Njëqind vjet vetmi - Gabriel Garsia Markes (Analiza) | Maturanti Shqiptar

Sunday, May 12, 2013

Njëqind vjet vetmi - Gabriel Garsia Markes (Analiza)


''Njëqind vjet vetmi''  - ''Gabriel Garsia Markes'' (Analiza)

''Subjekti'': historia e librit fillon në mars të 1952 gjatë një udhëtimi me nënën në Arackataka, fshati i tij i lindjes.

Në këtë vepër përshkruhet ngritja dhe rënia e familjes Buendia dhe e fshatit Macondo, themeluar prej saj në zemrën e Kolumbisë.

Gjashtë breza, jetët e të cilëve gërshetohen në Makondo (jashtë botës, mes reales dhe fantazisë, mes së vërtetës dhe legjendës, mes misterit dhe ezoterizmit).

Nga kryeplaku i familjes dhe themeluesi i Macondo-s, Hose Arkadio Buendia deri tek fëmija i fundit me të cilin mbyllet romani kalon një shekull.

Duke u martuar Hose Arkadio me kushërirën e tij Ursula, të gjashtë brezat jetojnë të mbytur nga supersticioni dhe nga frika e fëmijëve me bisht derrkuci.

Të pakta janë çastet e lumtura në jetën e Mokando-s, shpesh
herë i trazuar nga lufta civile, lulëzimi ekonomik, shfrytëzimi, katastrofat natyrore dhe shkatërrimet nga dora e njeriut.

 Jeta që zhvillohet në faqet e romanit nuk është vetëm ajo e fshatit por e gjithë Amerikës Latine.

''Personazhet'' e historisë janë të shumtë: nipër, fëmijë, vëllezër, me hidhërimet e tyre, ndryshimet e gjeneratave, fantazitë e papërmbushura, vitalitetin e burrave dhe mençurinë e grave të Makondos.

Derisa arrijmë në fund, ku tërë fshati shkatërrohet nga një ciklon tropikal.

Një shekull kohë ka patur në disponim familja Buendia për t‟u përmirësuar, por supersticionet dhe karakteret e degjeneruara të personazheve pengojnë çdo përmirësim.


Shpesh herë personazhet e romanit kanë të njëjtat emra dhe është e lehtë për lexuesin të gabohet.

Markesi është pararendësi i “realizmit magjik” në letërsinë latino-amerikane dhe atë botërore të viteve 900.

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja