Cajld Harold koment dhe analize ( Bajroni ) Cajld Harold koment dhe analize ( Bajroni )
Cajld Harold eshte nje poeme
liriko-epike e Bajronit,veper tipike
romantike krijuar nga ditari I Bajronit.
Perbehet nga kater kenge te gjata, me mbi 500 strofa .Ka
trajten e nje rrefimi te lire, me strofa spenseriane
9 vargeshe me varg pesekembesh jambik. Kjo lloj strofe te le mjaft hapesire
per pershkrime dhe I shkon pershtat asaj c’ka Bajroni deshiron te na percelle
mes rreshtave.
Midis tyre ka dhe intermezzo me strofa 4 vargeshe.
Kush u beson psherëtimave
Të femrës që mbush sytë?
Ia than lotët qepallave
Ndonjë dashnori dytë.
Do t’angullijë ndoshta sot
Im qen gjersa të gjejë
Ushqim nga ndonjë tjetër
zot;
Nd’u kthefsha do më
ç’qenjë.
Dy lirikat, kenga e
Ines dhe e vajzes se Saragoses kane strofa me kater vargje me rime ABAB . Jane
futur si interval midis strofave te kenges se pare. Ato japin shpirtin e
trazuar te poetit.
Pas shtegetimit ne Portugali, ku mahnitet nga bukurite e
natyres se kesaj toke te embel, ndalet ne bukurite e Lisbones. Subjekti eshte
ndertuar ne menyre te tille qe cliron
nga ana kompozicionale, dogmat e ngurta te klasicizmit.
Haroldi shkon ne Spanje
ku shfaqen kontraste te forta romantike. Ai mahnitet nga panorama mesdhetare,
pjellore me fruta, por nga ana tjeter mbushet me deshperim dhe keqardhje kur shikon se lufta mbjell
terror dhe vdekje. Nje patos I fuqishem pershkon strofat qe paraqesin
mospajtimin e popullit spanjoll me pushtimin. Poeti me shpirt te ndjeshem nuk e
kishte te veshtire te kuptonte thelbin e forcave levizese. Ai ben nje dallim te
qarte mes idealit te lirise qe misherohet tek populli I thjeshte dhe tek qendrimi
kapitullues te aristokrateve vendas.
Heroizmi eshte misheruar tek vajza e Saragozes, e cila eshte
nje vazje qe misheron tiparet e vajzes
spanjolle. Pershkrimi I saj merr ngjyrim romantik. Ajo le kitaren kur e therret
zeri I luftes, duke u bere keshtu nje hero kolektiv. Ne kete kenge, ai ben nje
pershkrim romantik te portretit te saj qe jepet me detaje.
Gorgone- Sipas mitologjise eshte nje nga tri motrat qe
floket iu kthyen ne gjarperinj. Dhimbja e saj eshte e madhe kur vdes dashuria
por ajo nuk qan. Autori e jep portretin
e saj ne raport me burrat, di te dashuroje . Forca e saj qendron tek shpirti.
Kenga 2 – E con
Haroldin neper vise te Greqise , ne Shqiperi, perseri ne Greqi e deri ne
brigjet e Bosforit.Ketu gershetohen pershkrimet romantike me meditime te
ngrysura, realiste per fatin e popullit grek. Nenvizon nje kontrast te thelle
mes te kaluares se lavdishme me heronj dhe gjendes se tanishme te Greqise. Bajron
e therret popullin grek te ngrihet dhe te kerkoje lirine.
360 vargje I kushtohen Shqiperise . Del ne pah njohja e
Bajronit per historine e Shqiperise.Heroi romantik viziton Shqiperine e Jugut
dhe qendron si bujtes ne sarajet e Ali Pashes ku pritet me ndere te medha.
a) Heroi
magjepset nga natyra madheshtore dhe e
ashper
b) nga karakteri burreror , bujar I
shqiptareve.I quan kryelarte me nje
autoritet sovran.Ka lirizem te theksuar.Admirimi per shqiptaret
shprehet ne aspektin qe ka per to. Ai I quan “ njerez t’eger”, por jo
ne kuptimin e shpirtit te tyre, por
duke I vendosur ne harmoni me natyren shqiptare. Sinonime te fjales te
eger
mund te perdorim : te forte, te ashper, te pathyeshem.
Ai
ne vargjet :
Shkëmbinjt’ e tyre s’janë
më të patundur
Nga ata në çast rreziku e
nevoje.
Nepermjet
inversionit, I percakton shqiptaret si njesi matese e forces dhe stoicizmit. Jo
me kot krahason shkembinjte me shqiptaret, dhe jo sic mund te krahasohet rendom
sendi me njeriun.
Ne
vargun “ (i
pa shqiptarët) tek niseshin në luftë dhe fitore.” ,ai ve perkrag
luftes fitoren e shqiptareve, sepse nese ata nisen ne lufte, sigurisht qe do te
kthehen me fitore.
C)historik, himnizoi historine shqiptare
, Skenderbeun dhe kordhen e tij legjendare qe nuk eshte shkruar pa qellim me
shkronje te madhe.
“Dhe Iskanderi tjetër, që i dërrmoi
Përherë armiqt’ me Kordhn e
tij kreshnike.”
d)gjeografik ,
himnizoi natyren shqiptare ( Agimi)
e)moral , himnizoi
virtytet, por dhe vuri ne dukje paragjykimet patriarkale ( nane e rrepte
burrash)
f)kulturor vleresoi
veshjet dhe kenget polifonike.
Apostrofat e fuqishem shprehin mahnitjen e Haroldit per kreshat e maleve ku “ shqypje sqepin
mpreh.”
Vleresoi vetite e shqiptarit te thjeshte I cili ecte
kryelarte ne truallin stergjyshor, ku spikat mikpritja, bujaria, besa etj. Bajroni
ngriti lart dhuntite morale te gruas
shqiptare si fisnikerine, bukurine, por nga ana tjeter ai pa edhe shtypjen qe I
behet asaj.Kete ai e krahason me ish gruan e tij.
Pas vizites ne Shqiperi, poeti kthehet perseri ne Greqi. Ne
kengen tamburxh ka nje patos te vecante. Ai e shef luften ne nje kendveshtrim
realist. E pershkruan me detaje.
Kenga 3 –
Pasqyron nje etape te re te histories se Europes pas disfates se Napoleonit.Ka
vargje emo-dramatike. Bajron shpreh shqetesimin per fatet e Europes, per
tragjedine qe do te vije pas humbjes se Napoleonit. Ai I kendon iluministeve ide
qe frymezojne revulucionin francez.
Kenga 4- 186
strofa, u shkrua ne Itali. Pershkruan me ngjyra te gjalla qytetet e medha te
Italise dhe monumentet. Ndalet ne luften e popullit Italian kunder despotizmit.
Vecorite :
-
Ruan trajten e nje rrefimi te lire poetik qe na
kufizon ne shtjellimin e subjektit
-
Krahas heroit bajronian kemi nje hero kolektiv
pergjithesues, I cili vjen e behet me mbizoterues ne veper. Kjo tregon aspiratat
demokratike te poetit ( djemte e Spanjes, vajza, populli spanjoll, bujtesit e
Shqiperise)
-
Fati I heroit te vetmuar aktiv nuk njehsohet me
ate te heroit kolektiv. Haroldi mbetet veshtrues pasiv, si shtegetar ndryshe
nga autori heroi bajronian , nuk merr pjese aktive ne ngjarjet e kohes.
Kenga ku flitet te Shqiperine :
Ne kengen per Shqiperine, ai thote : “Sa frike
e kote” , qe e vecon pervojen e
tij nga vendet e tjera, dhe e komenton pakuptimesine e asaj shkruar me lart. Poeti
eshte deshmitar I gjalle e asaj ca sheh.
“Shqipëri, lejomë të kthej
syt’ e mi
mbi ty, o nënë e rreptë
burrash t’egër”
Fjala “ lejome”
sherben per te treguar respektin qe ka heroi per Shqiperine, sepse I drejtohet ne veten e
trete njejes. Ne vargun pasardhes
Bajroni vlereson shqiptaret dhe cmon vecorite e tyre : burrerine. Me fjale te
tjera ai dhe I njehson vecorite e popullit shqiptar me ato te vendit.
Bajroni
sheh edhe me thelle asaj c’ka shohin syte. Pervec lavderimit te Shqiperise se
vjeter, kesaj nene te burrave te forte,
ai pershkruan me detaje edhe ngjarjet e Shqiperise se sotme :
“Kryqi po zbret, po ngrihen
minaret,
E zbehta hënëz ndrin nëpër
lugina,
Mbi pyje me selvi n’agor të
çdo qyteti.”
Ne keto vargje ai tregon per islamizmin dhe krishterimin,
keto dy fe qe modeluan rrjedhen e historise se Shqiperise.
Motivi I
ekzotizmit eshte I pranishem: “Gjind me pak te eger presin ca me pak”—kemi paraysh
qe Bajroni shkruan per lexuesin anglez qe s’I njeh shqiptaret, dhe I cileson
ata si njerez te eger, pra larg qyteterimit, afer natyres se virgjer. Ekzotizem
ndeshin europianet apo njerezit e botes perendimore kur perballen me nje bote
plotesisht ndryshe, larg qyteterimit me njerez,
zakone e tradita te panjohura.
Nga ana tjeter, Bajroni I paraqet shqiptaret si model per
tu ndjekur nga anglezet, te cilet e mbajne veten te qyteteruar, sepse anglezet
nuk I presin miqte ne sallonet e tyre,sic I presin shqiptaret ne kasollet e
tyre.Ky eshte nje tipar I romantikeve te cilet perdorin motivin ekzotik per te
kritikuar veset e bashkeatdhetareve te tyre.
Stilistika :
Pyetjet retorike jane te shumta, pasi terheqin
vemendjen e lexuesit, krijojne komunikim me te, I japin forms elegance duke mos
dhene pergjigje per shume elemente, ngrihen ne nuance ironie ose qortimi ose
shprehin qendrimin emocional te poetit.
Vendi pershkruhet nepermjet epiteteve dhe krahasimeve :
Shqiperi e rrepte, ngjyra mashkullore (epitet metaforik - mjedisi dhe njerezit)
etj.
Ato shoqerohen me inversionin I cili I jep melodi e ritem
sintakses poetike : Te Pindit, cuka mjegull veshur.
Tipar I romantizmit jane dhe antitezat, ndaj dhe perdoren
vzhdimisht psh ne vargjet :
Ç’armiq
për vdekje, po sa miq besnikë!
Enumeracioni sherben per te renditur njeri pas tjetrit boten
e natyres, ate shtazore dhe ate te njerezve.
Nepermjet antonimise, si nje prej perdorimeve me te shpeshta
stilistike te romantikeve, poeti himnizon virtytin e bujarise : “Ti japesh
prehje e ngushellim fatkeqit, I meson fatbardhet e te iqt te skuqen” .Dhe ne vargun “ C’armiq per vdekje, po sa
miq besnike” , autori flet per karakterin burreror, ende te gjalle ne vendet e
paqyteteruara.
Lexo me shume...
Lexo me shume...