Historia e Skenderbeut - Naim Frasheri | Analize | | Maturanti Shqiptar

Tuesday, October 29, 2013

Historia e Skenderbeut - Naim Frasheri | Analize |

  • HISTORIA E SKENDERBEUT - NAIM FRASHERI
  •  Poema epike "Historia e Skënderbeut" u botuamë 1898, dy vjet para vdekjes së Naimit. Kjovepër e fundit që botoi ai, mbeti si testamenti itij, sepse në të përmblodhi dhe shprehu mepatos të fuqishëm idealet për lirinë e Shqipërisëdhe për futjen e saj në rrugën e përparimit.
  •   ―Histori e Skenderbeut‖ eshte njepoeme epike-historike e perbere prej11500 vargjesh. Ajo eshte e perbere nga 22 kenge dheeshte e shkruar me vargun 8-rrokesh,mbizoterues ne letersine gojore.
  •   Tema është historike. Gërshetohet : miti gojëdhënat emrat e personazheve toponimet emrat e popujve etj. Rëndësia e tyre është në formimin e ndërgjegjeskombëtare.
  •   Figura qëndrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, aiqë u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri epërparim, si poet
  •  i madh i kombit, është NaimFrashëri, bilbili i gjuhës shqipe. Naim Frashëri vurithemelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra etij shënoi lindjen e një letërsie të re me vlera tëvërteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqërisëshqiptare të kohës dhe ndikoi fuqishëm në luftën esaj për liri e progres.Naimi krijoi traditën e letërsisë patriotike, qytetare,ai solli në letërsi botën shqiptare, aspiratat jetike tëpopullit.
  •   Naimi cmonte te kaluaren e atdheut dhe tetashmen e Evropes, e shkuara e te ciles per te, ishte ndryshe nga perfyterimetromantike, ishte e kritikueshme ne shume ane: Evrop’ e shkret’ atehere Ishte per djall e per lume, Priste Ruson’ e Voltere Ta zgjuanin ng’ay gjume.
  •  Dashuria për Atdheun, popullin dhenjeriun, krenaria kombëtare dhe besimi në tëardhmen, ideja e madhe e çlirimit, formojnëthelbin romantik të veprës së tij. Poetet romantike Evropiane tregojne edhe gjendjene se tashmes duke mos perjashtuar edhe ate te sekaluares. Naim Frasheri preferon te tregoje dhe i intereson ekaluara qe nepermjet saj te tregoje te tashmen dukekerkuar qe populli te ngrihet dhe te luftoje qevendi te clirohet dhe pas saj te arrije te zhvillohet.
  •   Në qendër të poemës është figura e Skënderbeut. Këtëfigurë Naimi e ka vizatuar në përputhje me idealin e tijromantik, në dritën e idealeve të humanizmit evropiane në frymën e Rilindjes. Pra e idealizon figurën e heroittonë.Për Naimin Skënderbeu është personifikim i të gjithavlerave: i trimërisë, i urtësisë, i bukurisë fizike emorale: Ishte mbret i bukurisë,si dielli epte dritë…,… kish të gjitha mirësitëdhe të tërë urtësinë,njerëzin e dituritëdhe fuqin e trimërinë.
  •   Naimi e paraqet Skënderbeun me tiparet e një heroi legjendar, të luftëtaritkreshnik dhe të atdhetarit të flaktë, që mbi gjithçka vë atdheun, edhe mbiinteresin e tij.Në poemë e gjejmë Skënderbeun një udhëheqës me aftësi të rralla, që dititë bashkonte të gjithë shqiptarët rreth idealit të madh të lirisë. Ai ështëorganizator dhe strateg i madh në luftë, po aq sa është edhe luftëtar që bie"si rrufè" mbi armiqtë dhe i shpartallon. Si prijës i urtë popullor ai ështësimbol i lirisë, i traditave heroike të popullit, i idealeve shoqërore edemokratike që i kishte vetë poeti. Skënderbeu paraqitet me një botëtepër humane. Është i dashur e i thjeshtë me njerëzit, ka një mallpërvëlues për atdheun kur jeton larg tij, qan me lot të hidhur kur merrvesh vdekjen e njerëzve të afërt dhe të zezat që e gjetën Shqipërinë. Nëçdo çast është njerëzor e fisnik.Figura e Skënderbeut është e pashkëputur nga epoka e tij. Është enatyrshme që këtë epokë Naimi ta paraqitë të idealizuar, duke iakundërvënë gjëndjes së Shqipërisë së robëruar e të prapambetur të kohëssë vet. Koha e Skënderbeut përmblidhte gjithë "mirësitë" e "begatitë"atëherë mbretëronte urtësia, paqja, kamja, nderi, shpresa.
  •  Paraqitja e idealizuar e së kaluarës kishte një funksiontë caktuar. Duke ballafaquar dy epokat, Naimi theksonse pushteti osman e ndërpreu proçesin e zhvillimit e tëqytetërimit të Shqipërisë, e hodhi këtë në errësirë. Pra,pushtimi osman duhej shporrur sa më parë dhe epokae lavdishme e Skënderbeut duhej përtërirë.Naimi evokon shpirtin heroik e liridashës tëshqiptarëve, traditat e tyre të bashkimit, evokonepokën dhe Skënderbeun vetëm e vetëm që Ti ap dritë ShqipërisëNga shpirt i ndritshëm i tija, pra, duke na i paraqitur ato si një model të përsosur, tifrymëzonte bashkatdhetarët për ta çliruar e qytetëruaratdheun e tyre si dikur. Si demokrat Naimi e paraqetpopullin si një forcë të gjallë që i udhëhequr nga njëhero si Skënderbeu, korr fitore dhe tregon heroizëm epatriotizëm të pashoq.
  • Kamani nuk është person historik, por figurë e krijuarnga poeti me shumë dashuri e mjeshtëri. Ai tipizonshqiptarin trim, të vendosur për të mbrojtur lirinë dhenderin e atdheut, të gatshëm të japë edhe jetën.Një ide e rëndësishme e poemës, tepër aktualenë fund të shekullit XIX, ishte ajo se liria fitohetvetëm me anë të luftës së armatosur. Gjithëpoema e sintetizon këtë ide, por me një patos tëveçantë spikat ajo në fjalët e Kamanit:Kurrë strembet Shqipëria,nukë vdiq, po është e gjallëtjetër përgjigjje Turqianukë do, përveç me pallë.Fjala e Kamanit në kuvendin e burrave tëmbledhur nga Gjon Kastrioti, është himn përtrimërinë dhe lirinë, ajo tingëllonte si thirrje përtë rrokur armët:Trimëria, trimëriamban lirin e mëmëdhenë!
  • 12.  Në poemë ka dhe shumë personazhe të tjera, portretetë njerëzve të afërt dhe të bashkëluftëtarëve tëSkënderbeut, si dhe të armiqve osmanë. Këta të fundit,sidomos sulltanët, jepen me tipare krejt të kundërta meato të Skënderbeut dhe të shqiptarëve. Poema ka shumë vlera artistike të qëndrueshme. Ajo tërrëmben me gjerësinë e rrëfimit, me gjallërinë evizatimit të shumë skenave. Të tilla janë ato tëkuvendeve, të veprimtarisë së gjithanshme tëSkënderbeut, të betejave, ndonëse, ndonjëherë, bie nëpërsëritje situatash. Herë-herë gjejmë tabllo medramacitet të theksuar. E tillë është ajo në këngën e V,që fillon me vargjet: Krujë, o qytet i bekuar,prite, prite Skënderbenë!…
  •   Po t’i referohesh veprës ― Historia e Skëndërbeut‖ te Naimiështë e pamundur të mos vësh re ndikimin që luajtihumanizmi Marin Barletit me veprën e tij ―Historia e jetësdhe e veprave të Skënderbeut princit të epirotëve, që i dhamundësi Naimit të merrte të dhënat që i nevojiteshin përkohën, vendet, ngjarjet, njerëzit, për të vazhduar me betejatdhe fjalimet e Kastriotit. Barleti shërbeu si burimi ku Naimigjeti bërthamën e veprës së tij, duke pohuar se legjendahistorike Gjergj Kastrioti ishte aq e lëndët dhe aq ideale,saqë edhe pse mund të tingëllonte si gojëdhënë, e vërtetahistorike qe ruajtur në papirusin e kohërave. Pasuria eBarletit e formësuar në veprën e tij do t’i jepte Naimit njëndjeshmëri të veçantë për ta parë Kastriotin jo vetëm silegjendë historike, por edhe si histori njerëzore. Gërshetimi idy rrafsheve do ta kthente poemën naimjane në një marifettë Rilindjes Kombëtare, brenda të cilit gjendej identiteti dhevizioni kombëtar.
  •   Kjo vepër e Naimit luajti një rol shumëplanësh në formimin e vetëdijeskombëtare të shqiptarëve, të cilët pas një ―letargjie‖ tepër të gjatë duhej tëzgjoheshin brenda hullisë së tyre historike që ishte Shqipëria dhe―Skënderbejada‖ e tyre. Tendenca historike dhe tendenca poetike nëndërthurjen e tyre e bënë poemën të ngjante me një traktor historik tëmbështjellë në mënyrë poetike. Jo rastësisht poeti i drejtohet engjëllit që tëkëndojë bëmat e Kastriotit, siç ndodh rëndom në eposet kombëtare. Aindjek shtegun ku kishte ecur Homeri për ―Iliadën‖ dhe ―Odisenë‖, palënë pas dore ―Eneidën‖ e Virgjilit, për ta kundruar heroin ngakëndshikimi historiko-mitologjik, si një kërkim i natyrshëm që ky hero tëshërbente si ―çelësi‖ që çkodifikonte dramën shekullore shqiptare. Edhepse këndvështrimet homerike dhe virgjeliane në raport me eposet qëkrijonin kishin një synim se si të lartësonin emrin e individëve tëfamshëm historikisht, Naimi zgjodhi një tjetër shtrat ku e vendosirrjedhën e poemës së tij: heroizmin i Gjergj Kastriotit merrte vlerë tëpashtershme nga koha, sepse vetëdijesonte kombin se në ç’mënyrëhistoria kombëtare do ta vazhdonte udhëtimin për ta arritur ―Tokën epremtuar‖: lirinë.Naimi ia doli mbanë , që me këtë poemë heroike tëtrokiste në vetëdijen shqiptare për t’i dhënë një impuls vullkanik zgjimittë vonuar të shqiptarëve.
  •   Intimisht, Naimi është panteist dhe ky vizion ibotës i përgjigjet natyrës së tij poetike eromantike, por si iluminist e racionalist aipranon atë bindje hove-hove që është më afërqëllimeve të tij, të cilavet ua kushton edheveprën, edhe jetën.
  • .  Në poemë hasim herë-herë, portretizime tëgoditura të personazheve, siç është sidomos ai iKamanit një pasuri figurash stilistike, siepitete, krahasime, similituda etj. Gjuha e veprës është afër gjuhës së popullit, memjete të shumta shprehëse, e pastruar nga fjalët ehuaja dhe me mjaft fjalë të krijuara nga vetë poeti.Shprehjet frazeologjike, me mjaft ngarkesëemocionale, gjenden dendur në poemë."Historia e Skënderbeut" mbetet një nga veprat mëtë rëndësishme të Naimit. Me të u mëkuan dhe urritën breza të tërë atdhetarësh e luftëtarësh.
  •   Naimi është një poet bektashi. Ai e dinte fare mirëse kënga e një engjëlli është qiellore .Dhe kjokëngë,pra kënga e një engjëlli do të dëgjohet përtejhapësirave. Ndërkaq Naimi e ka të qartë se shpirtirron.Edhe shpirti i kryeheroit,mbrëmjen kurshtegtoi përtej shkrepave. Ndërkaq shpirti meengjëllin, ka udhëtuar. Prandaj i thotë engjëllit:këndo engjëll urtësinë…Ngase është tepër i sigurt sekënga e engjëllit dëgjohet atje ku është hapësirëdhe rrojnë shpirtrat . Kjo tregon edhe nje origjinalitet nga ana e ketijpoeti te madh.
  •   Kë të zësh - ngojë më parë nga burrat e vërtetë. Ah! kam frikë pej mynxyre! Mos nuk i shoh mënë jetë. ... posi e gjet nga i ati, me të ligat kish dëshirë,në jetë njeri s’peshonte. Të pakët që shpetuan, u kthyen e zunë vrapnë;Mbreti me shokët iku, zuri një vënt të mërguar,po se mori vesh armiku.
  •  E vërteta, e drejta, i urti, i madhi, i ligu, içpëlari, i varfëri, e zeza, e shkreta, e paudha, tëmjerët, të gjorët etj., p. sh.: Ishte më nje anë eVërteta. E Drejta dhe Njerëzia. E drejta vetë rrëfehet e të miratë po njihet. I ligu e gënjeshtari, rrëmbyesi e kusari,efëlliqura dhe e ndyra dhe të gjitha të këqiat. Popo, çhiqnin të mjerët
  •  ... po të tjerët muarë dhenë. se dhe të tutë gjallë svinë. ...të parin e Turqvet pruri Të pakët që shpëtuan , u kthyen e zunëvrapnë.
  •   u nisën disa vetë, mësimdhënës e të tjerë. më nan ish fytyrë-qari. egërsira zemër-hekur e më dërgo tatpjetë engjëllinkrah-zjarrt,fjalë-ëmbël, këmbëartë E pabesë e zemër ligë zonjë përkëdheloshe-të shkruara me vizë lidhëse ose të ndara.
  •  Naimi parapelqen kompozitat e perdorura si epitetedhe qe jane brenda natyres se shqipes. Por neperdorimin e tyre ai ndikohet shume edhe nga poeziaepike greke dhe persiane, ku lulezojne plot te tilla necdo faqe te librit ―Historia e Skenderbeut‖. PSH fjalebukur’ e te cquar, shpirtdashur’ e mendjendritur, te mir’ e te kupetuar.- Ketu kemi tri kompozita nga te cilat dy te parat janeformime te Naimit dhe vetem e treta eshte e popullit
  •   Në këto vepra, sidomos në Histori eSkënderbeut, është shumë e theksuar ligjërata edrejtë, p. sh.: Manushi fjalën ja preu, tha: tani letë mbarojmë, pa i tha mbretit: ngreu,nesërprapë kuvendojmë Asim Pasha i zu frenë, duke thënë këto fjalë:Tëmuntnjë e të tonjë njeriu është punë e mirë,po më mirë të dhuronjë ësht’ e të ketë mëshirë!
  •  Kur Skenderbeu kthehet ne Kruje,ai i drejtohet keshtu komandantit tekeshtjelles : E dini si kam luftuar per Sulltan e per Turqine dhe qysh ai me ka shuar vellezerit e shtepine ?! Sjane punera te lehta keto qe jane punuar, dhe nuk rrine te fshehta as jane per te harruar.Ne vargun "Sjane punera te lehta" kemi nje litote,sepse me fjalen (telehta) nenkuptohet e kunderta : te renda.Gjithashtu edhe ne vargun: "Asjane per te harruar", kemi nje litote dhe nenkuptohet : duhenkujtuar.Pjeseza zbutese "as" sherben per ti dhene kuptim me te plotelitotes.
  •   Apostrofa (gr.apostrofé – nga apo – larg, strofé – kthesë) –është një figurë stilistike përmes së cilës poeti u drejtohetsendeve sikur ato të ishin qenie të gjalla, ose kur i drejtohetnjë personi që mungon, sikur ai të ishte i pranishëm. Këtamund të jenë qenie të gjalla ose të vdekura, të vërteta ose tëimagjinuara. Kruj’o i qytet i bekuar! prite, prite Skënderbenë, po vjen si pëllumb i shkruar, të shpëtonjë mëmëdhenë. Në vargjet e sipërme poeti i drejtohet Krujës sikur të ishteqenie e gjallë. Është kjo një thirrje plot gëzim që buron ngazemra e poetit e që shkakton plot emocione te lexuesit.
  •   E zeza Andrianopojë, q’u bëre burimë i zisë vure botën në nevojë, në helmin e ligësisë!Në vargjet e sipërme fjala e zeza nuk tregon ngjyrën eqytetit, por ka kuptim ndryshe, që përhap zi. Përmeskëtij epiteti autori shpreh dhembjen që ndjen përqytetin (turk) të Andranopojës, prej nga u përhap valae zisë, e helmit dhe e ligësisë. Nga kjo epiteti ka rëndësipër vlerën e tij shprehëse.
  •  Naim Frashëri është shkrimtar — mendimtar, është poet-vizionar; aiështë tip meditativ e kontemplativ. Botëkuptimi i tij nuk ështëndërtuar simbas ndonjë sistemi të caktuar dhe s’ka pretendimeekzaktësie. Pikëpamjet e tij, që s’janë kurdoherë konsekuente ndaj tënjajtave probleme, janë zakonisht imperative të qenies së tijshoqërore dhe kanë qëllime ndihmes:të mësojnë njeriun seç’qëndrim të marrë ndaj njeriut tjetër, ndaj familjes, shoqërisë, fesë.Tipari kryesor, ajo qe perben thelbin e gjithe krijimtarise seNaimit, eshte patriotizmi. Gjithcka ne vepren e tij lidhet meatdheun, me dashurine e pakufishme per te, per gjuhen, perpopullin, per historine e per gjithcka shqiptare, me detyren per tisherbyer atdheut me devotshmerine me te larte. Vecanerisht te"Historia e Skenderbeut", poeti pohon se liria mund te vije vetem meane te luftes se armatosur kunder pushtuesit. Besimi i Naimit ne teardhmen e Shqiperise se lire eshte i madh. Ai mendon se populliyne, me virtyte te cmuara e me tradita luftarake i ka te gjitha tedrejtat te jetoje i lire.
  • ------------------
  • Punoi: P.M
    _____________

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja