Analize Letrare: Kenget e Milosaos - Jeronim De Rada [analize letrare] | Maturanti Shqiptar

Saturday, October 18, 2014

Analize Letrare: Kenget e Milosaos - Jeronim De Rada [analize letrare]

  Kënga XX
Poemat epiko-lirike quhen të tilla, sepse ngërthejnë lirizmin (shprehjen e ndjenjave, emocioneve, tipare këto të llojeve lirike) me epizmin (rrëfimin, dialogun, etj., tipare të llojeve epike).
Në këtë rast, dialogu është elementi që i jep kësaj poeme të drejtën të quhet epiko-lirike.
-Vini re cilët janë dialoguesit dhe si i quan ata De Rada?
Dialoguesit janë Milosao dhe Rina. De Rada i quan ata trimi dhe vajza. Ndoshta kemi të bëjmë me një huazim prej poezive popullore (trimi e vasha), sipas konceptit poetik popullor për të rinjtë e dashuruar.
-Një poet tjetër shqiptar që i përdor gjerësisht këto emërtimeeshte Lasgush Poradeci (edhe ky e ka kult poezinë popullore)...
-Vini re elementët që mund të na tregojnë, se për cilin moment bëhet fjalë në këtë këngë.
Tërmeti ka rrafshuar Shkodrën, njerëzit kanë humbur shtëpi e pasuri. Askush nuk mund të quhet më i pasur se tjetri:
Trimi: - Shkodra më s’thuhet qytet...
Eshtë truku që ka gjetur De Rada romantik për të bashkuar dy të
dashuruarit. Rrafshon Shkodrën, rrafshon dallimet të pasur-të varfër, Milosao-Rinë... kështu triumfon përkohësisht dashuria.
Përtej malit gjejmë priftër (larg, se Shkodra u rrafshua, por jo mentaliteti)
Që të na martojnë...

-Mundohuni të shpjegoni rolin e vajzës (pra dhe të dashurisë), mbështetur në vargjet:
Si ai që një yll të qetë
sheh e zemrën ia ngroh,
yll që thot: “Vështromni dritën,
bota nuk do të shkallmohet”.
Vasha, pra dhe dashuria është qendra e patundur e botës, ekuilibri, thelbi i pandryshueshëm në çdo fatkeqësi.

-Krahasoni vargjet:
Veç në sy të shihemi,
Pa dhe bota të përmbyset...
me:
yll që thot: “Vështromni dritën,
bota nuk do të shkallmohet”.
Një përmbysje që urohet ose pranohet, mjaft që ta shohë të dashurën në sy (me këtë kusht pra: një vështrim të dashurës). Dhe e parë së prapi, përmbysja ka ardhur, por neutralizohet pikërisht prej këtij vështrimi (bota nuk do të shkallmohet).

-Në kaq pak vargje mund të shihet dhe ndarja klasore? Madje dhe qëndrimi i fisnikërisë?
...bir bujari... unë s’jam një zonjë e madhe... (fisnikë – të varfër)
...jot kunatë mizorja (qëndrimi i saj)

-Lexoni dhe komentoni tre vargjet e fundit të fragmentit. Do të gjeni sa e madhe është dashuria e Miosaos për Rinën (sa mund të sakrifikojë ai për të).
·         Kënga XXX
Eshtë kënga e fundit e poemës.
Pasi Mliosaoja shijon dashurinë dhe martesën, pasi i vijnë fatkeqësitë njëra pas tjetrës (i vdes i biri dhe e shoqja), kthehet tek detyrimi i tij patriotik. Këtu e shohim të ketë mbetur i plagosur në një lumë përballë Shkodrës. Janë çastet e tij të fundit.
Të gjitha këto thuhen në tre-katër vargje:
Gjaku im te Lumi i Vodhit.                            (i plagosur)
Hapeni shatoren,
ushtarë...                                                 (është plagosur në luftë)
atje nuk do zgjohem më...                           (janë orët e fundit të tij)              
Mblidhen shokët mbrëmanet                        (jeta është normale,
në katund, në vatërët.                                   qyteti i ka mbijetuar sulmit turk)
-Vini re koncizitetin e gjuhës poetike të De Radës, aftësinë për të përcjellë kaq shumë informacion dhe emocione me kaq pak fjalë / vargje (lakonizmi).
Madje vargu që përcjell informacionin më të rëndësishëm (që Milosaoja ka dhënë jetën për atdheun) është i gjithi një fjali ku mungon folja (Gjaku im te Lumi i Vodhit).
 
-Në cilat vargje mund të kuptojmë stinën?
Fryjti era e maleve
dhe rrëzoi hien e lisit.
Prag dimri.
Jepni mendimin tuaj, pse natyra e kësaj kënge të jetë pikërisht dimri? A ka ndonjë lidhje me jetën e Milosaos (shihni dhe këngën e parë). Mos harroni që për romantikët natyra luan një rol të dorës së parë për të shpjeguar dhe ilustruar situata.
 
Vini re emocionin e fortë që përcjellin fjalët, më mirë, mendimet e fundit të heroit. Përcjellja e emocionit realizohet përmes disa fjalëve apo situatave kyç të këngës:
-vendosja në një radhë (varg) e Shkodrës dhe motrës (e njëjta dashuri?).
-pamundësia që shprehet tek vargu i thjeshtë atje nuk do të zgjohem më.
-malli për diçka që do të ndodhë pa të...mblidhen shokët dhe vatër (ngrohtësi), etj.

2 comments :

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja