Dalin datat e provimit te MAtures Shteterore & provimit te lirimit 2013 | Maturanti Shqiptar

Friday, February 22, 2013

Dalin datat e provimit te MAtures Shteterore & provimit te lirimit 2013

Datat per provimet e Matures Shteterore 2013

Lendet dhe datat per provimet e Matures Shteterore jane:
1. Gjuhe shqipe dhe Letersi  = 31 Maj 2013
2. Matematike  = 14 Qeshor 2013
3. Provimet me Zgjedhje  = 29 Qeshor 2013


ZYRTARE/Rregullat dhe procedurat për maturantët dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka bërë publike ditën e djeshme të gjitha datat e provimeve për Maturën Shtetërore 2013 dhe shkollat 9-vjeçare. Zhvillimi I provimeve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, është bërë në bazë të nenit 102 të Kushtetutës, të ligjit nr. 69, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 876, datë 3.11.2010 “Për disa ndryshime në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 78, datë 08.02.2006 “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta”, i ndryshuar. Por këtë vit do të ketë dhe disa ndryshime. Nëse një vit më parë maturantëve iu dha mundësia të zgjidhnin deri në tri provime me zgjedhje, këtë vit do të jenë ndryshe. Do të jenë vetëm dy provime me zgjedhje, të cilat maturantët do të mund të zgjedhin mes disa lëndëve. Në Maturën Shtetërore 2013 do të ketë disa ndryshime, duke filluar nga zgjedhja e lëndëve dhe deri të formula e llogaritjes së pikëve. Duhet pasur parasysh që çdo zgjedhje e maturantëve do të lidhet me dy kritere kryesore, koefiçenti i lëndës dhe koefiçenti i shkollës. Ministria e Arsimit bën me dije se këtë vit janë vetëm disa ndryshime kryesore që në përgjithësi ruajnë të njëjtin sistem si në vitet e kaluara sipas formulës meritë-preferencë.

Datat e provimeve për Maturën Shtetërore
Lëndët dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore të jenë:
a)Gjuhë shqipe dhe letërsi 31 maj 2013
b)Matematikë     14 qershor 2013
c)Provime me zgjedhje 29 qershor 2013

Masat që do merren për mbarëvajtjen e provimeve
Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,  çdo DAR/ZA duhet të dërgojë brenda datës 23 maj 2013 në Agjencinë Kombëtare të Provimeve (AKP) emrat e nxënësve maturantë mbetës në përfundim të këtij viti shkollor, për t’u hequr nga lista e provimeve të Maturës Shtetërore. Për provimet e Maturës Shtetërore të ndiqen procedurat e përcaktuara sipas “Rregullores për procesin e Maturës Shtetërore 2013 në Republikën e Shqipërisë”, nr. 35 prot., datë 07.01.2013. Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore të shfrytëzohen edhe mjedise të institucioneve të arsimit të lartë publik. Organizmi i konsultimeve me maturantët të kryhet sipas procedurave të përcaktuara në Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 121, datë 25.02.2011 “Për organizimin e konsultimeve në ndihmë të nxënësve maturantë”. Teza e provimit “Gjuhë dhe letërsi greke” për shkollën e mesme pedagogjike të minoritetit grek të përgatitet nga DAR Gjirokastër. Tërheqja e testeve të provimeve me shkrim të Maturës Shtetërore të bëhet sipas grafikut të hartuar nga AKP dhe të miratuar nga MASH.

Ja provime e detyruara me zgjedhje dhe oraret
Provimet e Maturës Shtetërore 2013, të detyruara dhe me zgjedhje, të fillojnë në orën 10:00. Procedurat e hartimit të testeve të provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje përcaktohen në “Rregulloren për procesin e Maturës Shtetërore 2013 në Republikën e Shqipërisë”, nr. 35 prot., datë 07.01.2013. Testi për secilin nga provimet e detyruara të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë. Provimet e detyruara të zgjasin 2 orë 30 minuta secila. Provimet me zgjedhje të zgjasin 3 orë. Maturantët/kandidatët që do të japin provim të MSH njërën nga lëndët me zgjedhje, do të fillojnë provimin në orën 11:00 dhe do ta përfundojnë atë në orën 13:00. Ata do ta zhvillojnë provimin në mjedise të veçanta. Maturantët/kandidatët mbetës në provimet e Maturës Shtetërore kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë.

Procesi i administrimit të provimeve
Administrimi i provimeve të Maturës Shtetërore 2013 të bazohet në “Rregulloren për procesin e Maturës Shtetërore 2013 në Republikën e Shqipërisë”, nr. 35 prot., datë 07.01.2013. DEPU dhe AKP, brenda muajit mars 2013, të përcaktojnë sasinë dhe llojin e testeve që nevojiten për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore (të detyruara dhe me zgjedhje). Ngarkohen për zbatimin e këtij Udhëzimi: Zëvendësministri, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Edukimit Parauniversitar, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Koordinimit Rajonal, Agjencia Kombëtare e Provimeve, Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.

Zgjedhja e lëndëve me zgjedhje
Kandidatët të cilët kanë dhënë provimet me zgjedhje vitin e kaluar dhe janë vlerësuar poshtë notës 4.5 do t’i mbartin provimet. Maturantët të cilët nuk janë kalues ose nuk kanë dhënë fare provimet me zgjedhje do të mund të zgjedhin lëndë të tjera për të dhënë në provime me zgjedhje, ndërsa ata kandidatë që kanë vetëm një lëndë për të dhënë do të mund të zgjedhin njërën nga lëndët e mëposhtme. Për ata kandidatë që kanë zgjedhur tri provime me zgjedhje do të ketë këto kushte: Kur kanë mbetur në një provim mund të zgjedhin një lëndë, kur kanë mbetur në dy provime me zgjedhje përsëri do të mund të zgjedhin një lëndë. Ndërsa kur kanë mbetur në te tre lëndët më zgjedhje do të kenë mundësinë të zgjedhin përsëri dy lëndë. Për kandidatët që kanë mbaruar para vitit 2006 shkollën e mesme do të njihen vetëm provimet e detyruara.

Formula për llogaritjen e mesatares
Mesatarja e gjimnazit të një nxënësi do të llogaritet duke pjesëtuar shumën e të gjitha pikëve që nxënësi ka grumbulluar gjatë tre vjetëve të shkollës së mesme me shumën e të gjitha krediteve që ai ka grumbulluar po gjatë gjimnazit. Shuma e pikëve nxirret duke shumëzuar notën vjetore me kreditet dhe koefiçentin 1 ose 1.4 që ka secila lëndë e thelluar. Ky rezultat më pas pjesëtohet me shumën e krediteve të lëndëve përkatëse, duke dhënë mesataren e shkollës së mesme.
Pas përfundimit të Maturës Shtetërore, përllogaritja e pikëve për hyrjen në universitetet publike, të maturantit/kandidatit bëhet si më poshtë:
Shënojmë me M, Di, D2, Zi dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme, vlerësimet në lëndët e detyruara dhe në ato me zgjedhje.
- Shënojmë me K koeficientin e shkollës të përcaktuar nga universitetet publike.
Shënojmë me Fi, F2 koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike.
Llogaritja e shumës S të pikëve të maturantit/kandidatit do të bëhet me
formulën:
S = [ (M + Di +D2) x K + (Zi x Fi+ Z2 x F2) ] x 100

 Do ndërpriten valët e telefonave në shkolla
Në ndryshim nga vitet e kaluara këtë vit do të merren masa shumë të rrepta në mënyrë që nxënësit të mos kenë asnjë mundësi për të kopjuar ditën e provimit. Një nga masat e rrepta që ka parashikuar të marrë Ministria e Arsimit dhe Shkencës është ndërprerja e valëve të telefonave. Sipas burimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bëhet e ditur se, në kuadrin e marrjes së masave të rrepta është menduar që në ambientet, ku do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore për vitin 2013 të mos ketë valë për telefonat. Këto ndryshime në Maturën Shtetërore pritet të sjellin përmirësimin e nivelit të rinjve që do të ndjekin arsimin e lartë.

 Datat dhe rregullat për provimet e lirimit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me datat e provimeve të Maturës Shtetërore, për vitin 2013, ka bërë publike edhe datat për provimet e Lirimit për shkollat 9-vjeçare. Provimet e Lirimit për shkollat 9-vjeçare të Shqipërisë do të zhvillohen në mbështetje të Nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 69, datë 21.06.2012, “Për sistemin arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit të Këshillit Ministrave, Nr. 1013, datë 10.12.2010 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve “.

Datat dhe orari për provimet e Lirimit
Sipas rregullores që është bërë publike nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, provimet e Lirimit 2013 të fillojnë në orën 10.00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.
Lëndët dhe datat e provimeve Maturës Shtetërore janë:
a)Gjuhë Amtare 12 qershor 2013
b)Matematikë     19 qershor 2013
Procedurat e hartimit dhe vlerësimit të testeve përcaktohen në “Rregulloren për Provimet e Lirimit 2013″ Nr.154, datë 11.01.2013.

Rregullat për shkolla të veçanta
Po ashtu ka dhe një rregullore për shkollat e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) zhvillohet Provimi i Lirimit në gjuhën amtare.
a) Për shkollat e pakicës kombëtare greke teza do të përgatitet nga DAR Gjirokastër. ZA Delvinë dhe ZA Sarandë tërheqin në DAR Gjirokastër tezën në ditën e provimit.
b) Për shkollat e pakicës kombëtare Lexo me shume...

Na ndiqni ne

Twitter Facebook Google Plus LinkedIn RSS Feed Email

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...