William Shekspir - Hamleti
Subjekti :
Fantazma a mbretit te vrare te Danimakres shfaqet ne Elsinore, dhe
shihet fillimisht nga Horatio dhe nje sherbetor.Horatio I thote birit te
mbretit te vdekur, Hamleitit, I cili vendos te takoje fantazmen.Nga ajo
, ai kupton se I ati eshte vrare nga xhaxhai I tij, Klaudius me helm
ne vesh.Xhaxhai I tij I kishte zene fronin dhe kishte marre nenen
Gertrude per grua.
Hamleti tronditet dhe per te zbuluar te verteten, nis te shtiret si I
cmendur.Ofelia, e dashura e tij bashkepunon me te atin, Polonin dhe
mbreterit per te zbuluar te verteten e Hamletit.Duket sikur Hamlet eshte
vertete I marre, dhe ai bashkohet me trupen e teatrit per te vene ne
skene nje tragjedi ku perhskruhet menyra si Klaudi vrau mbretin.Klaudi
nuk e perballoi sot dhe u largua nga shfaqja, duke e siguruar keshtu
Hamletin per fajsine e tij.
Ndersa hyri ne dhomen e nenes, ai vret Polonin I cili ishte fshehur ne
dollap.Pas kesaj Ofelia cmendet, dhe Laerti vellai I saj kthehet nga
Franca.Klaudi shtyn Laertin kunder Hamletit, dhe vendos qe gjate nje
dyluftimi rutine, te helmoje shpaten e Laertit, nderkohe qe Hamleti
ishte debuar per ne Anlgi, por u kthye prape prej sulmeve pirate.Ai u
kthye gjate funeralit te Ofelise e cila vdiq e mbytur ne lume.
Me pas, Klaudi e merr ne gosti ku kishte vere te helmuar, per
Hamletin.Gertruda e pi gabimisht dhe vdes, Laerti plagos Hamletin me
shpaten e helmuar, dhe me pas veten.Hamleti detyron
Klaudin te pije veren e helmuar dhe vdesin te gjithe.Kur vijne norvegjezet per t dhene lajme te luftes, I gjejne te gjithe te vdekur.Ka mbijetuar Horatio miku I Hamletit I cili tregon historine e Hamletit...
Klaudin te pije veren e helmuar dhe vdesin te gjithe.Kur vijne norvegjezet per t dhene lajme te luftes, I gjejne te gjithe te vdekur.Ka mbijetuar Horatio miku I Hamletit I cili tregon historine e Hamletit...
Personazhet :
Hamleti : karakter kompleks.Intelektual, akademik, I sjellshem.
I lekundur, misterioz, I pasigurte , enigmatic , I rrembyer,
melankolik.Ai ka dy karakteristika : gjakftohtesine ne kohe rreziku dhe
shpejtesine rrufe ne veprim.Tragjizmi I tij qendron ne faktin qe planet
e medha shpirterore te tij , perballe fatalitetit te vdekjes humbasin
kutimin e tyre.Dilemat e tij jane te shumta por permendim ate qe c’ka
eshte jeta ? detyre apo e drejte e njeriut?A duhet vendosur puna dhe
misioni para dashurise? - fati ironic. Hamleti eshte nje hero I
vetmuar ku kompromisi me kriminelin dhe hiprokizia e jetes nuk I lene
vend per te jetuar sic ai do.Hamleti nuk deshiron te vrase mbretin per
ti marre fronin, por ai ka ideale humaniste.Ai brengoset per lumturine e
pergjithshme dhe do ta ndreqe ate “ kjo bote u shtur” ..
Klaudi : personazhi antagonist, tiran, egoist, I lig, burracak.
Fjalet e tij hipnotizojne por dhe helmojne veshet, njelloj si krimi I tij.
Gertruda : sharmante, karakter I pasur por shpesh keto duken si
cilesite e saj te vetme, pasi nuk ka mendime te kthejjta ne situate
kritike.
Fabula : Melankolia e Hamletit, hakmarrja per vdekjen e mbretit Hamlet,kurthe dhe dredhi.
Nenfabula : Dashuria e Ofelise dhe Hamletit, Laerti ne France, cmenduria e Ofelise.
