Ese: Cila nga përfundimet e autorit përafrohet më shumë me botëkuptimin tuaj lidhur meoptimizmin apo pesimizmin? | Maturanti Shqiptar

Tuesday, October 29, 2013

Ese: Cila nga përfundimet e autorit përafrohet më shumë me botëkuptimin tuaj lidhur meoptimizmin apo pesimizmin?

  • Cila nga përfundimet e autorit përafrohet më shumë me botëkuptimin tuaj lidhur meoptimizmin apo pesimizmin? Argumentoni mendimin tuaj në formën e një eseje.
  • Te jesh optimist apo te jesh pesimist???…. Ndyshe nga thenia i Hamletit “Te rrosh a te mos rrosh “tanime ceshtja shtrohet ndryshe te jesh ne ditet e sotme optimist apo te jesh pesimist? Kohet kanendryshuar dhe po ashtu konceptet, mendimet dhe karakteret e njerezve. Eshte secili prej nesh qe kane dore te zgjedhe te jete apo jo optimist apo anasjelltas.Pesimisti shikon nga pozita e se ardhmeste sotmen kurse optimisti shikon nga pozita e se kaluares te sotmen , nuk e can shume koken per teardhmen apo per te

  • shkuaren,ai jeton te tashmen.
  • Qëndrimi i duhur ndaj sfidave që na parashtron jeta, prirja e njeriut për t’i pare gjerat ngakëndvështrimi pozitiv, për t’iu qasur jetës me plotë gjallëri e hare, me guxim e besim në vete, mesiguri e vendosmëri, pa pasur frikë nga vështirësitë që mund t’i shfaqen si pengesa gjatë rrugëtimitdrejt jetes, na ben ne te jemi optimiste . Në përditshmërinë tonë, pothuajse të gjithë e dimë, seoptimistët janë njerëz më aktiv në jetë, njerëz që e shikojnë jetën drejt në sy dhe i hedhin hapat mesiguri. Pra, optimisti vlerëson dhe çmon aftësitë e veta, fuqinë e të menduarit pozitivisht, dhe i arrinqëllimet e caktuara, ndersa pesimisti është i bindur në pazotësinë e tij dhe gjithçka në rrugëtimin etij e konsideron pengesë. Më e keqja është që ai nën pushtetin e pasivitetit, nuk merr asnjëherëmundimin që të bëjë ndryshime .
  • Optimisti i gëzohet rrezeve të para të diellit, i gëzohet agimit, i gezohet cicerimave te zogjve nemengjes, i gezohet aromes se luleve ne pranvere, aromes se reres ne vere , aromes se shiut ne tokete thate ne vjeshte , aromes se debores se pare ne dimer . Ai është krijues personal i ardhmërisë sëtij sipas arkitekturës së dëshiruar. Për optimistin gota është gjysmë e mbushur, për pesimistin gotaështë gjysmë e zbrazur! E njëjta gotë, e njëjta sasi e ujit – mendime të ndryshme! Optimisti e shehgotën me ujë gjysmë të mbushur pasi ai synon lartësitë, arritjen e majave - suksesin duke umbështet në besimin në vete. Vizionet e tij, dëshirat e tija janë të brumosura me frymën emendimeve pozitive dhe nga ky spektër ai e sheh jeten.E ndersa pesimisti krejt e kunderta.
  • Une jam optimiste.Ashtu kam qene edhe kur isha e vogel dhe nuk kuptoja shume gjera qe ndodhninrreth meje, keshtu jam edhe tani , optimiste do te jem edhe me vone. Optimizmi eshte ngulur thellene karakterin dhe individualitetin tim sa besoj se nuk do i hedh kurre syte drejt pesimizmit.Ngrihemne mengjes me deshiren per te nisur nje dite te re , dal dhe marr fryme thelle dhe mbush shpirtinme energji.Po e ndertoj jeten me baza optimizmi, me baza ne te cilat do te eci ne te tashmen per teshkuar ne te ardhmen, aty per aty kam vendosur gjithe cilesite si zbukurime per te ma bere me telehte ndjenjen optimiste sikurse jane : besimi , dashuria, guximi, siguria, pozitiviteti , miresia. Ekeshtu une jam nje optimiste dhe mbeshtes idene e te qenit e tille se duke qene i tille i sjell jetes meshume gezim, me shume buzeqeshje, me shume ngjyra, perballon me lehte pengesat te vogla a temedha qofshin, siguron nje shendet te plote psikologjikisht.
  • Lexo me shume »
     
     
Punoi: P.M

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja