ESE: Shqiptaret kombi me i vjeter I Ballkanit | Maturanti Shqiptar

Thursday, December 19, 2013

ESE: Shqiptaret kombi me i vjeter I Ballkanit

Shqiptaret e lashte nenkuptojme Iliro-Pellasget ne kuptimin e
trashegimise se emrit etnik pasi emri i Ilireve dhe Ilirise ishte i
njohur ne perjudhen historike, ato si etni ekzistonin me parpara, sepse
sipas studimeve gejnalogjike mbartesit e genit  te pare "I"   Dinarik ne
Europe, kane qene  populli paleolitike i pare 40.000-35.000 vjeçare i
cili krijoj  racen qe quhet "raca Adriatike" ose Dinarike.

Plejada te tera perfaqesuesish te shkences kane dhene ndihmese te frytshme per

ndricimin e problemeve themelore te pellazgologjise ne kuadrin e kulturave

mesdhetare.

Hans E. Tunman (1746-1778) i pari studiues, që ju kushtohet pellazgëve
në kohën moderne, i njeh ata si popull autokton para helen në rajonin e
Egjeut, dhe shqiptarët pasardhës të tyre. Nënvizon se: “Pellazgët janë
stërgjyshët e lashtë të maqedonasve, epirotëve dhe shqiptarëve dhe për
rrjedhim edhe gjuha shqipe rrjedh nga ajo pellazge”.

Gjeografi francez Konrad Maltebrun (1755-1826) shkruan se gjuha shqipe
ka karakter pellazgjik, sepse sipas Herodotit emrat e shumë perëndive
vijnë nga gjuha pellazge.

Robert d’Angely (1893-1966) studiues francez, që gjuhën pellazge e lidh
me shqipen, epikat e Homerit fillimisht janë shkruar në gjuhën
pellazge, më pas u transkriptuan në gjuhën helene

Gjurmët e para materiale dhe më të vjetra të ekzistimit të jetës në këto
troje, janë zbuluar në fshatin XARRË ( afër Sarandës) . Këto janë:
vegla pune, armë, stoli, enë nga dheu etj. Prejardhja e tyre daton që
nga koha e paleolitit të lartë, që vazhdon afërsisht 40.000 – 6.000 vjet
para e.s.

Ne krahinen e dardanise (Kosova e sotme) kohët e fundit janë vënë re
pesëdhjetë mbishkrime “zeusiane”, tashmë të botuara, shfaqje të tjera të
panumërta të trashëgimisë kulturore dhe të teogonisë pellazgjike. Duke
mbajtur parasysh lashtësinë dhe vazhdimësinë kaq të qartë e të
pandërprerë, studiuesi i shquar i mesjetës, Alen Dyseljë, ka thënë më
1981: “Historia na mëson se lidhur me Kosovën, serbët janë pushtues të
ardhur mjaft vonë”..

.

Kombi shqiptar eshtë një nga më të vjetërit në Ballkan e në botë. Kjo
për arësye se ky komb eshte identifikuar më herët si ilirë, ku këta të
fundit kane një prejardhje ose nje rrenje te vjeter pellazge. Pellazget
konsiderohen si  ajo popullsi  që ka hedhur rrenjet ne qytetërimin
mesdhetar , që me vone do të ndahej  në qytetërimet greke, romake, ilire
etj. Pra themi se popullsia parahelene e Greqisë  dhe disa popullsi te
tjera  ishin pellazge .Shqiptaret   jane sterniperit me autentike te
pellazgeve, dardaneve dhe te ilirëve të vjetër .

Edhe pas shume peripecive historike, lufterave, pushtimeve etj,
pellazget – iliro –shqiptaret e ruajten me mijera vjet te papërlyer
genin e vet me bukuri të virtyteshme.

Dëshmitë të kesaj përcjellje vlerash jemi të gjithë ne sot. Shpalosja me
e madhe e ketyre vlerave ishte festimi madheshtor i 100 vjetorit të
shpalljes se pavaresise, gjatë të cilit edhe njëherë treguam se
qëndrojme denjesisht përkrah kombeve të tjerë të botës.

Se pellazgët dhe ilirët e kanë një prejardhje të lashtë në këto troje
dhe se ne jemi pasardhës të denjë të këtyre civilizimeve, flasin shumë
studime jo vetëm të studiuesve shqiptarë, por numri më i madh i tyre
është nga ata të huajt. Në baze te shkencës së mirëfilltë, teoria tanimë
e dëshmuar e prejardhjes së shqiptarëve të sotëm nga pellazgët dhe
ilirët e lashtë, askund nuk kontestohet.

//REF

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja