LIGJI I DYTË I TERMODINAMIKËS KUNDËR EVOLUCIONIT | Maturanti Shqiptar

Monday, January 20, 2014

LIGJI I DYTË I TERMODINAMIKËS KUNDËR EVOLUCIONIT


Ligji i Dytë i Termodinamikës njihet ndryshe edhe si “Ligji i Entropisë”. Entropia (nga greq. “entropia” dmth. “çrregullim”) paraqet shkallën e çrregullimit të një sistemi fizik. Entropia e sistemit rritet sa më shumë që ai shkon drejt shkatërrimit. Sa më i lartë është çrregullimi i sistemit aq më e madhe është Entropia. Ligji i Entropisë tregon se i gjithë universi shkon drejt shkatërrimit në mënyrë të pashmangshme drejt shkatërrimit.


Ligji i Dytë i Termodinamikës është vërtetuar edhe teorikisht edhe eksperimentalisht. Albert Ajnshtajni, shkencëtari më i madh i kohës sonë ka thënë se ky ligj është “ligji primar i gjithë shkencës”. Artur Edington, gjithashtu këtë ligj e cilëson si “ligji suprem metafizik i gjithë universit”.

            Teoria e evolucionit është zhvilluar duke e injoruar këtë bazë dhe ligj universal të fizikës. Mekanizmi i ofruar nga evolucionistët e kundërshton krejtësisht këtë ligj. Teoria e evolucionit thotë se atomet dhe molekulat e çrregullta inorganike u bashkuan rastësisht me kalimin e kohës në një rregul të caktuar për të formuar molekula shumë komplekse të tilla, si proteinat, ADN-ja dhe ARN-ja, pas të cilave u shfaqën shumë gjallesa të ndryshme me struktura akoma me komplekse. Sipas teorisë së evolucionit, ky proces
i supozuar që prodhoi strukturat më të rregullta, më komplekse dhe më të organizuara në çdo fazë, është vetëformuar në saje të kushteve natyrore. Ligji i Entropisë na tregon se ky i ashtuquajtur proces natyral kundërshton hapur ligjet e fizikës.

            Prandaj shumë evolucionistë janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt, J. H. Rush thotë:
“Në kursin e saj kompleks të evolucionit, jeta shfaq një kontrast të mahnitshëm me tendencë e shprehur në Ligjin e Dytë të Termodinamikës, i cili shpreh një progres të pakthyeshëm drejt rritjes së Entropisë dhe shkatërrimit, ndërsa vetë jeta evoluon vazhdimisht drejt nivele më të larta të rregullit.”

            Evolucionisti tjetër Roger Leëis në një artikull në “Science” shprehet:
“Një nga problemet që duhet zgjidhur biologët është kontradikta e dukshme midis evolucionit dhe Ligjit të Dytë të Termodinamikës. Sistemet shkojnë drejt shkatërrimit me aklimin e kohës, duke dhënë më pak e jo më shumë rregull.”

            Një tjetër evolucionist George Stavropoulos në revistën “American Science” pohon pamundësinë termdinamike të formimit të rastësishëm të jetës dhe pamundësinë e shpjegimit të zgjerimit të mekanizmit kompleks të jetës me anë të ligjeve të natyrës. Ai thotë:
“Në kushte të zakonshme, asnjë molekulë komplekse organike nuk mund të formohet rastësisht. Ajo do të shpërbëhet, ne përputhje me Ligjin e Dytë të Termodinamikës. Sa më kompleks të jetë, aq më e paqëndrueshme bëhet dhe akoma më sigurt është shkatërrimi i saj, herët apo vonë. Fotosinteza dhe të gjitha proceset jetësore, madje dhe vetë jeta nuk mund të kuptohen në termat e Termodinamikës apo ndonjë shkece tjetër ekzakte."

Ashtu siç dihet, Ligji i Dytë i Termodinamikës përbën një pengesë të pakapërcyeshme për skenarin e evolucionit, si nga aspekti shkencor, ashtu dhe nga ai logjik. Duke qenë të paaftë të gjejnë një shpjegim shkencor për të kaluar këtë pengesë, evolucionistët mund ta mbrojnë evolucionin vetëm në imagjinatën e tyre. P.sh. evolucionisti i famshëm Xheremi Rifkin tregon besimin e tij të patundur se evolucioni do ta thyejë këtë ligj të fizikës me një "fuqi magjike".
Ligji i Entropisë thotë se evolucioni i vërtetë e shpërndan të gjithë energjinë për jetën që gjendet në këtë planet. Koncepti ynë i evolucionit është krejt i kundërt. Ne besojmë se evolucioni në mënyrë magjike (!) krijon vlera dhe rregull të përgjithshëm në tokë.
Këto fjalë tregojnë mjaft mirë se evolucioni është një dogmë.

Miti i sistemit të hapur

Duke u ballafaquar me gjithë këto të vërteta, evolucionistët përpiqen të dalin nga vështirësitë duke thënë se Ligji i Dytë i Termodinamikës është i vlefshëm vetëm për "sisteme të mbyllura", ndërsa "sistemet e hapura" nuk i nështrohen këtij ligji.

Një "sistem i hapur" është një sistem termodinamik, në të cilin energjia dhe materia futen dhe dalin lirisht prej tij, në kundërshtim me "sistemin e mbyllur", në të cilin energjia dhe materia fillestare janë konstante. Evolucionistët thonë se bota është një sistem i hapur (sepse është e ekspozuar vazhdimisht ndaj energjisë që vjen nga dielli), si rrjedhim ligji i Entropisë nuk zbatohet për të gjithë botën, ndaj dhe këto gjallesa komplekse mund të gjenerohen nga struktura të çrregullta, të thjeshta dhe pajetë.

Këtu ka një deformim të dukshëm. Fakti se një sistem ka një energji të ardhur nuk është i mjaftueshëm për ta bërë këtë sistem të organizuar, pasi nevojiten mekanizma të veçantë që ta bëjnë këtë energji funksionale. P.sh. një makinë ka nevojë për motor, sisteme transmisioni dhe mekanizma të tjerë për ta shndërruar energjinë e karburantit në punë. Pa një sistem konvertues të tillë makina nuk është më në gjendje të përdorë energjinë e karburantit.

E njëjta gjë aplikohet në rastin e jetës. Eshtë e vërtetë se jeta e merr energjinë e nevojshme nga dielli, mirëpo kjo energji mund të konvertohet në energji kimike vetëm me anë të sistemeve konvertuese jashtëzakonisht komplekse që gjenden te gjallesat (si fotosinteza te bimët). Asnjë gjallesë nuk mund të jetojë pa një sistem të tillë konvertues. Pa këtë sistem konvertues, dielli nuk do të ishte gjë tjetër veç një burim energjie shkatërruese që djeg, përcëllon dhe shkrin.
Siç mund të kuptohet fare lehtë, një sistem termodinamik pa një mekanizëm konvertues të energjisë nuk është favorizues për evolucionin, qoftë ky sistem i hapur apo i mbyllur. Askush nuk pohon se mekanizma të tillë kaq komplekse të kenë ekzistuar në natyrë në kushtet e tokës fillestare. Problemi i vërtetë që qëndron përpara evolucionistëve është çështja se si erdhën në ekzistencë vetë mekanizmat komplekse të konvertimit të energjisë, si fotosinteza tek bimët, e cila nuk mund të përsëritet as nga teknologjia moderne.

Fluksi i energjisë diellore në botë nuk mund të sjellë rregull në vetvete. S’ka rëndësi sa lart mund të shkojë temperatura, apo sa gjatë qëndrojnë aminoacidet duke formuar lidhje në sekuencat e duhura. Energjia nuk është e mjaftueshme që t’i bëjë aminoacidet të formojnë molekula më komplekse, si proteinat, apo vetë proteinat të formojnë struktura më komplekse dhe më të organizuara, si organelet qelizore. Burimi i vetëm real dhe i domosdoshëm për ekzistencën e këtyre organizmave në të gjitha nivelet është dizenjimi i ndërgjegjshëm, me një fjalë, KRIJIMI.

Miti i vetorganizimit të materies

Duke e ditur mirë se Ligji i Dytë i Termodinamikës e bën evolucionin të pamundur, janë bërë përpjekje spekulative për të mbyllur hendekun midis tyre, në mënyrë që të bëhet evolucioni i mundur. Si zakonisht, këto orvatje tregojnë se teoria e evolucionit ka përballë një rrugë pa krye.

Një person i dalluar për përpjekjet e tij për të "martuar" termodinamikën me evolucionin është shkencëtari belg Ilya Prigogine. Duke filluar nga Teoria e Kaosit, Prigogine propozoi një numër hipotezash, në bazë të të cilave rregulli formohej nga kaosi (çrregullimi). Ai supozonte se disa sisteme të hapura mund të formojnë një ulje në gradën e entropisë (shkatërrimit) për shkak të një fluksi të energjisë së jashtme. "Rregullimi" i shfaqur është provë se "materia mund të organizojë veten". Që atëherë, koncepti i vetorganizimit të materies është bërë shumë popullor tek evolucionistët dhe materialistët. Ata sillen sikur kanë zbuluar një origjinë materialiste për kompleksitetin e jetës dhe një zgjidhje materialiste për pro- blemin e origjinës së jetës.

Një shikim nga afër tregon se ky argument është krejtësisht abstrakt, në fakt ai nuk është veç një dëshirë. Ai përmban në vetvete një mashtrim shumë naiv. Mashtrimi qëndron tek konfuzioni i qëllimtë midis dy koncepteve të ndryshme nga njëri-tjetri: "vetorganizimi" dhe "vetërregullimi".
Ne mund ta shpjegojmë këtë me një shembull. Le të imagjinojmë një bregdet me lloje të ndryshme gurësh të përzier: gurë të mëdhenj, mesatarë, të vegjël dhe shumë të vegjël. Kur një valë e fortë godet bregun, atje mund të shfaqet një lloj rregullimi në vendosjen e gurëve. Uji do të ngrejë gurët me peshë të njëjtë në lartësi të njëjtë. Kur vala tërhiqet, gurët mund të rregullohen duke filluar nga më i vogli te më i madhi.

Ky është një proçes vetërregullimi. Bregu është një sistem i hapur dhe fluksi i energjisë (vala) mund të shkaktojë një rregullim. Por vëreni se i njëjti proçes nuk mund të ndërtojë një kështjellë rëre në breg. N.q.s. ne shikojmë një kështjellë rëre ne jemi të bindur se dikush e ka bërë atë. Ndryshimi midis kështjellës dhe rregullimit të gurëve është se i pari ka një kompleksitet të madh, ndërsa i fundit ka vetëm një rregullim të përsëritur. Eshtë si makina e shkrimit që shtyp "aaaaaaaaaaaa…", për qindra herë, kur një objekt (fluks energjie) bie mbi tastën "a". Sigurisht një rregull i tillë i përsëritur i "a-së" nuk përfshin ndonjë informacion dhe kështu nuk për- fshin ndonjë kompleksitet. Duhet diçka e ndërgjegjshme për të pasur një sekuencë komplekse gërmash që përfshin informacion.

E njëjta gjë aplikohet kur era hyn në një dhomë plot me pluhur. Para këtij fluksi, pluhuri mund të jetë i shpërndarë rreth e rrotull nëpër dhomë. Kur hyn era, dheu mund të mblidhet në një cep të dhomës. Ky është vetë- rregullim. Por dheu kurrë nuk mund të vetëorganizohet dhe të krijojë një pikturë burri në dyshemenë e dhomës.

Këta shembuj janë shumë të ngjashëm me skenarin evolucionist të vetorganizimit. Ata pretendojnë se materia ka një tendencë për vetorganizim, pastaj japin shembuj për vetërregullimin dhe përpiqen të përziejnë të dy konceptet. Vetë Prigogine dha shembuj të vetërregullimit të molekulave gjatë fluksit të energjisë. Shkencëtarët amerikanë Thaxton, Bradley dhe Olsen në librin e tyre të titulluar "Misteri i origjinës së jetës" e shpjegojnë këtë fakt si më poshtë:

“… Në çdo rast, lëvizjet e rastësishme të molekulave në një lëng zëvendësohen në mënyrë spontane nga një sjellje shumë e rregullt. Prigogine, Eigeni dhe të tjerë kanë sugjeruar se një vetëorganizim i ngjashëm mund të ekzistojë në kiminë organike dhe mund të llogaritet për makromolekulat mjaft të komplikuara të domosdoshme për sistemet e jetës.

Por analogji të tilla nuk kanë lidhje me çështjen e origjinës së jetës. Një arsye e fortë është se ata nuk mund të dallojnë rregullin nga kompleksiteti… Rregulli nuk mund të shërbejë për të ruajtur sasinë e madhe të informacionit që kërkohet nga sistemet e gjalla. Një strukturë e parregullt, por e specifikuar, është më e kërkuar se një strukturë e rregullt. Kjo është një e metë në analogjinë e parashtruar. S’ka lidhje midis llojit të rregullit spontan që ndodh nga rrjedhja e energjisë nëpër sisteme të tilla dhe punës së kërkuar për ndërtimin e makromolekulave me informacion joperiodik si ADN-ja dhe proteinat.”

Në fakt vetë Prigogine ka pranuar se ky argument nuk mund të llogaritet për origjinën e jetës. Ai ka thënë:

“Problemi i rregullit biologjik përfshin tranzicionin nga aktiviteti molekular deri te rregulli supermolekular i qelizës. Ky problem është larg zgjidhjes.”

Përse atëherë evolucionistët akoma përpiqen të besojnë në skenare joshkencore si "vetorganizimi i materies"? Pse ata insistojnë refuzimin e paraqitjes së inteligjencës në sistemet e gjalla? Përgjigja është se ata kanë një besim dogmatik në materializëm dhe besojnë se materia ka fuqi misterioze për të krijuar jetën. Një profesor kimie nga Universiteti i Nju Jorkut dhe ekspert i ADN-së, Robert Shapiro, shpjegon këtë besim të evolucionistëve dhe dogmën materialiste që shtrihet në bazat e saj si më poshtë:

“Një tjetër parim evolucionist nevojitet për të kaluar hendekun nga përzierjet e kimikateve të thjeshta natyrale, te riprodhuesi i parë efektiv. Ky parim akoma nuk është përshkruar apo demonstruar në detaje, por është parandjerë. Atij i janë dhënë emra të ndryshëm, si evolucioni kimik apo vetorganizimi i materies. Ekzistenca e parimit kuptohet vetvetiu në filozofinë e materializmit dialektik, ashtu siç është aplikuar në origjinën e jetës nga Alexander Oparin.”

E gjithë kjo situatë e bën të qartë faktin se evolucioni është një dogmë që është kundër shkencës së vërtetë. Origjina e gjallesave mund të shpjegohet vetëm me ndërhyrjen e forcave supernatyrale. Kjo forcë mbinatyrale është krijimi i Allahut, i Cili krijoi të gjithë universin nga asgjëja. Shkenca ka pranuar se evolucioni është i pamundur për sa kohë të merret në konsideratë termodinamika. Ekzistenca e jetës nuk ka shpjegim tjetër veçse me KRIJIM.

Konkluzion

Përderisa ekziston Termodinamika:
  • Nuk do të ketë krijim të rastesishëm,
  • Nuk do të ketë evoluim të gjallesave drejt një niveli më të lartë të organizimit,
  • Nuk do të rroj materializmi e as darvinizmi.

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja