MONOLOGU I MATURANTIT | Maturanti Shqiptar

Friday, February 22, 2013

MONOLOGU I MATURANTIT

MONOLOGU I MATURANTIT
(Për maturantët që t’i marrin më lehtë provimet)
 Satirë dhe Humor  nga Ali Bregu
Tash kur po vjen fundi, kur po afrojnë provimet
M’u thartuan trutë nga superstudimet!
Nga superstudimet, një shkollë –një jetë
As hapa, as mbylla te librat një fletë.
Edhe kam besimin, ndër shokët i pari,
Do t`i marr provimet me medalje ari.
Ju lutem dëgjoni, pa u mbajtur rëndë,
Përgatitjen time bërë në çdo lëndë:
….
Pa ia prekur kurrë letërsisë fletët ,
Po mallkoj shkrimtarët, po mallkoj poetët,
Ç`janë e ku s`janë, të rinj e të vjetër,
Me vargjet klasikë,vargjet kilometër,
Kë më shkon përbri, kush më del përpara,
Iu harroftë emri, mos i mbiftë fara!
Prapë nuk mërzitem, të dal` ku të dalë,
Çfarëdo të më bjerë, do broçkullit fjalë.
Sa për historinë, unë që dua paqe,
Bashkë kur u ndamë si Milua në faqe,
Putha atë skile dhe e lashë vetëm,
Se s`kam dashur lufta, kurrë tërë jetën.
Miss Gjeografinë, oh sa ma ka ënda
Të flas gjer’ e gjatë për ç`më shkeli këmba,
Për ç`më dëgjoi veshi, për ç`më kap vështrimi,
Për malet, lumenjtë me ujë burimi.
Eh matematikën, me qejf e dëshirë
Të na nxjerrë frikën, marrim me të mirë,
Se për një ushtrim a për një problemë
Na fut në mendime, na shtie dilemë.
Unë ndaj kësaj bindshëm do fitoj,
Në s`mundem përballë, ndryshe do kopjoj.
Krahë e pëllëmbë, larë si në lavazh
T`i mbush më formula, plot me tatuazh .
Edhe gjithë xhepat e xhekes së vjetër
Do t’i mbush me kopje, plot me copa letër.
Kush tha prej fizikës më ka hyrë frika ?!
I marsha të keqen, ah më rëntë pika !
Ku ka më të bukur, e them ashiqare,
Me ato formula që s`më hyjnë fare
Por as që më dalin, si prej tokës bima,
Se kafkën e kokës e kam krejt pa vrima.
Për biologjinë e lashë anglishten.
Po mësoj përmendësh vetëm latinishten.
Dhe për pakëz fjalë PINUS dhe PINEA
Braktisa i ngrati gjithë gjuhët e reja.
Gjithë ato formula, ç`m`i paske me huqe
Moj kimi e dashur, ti moj pispiruqe,
Me ato acide, kripëra e atome
Më dogje moj mike, më sose kufomë;
Ndaj të qëndroj larg, ndruhem moj firare
Se mos më mbarosh, të më zhdukësh fare!
Nëse asnjë libër s`po hap e s`po mbyll,
I maturës sime jam një superyll.
Me ju profesorë, porsi trim i rrallë
Gati jam të ndeshem, troç ballë për ballë.
Juve që më quajtët mua –“Mendjefugë!”,
Do t`ju lë pa punë, do t`ju flak në rrugë!
Me këto mësime, të gjitha për vete,
Do marr me patjetër shtatë fakultete;
Shtatë fakultete-shtatë medalje ari
Nga mbipeshë` e tyre do prishet kandari.
Dhe tituj shkencorë nga tre për çdo ditë ,
Të gjitha me hak, asnjë pa meritë.
Nuk ua mbush syrin për ç`më thotë goja?!
Janë prej vërteti, nuk janë prej gjoja.
Veç përsa ju thashë, ju mos më braktisni,
Kur më buzëqeshni, pse s`më duartrokisni?!
Lexo me shume...

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja