pranuar pa kushte nga të gjithë do shekuj të tërë të rregullohet me norma të njësuara. Kanuni shpreh ekzistencën e një jetë urbane qytetare dhe të një ndërgjegjeje bashkësie të hershme.

Kanuni i malësisë, që lidhet me emrin e Lekë Dukagjinit, por në shumë elementë mund të jetë edhe më i vjetër se kjo figurë e njohur e historisë, është një univers juridik i lashtë, nënshtresa të të cilit, për nga burimi, shkojnë deri në antikitet. Formulat e betimit nuk zënë në gojë hyjnitë me emër. Betimi "për qiell e dhe", "për kët' gur", "për kët' peshë", "për kët' bukë", shpreh një besim mitologjik. Vetëm një gjë me të vërtetë shumë e vyer mund të kapërcente shekuj të tërë për të ardhur gjer në ditët tona. Këto betime janë të njëjta me ato të grekëve të vjetër: Për Uranin (për qiellin), për Demetrën (për tokën) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit të njeriut të betohet për to. Kurse betimi për bukën të kujton kultin hebraik për "manna-n", ushqimin e shenjtë hyjnor.

Ishte ky kanun jo vetëm e drejta e rregullimit të bashkëjetesës (convente), por edhe e drejtë familjeje, e drejtë civile, e drejtë pune e procedure, një ansambël i vërtetë drejtësie, ku përcaktoheshin në mënyrën më të sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqësinë, me flamurin e me atdheun.
Dihet se normat morale, rregullat e ndërtimit të jetesës së përbashkët, në popuj të ndryshëm, sipas përkatësisë së tyre fetare, janë identifikuar shpesh me përcaktimet e librave të shenjtë. Tek shqiptarët nuk vihet re një gjë e tillë. Kategori të tilla themelore të etikës popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, mirësjellja, mikpritja etj. ndër shqiptarët janë përcaktuar nga "nomet e të parëve".


Ndikimi i Kanunit te Lek Dukagjinit
Edhe pse koha ka evoluar, jetojmë në kohë moderne akoma në zonën e Kurbinit,ashtu si në gjithë veriun e Shqipërisë,Kanuni i Lekë Dukagjinit vazhdon të ndikojë nëpër familjet Kurbinase.Nga këto ligje kanunore kemi mjaft gjakderdhje edhe në ditet e sotme.Edith Durtham mes të tjerash për Kanunin dhe ligjet e tij është shprehur: “Lekë Dukagjini duhet të ketë pasur një personalitet imponues që ka ndikuar kaq shumë te njerëzit, aq sa shprehja “Kështu ka thënë Leka”, ka më tepër forcë detyruese se sa Dhjetë Porositë e Biblës, mësimet e Islamit e të Krishterimit, Ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha duhet t’i nënshtroheshin Kanunit të Lekës…. është për të ardhur keq kur e mendon se akoma janë ne “fuçi”ligjet e Kanunit ,sidomos ato të vrasjeve kur gjaku lahet me gjak ! Tendenca e vazhdimit te përdorimit te Kanunit ne ditet e sotme, tregon qartë padrejtësinë e shtetit ku jetojmë dhe mosfunksionimin e autoritetit shoqëror. Emri Kanun, sic e ka shpjeguar dhe At Gjergj Fishta, do të thote: “Prerje e drejte”, pra vëndosje drejte për çdo njeri, si për atë që është i pasur apo i varfer, si për atë që është i njohur dhe i rrespektuar, ashtu edhe për atë që është njeri i thjeshtë dhe pa ndonjë prezencë në shoqëri. E keqja me e madhe është se një pjesë e banorëve nuk e kanë kuptuar evoluimin e kohës dhe domosdoshmërinë e ndryshimit të mentalitetit lidhur me trajtimin e femres. Forcimi i pushtetit absolut të babait në familje, ndalimi i divorcit, imponimi i martesës me kurorë janë akoma ide mbizotëruese në shumë prej këtyre familjeve.Ndikimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit në zonën e Kurbinit e shohim edhe në ndarjen dhe trashëgimin e pasurisë,nga babai tek fëmijët.Duke i qëndruar strikt Kanunit,baballarët trashëgojnë pasurinë e tyre trashëgimtarëve të tyre në linjë mashkullore,duke përjashtuar femrat nga e drejta e trashëgimisë.


Pjese nga kanuni i Lek Dukagjinit

L I B R I I T R E T Ë
M A R T E S A

NYE I NJIMBDHETËT
Percaktimi e mëndyrët e Martesës.

§. 28. Percaktimi i Martesës në Kanun.
M’u martue më kanun do’me thanë m’u ba shpi, me i a shtue shpis nji rob ma teper, sa per krah të punve, sa per të shtuem të fmive.
§. 29. Mëndyrat e Martesës.
a) Martesa me kunorë, e pelqyeme kah Feja e kanuja e Lekës
b) Gruja e mbajtne mbi kunorë, kundra Fejet e kanujet të Lekës;
c) Gruja e vajza e grabitme, e jasht-zakonshme kah Feja e kanuja;
d) Martesa me provë kundra Fejet e kanuiet.

NYE I DYMBDHETËT.
Tagari i djalit e i vajzës.

§. 30. Tagri i djalit.
‘’Djali ka tager me mendue per martes të vet, po s’pat prind’’.
Djali sa të ket prind s’ka tager :
a) me mendue per martesë të vet;
b) me shenjue shkuesin
c) m’u perzie në fejesë të vet;
d) as në shej, as në petka, as në këpucë, e as në të prem fejet.

§. 31. Tagri vajzës.
Vajza, edhe në mos pasët prindt, ajo s’ka tager me mendue per Martes të vet, tagri asht në dorë të vllazenve a të kusherijve.
Vajza s‘ka tager:
a) me zgjedhë fatin e vet; do të shkojë per ate, per të cilin t’a fejojn;
b) m’u perzie në shkuesi as në fejesë;
c) as në këpucë as në petka.

NYE I TREMBDHETËT.
Detyrët e burrit e të grues.

§. 32. Detyrët e burrit ndaj gruen.
Burri a’në detyrë:
a) me u perkujdesë per veshë e mathë e per gjithshka të lyprt per me mbajtë jeten;
b) me ruejtë nderen e grues e mos me e lanë me u ankue per kurrnji nevojë.

§. 33. Detyrët e grues ndaj burrin.
Grueja a’në detyrë:
a) me i a ruejtë nderen burrit;
b) me i rrogue pa zhibla;
c) me i ndejë nen sundim;
d) m’u pergjegjë detyrve të kunorës;
e) me rritë e me mkambë fmin me nderë;
f) me i ndejë gadi me të veshmen e të mathmen (kah e qepmja);
g) mos me iu perzie në fejes të të bijve e të të bijave.

§. 34. Tagri i grues së vejë.
Grueja ka tager me lypë prej burrit të mbajtmen, e veshen e mathen.


NYE I KATERMBDHETËT.
Tagri i burrit të vejë e i grues së vejë.

§. 35. Tagri i burrit të vejë.
Burri i vejë, po s’pat prind, ka tager me folë vetë per martesë të vet, (porse burri i Malevet të Shqypnisw s’e ban ket punë, edhe në dijtë se do t’jesë pa u martue; dokja asht me qitë nji tjeter qi të flasë per te perkah martesa).

§. 36. Tagri i grues së vejë.
‘’Grueja e vejë flet vetë. – Grueja e vejë i kthen krushqit m’udhë’’.
Grueja e vejë ka tager:
a) me folë vetë kah martesa;
b) me zgjidhë per fat ate, qi t’i pelqejë per sy;
c) me da me gisht shkuesin, qi t’ia biej shejin.

Lexo me shume...

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja