ESE: Cdo te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali ? | Maturanti Shqiptar

Friday, February 15, 2013

ESE: Cdo te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali ?

Cdo te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali ?




Bota ne te cilen jetojme, shoqeria njerezore e se ciles jemi pjese gjate gjithe kohes se  ekzistences se saj ka krijuar rregullatoret e vet per te mbijetuar. Pjese e ketyre rregullatoreve jane kodet ligjore, ato morale, pse jo edhe feja. Me ane te ketyre shoqeria njerezore kufizohet; jo ne nje konotacion negativ, por kufizohet ne te kryeren e gjerave jo njerezore. 
Por cfare do te ndodhte nese kete shoqeri ne do ta linim ne liri te plote, pa ligje, fe apo moral? A do te vazhdonte te ekzistonte ende apo do te ishte shfarosur?

Kur analizojme kete pyetje e para gje qe na vjen ne mend eshte: cfare eshte morali ne vetvete?  Ne nje kuptim te gjere morali eshte aftesia e nje personi per te dalluar veprimet te mira nga ato te keqija. Problemi i etiketimit te nje veprimi i mire apo i keq varet nga kultura, nuk mund te themi qe eshte objektiv, pra ai ndryshon ne vende te ndryshme. Shpesh here shoqerite me te prapambetura i quajne ato me te civilizuarat si amorale apo te shthurura. Kjo vjen nga pasoja te ndryshme, por kryesisht mund te themi qe kodet e tyre morale jane me te ngurta. Nje kod moral mund te shihet si nje permbledhje se cfare besojne njerezit qe mund te te beje nje njeri te mire. 
Morali i brendshem ashtu si kodet morale te nje shoqerie na ndohmojne te mos kryejme veprime jo njerezore, si per shembull te vrasim dike pa arsye.

Por realisht cfare do te te ndodhe nese nuk ka moral? Padyshim pergjigja eshte hipotetike, bazuar ne analizen e mesiperme te asaj cka quajtem moral. Ne nje shoqeri krejtesisht te lire, pa kufi ligjore dhe morale do te mbreteronte kaosi. Asgje e mire nuk krijohet kur nuk ka rregulla. Njerezit do te vrisnin njeri tjetrin pa arsye dhe askush nuk do ta ndalonte. Ndoshta dhe fenomene me te erreta si kanibalizmi, perdhunime etj. Imagjinojeni vete: te mund te kishit ne dore gjithcka dhe te mos kuptoje cfare eshte e mire dhe cfare e gabuar. Kjo shoqeri do te ishte e destinuar te zhdukej ne nje hark kohor shume te shkurter. 
Kur hedhim nje sy nga mbreteria e kafsheve shohim qe sado kaotike mund te duket ne pamje te pare, ajo realisht funksionon mjaft mire. Kafshet e njohin moralin dhe e respektojne. Kur ne ushqejme nje qen, ai vjen dhe na lepin doren; shenje mirenjohjeje nga ana e tij ndersa kur i gjuajme me gur ai na sulmon. Kjo tregon qe qeni e kupton se cfare eshte e mire dhe cfare e keqe, pra dhe kafshet kane rregullatoret e tyre.

Si perfundim mund te themi qe nje shoqeri te jete e afte te ekzistoje ne rradhe te pare e me as te perparoje ka nevoje per rregullatore si ligji, morali etj. Sigurisht qe ka lirine e saj, por sic eshte dhe pika kryesore e te drejtave te njeriut: liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Ne nje shoqeri pa moral dhe pafund liri, nuk do te ishte e mundur te jetoje.
Lexo me shume...

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja