Dhuna kundër grave në Shqipëri duhet të analizohet në
kontekstin e kulturës dhe traditave shqiptare. Studimi i dhunës në familje
është i komplikuar, sepse ajo është një fenomen që ndodh prapa dyerve. Njerëzit
nuk preferojnë të flasin mbi këtë çështje sepse ata e konsiderojnë atë çështje
private dhe burim turpi. Gjithashtu, ky problem mbështetet nga mentaliteti
tradicional dhe patriarkal që është thellësisht i rrënjosur në kulturën shqiptare
Rrënjët
e keqtrajtimit të vazhdueshëm të grave shqiptare nga burrat janë të vjetra dhe
të thella dhe janë të lidhura me mungesën e respektit. Duket kontradiktor fakti
që Kanuni (Kodi i ligjeve zakonore të përdorura në pjesën veriore të
Shqipërisë) përfshinakte
që e deklarojnë gruan si të paprekshme.Mbështetur në aktet dhe kundra aktet mbi
gruan ngrihet pyetja: Pse gruaja konsiderohej
e paprekshme? Sepse ajo nevojitej për të lindur fëmijë, për t’u kujdesur për
fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes
dhe për punët e shtëpisë. Nga kjo pikpamje, ishte e vështirë të pranohej
barazia e gruas me burrin. Sipas Kanunit, gruaja është një objekt që merr
frymë, ajo është një pasuri dhe si e tillë nuk mund të respektohet nga anëtarët
meshkuj të familjes. Kanuni
përmend faktin se burrat kanë të drejtë të rrahin dhe të fyejnë publikisht
bashkëshortet e tyre nëse bashkëshortet nuk u binden atyre. Nëse gruaja “nuk
sillet mirë ndaj të shoqit burri ka të drejtë “ t’i presë një shirit nga brezi
i saj ose t’i presë një tufë nga flokët e saj dhe
ta lërë atë. Burri mundet t’i presë flokët gruas së tij, ta çveshë atëlakuriq,
ta përzërë atë nga shtëpia në sy të të afërmve dhe më pas ta ngasë atë me shkop
mes përmes gjithë fshatit. Më tej në Kanun thuhet: Nëse burri e rreh gruan e
tij, ai nuk quhet fajtor dhe prindërit e saj nuk mund të bëjnë asnjë ankesë për
burrin që e ka rrahur. Nëse burri e rreh gruan deri në gjakosje, dhe ajo ankohet tek
prindërit, burri duhet të japë shpjegime. Në
Kanun sqarohet se, burri mund ta vrasë gruan e tij në dy raste, për tradhëti
dhe mosmikpritje.Për këto dy akte të pandershmërisë, burri e vret gruan e tij,
nuk kërkon mbrojtje dhe nuk hyn në hakmarrje, pasi prindërit e gruas së tij të
vrarë e kanë marrë çmimin e gjakut të saj kur i kanë dhënë dhëndërrit një
fishek ditën e dasmës, për të garantuar sjelljen e saj.Pesëdhjetë vjet të
sundimit komunist nuk e fshinë qëndrimin patriarkal të lidhur me Kanunin. Shumë
gra akoma e shikojnë pozitën e tyre sociale nën ndikimin e këtyre ligjeve
zakonore.
Shpesh
thuhet se Kanuni është burimi kryesor për pozitën e diskriminuar të grave në
shoqërinë shqiptare, argument ky shumë i diskutueshëm e ndofta spekulativ.
Çështja e historisë së pozitës së nënshtruar të grave në shoqërinë shqiptare në
këtë shekull ka nevojëpër
një analizë më të plotë, duke marrë në konsideratë shumë faktorë, si nivelin
shumë të ulët të zhvillimit ekonomik e shoqëror, nivelet e larta të varfërisë,
mungesën e stabilitetit politik, faktin që çështja e identititetit dhe e
integritetit territorial shqiptar mbizotëruan jetën e vendit dhe lëvizjet
politike brënda tij, mungesën ë një kulture politike demokratike, nivelin e
ulët arsimor, mungesën e lëvizjeve të gjëra emancipuese shoqërore etj. Kanuni
është vetëm një nga këta faktorë dhe vepronte vetëm në një pjesë të vendit.
P.sh. në jug nuk vepronte Kanuni, por kishte përsëri fejesa në djep.Një analizë
e tillë mungon në studimet ekzistuese, dhe ne ndjehemi të detyruar të prezantojmë
nevojën për një analizë të plotë të fenomenit dhe të situatës së gruas në atë
kohë. Autorë të tjerë janë përpjekur, gjithashtu, të analizojnë natyrën e këtij
fenomeni në Shqipëri.
S. Gjipali dhe L. Ruci në studimin e tyre Gruaja shqiptare: Hezitime dhe
Perspektiva, përpiqen të shpjegojnë influencën e vështirësive ekonomike në
pozitën e varur të gruas shqiptare: Gjithashtu
duhet të kuptojmë situatën e grave shqiptare gjatë gjysmës së fundit të
shekullit tonë dhe progresin që ato kanë bërë … Shqipëria ishte dhe vazhdon të
jetë një vend me një popullsi fshatare mbizotëruese (64 % e popullsisë
aktualisht jeton në fshat) ... Prapambetja intelektuale dhe materiale krijoi
kushte për nënvlerësimin dhe keqtrajtimin e gruas (mjafton të themi se rrahja e
gruas konsiderohej gjë normale) .Për një kohë të gjatë studimet dhe të dhënat
mbi dhunën në familje kanë munguar plotësisht.
Në vitin 1996, shoqata e grave “Refleksione”, organizoi të parin studim
kombëtar mbi dhunën në familje, financuar nga Programi PHARE Democracy. Në këtë
studim S. Miria jep të dhënat e para që tregojnë se 64 % (nga 849 gra) e grave
të intervistuara pranojnë të kanë përjetuar dhunë fizike, emocionale dhe
seksuale. 64%
e grave të intervistuara pranojnë se ato janë ndjerë të dhunuara fizikisht apo
shpirtërisht nga partneri i tyre ose nga anëtarë të tjerë të familjes… 35 % e
të intervistuarvekanë qënë dëshmitare të dhunës serioze fizike e psikologjike
në familjen e tyre të origjinës.Permasat e këtij problemi mund të kuptohen duke
marë në konsideratë të dhëna tëtjera
nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza. Në më pak se 5 vjet të ekzistencës
së saj,Linja ka marrë më shumë se 5000 telefonata. Në periudhën 1996-2000, më
shumë se 400gra janë këshilluar ballëpërballë. Klientet kanë qënë nga të gjitha
rrethet e vendit. Një fakt
tjetër për frekuencën e fenomenit është numri i klienteve të trajtuara në
Strehëzën për Gratë dhe Vajzat e Dhunuara në një periudhë kohore më të shkurtër
se dy vjet. Kjo Strehëz, e ngritur në Tiranë, është e vetmja e këtij lloji në
Shqipëri dhe mbështetet nga donatorë
të huaj. Rreth 32 gra dhe 40 fëmije janë trajtuar në këtë Strehëz në 18 muaj
aktivitet. Kërkesat për strehim janë shumë më të mëdha se kapacitati i
Strehëzës. Strehëza pothuaj çdo muaj ka një ose dy kliente mbi kapacitetine
saj. Numri i rasteve të kthyera (të papranuara) është pothuaj i barabartë me
sasinë e klienteve të trajtuara në Strehëz. Këto të dhëna na ndihmojnë të
kuptojmë se dhuna ndaj gruas nuk ndodh rastësisht, por ajo është një fenomen i
përhapur në Shqipëri. Fenomeni përfshin të gjitha moshat dhe besimet fetare.
Lexo me shume...
No comments :
Post a Comment