Prometeu i lidhur koment dhe analize (Eskili)
Tragjedi antike greke
shkruar nga Eskili .
Tragjedia buron nga fatalitetiti jetes dhe heroi tragjik
afirmohet ne lufte me te. Fataliteti bie mbi ate qe ka shkelur ligjet e
pashkruara per te cilat vihen ne mbrojtje perendite. Prandaj ne te gjitha tragjedite antike,
perendite marrin pjese si personazhe me te drejta te plota.
Heroi I tragjedise eshte hero me karakter te jashtezakonshem
ne situate te jashtezakonshme.
Subjektin kjo tragjedi e merr nga ciklet mitologjike me bema
hyjnish dhe me heronj legjendare. Subjekti
ishte I njohur, ndaj dhe nuk ka rendesi zgjidhja e konfliktit aq sa ka rrjedha
artistike dhe teknika e organizmit te materialit dramamtik, ndaj dhe skenat
jane te gjalla dhe universale.
Kori I oqeanideve nga ana tjeter jane nje perberes I
tragjedise antike greke. Kori nuk eshte kundra veprimit te Prometeut, por ai
nuk mund te pranoje qe heroi te denohet ne nje forme aq te dhushme. Kori eshte
nje e I paanshem, zeri I urtesise popullore dhe na afron me prane te
vertetave te autorit.
Prometeu – hero
mitologjik dhe hero I epokes sepse
eshte :
-
Simbol I vetesakrifikimit
-
Simbol I pathyeshmerise intelektit dhe durimit
-
Hero me fat te paracaktuar (ai ishte ne dijeni te
pasojave te veprimit te tij)
-
Simbol I perparimit dhe ndricimit te mendjes se
njerezimit,krijuesi I arteve te dobishme
-
Profeti qe parashikoi permbysjen e tiranise
-
Heroi midis botes njerezore dhe asaj hyjnore
-
Simbol I humanimzmit
Edhe pse ai I perket botes se hyjnive, ai nuk ishte ne
mbrojtje te tyre. Ai eshte vuajtesi tragjik, heroi I vetmuar qe shpetoi gjithe njerezmin
por asnje s’mund ta shpetonte ate.
Subjekti :
Prometeu eshte nje Hyjni Titane. Mendohet se vete ai ka
krijuar njerezimin. Ai ishte I zgjuar
dhe donte qe dhe njerezit e vdekshem te
benin nje jete me te mire, si benin perendite. Ndaj ai vodhi zjarrin e Zeusit nga Parajsa dhe e dergoi ne toke,
duke I sjelle njerezve dhuraten me te madhe. Kur Zeusi e kuptoi, ai urdheroi
krijim e Pandores- gruas se pare qe do te sillte fatkeqesi ne boten e njereve,
dhe Prometeun e lidhi ne nje shkemb ku cdo dite nje shqipnje I hante melcine.
Me vone prometeu shpetohet nga Herkuli.
Mesazhi dhe idealet
demokratike :
Heroi I epokes se lavdishme ishte ai qe u sakrifikua per te
mrien e njerezimit, nje deshmor I vertete qe e meritojne te gjithe.Ai kishte
ideale te medha bauar tek lufta e
pabarazise, ndryshimet klasore dhe kunder pushtetit absolute te te forteve.
Konflikti midsi
Zeusit dhe Prometeut ka nje kuptim
filozofik. Kemi te bejme me konfliktin mes te fortit e tiranit me njeriun e
drejte. Zeusi simbolizon dhunen dhe erresiren, ndersa Prometeu parashikon
thyerjen e tiranise. Ai shfaqet hapur kundra hynive, pasi perndyshe do te quhej
hipokrizi.
Temat :
Tirania dhe shoqeria
: Zeusi eshte konsideruar si me I pameshirshmi nga tiranet se pse ai nuk njeh
ndjenja si dashuria, miqesia apo keqardhja. Ai e den Prometeun edhe pse ishin
miq, madje Prometeu ishte faktori kys qe e coi Zeusin ne fitoren e luftes
kundra Titaneve. Ky ndeshkim eshte konsideruar si shume I rende jo per faktin
se ishte I veshtire , por seshte ishte
bere kundra nje miku. Akoma me tej, ky ndeshkim eshte marre nga Zeusi
sepse Prometeu vleresoi me shume miqesine me njerezit sesa ate me Zeusin. Shkaku
pse Zeusi nuk e vlereson miqesine gjendet thelle ne natyren e tij, mbi vleresimi
per veten dhe ne bindjen se te gjithe duhet t’I nenshtrohen atij. Ndaj Eskili
me qellim permend disa here gjate vepres rolin e shoqerise dhe dashurise.
Gjithashtu kori I Oqeanideve ne fund permbyll duke thene se miqesia eshte nje
vlere e mrekullueshme.
Mendimi dhe forca : Prometeu
dhe Zeusi njihen respektivisht si perfaqesues te mencurise dhe forces.
Konflikti midis dy personazheve avancon gjate vepres sepse te dy ndjekin rrugen
e vet per te zgjidhur problemet. Ne fund Eskili na meson se forces I nevojitet
mencuri per ta menaxhuar dhe per te evituar katastrofa.
Kryenecesia : Te dy personazhet ne fjale jane kryenece :
Prometeu qe nuk kerkon falje dhe Zeusi qe nuk e zbut denimin. Asgje e mire nuk
erdhi nga kjo sjellje. Funksionimi me I mire
I shoqerise arrihet atehere kur eshte e pranishme toleranca.
Perparimi : Eskili
beson tek progresi I njerezimit, dhe si rrjedhoje Zeusi ndiehet I kercenuar nga
kjo.
Lexo me shume...
Lexo me shume...
No comments :
Post a Comment