Eskili, ky humbës i madh – Ismail Kadare (analizë) | Maturanti Shqiptar

Sunday, May 12, 2013

Eskili, ky humbës i madh – Ismail Kadare (analizë)



Eskili, ky humbës i madh – Ismail Kadare (analizë)

Vepra eseistike e Ismail Kadaresë “Eskili, ky humbës i madh”, së pari flet për fatin e hidhur të tragjedive të Eskilit e të vetë duke u përpjekur që pikërisht përmes fatit dhe figurës së tij ndonëse në një kohë më të largët ta rrënojë figurën e diktatorit Enver Hoxha dhe piramidën që kishte ndërtuar ai për 50 vite me radhë në Shqipëri dhe së dyti për afërsitë e grekëve me fqinjët e tyre të hershëm shqiptarë, në kuptimin e traditës. Sipas Kadaresë, shumë nga zakonet tona, ndër to edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit burimin e kanë nga kanuni i lashtë grek ndonëse, sipas tij shqiptarët ishin ata që e ruajtën më me xhelozi atë kanun përshkak të rrethanave politike e historike në të cilat u gjendën shekuj me radhë.

Në fillim shkrimtari përshkruan
se , si është Eskili, si është dhoma  e punës së tij. Shumë gjëra për të s`mund t`i dijë askush. Ai dilte në treg ose në vendin ku mblidheshin aktorët për të marrë të reja nga letërsia. Më pas ai u kthye në dhomën e punës ku kishte dëgjuar nja tridhjetë vargje të një poeme të lashtë; një poemë për tmerrin e vdekjes. Grekët kishin shumë gjëra, vend të bukur, klimë të mirë, ullinj, det, muzikë të mirë, filozofinë mitologjinë, tempujt etj. Tri kanë qenë mundësitë e letërsisë botërore lidhur me Eskilin: letërsia botërore pa Eskilin, me Eskilin dhe me Eskilin e plotë. Por, ai është një humbës i madh midis shkrimtarëve dhe njerëzve. Humbja është e tij dhe nuk mund të jetë i plotë pa të. Vepra e tij dhe ajo e vëllezërve të tij kanë qenë thërrime nga gostia e Homerit. Siç dihet tragjedia e ka zanafillën te festat dionistike. Poeti e ka marr si shembull kalbjen e të vdekurit në dhe. Kjo është si skena e parë e teatrit tragjik. Pastaj është edhe gjakmarrja, kur vrasësi ishte i detyruara të merrte pjesë në varrimin e viktimës dhe të ulej në shtëpi të hajë drekën. Pastaj vijnë përleshjet e popujve të vendeve e të qytetërimeve, luftërat e përgjakshme, krimi, hakmarrja etj. Eskili ka fituar dy ose tri herë në konkurset. Pastaj është larguar nga Athina për në Sicili për motive të panjohura, ku edhe vdiq 70 vjeçar. Tekstet e Eskilit ishin tekste të vjetra, ku kishte plot gabime, fjalë të pandara nga njëra tjetra, pa shenja të pikësimit, vargjet janë të shkruara si në prozë etj. Botimi i dramave të Eskilit përfundoi me humbjen e shumicës së tyre. Këto ishin tragjeditë antike që kishin humbur. Pastaj Eskili iku nga Athina për disa arsye. Përmbledhja e Eskilit kishte shtatë tragjedi “Prpmeteu i mbërthyer”, “Persët”, “Të shtatët kundër Tebës”, trilogjinë “Orestia” dhe “Lutëset”. Këto janë vetëm tragjeditë që i kanë shpëtuar. Nga shtatë dramat që i kanë shpëtuar më e thjeshta është “Lutëset”. “Persët” është e vetmja dramë me subjekt bashkëkohor.

Vepra letrare e Kadaresë “Eskili, ky humbës i madh”, ndër të tjera e thekson rëndësinë e komunikimit ndërkulturor si një mundësi e mirë për t’i zbuluar dallimet dhe ngjashmëritë eventuale ndërmjet popujve dhe kulturave të tyre. Si e tillë ajo korrespondon jo vetëm me njohjen e thellë me të cilën disponon Kadare për letërsinë dhe kulturën shqiptare, por edhe më gjerë. Prandaj, ajo meriton ti kushtohet një vëmendje serioze dhe të studiohet gjithnjë në planin krahasimtar.
Lexo me shume...


No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja