Lendet dhe datat per provimet e Matures Shteterore jane:
1. Gjuhe shqipe dhe Letersi = 31 Maj 2013
2. Matematike = 14 Qeshor 2013
3. Provimet me Zgjedhje = 29 Qeshor 2013
ZYRTARE/Rregullat dhe procedurat për maturantët dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka
bërë publike ditën e djeshme të gjitha datat e provimeve për Maturën
Shtetërore 2013 dhe shkollat 9-vjeçare. Zhvillimi I provimeve nga
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, është bërë në bazë të nenit 102 të
Kushtetutës, të ligjit nr. 69, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor
parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit të Këshillit
të Ministrave nr. 876, datë 3.11.2010 “Për disa ndryshime në Vendimin e
Këshillit të Ministrave nr. 78, datë 08.02.2006 “Për krijimin e Maturës
Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta”, i ndryshuar. Por këtë vit
do të ketë dhe disa ndryshime. Nëse një vit më parë maturantëve iu dha
mundësia të zgjidhnin deri në tri provime me zgjedhje, këtë vit do të
jenë ndryshe. Do të jenë vetëm dy provime me zgjedhje, të cilat
maturantët do të mund të zgjedhin mes disa lëndëve. Në Maturën
Shtetërore 2013 do të ketë disa ndryshime, duke filluar nga zgjedhja e
lëndëve dhe deri të formula e llogaritjes së pikëve. Duhet pasur
parasysh që çdo zgjedhje e maturantëve do të lidhet me dy kritere
kryesore, koefiçenti i lëndës dhe koefiçenti i shkollës. Ministria e
Arsimit bën me dije se këtë vit janë vetëm disa ndryshime kryesore që në
përgjithësi ruajnë të njëjtin sistem si në vitet e kaluara sipas
formulës meritë-preferencë.
Datat e provimeve për Maturën Shtetërore
Lëndët dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore të jenë:
a)Gjuhë shqipe dhe letërsi 31 maj 2013
b)Matematikë 14 qershor 2013
c)Provime me zgjedhje 29 qershor 2013
Masat që do merren për mbarëvajtjen e provimeve
Sipas Ministrisë së Arsimit dhe
Shkencës, çdo DAR/ZA duhet të dërgojë brenda datës 23 maj 2013 në
Agjencinë Kombëtare të Provimeve (AKP) emrat e nxënësve maturantë mbetës
në përfundim të këtij viti shkollor, për t’u hequr nga lista e
provimeve të Maturës Shtetërore. Për provimet e Maturës Shtetërore të
ndiqen procedurat e përcaktuara sipas “Rregullores për procesin e
Maturës Shtetërore 2013 në Republikën e Shqipërisë”, nr. 35 prot., datë
07.01.2013. Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore të
shfrytëzohen edhe mjedise të institucioneve të arsimit të lartë publik.
Organizmi i konsultimeve me maturantët të kryhet sipas procedurave të
përcaktuara në Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 121, datë
25.02.2011 “Për organizimin e konsultimeve në ndihmë të nxënësve
maturantë”. Teza e provimit “Gjuhë dhe letërsi greke” për shkollën e
mesme pedagogjike të minoritetit grek të përgatitet nga DAR Gjirokastër.
Tërheqja e testeve të provimeve me shkrim të Maturës Shtetërore të
bëhet sipas grafikut të hartuar nga AKP dhe të miratuar nga MASH.
Ja provime e detyruara me zgjedhje dhe oraret
Provimet e Maturës Shtetërore 2013, të
detyruara dhe me zgjedhje, të fillojnë në orën 10:00. Procedurat e
hartimit të testeve të provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje
përcaktohen në “Rregulloren për procesin e Maturës Shtetërore 2013 në
Republikën e Shqipërisë”, nr. 35 prot., datë 07.01.2013. Testi për
secilin nga provimet e detyruara të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13
kërkesa të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë
secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen
me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Testi për secilin
nga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje
të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (10
pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30
pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë. Provimet e detyruara të
zgjasin 2 orë 30 minuta secila. Provimet me zgjedhje të zgjasin 3 orë.
Maturantët/kandidatët që do të japin provim të MSH njërën nga lëndët me
zgjedhje, do të fillojnë provimin në orën 11:00 dhe do ta përfundojnë
atë në orën 13:00. Ata do ta zhvillojnë provimin në mjedise të veçanta.
Maturantët/kandidatët mbetës në provimet e Maturës Shtetërore kanë të
drejtën e riprovimit në sesionin e dytë.
Procesi i administrimit të provimeve
Administrimi i provimeve të Maturës
Shtetërore 2013 të bazohet në “Rregulloren për procesin e Maturës
Shtetërore 2013 në Republikën e Shqipërisë”, nr. 35 prot., datë
07.01.2013. DEPU dhe AKP, brenda muajit mars 2013, të përcaktojnë sasinë
dhe llojin e testeve që nevojiten për secilin nga provimet e Maturës
Shtetërore (të detyruara dhe me zgjedhje). Ngarkohen për zbatimin e
këtij Udhëzimi: Zëvendësministri, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e
Edukimit Parauniversitar, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Koordinimit
Rajonal, Agjencia Kombëtare e Provimeve, Inspektorati Kombëtar i
Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat
Arsimore.
