Ese letrare : Libri, miku yne me i mire
Sa slogane jane perdorur ne vite per te bindur njerezit te lexojne, te
kuptojne bukurine e fjales, forcen e saj dhe aftesine per te ndryshuar
mendimet dhe njenjat tona! Librat jane dhe thesar, dhe burg. Nuk eshte e
habitshme te perfshishesh aq shume ne nje histori, sa te nxjerresh
perfundime dhe parime per jeten tende. Mund te lexosh Hamletin, dhe te
vendosesh qe do te kerkosh drejtesine dhe te verteten. Mund te lexosh
Migjenin dhe te kerkosh te thyesh tabu!
Dhe pse pa jete, ato shpesh transmetojne shume me teper se nje bisede
mes miqsh, sepse librat permbajne mendimet me te zgjuara e me te
vlefshme te kohes, ato te cilat nuk i kane lene t'i marre era. Kjo i ben
librat te kene nje force motivueve dhe sugjestionuese te
konsiderueshme. Bota e librit eshte aq e pasur saqe ti ndiehesh gjithnje
inferior, i perulur ndaj rrjedhes se tij, i paafte te nderhysh apo te
ndryshosh ate c'ka libri thote, pra eshte si te kesh nje shok qe eshte
gjithnje me i mire se ty, nga cili ti meson pa krijuar komplekse te
marredhenieve njerezore.
Libri permban art, dhe arti na ushqen shpirtin. Liria dhe gjendja e
shkrimtarit transmetohet ne nje menyre fare te natyrshme. Ti ndiehesh i
perfshire ne nje situate sa intelektuale dhe familjare. Ky mik, libri,
te jep pergjigje pa i bere ti pyetje, te jep ndihme pa ia kerkuar ti,
pra libri eshte i shkruar dhe i projektuar per njerezit. Vete natyra
njerezore ka nevoje per nje bote te dyte, qe ta perfshije dhe ta largoje
ndonjehere nga ajo realja, si te jete nje kure apo nje mekanizem i
pavullnetshem mbrojtes.
A eshte leximi nje nevoje baze jetesore? Ndoshta jo, por sigurisht qe
eshte nje nevoje. Eshte nje nevoje, jo vetem sepse na pelqen te lexojme,
por edhe sepse leximi na edukon, dhe ndikon ne sjelljen dhe kulturen
tone. Nuk mund te jemi te pacenueshem nga kulturat qe na rrethojne, do
te influencohemi nga ato edhe ne menyre te pavullnetshme Ceshtja eshte
qe kjo influence te te jete pozitive dhe te na sherbeje per mire dhe kjo
arrihet vetem nepermjet informimit dhe leximit , ndaj duhet te mbajme
gjithnje ne liber ne cante.
Lexo me shume...
Lexo me shume...
No comments :
Post a Comment