Temat : Hakmarrja, cmenduria, lakmia, udheheqesi ideal, spiunimi
dhe fuqia e artit jane vetem disa prej temave qe trajtohen ne kete
tragjedi kaq te gjere.Tema te tjera jane :
Pamundesia e te qenurit I sigurte. – vete tragjedia me shume na
shtron pyetje sesa na jap ergjigje.Pyetjet shtrohen qe ne rrafshin
fantazmagorik dhe abstract “ A duhet besuar fantazma, apo eshte nje
krijim I se keqes? “ , ne rrafshin tokesor “ Si mund te veprojme kur
kemi te bejme me nje krim pa deshmitare? “ , ate psiklogjik “ Si mund te
kuptojme shpirtin e nje njeriu dhe te vertetat e tij vetem duke pare
reagimet apo gjestet? “ etj.
Kompleksiteti I aksioneve - Hamleti mendon shume per veprimet e
tij, jo vetem persa I perket siguire, por dhe gjendjed emocionale,
shpirterore etj.Ndryshe nga ai persnazhet e tjere veprojne pa u menduar
gjate, por mesa duket , veprimet e pamenduara mire cojne ne demin e vete
personazhit.Kujtojme ketu Klaudin me helmin dhe Laertin ne dyluftim.
Misteri I vdekjes : Hamleti obsesionohet me vdekjes.Ai e shef ate
edhe ne aspektin shpirteror ( fantazma e tea tit), edhe fizik (kafka e
Jericos).Ai gjithashtu e sheh vdekjen si nje mundesi per te shpetuar nga
jeta torturuese dhe dilemat e tij, por misteri pertej vdekjes eshte ai
cka e mban njeriun ende ne jete.
Shteti si nje trup I semure : mund te themi keshtu, sepse mesa
duket,mireqenia e Danimarkes varet nga familja mbreterore.Para se te
vinte Klaudi, Danimarka nen nje qeverisje te mire ishte e qete, ndersa
tashme ajo eshte kthyer ne nje trup te infektuar nga korruptimi I
Klaudit dhe Gertrudes.Ne fund kemi tone optimiste per fatin e
Danimarkes.
Mesazhet :
Ide te thella humaniste, ngrihet kulti I njeriut me virtyte qe
ngadhejen ne luften kunder se keqejes dhe bjerrjes qe jane rrenjet e nje
shoqerie ne mjerim. Thirrja qe I ben Hamletit nenes se tij eshte
universal ne dhimbjen qe percon; aty ku ka shprese virtyti mund te
lulezoje dhe njeriu mund te gjeje fuqine Brenda vetes qe te permiresoje
jeten e tij dhe cilesite e tij te brendshme “ Jeto me gjysmen me te
paster”
Motivet :
1.Incesti (Klaudio- Gertrude, Laerti – Ofelia, Hamlet- Gertrude)
2.Urrejtje ndaj femres (Lidhja mes seksualitetit femeror dhe bjerrjes )
3.Veshet dhe degjimi ( fjalet perdoren si per te komunikuar,ashtu dhe per te shtremberuar realitetin)
Simbolet :
Kafka e Jericos.
Procesi fizik I vdekjes dhe dekompozimit e habit Hamletin.Ai
kujton seJeriko ishte gaztori I babait te tij, dhe tani ishte ngrene
nga krimbat dhe I kishte mbetur vec kafka.Ky fat do t’I perfhije te
tere, madje dhe vete mbretin.Mbreti do te jete dhe vete nje dite ushqim
per krimbat qe do te perdoren per te peshkuar, e peshqiit ushqim per
njerezit.Ne kete menyre, Shekspiri jep ne menyre artistike rrjedhen e
jetes per te gjithe njerezit njesoj)
Kjo tragjedi eshte shkruar me varg te bardhe.Shekspiri perdor
pesekembeshin jambik per te krijuar ndjesite tingelluese sepse ky varg
ka aftesine e krijimit ten je ritmi qe rrit ndjesite emocionale.Ky varg
dallohet nga perdorimi I nje zakonereje te patheksuar dhe nje zanoreje
te theksuar prapa saj.
Gjetjet artistike :
1.Tensioni I trefishte – vrasja e mbretit, cnderimi I nenes, krimi ndaj babait
2.Fantazma – ne mungese te deshmitareve te gjalle krijon piken e lidhjes
3.Drama Brenda drames
4.Marrezia e shtirur.
Ligjerimet poetike :
1. lirika e dashurise Hamlet- Ofeli
2.poezia elegjiake – cmenduria e ofelise
3.Komike- komedianet dhe gazmoret
4.misteri – fantazma
5. monologue shperthyes
6. poezia e larte tragjike.
No comments :
Post a Comment