Zgjedhja e lëndëve me zgjedhje
Kandidatët të cilët kanë dhënë provimet
me zgjedhje vitin e kaluar dhe janë vlerësuar poshtë notës 4.5 do t’i
mbartin provimet. Maturantët të cilët nuk janë kalues ose nuk kanë dhënë
fare provimet me zgjedhje do të mund të zgjedhin lëndë të tjera për të
dhënë në provime me zgjedhje, ndërsa ata kandidatë që kanë vetëm një
lëndë për të dhënë do të mund të zgjedhin njërën nga lëndët e mëposhtme.
Për ata kandidatë që kanë zgjedhur tri provime me zgjedhje do të ketë
këto kushte: Kur kanë mbetur në një provim mund të zgjedhin një lëndë,
kur kanë mbetur në dy provime me zgjedhje përsëri do të mund të zgjedhin
një lëndë. Ndërsa kur kanë mbetur në te tre lëndët më zgjedhje do të
kenë mundësinë të zgjedhin përsëri dy lëndë. Për kandidatët që kanë
mbaruar para vitit 2006 shkollën e mesme do të njihen vetëm provimet e
detyruara.
Formula për llogaritjen e mesatares
Mesatarja e gjimnazit të një nxënësi do
të llogaritet duke pjesëtuar shumën e të gjitha pikëve që nxënësi ka
grumbulluar gjatë tre vjetëve të shkollës së mesme me shumën e të gjitha
krediteve që ai ka grumbulluar po gjatë gjimnazit. Shuma e pikëve
nxirret duke shumëzuar notën vjetore me kreditet dhe koefiçentin 1 ose
1.4 që ka secila lëndë e thelluar. Ky rezultat më pas pjesëtohet me
shumën e krediteve të lëndëve përkatëse, duke dhënë mesataren e shkollës
së mesme.
Pas përfundimit të Maturës Shtetërore,
përllogaritja e pikëve për hyrjen në universitetet publike, të
maturantit/kandidatit bëhet si më poshtë:
Shënojmë me M, Di, D2, Zi dhe Z2
përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme, vlerësimet në lëndët e
detyruara dhe në ato me zgjedhje.
- Shënojmë me K koeficientin e shkollës të përcaktuar nga universitetet publike.
Shënojmë me Fi, F2 koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike.
Llogaritja e shumës S të pikëve të maturantit/kandidatit do të bëhet me
formulën:
S = [ (M + Di +D2) x K + (Zi x Fi+ Z2 x F2) ] x 100
Do ndërpriten valët e telefonave në shkolla
Në ndryshim nga vitet e kaluara këtë vit
do të merren masa shumë të rrepta në mënyrë që nxënësit të mos kenë
asnjë mundësi për të kopjuar ditën e provimit. Një nga masat e rrepta që
ka parashikuar të marrë Ministria e Arsimit dhe Shkencës është
ndërprerja e valëve të telefonave. Sipas burimeve të Ministrisë së
Arsimit dhe Shkencës, bëhet e ditur se, në kuadrin e marrjes së masave
të rrepta është menduar që në ambientet, ku do të zhvillohen provimet e
Maturës Shtetërore për vitin 2013 të mos ketë valë për telefonat. Këto
ndryshime në Maturën Shtetërore pritet të sjellin përmirësimin e nivelit
të rinjve që do të ndjekin arsimin e lartë.
Datat dhe rregullat për provimet e lirimit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës së
bashku me datat e provimeve të Maturës Shtetërore, për vitin 2013, ka
bërë publike edhe datat për provimet e Lirimit për shkollat 9-vjeçare.
Provimet e Lirimit për shkollat 9-vjeçare të Shqipërisë do të zhvillohen
në mbështetje të Nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
të Ligjit Nr. 69, datë 21.06.2012, “Për sistemin arsimor Parauniversitar
në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit të Këshillit Ministrave,
Nr. 1013, datë 10.12.2010 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të
Provimeve “.
Datat dhe orari për provimet e Lirimit
Sipas rregullores që është bërë publike
nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, provimet e Lirimit 2013 të
fillojnë në orën 10.00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.
Lëndët dhe datat e provimeve Maturës Shtetërore janë:
a)Gjuhë Amtare 12 qershor 2013
b)Matematikë 19 qershor 2013
Procedurat e hartimit dhe vlerësimit të
testeve përcaktohen në “Rregulloren për Provimet e Lirimit 2013″ Nr.154,
datë 11.01.2013.
Rregullat për shkolla të veçanta
Po ashtu ka dhe një rregullore për
shkollat e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) zhvillohet Provimi i
Lirimit në gjuhën amtare.
a) Për shkollat e pakicës kombëtare
greke teza do të përgatitet nga DAR Gjirokastër. ZA Delvinë dhe ZA
Sarandë tërheqin në DAR Gjirokastër tezën në ditën e provimit.
b) Për shkollat e pakicës kombëtare Lexo me shume...
No comments :
Post a Comment