Jemi njerez dhe shpesh e konsiderojme veten si superiore, zoterues te
tokes ku jetojme dhe te afte te marrim lehte ate c'ka duam. A eshte e
drejte t'a qujme veten si qenien me komplekse? Pse duhet te
konsiderohemi ne maje te piramides se evolucionit kur ka plot kafshe te
tjera me aftesi qe ne nuk i kemi?
Nuk jemi as vrapuesit e as notaret me te shpejte, shqisat tona kane
ndijime shume me te dobeta se te kafsheve te tjera, nuk jemi ata qe
orientohen lehte me diellin, nuk mund te shohim mire naten, dhe perseri
mbahemi si qeniet me te forta, me te pershtatura dhe dominante ne
planet.
C'jemi? U be mijera vjet qe nuk pergjigjemi dot. Kemi arritur te
zhbirojme galaksite, te ndajme atomin, te gjurmojme driten, dhe ende
s'jemi marre me veten tone. Ka nje pengese, ndoshta sepse njeriu e ka te
veshtire te perkufizoje veten e vet, e ka te veshtire te eksperimentoje
me specien e vet, ose ndoshta mendja jone eshte e projektuar ne ate
menyre qe te mos zbuloje te fshehtat tona.
Disa thone se njeriu eshte nje kafshe me arsye. Kafshe na bejne
instiktet. Instiktet na shtyjne te plotesojme nevojat baze per te
jetuar. ID-ja, thote Frojdi, eshte nje pjese e erret, ne nendergjegjen
tone, ku ne menyre kaotike zhvillohen instiktet : uria, etja, uria
seksuale dhe ruajtja nga dhimbja. Keto i kemi te perbashketa me gjithe
kafshet, ndersa ato qe na diferencojne jane deshirat tona dhe kufizimet
qe na ve shoqeria.
Egoja na ben te realizojme nje set funksionesh psikologjike : gjykimin,
ambicjen deluzionin, agresivitetin , etj ,me pak fjale gjitcka qe mund
te na duhet per te plotesuar nejovat qe vijne nga zeri i brendshem i
instikteve. Superegoja eshte ajo c'ka e frenon instiktet tona
kafsherore, na ben njerez te afte te jetojme ne nje shoqeri ku ka
ufizime moralee shoqerore. Ndersa instiktet na shtyjne te veprojme ne
nje menyre teresisht te lire, superegoja na kufizon, na tregon c'eshte e
mire e c'eshte e keqe, si duhet te veprojme drejt ne nje mjedis
nderveprues.
Me kete analize, s'mund te themi qe jemi teresisht te krijuar nga
natyra, dhe teresisht ne dore te saj. Njeriu ka ne dore sjelljen e tij,
pershtatjen dhe intelektin. S' mund te konsiderohemi si kafsha me e
sofistikuar pa futur ne loje arsyen tone, ate c'ka na diferencon dhe na
ben te bashkeveprojme. Pa tolerance, pa komunikim, qenia njerezore, e
cila dikur jetonte e vetme, si nje gjuetare e thjeshte, nuk do te
organizohej per te krijuar struktura me komplekse, ku ndeshen bashke
interesat e perbashket, por dhe ato te ndryshme.
Njeriu eshte nje epiqender emocionesh dhe ndjenjash. Ngacmimet me te
forta njerezit i marrin nga nje proces i vecante; jo nga dhimbja apo
uria sic mund te ndodhte tek kafshet, por nga ngjarje, ndodhi qe
shkaktojne emocione. Njerezit kane thene qe vdekja eshte vdekja e
tjetrit, qe dashuria eshte motorri qe leviz boten... Njerezit ia
atribuojne jeten e vet ndjenjave, jane pre e tyre. Ndjenjat influencojne
aq shume sa cdo veprim joni varet nga to, nga gjendja jone shpirterore.
Njerezit shtrojne pyetjen nese duhet vepruar me arsye apo me zemer.
Njerezit besojne dhe kane shprese, me pak fjale jemi shume te vecante,
pikerisht nga kjo pjese qe na ben njerezore, nga ndjenjat humane, ato qe
na mbrojne nga instiktet e egra qe duan thjesht mbijetese.
Kjo teme eshte shume e gjere, madje dhe e kote, por njekohesisht dhe mbreteresha e temave, nese arrijme t'i vejme kuroren.
Lexo me shume...
No comments :
Post a Comment