Ç’është jeta [dicka e bukur dhe filozofike] | Maturanti Shqiptar

Sunday, May 12, 2013

Ç’është jeta [dicka e bukur dhe filozofike]

Ç’është jeta për ty?-e pyeta.
-Flluska sapuni,-mu përgjigj
-Po vdekja?
-Shpërblimi i jetës!
-Ç’është bota?
-Një pikë helm në hapësirë!
-Ç’është me e kuptuar në botë?
-Vdekja.
-Cila është kafsha me e egër?
-Njeriu.
-Po më e butë?
-Ajo që s’ka lindur.
-Cili njeri ju duket më i poshtër?
-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht sa që nuk kujton as vdekjen.
-Ç’është budallallëku?
-Të duash një gjë që s’e ke dhe të kujtosh se je ai që s’je.
-Po puna me e mençme?
-Te gëzosh të tanishmen.
-Ç’është më e afërme?
-Vdekja!
-Po me e largët?
-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i Hiçit.
-Çfarë është e pavdekur?
-Hapësira!
-Çfarë është më e bukur?
-Fantazia!
-Po me e shëmtuar?
-Sëmundja!
-Më e hidhur?
-Jeta.
-Më e ëmbël?
-Hiçi.
-Ç’gjë e është më e madhe?
-Libri i Botës!
-Po me e rëndë?
-Fjala.
-Më e pamundur?
-Të ndryshosh veten dhe formën,dmth jam unë të bëhem ti, dhe jam njeri dhe të bëhem pëllumb.
-Kur shpërblehet njeriu?
-Kur e kujton veten të lumtur.
-Çfarë gjë ju duket me e mërzitur?
-Çdo send është më i mërzitur se njëri-tjetri.
-Çfarë gjë ju duket më e vështirë?
-Të jesh njeri…
-Po me e lehtë?
-Te krijosh krijesë njerëzore.
-Cili është ngushëllimi i të pasurit?
-Pesha e qeses
-Po i të vobektit?
-E ardhmja…
-Nuk ju kuptoj-i thashë për së dyti.
-Vdekja -mu përgjigj serioz
-Po ç’përmban jeta e njeriut?
-Vetëm dyshime!-këto tha, dhe heshti…

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja