Oqeani dhe Toka [Ese Krahasuese] | Maturanti Shqiptar

Sunday, May 12, 2013

Oqeani dhe Toka [Ese Krahasuese]

I forte dhe I pathyeshem. I thelle.
I rrenuar nga humnera te medha dhe te panjohura nga qeniet njerezore. Me qejf per ujin e ftohte qe kur bie nga qielli shkrihet ne trupin tij. I pamase dhe gjigand. Shikimi I tij shtrihet ne te gjithe boten e njohur. Syte tij blu, te lengshem observojne qetesisht padrejtesite e botes qe e rrethon. Brigjet me gure, rera e piste dhe e pakendshme, shkembinjte e medhenj qe ai perpiqet ti shkaterroje me forcen e tij te frikshme..plazhe te mbushura dhe te mbjella me idiotesi...
Ne floket e tij ngaterrohen guaskat. Bota e tij me guaska te mahniteshme, mbushur me krijesa te vogla dhe te cuditshme, me qenie madheshtore dhe te mrekullueshme, me krijesa te pakapshme dhe unike...
Qenia e tij eshte mister, kaq I erret, kaq I veshtire per ta pare, kaq I bukur dhe I tmerrshem. I veshur me yjet e detit, I stolisur me anemone. I papeshe, si kandili I detit qe fluturon permes hapesires.
I vertitur nga stuhite, I ndryshuar nga era. Vale te forta dhe te frikshme ngrihen siper kokes se tij,te erreta, te fuqishme, godasin shkembinjte qe nuk e kuptojne,qe vetem e mirepresin me nje te ikur dhe nje te erdhur te vazhduar.
Le pas tij guaska, alga te vdekura, kandile qe nuk jane me te pashuar, dhe qe njerezit i mbledhin si thesare. Bukuri fallco, jete e rreme, liri jo e vertete qe injoron thesaret e vertete qe thellesia e tij fsheh!
Te frikshem nga rreziku, te frikshem nga erresira... Njerez frikacake qe 
fshihen nga thellesia pa kuptuar se bukuria me e madhe eshte ajo qe fshihet, eshte ajo qe anjehere me pare nuk eshte exploruar.

Te ndare nga toka dhe ajri, nga kilograme prej qielli, nga distanca qe skane mbarim, nga ngaterresa qe skane fund... Aty eshte.., poshte lisave dhe dushqeve, nen hijen e lajthive.
Shtrihet nga fusha pa mbarim te pikezura nga ullinjte dhe qershi qe sapo kane lulezuar...pa rrethoja dhe dyer, pa sportele dhe dritare. Poshte diellit te ashper, duke pire nga rreshjet e shiut mirenjohes. Pjellore. Shtepi kafshesh, liker prej frutash, dollap per pallto. 

Kaq e keqtrajtuar nga e nxehta qe menjehere e ndez nje fije bari. 
E shfrytezuar nga shfrytezues qe gjithashtu jane te shfrytezuar.
Me bukuri ende te pa diskutueshme qe lufton dhe lufton kundra qershorit, korrikut dhe patjeter gushtit. Fitimtare me trupoja te gjelbra dhe vetem te gjelbra qe shtrihen dhe shkelin humusin e tokes qe ushqen kerpudhat dhe nga e cila pistilat dalin. Canta te mbushura me lajthi, djathe dhe buke. Derrkucat luajne dhe rrotullohen ne balte, delet bashkohen ne nje rreth perfekt, sic eshte perfekte dhe hija e pemes me te vjeter. I rrudhosur druri I dushkut brenda te cilit fshihen sekrete. Shtige te vogla dredha-dredha, shume trotuare. E hapur drejt qiellit, e ujitur nga perrenj te vegjel. Toka e mbjelle me margarita, dhembe luani dhe nje murtaje milingonash. Qilim prej plehu, zjarr prej shkurresh. 

Dhe distanca eshte e pashpetueshme, dhe likuiditeti nuk mund te shikoje syte e saj ngjyre geshtenje. Ai, ne kerkim te brigjeve te reja qe realisht te perqafojne, qe e ftojne te rrije, me deshiren e madhe per te qene I zbuluar. Ajo, duke kerkuar qe ta nxjerrin nga stacionet e saj, nga ngurtesia e saj, nga determinizmi I ekzistences se saj, e etur per ta vleresuar jo per produktivitetin e saj, por per ate qe ajo eshte ne te vertete...Te destinuar ne largesi, te ndare nga natyra, kaq ndryshe, ndonjehere kaq te bashkuar, por perseri te ndryshem edhe pse nga e njejta origjine. Ne pamje te pare te pa pajtueshem, here zonje dhe punetor, here ekualipt ne kete toke. 

Dhe toka, duke kujtuar fuqine e historise, u fragmentua ne copeza te vogla. Ujerat e kripura permbyten kilomentra te tera me toke, zhyten qytete te ndotura, rafshuan fshatra te braktisura, mbyten te vdekur...
Oqeani morri me vete gjithcka te panevojshme. Oqeani avancoi sa avancoi derisa u takua me ate, avancoi derisa valet e tij depertuan ne toke. Ajo me bimet dhe pemet e saj ushqeu thellesite e tij, me shtrirjen e saj mirepriti valet e tij, notoi ne humnerat e thella, zbuloi te pa zbuluaren, ndryshoi margaritat ne korale.
Te dy bashke, ne extrem gjeten kerkimin, refuzuan deshirat, I dhane kuptim natyrave te tyre, pershkuan shqetesimin duke I dhene rendesi asaj qe ne te vertete ishte e rendesishme... Bashke formuluan takimin e pajtueshem me boten.

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja