Cdo te thote te jesh ADOLESHENT [Ese] | Maturanti Shqiptar

Sunday, May 12, 2013

Cdo te thote te jesh ADOLESHENT [Ese]

(Nese lexoni tekstin ne vijim, mendimet mund te duken te paverteta, por jam perpjekur ta perafroj realitetin me ato qe perjetoj, sepse fatkeqesisht s’e kam mundesine te hyj ne mendjen e te tjereve.)
Te jesh adoleshent do te thote te hysh ne nje bote tjeter. Jo, me mire : do te thote ta shikosh boten me nje kendveshtrim tjeter. Disa ne menyre me interesante, disa me me pesimizem, disa me te komplikuar, disa me te thjeshte, disa asnjera nga keto e disa kane ngecur ne mes. Madje, shume e shohin boten te gjitha se bashku, qofte edhe ne te njejten kohe. Kjo mund te duket disi e paperceptueshme, por vete jeta e shume adolesheteve eshte e tille. Ata jetojne, kalojne cdo dite pa marre vesh se c’behet e ne fund mendohen se si u ka ikur koha. Epo, ajo iken thjesht duke u menduar! Jane mendimet ato qe kaplojne ankesat dhe instinktin feminor. Per dicka fare te thjeshte qe ndodh, mund te grumbulloje aq shume pikepamje, shkaqe, qellime, ndodhi te perafruara, ndodhi me “nese”, etj dhe nese nuk eshte adoleshent ai qe po e lexon kete ese, mund te kete veshtiresi per ta kuptuar. Ndonjehere, adoleshenti mund te fiksohet aq shume me nje ngjarje qe mund te ndodhe ose qe do te donte te ndodhte, saqe le pas dore ato qe ka para syve, ndoshta duke shpresuar te pamunduren me mbeshtetjen e dyshimte te gjithe atyre filmave a librave ku kemi degjuar :”Asgje s’eshte e pamundur!” Dhe pastaj, ne shumicen e rasteve kur ajo qe deshen nuk ndodh, futet ne gjysme-depresioni, qe ne te vertete kurre nuk zhduket plotesisht. Mua me pelqen qe, gjate ngjarjeve qe mund te ndodhin; kam frike te ndodhin; do te doja te ndodhin; pres te ndodhin;.. te ruaj optimizmin. Kjo, sepse cfaredolloj qendrimi qe te mbaj gjate rruges, destinacioni do te ishte i njejte. Atehere, ta vras veten me trishtim e frike pa arsye? Jo! Vullneti im kap te pakten 50% te ketij mendimi, por kjo ne te vertete eshte mjaftueshem dhe mundoj t’i ngushelloj te tjeret me te gjithashtu, por gjithesecili eshte i ndryshem, dhe kjo na ben te njejte! 
Nje rruge tjeter merzitjete eshte lumturia. Shpesh here ndodh qe duam te ndajme gezime me dike, per ta dyfishuar, por nuk gjendet njeri atje per ty. Me kete te fundit dua te nenkuptoj se dikush nuk te kupton sic duhet, dikujt nuk i intereson e shfaq buzeqeshje te shtirura, ndersa dikushi qe duhet te ishte aty me ty nuk eshte.
Qofte frike, shprese, trishtim a gezim, ato mund te cojne ne merzitje dhe merzitja con ne mendime dhe heshtje. Dhe eshte fakt se mendimet e shumta cojne ne plakjen e shpejte te trurit. Ndoshta per kete arsye, “e rritura” na vjen aq papritur...!
Lexo me shume...

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja