Ese: Demokracia | Maturanti Shqiptar

Wednesday, October 15, 2014

Ese: Demokracia


Pushteti ne demokraci eshte konceptuar , si një mënyrë sundimi në një shoqëri të ndarë , pa qenë e nevojshme të përdoret forca apo dhuna.

Me nje fjale demokracia duhet te jete udhëheqje E popullit, NGA populli dhe PËR popullin.
Qe te realizohet forma demokratike ne nje shtet, nuk mjafton vetem mirefunksionimi i strukturave dhe mekanizmave institucionale, por duhet te vendoset nje raport i ndersjellte i shtetasve dhe shoqerise me shtetin. Nje shtet mund te arrije te demokratizohet, ne rast se edhe shtetasit e tij e duan dhe kontribuojne ne kete proces. 
Ashtu si individi qe mund te prishe rregullin dhe shtetin, ashtu dhe shteti mund te demtoje individin. Fatkeqesisht ne realitetin tone ndodhin te dyja... 
Edhe filozofet i kane kushtuar nje rendesi te vecante lidhjes dhe raportit qe duhet te kete shteti me shoqerine.Menyra me e mire per te njohur njerine e 
ndershem, eshte te analizosh natyren e shtetit te tij, si dhe te kerkosh se cdo te thote drejtesi ne ate shtet.
Shteti eshte i lumtur nese cdo qytetar i marre vecmas eshte i lumtur nga shteti i tij. Eshte shume e rendesishme per nje shtet qe te qeverise,dhe te kujdeset vecanerisht per qenien e tyre te lumtur. kjo menyre e te shpjeguarit te lidhjes shtet – individ , eshte nje nga menyrat me bindese dhe me objektive.
Jo vetem njeriu eshte i destinuar nga natyra te jetoje ne shtet, por edhe shteti, si cdo bashkesi tjeter, eshte krijuar me nje qellim te mire, dhe ekziston per nje qellim qe te siguroj te miren e njeriut ne shkallen me te larte, domethene jeten e tij morale dhe intelektuale.Pasi nje popull qe do te qeveriste gjithmone mire, nuk do te kishte nevoje te qeverisej.

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja