ANALIZE LETRARE: Gjenerali i ushtrise se vdekur koment dhe analize (I.Kadare) | Maturanti Shqiptar

Thursday, December 5, 2013

ANALIZE LETRARE: Gjenerali i ushtrise se vdekur koment dhe analize (I.Kadare)

Ne roman takojme njerez te nje populli te vogel,por krenar per luften qe
ka bere, te cilet dinin te respektonin traditat,te respektonin mikun,
te respektonin te vdekurit, qofshin dhe armiq. Ne roman takojme nje
gjeneral te huaj, i cili kishte ardhur te marre eshtrat e ushtarve te
vrare te vendit te tij,dhe nje prift qe e shoqeronte gjeneralin, duke
bere ritet e fundit fetare te atyre qe nuk jetonin me.
Një gjeneral dhe një prift kanë ardhur në Shqipëri rreth njëzet vite pas
përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në një kërkim arkeologjik.
Misioni i tyre është të zhvarrosin trupat e ushtarëve të vendit të tyre,
por ajo çka ata zbulojnë janë kujtimet, gjysmë të ndrydhura, të
tmerreve të veçanta shqiptare të asaj lufte. Gjenerali dhe prifti
rugëtojnë nëpër Shqipëri, në udhëtimin e tyre të shënuar jo vetëm nga
eshtrat por gjithashtu edhe nga copëzat dhe mbeturinat e historisë: me
gunga, të lodhur dhe të pastrehë. Gjenerali e sheh vetveten si një
ushtarak, që lehtëson therjen e vdekjes duke hequr të vdekurit nga
shtëpitë e tyre të përkohshme: “Gjeneralët e tjerë
kanë udhëhequr ato
kolona t
  ë pafund të ushtarëve në disfatë dhe shkatërrim. Por ai, ai ka ardhur
t’i rinxjerrë nga harresa dhe vdekja ata që kanë mbetur”.
Zemërgur, kryelartë dhe i pavëmendshëm ndaj shqiptarëve përreth tij,
gjenerali beson se misioni i tij është vetëm paqësor, por takimet e
papritura të tij provojnë dhunën e mbledhur nga e kaluara, të varrosur.
Çdo fjalë, çdo fakt, çdo kockë e shpërbërë merr një kuptim të dytë, dhe
pastaj një të tretë: Një ushtri e tërë është shndërruar në “disa tonë
fosfor dhe kalcium”, grafitet e ashpra janë përkujtues të parullave
fashiste. Secila medalje e luftës në kraharorin e një shqiptari
reflekton fytyrën e një ushtari të vrarë që duhet zbuluar. Gjenerali
mendjemadh i deritanishëm kthehet në një oficer të vdekjes, që mobilizon
një ushtri fantazmash.
Ndjenjat e gjeneralit ndryshojne shpejt dhe vazhdimisht. Gjenerali ne
fillim te udhetimit te tij paraqitet i mbushur me entuziazëm për
“misionin” e tij historik.Ne te njejten kohe del se gjenerali ka pritur
te takoje njerez te eger dhe barbare por ndodh e kunderta sa me shume
njeh nga afer popullin shqiptar aq me shume ai ka dashamiresi dhe vete
kritike.Personazhet ne roman nisin te shtohen dhe kjo shton dramen e
gjeneralit duke nisur sin je mision monoton, duke ndryshuar me vone me
gjetjen e ditarit gje e cila le gjurme tek gjenerali dhe duke vazhduar
tek dasma qe e perball gjeneralin me te verteten e hidhur.
Skenë mjaft melodramatike eshte kur gjenerali që kryesonte misionin i
gjen eshtrat e kolonelit në ballafaqimin me një plakë shqiptare (Nica), e
cila e pati vrarë kolonelin me sëpatë, pasi ai i pati përdhunuar vajzën
e saj 14-vjeçare, e cila pas kësaj fatkeqësie i dha fund jetës, ndërsa
plaka Nicë e varrosi kolonelin tek pragu i portës së vet. Kur në fshatin
e saj erdhi gjenerali italian që mblidhte eshtrat, Nica i nxori eshtrat
e kolonelit të mbledhura në një thes dhe ia hodhi gjeneralit para
këmbëve, në mes të një dasme shqiptare ku ai pati shkuar, i paftuar.
Ketu na shfaqet dhe tragjizimi qe merr romani dhe dramaciteti qe
perjeton gjenerali ne vetvete duke bere qe gjenerali te ndjeje peshen e
mekatit , duke e barazuar veten me kolonelin Z ,duke u zhytur ne
depresion.
Dhe ky roman ne paraqitet i tille me ndryshime te thella psikologjike jo
vetem kaq.Eshte nje udhetim neper nje vend te frikshem, te huaj dhe
misterioz dhe udhetaret mesojne se nuk mund ti kapercejne kufijte e
vdekjes.Nje udhetim neper boten e te vdekurve:sa me teper zgjat kjo
sipermarrje e cmendur aq me e pakuptimte nis ti duket e gjitha kjo
gjeneralit .Hap pas hapi te vdekurit e shkulin nga pozitat e njeriut
sundimtar sic paraqitej ne fillim dhe e cojne deri aty sa ai pranon
plaget qe hap lufta jane te pasherueshme. Gjenerali i ushtrise se vdekur
koment dhe analize (I.Kadare)
Roman nga Ismail Kadare.
Ne roman takojme njerez te nje populli te vogel,por krenar per luften qe
ka bere, te cilet dinin te respektonin traditat,te respektonin mikun,
te respektonin te vdekurit, qofshin dhe armiq. Ne roman takojme nje
gjeneral te huaj, i cili kishte ardhur te marre eshtrat e ushtarve te
vrare te vendit te tij,dhe nje prift qe e shoqeronte gjeneralin, duke
bere ritet e fundit fetare te atyre qe nuk jetonin me.
Një gjeneral dhe një prift kanë ardhur në Shqipëri rreth njëzet vite pas
përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në një kërkim arkeologjik.
Misioni i tyre është të zhvarrosin trupat e ushtarëve të vendit të tyre,
por ajo çka ata zbulojnë janë kujtimet, gjysmë të ndrydhura, të
tmerreve të veçanta shqiptare të asaj lufte. Gjenerali dhe prifti
rugëtojnë nëpër Shqipëri, në udhëtimin e tyre të shënuar jo vetëm nga
eshtrat por gjithashtu edhe nga copëzat dhe mbeturinat e historisë: me
gunga, të lodhur dhe të pastrehë. Gjenerali e sheh vetveten si një
ushtarak, që lehtëson therjen e vdekjes duke hequr të vdekurit nga
shtëpitë e tyre të përkohshme: “Gjeneralët e tjerë kanë udhëhequr ato
kolona t
  ë pafund të ushtarëve në disfatë dhe shkatërrim. Por ai, ai ka ardhur
t’i rinxjerrë nga harresa dhe vdekja ata që kanë mbetur”.
Zemërgur, kryelartë dhe i pavëmendshëm ndaj shqiptarëve përreth tij,
gjenerali beson se misioni i tij është vetëm paqësor, por takimet e
papritura të tij provojnë dhunën e mbledhur nga e kaluara, të varrosur.
Çdo fjalë, çdo fakt, çdo kockë e shpërbërë merr një kuptim të dytë, dhe
pastaj një të tretë: Një ushtri e tërë është shndërruar në “disa tonë
fosfor dhe kalcium”, grafitet e ashpra janë përkujtues të parullave
fashiste. Secila medalje e luftës në kraharorin e një shqiptari
reflekton fytyrën e një ushtari të vrarë që duhet zbuluar. Gjenerali
mendjemadh i deritanishëm kthehet në një oficer të vdekjes, që mobilizon
një ushtri fantazmash.
Ndjenjat e gjeneralit ndryshojne shpejt dhe vazhdimisht. Gjenerali ne
fillim te udhetimit te tij paraqitet i mbushur me entuziazëm për
“misionin” e tij historik.Ne te njejten kohe del se gjenerali ka pritur
te takoje njerez te eger dhe barbare por ndodh e kunderta sa me shume
njeh nga afer popullin shqiptar aq me shume ai ka dashamiresi dhe vete
kritike.Personazhet ne roman nisin te shtohen dhe kjo shton dramen e
gjeneralit duke nisur sin je mision monoton, duke ndryshuar me vone me
gjetjen e ditarit gje e cila le gjurme tek gjenerali dhe duke vazhduar
tek dasma qe e perball gjeneralin me te verteten e hidhur.
Skenë mjaft melodramatike eshte kur gjenerali që kryesonte misionin i
gjen eshtrat e kolonelit në ballafaqimin me një plakë shqiptare (Nica), e
cila e pati vrarë kolonelin me sëpatë, pasi ai i pati përdhunuar vajzën
e saj 14-vjeçare, e cila pas kësaj fatkeqësie i dha fund jetës, ndërsa
plaka Nicë e varrosi kolonelin tek pragu i portës së vet. Kur në fshatin
e saj erdhi gjenerali italian që mblidhte eshtrat, Nica i nxori eshtrat
e kolonelit të mbledhura në një thes dhe ia hodhi gjeneralit para
këmbëve, në mes të një dasme shqiptare ku ai pati shkuar, i paftuar.
Ketu na shfaqet dhe tragjizimi qe merr romani dhe dramaciteti qe
perjeton gjenerali ne vetvete duke bere qe gjenerali te ndjeje peshen e
mekatit , duke e barazuar veten me kolonelin Z ,duke u zhytur ne
depresion.
Dhe ky roman ne paraqitet i tille me ndryshime te thella psikologjike jo
vetem kaq.Eshte nje udhetim neper nje vend te frikshem, te huaj dhe
misterioz dhe udhetaret mesojne se nuk mund ti kapercejne kufijte e
vdekjes.Nje udhetim neper boten e te vdekurve:sa me teper zgjat kjo
sipermarrje e cmendur aq me e pakuptimte nis ti duket e gjitha kjo
gjeneralit .Hap pas hapi te vdekurit e shkulin nga pozitat e njeriut
sundimtar sic paraqitej ne fillim dhe e cojne deri aty sa ai pranon
plaget qe hap lufta jane te pasherueshme.
REF//

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja