Shqiperia nga Atikiteti ne Rilindje | Maturanti Shqiptar

Thursday, February 7, 2013

Shqiperia nga Atikiteti ne Rilindje



PASQYRA

                      I.            Hyrja

                  II.            Zhvillimet Politike

              III.            Zhvillimet Ekonomike

              IV.            Zhvillimet Kulturore

                  V.            Probleme te tjera

a.  Formacionet shteterore te para ne kete periudhe

              VI.            Harta te ndryshme

          VII.            Konkluzioni


Hyrje
Shqiperia eshte nje nder popujt me te vjeter te ballkanit, me antic dhe me nje histori te pasur. Qe nga lindja e ketij shteti, dhe deri me sot, ngjarjet historike skane munguar ne asnje moment. Qe ne atikitekt, prejardhja jone nga fisi Arian, nga i njejti fis qe jane dhe gjermanet, te cilet pretendonin dhe pretendojne se jane fisi me i zgjuar, dhe duhet te mbizotroj, duke vazhduar me shfaqjet e para te vendbanimeve, formave te para qeverisjeve etj.
Ketu ne kete detyre do te analizojm me kujdes zhvillimet politike, ekonomike, kulturore, ne te gjitha etaptat e zhvillimeve te historis, qe nga antikiteti deri ne rilindje.



Zhvillimet Ekonomike
Ne antikitet: Tek ilirët ishte e zhvilluar edhe blegtoria, madje në krahinat e brendshme malore ajo përbënte bazën kryesore të ekonomisë së tyre. Ishte shume e zhvilluar bujqesia,  kishte krahina që prodhonin deri dy herë në vit. Ilirët  merreshin edhe me gjueti, megjithëse kjo veprimtari nuk luante ndonjë rol aq të rëndësishëm në jetën ekonomike të tyre. Deti, liqenet si dhe lumenjtë, që e përshkonin Ilirinë në drejtime të ndryshme, u dhanë mundësi banorëve pranë tyre të merreshin që herët edhe me peshkim. Ne shek. VIII-VII p.e.sonë prodhimi metalurgjik i hekurit arrin zhvillimin e tij të plotë tek ilirët. Përpunimi i metaleve ishte përqendruar kryesisht në qendrat metalurgjike të Ilirisë. Të tilla ishin në vendin tonë, p.sh. zona e Mirditës dhe e Matit, ku janë përcaktuar edhe vendet e shkrirjes së bakrit, si zona e Kukësit, ajo e Korçës, e njohur për punimin e metaleve që në kohën e bakrit dhe të bronzit etj. Zhvillimi i madh i
degëve të ndryshme të prodhimit bujqësor dhe zejtar, bëri që të zgjeroheshin në këtë kohë edhe më tepër marrëdhëniet ekonomike ndërfisnore, si edhe midis popullsisë ilire dhe atyre të vendeve fqinje ose më të largëta. Në këtë drejtim ndihmoi shumë dhe pozita e favorshme gjeografike e territorit të Ilirisë, e ndodhur midis botës mesdhetare dhe Evropës Qendrore, si edhe rrugët e tij të hapura të komunikimit natyror, tokësor dhe detar. Këto marrëdhënie pasqyrohen qartë në prodhimet e ndryshme të zejtarisë greke apo në imitacionet lokale të modeleve të tyre, në stolitë e tipave italikë ose në qelibarin me prejardhje nga Baltiku. Përparimet që u bënë në degët e ndryshme të ekonomisë gjatë epokës së hekurit sollën ndryshime edhe në vetë strukturën e shoqërisë ilire. Baza e këtyre ndryshimeve u bë prona private, e cila filloi të shfaqet tek fiset ekonomikisht më të zhvilluara, në fillim në blegtori e zejtari e më pas edhe mbi tokën.
Ne mesjete: Arbri u bë bërthama e trojeve shqiptare në të cilën në mënyrë më konsekuente e intensive u zhvilluan proceset ekonomike, politike, kulturore e psikologjike, që plazmuan qenien historike të kombit shqiptar. Me të drejtë, studiues si M. Shuflai, K. Jireçek, G. Prinzig, M. Angold, e kanë vlerësuar këtë territor si "bërthamën e trojeve shqiptare".  Peshën kryesore në veprimtarinë ekonomike e zinte blegtoria, kurse kultivimi i arave kufizohej në lugina e në ngastra të ngushta të hapura me mund në sipërfaqet e pjerrëta apo në pyjet. Karakteristikë e këtyre zonave ishte mobiliteti (lëvizshmëria) periodike e një pjese të popullsisë të lidhur kryekëput me ekonominë blegtorale dhe që përcaktohej nga ndërrimi i kullotave, nga mali në verë, në fushat bregdetare gjatë stinës së dimrit (tranzumanca).
Ne rilindje: Ne cerekun e dyte te shek. XIX viset shqiptare, me gjithe perparimin qe ishte dukur ne zhvillimin e ekonomise ne periudhen e meparshme, karakterizoheshin ende nga prapambetja e theksuar dhe ruanin gjithnje tiparet e nje vendi agrar te prapambetur. Shumica derrmuese e popullsise merrej, si edhe me pare, me bujqesi e blegtori. Ne fshat banonin, ku me shume e ku me pak, rreth 87% te banoreve te ketyre viseve. Megjithate ekonomia bujqesore karakterizohej nga nje prapambetje e theksuar. Ne viset e Shqiperise se Ulet Bregdetare siperfaqe te medha tokash qendronin te permbytura nga ujerat. Por edhe ne fushat jomoealore siperfaqe te medha te tokave bujqesore, ndonese mjaft pjellore, rrinin te papunuara, pasi, per shkak te zoterimit te pronave te medha eifligare, popullsia fshatare ne keto fusha ishte shume e paket. Perqindja me e madhe e popullsise fshatare ishte perqendruar ne viset e brendshme. Ne te gjitha qytetet zoteronte ekonomia e vogel zejtare. Edhe tregtia zhvillohej me veshtiresi per shkak te rrjetit te prapambetur te komunikacionit. Ne keto vise edhe rruget e karrove e te qerreve nuk ishin te mjaftueshme. Transporti i brendshem kryhej kryesisht me kafshe barre. Ne Janine, ne Shkoder, ne Prizren, ne Manastir, ne Berat e gjetke ishin shfaqur prej disa dhjetevjeearesh me pare punishte te tipit manifakturor, por ato ende nuk ishin eliruar nga normat tradicionale esnafore.
Perandoria Osmane, e cila me regjimin e saj feudal-ushtarak kishte penguar per shekuj me radhe zhvillimin e lire ekonomik e kulturor te vendit. Ndonese gjate njeqind vjeteve te fundit ekonomia natyrore kishte hyre ne rrugen e shthurjes dhe vendin e saj po e zinte ekonomia e tregut, qarqet sunduese osmane vazhdonin te ruanin regjimin e vjetruar politik feudal, absolutizmin sulltanor me karakter teokratik mesjetar, qe nuk u pershtatej kushteve te reja historike. Jeta politike ne Shqiperi ndodhej ende nen zgjedhen e derebejve, te funksionareve parazitare dhe te ulemave fanatike, te cilet, ndryshe nga feudalet eifligare, ishin te shkeputur nga sfera e prodhimit dhe e shkembimit. Ata i nxirrnin te ardhurat e tyre kryesisht duke grabitur popullsine me anen e dhunes ose arken e shtetit me anen e posteve qeveritare. Si rrjedhim i dhunes, i grabitjes, i arbitraritetit e i pasigurise, ekonomia e viseve shqiptare ndodhej ne nje amulli te theksuar. Per kete arsye, punishtet e para manifakturore qe kishin filluar te lindnin neper qytete qysh ne dhjetevjeearet e fundit te shek. XVIII mbeten ne hapat fillestare nuk u kthyen ne industri te mirefillta kapitaliste. Edhe pronesia tokesore eifligare, e cila gjithashtu ishte rritur qysh ne shek. XVIII, ne vend qe te pervetesonte, sie ishte e natyrshme, format e ekonomise se tregut, ishte gozhduar ne qerthullin e marredhenieve feudale.
Zhvillimet Politike
Ne antikitet: Një pjesë të popullsisë, gjithmonë në rritje, e përbënin “të huajt”, kategoria e tretë ose banorët me origjinë ilire. Këta në dhjetëvjeçarët e parë ishin të privuar nga të drejtat shoqërore dhe politike.
Në përputhje me këtë përbërje shoqërore të popullsisë, rendi politik në Apoloni e Dyrrah kishte në fillim karakter oligarkik. Pushteti i takonte një pakice me prejardhje aristokrate. Shumica dërrmuese e popullsisë, ashtu edhe ilirët, duke mos bërë fjalë për skllevërit, nuk gëzonte të drejta në qeverisjen e qytetit.  Zhvillimi i vrullshëm ekonomik i Dyrrahut dhe i Apolonisë në shek.VI-V shoqërohet me ndryshime në rendin shoqëror e politik të dy kolonive, si rrjedhim i një lufte të ashpër sociale e politike. Me zgjerimin e prodhimit zejtar dhe të shkëmbimit të mallrave me ilirët dhe me Greqinë, u pasuruan dhe u forcuan ekonomikisht shtresat tregtare e zejtare të kolonive. Këto shtresa dolën tani si forca të pavarura në arenën politike kundër grupit oligarkik, me synimin për të marrë pushtetin dhe për ta përdorur atë në dobi të interesave të tyre. Si rrjedhim i kësaj, në vitin 437 shpërtheu në Dyrrah një kryengritje e demosit, e njohur në historinë antike për rolin që luajti në prag të luftës së Peloponezit. Kolonitë helene u vendosën në Iliri në rrethanat e marrëdhënieve të ngushta ekonomike me ilirët, që kushtëzoheshin nga interesat reciproke. Fuqizimi i mëtejshëm i kolonive përkon me lindjen e qyteteve ilire dhe me formimin e shtetit ilir. Tek këta kolonitë do të gjejnë një bazë për t’u mbështetur në synimet e tyre për çlirimin e plotë ekonomik dhe politik nga metropolet. Nuk kanë munguar edhe konfliktet midis ilirëve dhe kolonive, me sa duket, si rrjedhim i shpërdorimeve të kolonistëve në marrëdhëniet me ilirët dhe për kufijtë midis tyre. Këto morën forma të armatosura në luftën e Apolonisë me qytetin ilir Thronion rreth mesit të shek.V dhe në luftën e ilirëve kundër Isës më 385 p.e.sonë.
Që nga gjysma e dytë e shek. IV p.e.sonë historia e kolonive helene të bregdetit të Ilirisë zhvillohet në marrëdhënie të ngushta me historinë politike të shtetit ilir dhe në kornizën e saj.

Ne Mesjete:  Ndonëse mbetej gjithnjë provincë bizantine, Shqipëria i humbi lidhjet e drejtpërdrejta me Perandorinë pas dyndjes e kolonizimit sllav në Ballkan. Strukturat shtetërore-administrative nuk funksiononin më, ndërkohë që në qytete apo jashtë tyre po zhvilloheshin struktura autonome të qeverisjes. Në qendrat e mëdha, si p.sh. në Durrës, fillon e bëhet fjalë për njerëz me ndikim e pushtet, përfaqësues të aristokracisë vendase (arkondët), të cilët luajnë rol gjithnjë e më të dukshëm në zhvillimet politike të vendit. Vetë pushteti bizantin, duke mos qenë në gjendje të vendoste një kontroll të fortë në provincat e tij të skajshme perëndimore, u detyrua të zbatonte këtu forma specifike organizimi e marrëdhëniesh, forma në të cilat elementët lokalë ishin shumë të rëndësishëm. Zbehja e rrezikut arab, në lindje, dhe keqësimi i situatës në zotërimet bizantine në Ballkanin Perëndimor dhe në Italinë e Jugut, si rezultat i sulmeve të sllavëve e të frankëve, e shtyu Perandorinë Bizantine të kalojë në një organizim të ri administrativ në këto treva, në atë të temave. Dihet se regjimi i temave, ose i provincave ushtarake, filloi të zbatohej që nga shek. VII në viset me emergjencë ushtarake. Ai bazohej në thelb në rekrutimin e një ushtrie vendase në radhët e fshatarësisë së lirë, e cila në këmbim të tokës, ofronte shërbimin ushtarak. Në krye të temës qëndronte strategu i emëruar drejtpërdrejt nga perandori bizantin, i cili përqendronte në duart e tij si pushtetin ushtarak, ashtu edhe atë civil. Pas tij vinin funksionarë vartës, si pretorinënstrategëtkartularëtklisarkët etj.

Ne Rilindje: Për bashkimin politik të të gjitha forcave shoqërore të kombit, krahas rrezikut të jashtëm, ndikoi edhe një faktor tjetër, me karakter politik dhe ekonomik, siç ishte zbatimi i reformave (i Tanzimatit) në vitet 30-40 të shek. XIX. Tanzimati, krahas ndryshimeve në marrëdhëniet agrare, në administratë dhe në legjislacionin e Perandorisë Osmane, solli për shqiptarët dy rrjedhoja: zëvendësimin e drejtuesve të administratës lokale (që vinin nga paria shqiptare) me funksionarë turq, të cilët u vendosën në krye të administratës civile e ushtarake të Shqipërisë, dhe shtimin e shtypjes ekonomike e kombëtare mbi popullsinë. Të dy këta faktorë e zgjeruan bazën shoqërore të lëvizjes kombëtare
Forcën kryesore njerëzore e luftarake të lëvizjes kombëtare të periudhës së Rilindjes e përbënin, si edhe në lëvizjet e mëparshme çlirimtare, fshatarësia dhe vegjëlia qytetare, të cilat përfaqësonin shumicën dërrmuese të popullsisë. Një vend të veçantë zinin në këtë lëvizje fshatarët pronarë e malësorët, që ishin edhe forca kryesore më e gjerë e lëvizjes kombëtare. Fshatarët pronarë, që përfaqësonin 5/6 e popullsisë agrare, i ndien më tepër se çdo shtresë tjetër pasojat rrënimtare të centralizimit të pushtetit perandorak osman dhe, njëlloj si forcat e tjera shoqërore, rrezikun e pushtimit të tokave të tyre nga shtetet fqinje dhe pasojat e politikës së këtyre shteteve për copëtimin e atdheut. Prandaj ata morën pjesë aktive në luftën kundër sundimtarëve të huaj osmanë, si edhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit.
Prej tyre doli edhe pjesa më e madhe e kurbetlinjve, të cilët, duke u kthyer nga vendet e mërgimit, ku kishin qenë në kontakt me idetë e përparuara të kohës, luajtën një rol të rëndësishëm në formimin më të shpejtë politik të bashkatdhetarëve, si nëpërmjet shoqërive të shtypit patriotik të mërgimit, ashtu edhe me qëndrimet e tyre të herëpashershme në atdhe. Me fshatarët bashkoheshin zejtarët e tregtarët e vegjël të qyteteve, që ishin të afërt nga gjendja ekonomike me ta.

Zhvillimet Kulturore

Ne Antikitet: Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike që e dallojnë nga kulturat e popujve fqinjë në periudhën e zhvilluar të epokës së hekurit. Ajo ishte një kulturë autoktone që u krijua në truallin historik të ilirëve, në procesin e formimit të vetë etnosit ilir, mbi bazën e zhvillimit të brendshëm social-ekonomik të shoqërisë ilire dhe pa dyshim edhe të marrëdhënieve me popujt fqinjë.  Tiparet themelore të saj janë shprehur në arritjet më të rëndësishme të ilirëve në fushën e zhvillimit të tyre ekonomik e shoqëror, në mënyrën e të jetuarit dhe të kuptuarit të botës që i rrethonte, në mënyrën e të pasqyruarit të kësaj bote në artin e botëkuptimin e tyre. Krahas tipareve themelore të përbashkëta të kësaj kulture, që janë karakteristike për gjithë truallin ilir, vihen re edhe veçanti lokale.
lirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit. Ajo ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane, që kishte lidhje afërie ku më të largët e ku më të afërt me gjuhë të tjera të gadishullit dhe jashtë tij. Janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me trakishten. Nga të gjitha këto argumente, del si përfundim se teza e origjinës ilire të gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk është gjetur gjë e shkruar dhe është menduar se nuk ka qenë e shkruar. Dëshmohet e shkruar mesapishtja e Italisë Jugore, që është mbajtur e mbahet përPrej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime të shkruara në një alfabet grek (dorik).
             Arti ilir në periudhën e hershme të hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ të theksuar të epokës së bronzit, por lulëzimin e arrin në fillim të epokës së plotë të hekurit, d.m.th. rreth shek. VIII-VII p.e.sonë në kushtet e zhvillimit të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror të ilirëve. Një kult tjetër shumë i zhvilluar tek ilirët, sidomos tek ata të krahinave jugore, ishte dhe gjarpri si simbol i pjellorisë si totem, si qenie mbrojtëse nga syri i keq (apotropeike) etj. Ilirët besonin edhe në ekzistencën e fuqive mistike. Vendosja e varreve në tuma përreth një varri më të hershëm të pasur dhe qendror, si dhe shoqërimi i të vdekurit në varr me objekte të ndryshme, tregon se tek ilirët e periudhës së hershme të hekurit ishte i zhvilluar dhe kulti i të parëve, si edhe besimi mbi jetën e përtej varrit.
Ne Mesjete: Përfshirja e trevave të banuara nga stërgjyshërit e shqiptarëve në Perandorinë Bizantine më 395 solli si pasojë, ndër të tjera, edhe dobësimin e shkallëshkallshëm të ndikimit perëndimor (romak). Për më tepër, duke qenë në periferi të Perandorisë Bizantine, edhe pushteti qendror i Bizantit mbi këto treva erdhi duke u dobësuar dalëngadalë. Këto rrethana bënë të mundur që popullsitë vendëse të këtyre trevave t’i shtonin e t’i forconin kontaktet dhe marrëdhëniet e drejtpërdrejta midis tyre. Si rrjedhim, jo vetëm që u ndërpre procesi i romanizimit të mëtejshëm të atyre popullsive, por u zhvillua edhe një rrymë konvergjence, e cila çoi në riafrimin dhe konsolidimin e të folmeve të tyre. Kështu, u zhvillua më tej, ndër të tjera, edhe prirja për ndryshime me karakter të përgjithshëm dhe dialektor, që kishte nisur të shfaqej qysh në periudhën e fundit të lashtësisë në të folmet e stërgjyshërve të shqiptarëve. Është fjala për ndryshime të tilla, që hapën rrugën për kalimin e shkallëshkallshëm nga parashqipja a ilirishtja jugore në një gjuhë cilësisht të re, që po e quajmë shqipja e lashtë a arbërishtja. Ky kalim, pas gjithë gjasash, është kryer gjatë shek. IV-VI të e. sonë, kur ishin përfunduar disa dukuri me karakter të përgjithshëm apo dialektor, që janë karakteristike për gjuhën shqipe dhe dialektet e saj. Rol të rëndësishëm në veprimtarinë kulturore dhe arsimore në mesjetë luajti kisha e krishterë. Roli i saj si udhëheqëse shpirtërore shpjegohet nga fakti se krahas burimeve ekonomike, kisha pati në dorë monopolin e kulturës dhe përgatitjen e inteligjencies së kohës. Shumica e njerëzve të kulturës, veçanërisht në shekujt e mesjetës së herët, ishin thuajse pa përjashtim klerikë, qoftë si prodhues, qoftë edhe si porositës të prodhimit artistik e kulturor. Në duart e klerikëve ishin filozofia e letërsia, arsimi dhe artet. Si qendra të propagandimit të doktrinës fetare, të arsimit dhe të veprimtarisë kulturore-artistike shërbyen manastiret ortodokse e katolike, krahas të cilave vepronin aktivisht edhe “kurjet” peshkopale.

Ne Rilindje: Gjuha dhe kultura materiale e shpirtërore e shqiptarëve, të formuara gjatë shekujve të parë të historisë së tyre e të konsoliduara veçanërisht në shekujt e mesjetës, mbetën një faktor i rëndësishëm, që shprehte njësinë etnike të popullit shqiptar, që shtrihej në një territor kompakt, dikur më të gjerë, por tashmë i rrudhur gjatë dyndjeve të popujve në Ballkan. Ky territor përputhej përafërsisht me truallin e banuar në lashtësi nga paraardhësit e tyre, ilirët e Jugut. Epoka e Rilindjes solli përparime të mëdha në kulturën e shqiptarëve e në radhë të parë në lëvrimin e gjuhës shqipe, e cila ishte dëshmi e bashkësisë së shqiptarëve, tipari themelor i kombit shqiptar, nyja qendrore që bashkonte gjithë shqiptarët, pa dallim krahine e feje. Në gjuhën shqipe u theksuan prirjet për afrimin e varianteve letrare të dy dialekteve (të veriut e të jugut) dhe u hodhën themelet e gjuhës letrare shqipe. Konsolidimi i shqiptarëve si komb i bashkuar shtroi si kërkesë të domosdoshme lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe, kapërcimin e prapambetjes në shkrimin e shqipes, të trashëguar nga shekujt e sundimit osman, që u shpreh në përpjekjet për vendosjen e një alfabeti të njëjtë dhe në zhvillimin gjatë shek. XIX të një letërsie të gjerë artistike, didaktike e publicistike. Gjatë Rilindjes u hodhën themelet e letërsisë dhe të kulturës së sotme shqiptare në tërësi. Në fundin e atij shekulli kultura e re kombëtare nuk ishte më aspiratë, por përbënte, me breza të tërë shkrimtarësh, mendimtarësh, publicistësh e dijetarësh të fushave të ndryshme, një realitet, i cili kishte provuar katërcipërisht identitetin e përveçëm kulturor të popullit shqiptar, si edhe vitalitetin e forcën e tij krijuese kulturore.
Formacionet  shteterore
1.       Mbreterit Ilirea. Mbreteria Ilire
b. Mbreteria Dardane
c. Shteti i Epirit
2.      Principata e Arbrit shek. XII
3.       Principatat shqipetare shek XIVa. Principatat e Topiajve
b. Principatat e Muzakajve
c. Principatat e Balshajve
d. Principatat e Shpatajve
4.      Beslidhja e Lezhes
5.      Shteti unitar i Skenderbeut
6.      Pashalleqeta. Pashalleku i Bushatllinjve
b. Pashalleku i Beratit
c. Pashalleku i Janines
7.      Lidhja e Prizerenit
8.      Qeveria e Ismail Qemalit















Harta te ndryshme
Harta e Shqiperis ne Mesjete
Harta Ilirie
Harta e Shqiperis ne Mesjete
Harta e shqiperis sot




























                                                                                                                              

Konkluzioni:Rrjedhimet e ngjarjeve historike, kane gatuar nje shqiperi qe ne kemi sot. Por ne sit e zotet e shpise nuk jemi pyetur fare, pasi te huajt kane bere valle me trojet shqipetare. Iliret jane fiset me te vjetra te ballkanit dhe sigurisht autoktone. Fati na gatoi te tille. Ne shqipetaret jemi shquar gjithmone per natyren tone per te mbrojtur ate cka eshte e jona, dhe asnjere per te dale jashte kufijve tane, por kjo cilesi e jona, na ka bere qe ne te jemi shenjester e popujve pushtuese te koheve te ndryshme. Te paket ne numer, dhe perqarja jone mes shekujsh, derisa erdhi ai qe i mblodhi te princat shqipetare ne nje ‘rrip’, Skenderbeu, ne mund te mos kishim egzistuar, edhe pse perjekjet per ta mbrojtur kete vend te begat skan rreshtur kurre. Do te duhej nje mendje e ndritur sic ishte ajo e Skenderbeut, i cili erdhi ne kohen e duhur dhe ne momentin e duhur. Mborjti shqiperine nga coptimi i metejshem, dhe hodhi bazat e para te nje shteti unitar. Do te duhej te kalonin 400 e ca vjet qe te vinte nje ‘Skenderbe’ tjeter i cili te organizonte shqiperine si nje shtet.

Te gjithe keto ngjarje kane ndikuar ne ekonomine, politiken dhe ne kulturen e vendit tone. Secila ka pasur karakteristikat e veta: ekonomia kaloi nga ajo e gjuetis, ne ate bujqesore, blegtorale, zejtare, tregtare etj; ne politik nga format e par ate qeverisjes dhe organizimit deri tek formimi i nje shteti te pavarur. Ndersa per kulturen, zhvillimet kane ecur paralelisht me ato te europes, i vetmi  dallim eshte feja  apo besimi i tyre, dhe tek gjuha unike.

Lexo me shume...

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja