Prilli i thyer - Ismail Kadare -(Analiza) | Maturanti Shqiptar

Sunday, May 12, 2013

Prilli i thyer - Ismail Kadare -(Analiza)



Prilli i thyer është roman i cili prek apo trajton temën e gjakmarrjes.

Përshkruhet me hollësi forca dhe ndikimi i kanunit në jetën e malësorëve.

Veprimi vendoset në vitet e ‟30-ta dhe ndërtohet në dy linja.

Linja e parë flet për një malësorë, Gjorg Berisha, i cili është i detyruar nga familja dhe të afërmit ta vrasë vrasësin e vëllait të vet nga fisi i Kryekuqes.

Krahas tragjizmit theksohet dëshira e njeriut të thjeshtë, si viktimë e kanunit, për ta gëzuar jetën.

Shkrimtari depërton thellë në psikologjinë e këtij personazhi.

Berisha nuk pajtohet me kanunin dhe nuk gjen forcë ta kundërshtoj e ta dënojë.


Linja e dytë është ajo e udhëtimit të çiftit Besian dhe Diana Vorpsi në Malësi në Orosh.

Përshkruhet edhe dashuria midis Gjonit dhe Dianës, rrugët e të cilëve kryqëzohen në një pikë, kur Gjorgu shkonte për ta takuar qehajain e gjakut, dhe kur Diana po kalonte muajin e mjaltit në malësi të Veriut nga insistimi i të shoqit,shkrimtarit Besian Vorpsi.

5 comments :

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja