Evropa dhe ne [Ese ] | Maturanti Shqiptar

Sunday, May 12, 2013

Evropa dhe ne [Ese ]

Evropa.Sa herë që e dëgjoj këtë emër,në mendje më vijnë rrugët e Milanos,kulla Eiffel në Paris,autobusët e kuq të Londrës,dhe kështjella mbretërore e Madridit.Një kontinent I cili gjatë mijëra vjetëve,ka përjetuar lindjen dhe zhvillimin e qytetërimeve që I kanë dhënë këtë shkëlqim dhe prestigj që ajo gëzon sot.Por s’janë historia e saj e madhërishme dhe pasuritë e saj ndërkombetare që e bëjnë kontinentin e vjetër kaq të veçantë dhe të ëndërruar.
Sot Europa është vendi I kapitalizmit dhe meritokracisë.Është vendi ku unë dhe bashkëmoshatarët e mi do të dëshironim të studionim apo edhe të jetonim.Por Europa është edhe synimi I gjithë popujve që nuk janë bashkuar ende politikisht në gjirin e saj.Për mua personalisht,Europa është zbulimi I diçkaje të re e më të mirë,diçkaje që do I sillte ndryshim shumë të madh jetës time.Unë jetoj 
në një vend ku të ardhurat dhe mundësitë për jetën janë te pakta dhe ku këndvështrimi që ka shoqëria shqiptare për aspekte të ndryshme,ndryshon shumë nga këndvështrimi evropian.Shoqëria perëndimore europiane ushqehet me vlera morale dhe I kushton shumë vëmendje brezit të ri.Ajo inkurajon të rinjtë dhe u krijon atyre kushte sa më të mira për jetën dhe u jep mundësi që ata të zgjedhin rrugën e tyre.Kontrasti që ekziston midis realitetit evropian dhe atij shqiptar është shumë I madh.Në vendin tonë,nuk ekziston ende meritokracia(ku çdokush merr atë që meriton).Madje ata që punojnë e përpiqen më shumë nuk shpërblehen për mundimin e tyre.Brezi I ri pothuajse nuk I njeh vlerat morale,por kapet pas gjërave sipërfaqësore e pa vlerë,dhe nuk përfshihen as në projekte apo evenimente në të mirë të një çështjeje sociale.
Të rinjtë shpesh-herë studiojnë për diçka që nuk u pëlqen,dhe pasi marrin një diplomë,përfundojnë duke bërë një punë që nuk u pëlqen dhe që nuk jep rezultat.Përkundrazi,në vendet evropiane e vërteta është krejt ndryshe.Çdokush merret me atë që ka pasion dhe rezultatet janë të larta.Shpesh herë edhe une ndihem në siklet sepse kur më pyesin se çfarë dua të bëhem,nuk dua ta them nga frika e paragjykimit,sepse fatkeqësisht vetem tre apo katër degë janë ‘të rëndësishme’ dhe po zgjodhe diçka tjetër je një ‘dështak’.Kjo do të thotë se une nuk ndihem e lirë të shpreh dëshirat e mia.
Një arsye tjetër përse më pëlqen Evropa dhe do të doja të jetoja në një vend perëndimor,është sepse në shoqërinë evropiane çdokush e ndërton jetën e vetë ashtu siç dëshiron dhe nuk ka frikë se mos paragjykohet nga të tjerë.Liria është një gjë thelbësore,sidomos liria e të shprehurit të vetvetes,dhe shoqëri më të përparuara se ajo shqiptare e kanë këtë parim si bazën e tyre.
Duke folur nga ana politike,është e vërtetë se qeveria jonë dëshiron shumë që vendi ynë të integrohet politikisht në Europë,por mendoj se nëse e kërkon këtë gjë me kaq ngulm,atëherë duhet të edukojë brezin e ri me vlera evropiane dhe t’u japi atyre mundësinë që të njihen me një botë që është krejt e ndryshme nga e jona.
Evropa.Fuqia më e madhe politike dhe kontinenti me mundësitë më të mira për jetën dhe për edukimin.Vendi që është synimi im dhe I shumë të tjerëve,vendi që do të na japë mundësinë neve që të plotësohemi si nga ana mësimore-edukative apo profesionale,por edhe si individë.Një vend që tani për tani mbetet vetëm një ëndërr.
Lexo me shume...

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja