Pershkrim i Butrintit | Maturanti Shqiptar

Friday, February 1, 2013

Pershkrim i Butrintit

Butrinti, i gjendur në bregdetin juperëndimor të Shqipërisë, është një vend magjik. Atmosfera e tij e vecantë krijohet nga një kombinim i arkeologjisë dhe natyrës dhe zor të gjendet diku tjetër në Mesdhe.  Bërthama e qytetit antik të Butrintit ndodhet në një kodër të vogël rrethuar nga ujrat e liqenit të Butrintit dhe kanalit Vivari. Në veri dhe në lindje mocalet ua lënë vendin maleve të larta. Ishulli i Korfuzit mbyll pamjen në Perëndim.
Butrinti është përshkruar si mikrobota e historisë mesdhetare. Për shkak të vendndodhjes së vet strategjike, Butrinti figuron në historinë e Mesdheut që nga Lufta e Parë e Peloponezit gjer tek luftrat e Napoleonit në shek. 19.  Qendra arkeologjike është  pushtuar në mënyrë të vazhdueshme që prej shek 8 P.Kr.  monumentet e tij greke, romake, bizantine, anzhuine, veneciane, otomane – pasqyrojnë këtë histori të gjatë dhe komplekse.
Zona e rrethuar me mur e Butrintit mbulon 16 ha të qendrës arkeologjike por janë
edhe 24 ha të tjerë rrethinash antike që ndodhen në fushën e Butrintit përtej kanalit të Vivarit. Në mënyrë jo të zakontë qendra kryesore arkeologjike plotësohet me ruajtjen e mirë të qendrave shoqëruese në brendësi të tokës. Mungesa e zhvillimit modern në rajon ka ruajtur shumë elementë të peizazhit të këtyre vendeve antike dhe vizitorit i ofrohet një rast i rrallë  për të marrë arratinë  nga imazhet e jetës së shekullit të 20të dhe për të jetuar dicka të ndryshme.
Historia e konservimit fillon që në vitet 1930 me punën e një misioni arkeologjik italian të kryesuar nga Konti Ugolini. Shumë monumente në Butrint janë konservuar në këtë periudhë.
Për më tepër, u rikonstruktua kalaja e akropolit dhe u përshtat për një përdorim bashkëkohor  dhe një muze arkeologjik.
Butrinti, si fillim u zhvillua si një pikë edukimi dhe argëtimi për shkollat dhe vizitorët, dhe ndoshta për këtë arsye, iu dha më shumë rëndësi interpretimit të monumenteve përmes rikonstruksionit të tyre. Këto ndërhyrje përfshinë rikonstruktimin e skenës së theatrit, bazilikën, nimfeun dhe kullën Veneciane.
Prova qeramike që i përkasin Epokës së Bronxit të vonë e në vazhdim tregojnë banimin e kodrave të ulëta që formuan ishuj brenda pjesës së futur të detit dhe zonave mocalore të asaj që sot është fusha e Butrintit
Lexo me shume...

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja