"Pershkrimi i nje peisazhi me ane te epiteteve dhe krahasimeve."
Ndersa kalova
shtegun e fundit te malit qe me pengonte pamjen, para meje mu shfaq
peisazhi me i bukur qe me kishin zene syte. Ne sfond, diku atje larg tej
shfaqeshin si siluteta gjigandesh male te thepisura, te cilat dukej
sikur mprihnin majat e tyre per kedo qe guxonte ti afrohej. Dukeshin
teper te vagullt, por hija e tyre e rende binte neper te gjithe luginen
poshte tyre. Tek kjo lugine kalonte mes per mes nje lume i vogel, por
mjaft i rrjedhshem dhe me uje te paster si kristali. Ne fushat rreth tij
rriteshin bime nga me te ndryshmet qe me ngjyrat e tyre i jepnin jete
te gjelbres se barit. Gjalleria e atij vendi shtohej nga zogjte e
shumte, qe me flatrat e tyre thuajse magjike dukej sikur hidhnin pluhur
buzeqeshjeje perreth. Vendosa te eci drejt lugines dhe sa me thelle
futesha, aq me teper mahnitesha. Ishte si nje bote krejtesisht tjeter, e
ndryshme nga cfaredo peisazhi qe kisha pare me pare. Ne majen e kodres
me te afert shtrihej nje keshtjelle e vogel. Ndryshe nga pjesa tjeter
harmonike e vendit, ajo ndillte nje hije te zeze rreth saj, sikur
mbillte kob rreth e qark perimetrit. Vendosa te mos kaloj afer pasi
ndjesia qe me falte nuk ishte pozitive. Nderkohohe qe ecja me dukej
sikur fluturoja, aq i lehte me duket vetja. Pemet thurnin kurora
gjethesh siper kokes time, me ngjyra te gjelbra nga me te emblat qe
kisha hasur. Dhe keshtu vazhdova te eci....aq sa me mbanin kembet...pasi
rruge tjeter nuk kisha. Nuk mund te kthehesha kurresesi pas.
Lexo me shume...
No comments :
Post a Comment