Roman nga Ismail Kadare.
Ne
roman takojme njerez te nje populli te vogel,por krenar per luften qe
ka bere, te cilet dinin te respektonin traditat,te respektonin mikun, te
respektonin te vdekurit, qofshin dhe armiq. Ne roman takojme nje
gjeneral te huaj, i cili kishte ardhur te marre eshtrat e ushtarve te
vrare te vendit te tij,dhe nje prift qe e shoqeronte gjeneralin, duke
bere ritet e fundit fetare te atyre qe nuk jetonin me.
Një
gjeneral dhe një prift kanë ardhur në Shqipëri rreth njëzet vite pas
përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në një kërkim arkeologjik.
Misioni i tyre është të zhvarrosin trupat e ushtarëve të vendit të tyre,
por ajo çka ata zbulojnë janë kujtimet, gjysmë të ndrydhura, të
tmerreve të veçanta shqiptare të asaj lufte. Gjenerali dhe prifti
rugëtojnë nëpër Shqipëri, në udhëtimin e tyre të shënuar jo vetëm nga
eshtrat por gjithashtu edhe nga copëzat dhe mbeturinat e historisë: me
gunga, të lodhur dhe të pastrehë. Gjenerali e sheh vetveten si një
ushtarak, që lehtëson therjen e vdekjes duke hequr të vdekurit nga
shtëpitë e tyre të përkohshme: “Gjeneralët e tjerë kanë udhëhequr ato
kolona t ë pafund të ushtarëve në disfatë dhe shkatërrim. Por ai, ai ka
ardhur t’i rinxjerrë nga harresa dhe vdekja ata që kanë mbetur”.
Zemërgur,
kryelartë dhe i pavëmendshëm ndaj shqiptarëve përreth tij, gjenerali
beson se misioni i tij është vetëm paqësor, por takimet e papritura të
tij provojnë dhunën e mbledhur nga e kaluara, të varrosur. Çdo fjalë,
çdo fakt, çdo kockë e shpërbërë merr një kuptim të dytë, dhe pastaj një
të tretë: Një ushtri e tërë është shndërruar në “disa tonë fosfor dhe
kalcium”, grafitet e ashpra janë përkujtues të parullave fashiste.
Secila medalje e luftës në kraharorin e një shqiptari reflekton fytyrën e
një ushtari të vrarë që duhet zbuluar. Gjenerali mendjemadh i
deritanishëm kthehet në një oficer të vdekjes, që mobilizon një ushtri
fantazmash.
Ndjenjat
e gjeneralit ndryshojne shpejt dhe vazhdimisht. Gjenerali ne fillim te
udhetimit te tij paraqitet i mbushur me entuziazëm për “misionin” e tij
historik.Ne te njejten kohe del se gjenerali ka pritur te takoje njerez
te eger dhe barbare por ndodh e kunderta sa me shume njeh nga afer
popullin shqiptar aq me shume ai ka dashamiresi dhe vete
kritike.Personazhet ne roman nisin te shtohen dhe kjo shton dramen e
gjeneralit duke nisur sin je mision monoton, duke ndryshuar me vone me
gjetjen e ditarit gje e cila le gjurme tek gjenerali dhe duke vazhduar
tek dasma qe e perball gjeneralin me te verteten e hidhur.
Skenë
mjaft melodramatike eshte kur gjenerali që kryesonte misionin i gjen
eshtrat e kolonelit në ballafaqimin me një plakë shqiptare (Nica), e
cila e pati vrarë kolonelin me sëpatë, pasi ai i pati përdhunuar vajzën e
saj 14-vjeçare, e cila pas kësaj fatkeqësie i dha fund jetës, ndërsa
plaka Nicë e varrosi kolonelin tek pragu i portës së vet. Kur në fshatin
e saj erdhi gjenerali italian që mblidhte eshtrat, Nica i nxori eshtrat
e kolonelit të mbledhura në një thes dhe ia hodhi gjeneralit para
këmbëve, në mes të një dasme shqiptare ku ai pati shkuar, i paftuar.
Ketu na shfaqet dhe tragjizimi qe merr romani dhe dramaciteti qe
perjeton gjenerali ne vetvete duke bere qe gjenerali te ndjeje peshen e
mekatit , duke e barazuar veten me kolonelin Z ,duke u zhytur ne
depresion.
Dhe
ky roman ne paraqitet i tille me ndryshime te thella psikologjike jo
vetem kaq.Eshte nje udhetim neper nje vend te frikshem, te huaj dhe
misterioz dhe udhetaret mesojne se nuk mund ti kapercejne kufijte e
vdekjes.Nje udhetim neper boten e te vdekurve:sa me teper zgjat kjo
sipermarrje e cmendur aq me e pakuptimte nis ti duket e gjitha kjo
gjeneralit .Hap pas hapi te vdekurit e shkulin nga pozitat e njeriut
sundimtar sic paraqitej ne fillim dhe e cojne deri aty sa ai pranon
plaget qe hap lufta jane te pasherueshme.
Lexo me shume...
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No comments :
Post a Comment