Roman I shkruar
nga Balzak qe hapi rrugen epokes se letersise
realiste.Komedi njerezore.
Subjekti :
Ngjarja ndodh ne
“Pensioni Voker” qe eshte mjedisi kryesor ku zhvillohet ngjarja, prone e
zonjes Voker e cila jetonte pa te shoqin I cili kishte vdekur prej disa vitesh. Kjo rezidence ka nje
pamje depresive dhe aspak te kendshme. Ne kete shtepi qendronin te rinj e te
vjeter dhe njerez te kategorive te ndryshme, te cilet s’kane ndonje lidhje me
njeri tjetrin. Nder rezidentet kemi studentin e drejtesise Eugjen Rastinjakun,nje
njeri nga nje familje provinciale por te
ngritur, me ambicje te madhe , Votreni, nje personazh I rastesishem dhe ndermjet
tyre eshte dhe xha Gorioi, I cili dikur ishte nje tregtar I pasur I makaronave.
Gjithe pershkrimet jane te imtesimshme, fillimisht nga jashte dhe me vone depertimi
realizohet sipas stilit prolix. Nderkaq,
gjashte vjet me pare kur Gorioi erdhi fillimisht ne residence, zonja Voker
shfaqi interes per te ,se pse ai ishte I pasur dhe mund te sherbente dhe per te
terhequr kliente te klasit te larte ne hotel. Mirepo indiferenca e Gorioit per zonjen
Voker beri qe ajo ta urrente, madje te vepronte keq kundra tij, aq me teper kur
zbuloi se Gorioi merrte vajza te bukura ne dhomen e tij.Pak nga pak Gorioi
humbi cilesine e tij te jeteses, duke u bere nje burre I varfer dhe I mjere.
Nga ana tjeter, Rastinjaku sapo u kthye nga pushimet ne
fshat, kur kuptoi sa I pelqente jeta pariziene. Ai mendoi se puna e lodhshme
nuk eshte gjithnje celesi I suksesit ne jete, por duke shfrytezuar lidhje me familje te
medha mund te perfitonte. Keshtu ai shkon ne nje ballo ku njihet me shoqerine e
larte. Ai ia del te terheqe vemendjen e nje zonjushe shume te bukur te Parisit.
Nderkohe atij I lindin disa dyshime per xha Gorioin kur e sheh duke me pjata
argjendi dhe per Votrenin I cili kthehet shume vone naten. Dyshimet shtohen kur
gjendet nje leter nga Gorioi qe I drejtohet Madame Anastasies ku I thoshte se kishte
nje cek me leke brenda. Rastinjaku behet pjese e shoqerise se larte dhe zbulon
se vajzat e xha Gorioit jane tashme aristokrate, ndaj nis te dejgoje historine
e plakut te vjeter.
Ai eshte nje
baba fatkeq pasi dashuria per dy vajzat e tij
behet dhe burimi I fatkeqesise. Ai shpesh vihet ne loje nga banoret e
tjere, dhe me vone kupton se ka shkrire pasurite e tij per te martuar
vajzat
ne dyer te pasura: njera konteshe dhe tjetra bajroneshe. Vajzat e tij,
Anastasia dhe Delfina ishin llastuar shume sidomos pas vdekjes se te
emes. Ato
shkojne ta shohin babane e tyre, jo me mall, por per ti zhvatur edhe
parate e
fundit qe I kane mbetur. Mosperfillja e tyre nuk eshte thjesht nje ves I
karakterit, por ves I gjithe njerezimit, pasi te kesh turp nga babai I
varfer
nderkohe qe je pjese e nje familjeje aristokrate eshte per Balzakun
shembja e
botes. Keshtu sjellja e Rastinjakut ndaj Gorioit ndryshon. Ai mendon te
provoje
fatin me te bijen e Gorioit, edhe pse ndiehet inferior persa I perket
pasurise
se tij. Nderkohe Gorioi dhe Rastinjaku afrohen bashke kur ai mori vesh
se
Rastinaku kishte folur me vajzen e tij.
Nderkohe, Votreni I propozon Rastinjakut qe te martohet me Viktorian,
vajzen e nje konti. Ai kishte planifikuar qe do te vriste te birin e kontit,
dhe pasuria do ti mbetej asaj , dhe ne menyre te terthorte dhe atij. Jeta e
Rastinjakut komplikohet sepse nga njera ane ai ka ambicje per para, nga ana
tjeter nuk mund te lejoje te kryeje nje krim aq te madh. Por krimi kryhet dhe
Viktoria trashegon gjithe pasurine e te atit, por megjithate, Rastinjaku zgjedh
Delfinen. Votreni arrestohet dhe futet ne burg ndersa vajzat e Gorioit dhe
gjithe familja merr fund ekonomikisht. Gorioi vdes dhe ne varrimin e tij
shkojne shume pak veta, madje as vete vajzat e tij.
Personazhet :
Xha Gorioi eshte
personazhi tragjik ,dramamtik, babai fatkeq.Ai eshte I gatshem te beje cdo gje
vetem te kenaqe vajzat e tij, dhe ne fund, kur ska asgje per ti dhene,
braktiset dhe vde si vetem.Si capitalist shume I suksesshem ,ai kthehet ne nje
njeri te ndryshem, e verbon dashuria deri diku e pakuptimte dhe e ekzagjeruar
per vajzat e tij, dashuria I kthehet ne ves, nje dashuri kafsherore, animaliste.
Megjithate nga ana tjeter ai mund te dale dhe si nje baba egoist, I cili ka
perdorur vetem parate dhe anen material e per te kenaqur vajzat e tij. Ai ka
frike mos humbase vajzat e tij, mos vdese vetem, dhe ne fund te jetes, me shume
I therret ato nga nenvetedija sesa nga ndergjegja. Simbolizon dhe pergjitheson marredheniet prinderore.
Eugjen Rastinjaku-
peson nje ndryshim pergjate romanit. Fillimisht shfaqet si nje djalosh me
ambicje, por me vone sa me shume ngjit shkallet e shoqerise se larte, aq me
shume humbet nga vlerat moralet dhe perfshihet ne afera korruptive.Simboizon
dhe pergjitheson ambicjen.
Votreni eshte nje
karakter kompleks, sa lozonjar, punetor dhe shakadashes ne fillim, aq negative,
manipulues, psikolog I se keqes dhe inteligjence e se keqes ne fund. Ai eshte
hakmarres, I vendosur me shume fuqi fizike dhe mendore. Ai e pelqen
Rastinjakun, dhe deri diku do ta perdore ate per te permbushur alteregon e tij,
pasi djali I ri ka cilesi si sharmi, elegance qe vete Voltrenit I mungojne. Simbolizon
dhe pergjitheson hakmarrjen.
Zonja Voker paraqitet
si nje mikroborgjeze shpirtngushte, e apasionuar pas parase dhe fames,
perfituese dhe hipokrite, djallezore.Ajo eshte zemergur me te varferit.
Delfina – jeton nje jete te genjeshtert, duke dashur
vetem parane si mjet jeese dhe duke u ndrydhur ne verteve persa I perket
dashurise. Ajo nuk e do bashkeshortin e saj, por si shume gra te tjera te
Parisit, gezon parane, nuk do prindin dhe nuk ia kthen dashurine babait. Ajo
dhe motra e saj bejne jete mondane dhe kane nje renie dhe degjenerim shpirteror,
por qe nuk eshte vetem faji I tyre, por
faji I gjithe shoqerise qe e ka kthyer boten ne nje kopesht ku lulezon e keqja.
Temat:
Rendesia e statusit social
Korruptimi moral (dyshja Rastinjak- Votren = Faust-
Mefistofel)
Marredheniet familjare
Simbole :
Zhvendosja e Gorioit
nga kati I pare ne ate te trete- ne kundershtim me te statusin e tij
social, ekonomilk dhe psikologjik.
Kumari : lidhja patologjike e Gorioit me vajzat
Stili :
Stil prolix, I
mbushur me detaje, dialogje, monologje.
Pershkrimi eshte shume realist,
natyralist dhe ne stil tipizues e pergjithesues. Pergjithesisht
subjektiv.
Struktura eshte shume funksionale ne shume linja paralele,
dramaciteti vjen duke u shkallezuar dhe personazhet rishfaqen ne varesi te
temave dhe ideve qe rimerren.
Lexo me shume...
Lexo me shume...
No comments :
Post a Comment