Analize Letrare: Pa ty - Ismail Kadare | Maturanti Shqiptar

Sunday, October 12, 2014

Analize Letrare: Pa ty - Ismail Kadare


Poezia trajton temen e dashuris,se ciles I kendohet ne mungese.Edhe pse nuk permenden fjalet:dashuri dhe ndarje;nga trishtimi qe del si ndjenje mbizoteruese,kuptojme se heroi lirik po vuan nje ndarje.Jane disa detaje qe vertetojne ndarjen,here te drejtperdrejta dhe here ne menyre simbolike. a)Detaje te drejtperdrejta:ti ike,fill pas teje u zbeh blerimi,cte bej,etj b)Detaje me vlere simbolike:udha e pafundme(qe ska me kthim se e dashura nuk do te vi me),bota ngjan me negativin e nje filmi(bardhezi,kane humbur ngjyrat,pra bukuria dhe interesi per jeten),ere e ftohte(shpirti pa dashurin eshte ftohur dhe ndihet sikur po afron dimri)... ,te muzgut(shpirti I pashprese,shkrimet e lashta si te Gjon Buzukut(te dy I perkasin te kaluares qe nuk kthehet me pas),I ftohti medalion I henes(hena shihet si deshmitare e ndarjes). Ne strofen 1 paralelizmi figurativ mes vjeshtes dhe ikjes se te dashures tregon humbjen e nje dashurie dhe fillimin e vetmis te simbolizuar nga dimri.Folja zverdhi shpreh zbehjen e pasionti dhe vjeterimin e ndjenjes.Vete hena te sugjeron nje lloj ftohtesie cka shkon per shtat me ftohjen e lidhjes ne cift.kjo ndjesi shprehet me metonimin:mbi gjokse pellgjesh tani tundet I arti medaljon I henes(konkretja per abstrakten). Larmia e inversioneve sherben per te treguar se pas ndarjes asgje nuk shkon mbare. Ne strofen e dyte vazhdon paralelizmi figurativ:ikin lejleket prej te ftohtit sic ka ikur e dashura e heroit lirik.Krahasimi:si stof I keq shpreh vleresimin e heroit lirik per cilesin e dashuris por edhe per cilesin e jetes pa dashurin:ai beson se kjo lidhje nuk I qendroj kohes ngaqe nuk ishte cilesore.
Ngjyrat bardhezi me te cilat sheh tani boten e cila permblidhet ne enumeracionin:toka,pylli,reja;deshmojne merzine dhe mungesen e interesit qe shfaq jea pa dashurin Ne strofen 3 detaji:fushat qe shpre hapesiren dhe vetmine,realizon deshiren e heroit lirik per ta perjetuar I vetem kete ndarje dh ndjenjat e trishtimit dhe te zhgenjimit.Era e ftohte sugjeron dimrin dhe ngrirjen e ndjenjave kur njera pale qe mbetet pa pergjigje vuan.Mullaret e gjysmuar shprehin gjysmimin e cdo njeriu qe mbetet pa dashurin.Krahasimi I tyre me Don Kishotet do te tregoj se kjo ndjenje tashme I takon te kaluares dhe koha e saj ka ikur si koha e Don Kishotit.Epiteti:te gjysmuar shpreh dhimbjen e heroit lirik.Ndryshimi I kohes se foljeve nga strofa 1,2 te strofa 3(e kryer e thjeshte-e tashme) I meshon faktit se kjo dashuri I perket thjesht te kaluares. Ne strofen 4 pyetja retorike:Cte bej?dhe monologue I heroit lirik lidhen me mungesen e orientimit ten je njeriu fill pas ndarjes.Muzgu shkon per shtat me erresiren qe pllakos shpirtin njerezor pas ndarjes.Grotesku I vargut 3 dhe mbartja ne vargjet 3 4:kur qerrja baltrave ben shkrime/te lashta sit e Gjon Buzukut;shprehin mungese e orientimit te njeriut ten dare qe s’arrin me te pershtatet me realitetin dhe e shtremberon ate.Mbetja e shkrimit ne vemendjne e njeriut ten dare tregon akoma iden se asnje dashuri qe humbet nuk shuhet plotesisht.(kjo na kujton poezin KRISTAL) Ne strofen 5 detaji:duke rene ne gjunje tregon thyerrjen shpirterore qe peson njeriu kur zhgenjehet.Ndryshimi I kohes se foljes ketu : ne te ardhmen tregon se heroi lirik eshte pershtatur tashme me iden e ndarjes.DUket sikur thyerja shpirterore e perkul edhe fizikisht ate.Etja e tyre eshte simbolike:ai e do dashurin si shkretetira shiun.Metonimia:’do me ngelet ne gryke I ftohti medallion I henes’ tregon se ka per ta ndier ne gjithe madheshtin e saj ndjenjes e trishtimit dhe te ftohtesis. Permes inversioneve qe perdor poeti u jep vlere logjike fjaleve kyce qe lidhen me perjetimet te heroit lirik si psh:I arti(=I ftohti),si stof I keq(=cilesi e keqe e lidhjes),tani(=tani qe eshte ndare),I ftohti(I arti epitet I drejtperdrejt qe deshmon ftohjen e nje lidhjeje).Ndodh per te disajten here qe Kadare flet per dike pa e patur te pranishem dhe biseda eshte thellesisht intime.Mungesa e pales tjeter perforcon trishtimin . Figura te tjera:gjeterrenes=epitet kompozit,e zhveshur=epitet(ftohtesi),te lashta=epitet qe tregon se gjurmet e kesaj dashurie kane per ti qendruar kohes,medalioni=metafor qe materializon henen e cila do te mbetet si ngerc ne qenien e heroit lirik qe harrin kulmin e vuajtjes.

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja